“Unë jam socialist, kjo s’do të thotë që kam mbyllur sytë” - Braçe mesazh protestuesve: Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE

24 Qershor 2026, 14:20Bota TEMA
“Unë jam socialist, kjo s’do të thotë që kam

Senatori socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet protestuesve në Tiranë.

Ai shprehet se është kundër agjendave primitive dhe të rrezikshme sipas tij.

“Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike.

Agjenda politike është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat, por është agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, prezencën e partive politike në protestë, madje prezencën e partive politike në krye të protestës. Kandidatët për deputet të partive të vogla, të cilët as s’i njohu kush në fushatën elektorale, as s’i dëgjoi kush, as s’i votoi kush në fund fare janë mu aty dhe tani flasin si organizator të protestës”, tha Braçe.

Më pas, ai shtoi se  protestuesit po kërkojnë delegjetimim të procesit zgjedhor, që sipas tij do të vijojë në seri.

“Ajo që dëgjova është dorëheqje e kryeministrit, dorëheqje e qeverisë, por jo vetëm kaq, edhe rrëzim të mazhorancave legjitime të krijuara me votë. Delegjitimim i procesit zgjedhor. Delegjitimim të një procesi zgjedhor të njohur botërisht dhe të certifikuar si të tillë. Delegjitimim që pastaj do të vijojë seri për çdo palë zgjedhje. Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos.

Dhe mos harroni, ky vend është duke negociuar me BE-në për të mbyllur kapitujt e anëtarësimit, ku i pari është kapitulli i themeloreve, ku hyn brenda gjithçka që po kërkohet të delegjitimohen përmes asaj skeme: sheshi, 101 dhe në fund bëjnë zgjedhje të reja që mund të kontestohen prapë. Ne kemi probleme edhe me zgjedhjet, edhe me demokracinë dhe i kemi vënë në dukje partnerëve me të cilët po negociojmë, por kjo përmbysje totale, jo e sistemit, por e rregullave demokratike në vend, patjetër që sjell kaos. Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

 

9 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Doli dhe konia i vockel , Brace ziu , duke lehur me zerin e tij te holle qe nuk e degjon kush......epo ka dhene urdhrin Ajatollahu suprem , Pallosh bojaxhiu , qe te gjithe deputetet te jene aktive ne ruajtjen e pushtetit Palloshor nga agjenturat e huaja !!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Senator ?

      Senatori ??? Brace eshte senator ? Ne ke senat eshte senator? Nejse do na sqaroje mero kurva

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brax

        O brac i vogel. Thjesht po kerkojme ti q rrobt ketij qe na ka vjedhur, ketyre me sakte. Me ramen ne krye. Kryehajdutin rama

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kjo bëhet me punë, shumë punë ( jovan bregu)

          Sigurish është e rezikshme. Nuk e dinë as ata vetë se çfarë duan dhe si a arrijnë objektivin

          Përgjigjjuni
          1. c
            ccc

            Dakord, te gjitha i morem vesh, po nje gje nuk po kuptojme pse te gjuajne ty keta flamingot?! Cfare u pelqen nga ato qe thua e ben ti?! T'a kane lexuar midene, nuk te bejne te fala kot. A do e perballosh tundimin deri ne fund, nuk e di.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgjedhësi por jo votues

              Po shiko si thonë. Krijimi I një qeverie me short. Jo me zgjedhje e votim. E ke lexuar Erjon?..... Me short, do të thotë me llotari.... . Kujt ti bjerë telebingo, behet ministër..... . Pastaj, hidhet llogaria, kush do të bëhet kryeministër...!!!??? Ore, po ku e kanë dëgjuar?.... Në cilin shtet të botës është vendosur qeveria me short?....... Çdo gjë në demokraci vendoset me zgjedhje...... . Ja, erdhën zgjedhjet lokale, edhe 9 muaj......Le të përgatiten, të fitojnë shumicën e bashkive, pastaj kanë gojë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Mender qofshe jemi dakort me socializmin tend. Kur do ti kerkosh Kryeministrit te jap dorheqjen?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Duan te kthejne kaosin dhe rrumpallat ne pushtet.Populli nuk duhet te haje sapunin per djathe dhe nese eshte e nevojeshme populli i thjeshte qe ne situata te tilla eshte me i demtuari dhe i humbur duhet te dali ne rruge per te mbrojtur shtetin situata nuk duhet lene spontanitet e vetem me deklarata ne media

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    uskania

                    Sakt!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje