Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se po heqin sanksionet ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, një shenjë e marrëdhënieve të ngushta midis Hungarisë dhe administratës Trump, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi vendimin për të hequr Antal Rogan nga lista e zezë gjatë një telefonate me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, “duke vënë në dukje se mbajtja e këtij përcaktimi ishte e papajtueshme me interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Administrata e mëparshme e Joe Biden vendosi sanksione ekonomike në fillim të janarit kundër shefit të kabinetit të kryeministrit hungarez “për përfshirjen e tij në korrupsion”.
Antal Rogan, i cili kontrollon shërbimet e inteligjencës dhe komunikimit, u akuzua për “orkestrimin e skemave të korrupsionit për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë hungareze dhe devijimin e të ardhurave në dobi të tij dhe të besnikëve të partive të tij politike”, deklaroi asokohe Departamenti i Thesarit.
Kjo heqje e sanksioneve është “një shenjë e qartë se sjellja ka ndryshuar në Washington”, reagoi Peter Szijjarto, i cituar nga zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs në median sociale X.
Vendimi fillestar ishte, sipas tij, rezultat i “hakmarrjes së pastër politike nga ana e një ambasadori të frustruar amerikan” dhe presidenti amerikan Donald Trump “po e riparon këtë padrejtësi”.
Rubio ka ngatrruar emrin se ai qe eshte hequr nongrata eshte lexhenda kriminel sali vuku
U hap loja. Tani pritet ringjallja e komunistit te paepur S. Berisha. Me sa duket store te madhe do kemi deri ne 11 Maj
Zot mbaja Meros ushkurin e brekeve lidhur pas nje lajmi te tille...
O Zeus o bjondi me floke te karta qe po shpeton boten. O marrsh nga ditet e Mustafahut se je shpetimi i botes
Po të shohësh me kujdes , kë ka mik Trump në BE, në Europë? Po del që paska Orbanin e Hungarisë, pra një filo rus që nuk donte të sanksiononte Rusinë për luftën që po bën në Ukrainë. I biri I Trumpit para ca kohesh shkoi në Serbi në kulmin e protestave studentore për të mbështetur Vuçiçin, pra kukullën e Putinit. Që kur ka ardhur në pushtet, D.Trump i është kundërvënë BE duke e quajtur "armike" sikur BE është krijuar për të shkatërruar ekonomikisht SHBA. Dhe madje thotë që Erdoğan është lider I mirë, edhe pse të gjithë e dinë që është autokrat. Por pavarësisht se Trump po "shemb" rendin e deritanishëm të aleancave transatlantike duke u bërë "aleat" e simpatizant I Putinit dhe kukullave të tij apo autokratëve të tjerë në Europë, heqja e sanksioneve ndaj bashkëpunëtorit të ngushtë të V.Orban nuk dmth që do ia heqin NonGratën e edhe Berishës. Kjo për disa arsye. Sepse Saliu është NonGrata edhe në Angli, por gjithashtu nën hetim nga Spaku për afera korruptive, e po ashtu Saliu nuk është në pushtet, është në opozitë, nuk është askushi për Amerikën. Po të ishte kryeministër ndryshonte pak puna, sepse ose SHBA do priste marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare të drejtuar nga Berisha, ose do i hiqte non gratën dhe nga "halli" do bashkëpunonte për interesa të saj. Por Saliu nuk është në pushtet e s'është as mik me Trump. Saliu nuk i hyn në punë askujt përveçse LaCivitës për të tentuar të pastrojë imazhin publik duke e paguar shtrenjtë si konsulent por që në fakt është pagesë thjesht për prezencë gjasme sikur po e mbështet SHBA Saliun, për të gënjyer militantët dhe naivët sikur NonGrata defakto ka rënë dhe pas zgjedhjeve do bëhet edhe de juro. Por ska për të ndodhur. Gjithë kjo është një teatër që nuk bëhet për fitoren në 11maj, se s'ka shance të ndodhë, por PD e besnikëve të Berishës dhe mediat pranë tij po mundohen vetëm për imazhin e tij, pra edhe nën mungesë të heqjes që NonGratës, të paktën të krijojnë iluzionin sikur ajo ka rënë tashmë dhe Berisha është alternativë për të rrëzuar prapë "diktaturën" si në 90. Thagma! Kujyojnë se shqiptarët janë budallenj.Tani që faktet janë sheshit e që doli teatri I gjasme rrëzimit të diktaturës me protestat studentore ku fliste Berisha dhe falenderonte Ramiz Alinë në Qytet Studenti, nuk pi më ujë as rrëzimi i "narkodiktsturës". Ëshyë thjesht historia e një ish komunisti me teser që trfon përralla për rrëzime diktaturash sa herë që kërkon të vijë më pushtet. Duket tamam si politikë donkishoteske.