Ish-presidenti dhe Zonja e Parë dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash

16 Prill 2025, 09:23Bota TEMA
Ish-presidenti dhe Zonja e Parë dënohen me 15 vjet burg për

Një gjykatë në Peru ka shpallur fajtor ish-presidentin Ollanta Humala për pastrim parash dhe e ka dënuar me 15 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës, Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane Odebrecht për të financuar fushatat e tij elektorale në vitet 2006 dhe 2011.

Edhe bashkëshortja e tij, Nadine Heredia, bashkëthemeluese e Partisë Nacionaliste të Perusë, u shpall po ashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vite burg. Ministria e Jashtme e Perusë njoftoi se Heredia ka marrë azil në Brazil dhe do të ketë kalim të sigurt për të udhëtuar atje bashkë me djalin e saj.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për Humala dhe 26 vite e gjysmë për Heredian, por gjykata vendosi një dënim më të ulët pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tre vite. Humala, 62 vjeç, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa bashkëshortja e tij e ndoqi seancën përmes video-lidhjes.

Të dy ata i kanë mohuar akuzat përgjatë gjithë procesit.

Humala është një ish-oficer i ushtrisë peruane që u bë i njohur në vitin 2000 kur udhëhoqi një rebelim të shkurtër ushtarak kundër presidentit të atëhershëm, Alberto Fujimori. Në vitin 2006, ai kandidoi për president dhe u afrua politikisht me presidentin e atëhershëm të Venezuelës, Hugo Chávez. Prokurorët pretendojnë se edhe Chávez i kishte dhënë fonde të paligjshme Humalës për të mbështetur fushatën e tij.

Ky rast është një tjetër goditje për klasën politike të Perusë, e cila prej vitesh është përfshirë në skandale korrupsioni të lidhura me kompaninë braziliane Odebrecht.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Tani jane tre ish - presidente ne burge ne Peru.Dhe atje lufta kunder korrrupsionit eshte gjithmone ne fillim Kurse ne Shqiperi ka nja 30 vjet qe komunisti Berisha dhe Bolsheviku Edvin Rama jane akoma te lire te tallin bithen me ate popull debil.lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...se harrova te permend, ne te njejtin burg...lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje