Izraeli ka nisur një fushatë të re sulmesh nga ajri në Liban, pasi i kishte ndërprerë këto operacione gjatë gjashtë ditëve të fundit.
Ushtria izraelite ka shenjestruar Bejrutin jugor, pasi kryeminstri Benjamin Netanyaho kundërshtoi idenë e një armëpushimi të mundshëm në Liban, çka sipas tij do t’iu krijonte militantëve të Hezbollahut të mbeteshin pranë kufirit të Izraelit.
Premtimi i Netanyahut për të vijuar luftën kundër Hezbollahut, erdhi pasi SHBA rriti kritikat ndaj Izraelit për mënyrën se si i ka zhvilluar ndërhyrjet në Liban dhe Gaza, si edhe sulmin e fundit në Bejrut.
Ndërkaq, rrjeti “Al Jazeera” raporton se sulmet e fundit në Liban kanë goditur edhe një ndërtesë qeveritare në qytetin Nabatieh, ku kanë vrarë edhe kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, Ahmad Kahi.
Sipas zyrtarëve vendas, aeroplanët ushtarakë izraelitë kryen mën tepër se tetë sulme në një sërë qytetesh, duke vrarë dhjetra persona dhe duke shkatërruar prona.
Foca cifuti se u ndihmon Daj Sami edhe pak arabe kane mbetur ne trojet e tyre sidomos palestineze qe jane me te hershem ne ato toka se cifutet.