Momente tensioni janë regjistruar në Poloni, ku një politikan shihet duke u përpjekur t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje ndërsa ajo vazhdimisht lutet "ju lutem mos më prekni".
Përballja ndodhi ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave.
Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.
"Mos u sill sikur ke një kikirik në kokë, jo tru", ia ktheu Skurkiewicz.
Një rrëmujë shpërtheu më pas në Sejm - ndërtesën e parlamentit të vendit - ndërsa politikani i partisë populiste zgjatej vazhdimisht për t’ia fikur mikrofonin gazetares.
Dobrosz-Oracz u përgjigj me vendosmëri, duke thënë: "Ju lutem mos e shkelni integritetin tim personal".
“Po e teproni tani”, u përgjigj senatori.
“Jo, po e teproni ju” ,u kundërpërgjigj gazetarja, duke i dhënë fund intervistës.
"Wyłączę pani ten mikrofon", "Przegiął pan". Senator PiS Wojciech Skurkiewicz spróbował odpiąć sprzęt Justynie Dobrosz Oracz. Dziennikarka przerwała wywiad. pic.twitter.com/4Jm9Tr7kuG
— Goniec.pl (@GoniecPL) December 10, 2025
Komb prostitutash dhe bythqirash POLONIA
E përbashkëta me partitë populiste europiane është se janë në të njëjtën kohë simpatizante të totalitarizmit rus ashtu dhe simpatizante të idelogjisë trumpiste!