VIDEO/ Kamala Harris konsumon birrë gjatë emisionit: Nëse zgjidhem presidente e SHBA-ve, do të kthej alkoolin në Shtëpinë e Bardhë

9 Tetor 2024, 10:28Bota TEMA
VIDEO/ Kamala Harris konsumon birrë gjatë emisionit: Nëse

Kandidatja demokrate Kamala Harris ishte e ftuar në studion e “The Late Show with Stephan Colbert”, ku premtoi se nëse ajo zgjidhet presidenteve e SHBA-ve, do të kthejë alkoolin në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata erdhi pasi Harris konsumoi birrë gjatë emisionit. Demokratja hapi një kanaçe birre, në studion e “The Late Show with Stephen Colbert”, diçka që asnjë nga dy presidentët e fundit nuk e kanë bërë.

Me kanaçen e birrës në dorë, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff.

“Hera e fundit që piva një birrë ishte në një lojë bejsbolli me Doug,” tha ajo duke qeshur.

Paraqitja e saj në shfaqje ishte pjesë e një fushate mediatike që përfshinte gjithashtu një paraqitje edhe në emisione të tjera.

2 Komente

  1. e
    e verteta e hidhur

    Hajde Kandidate hajde.Une them te beni dhe shkuma parti se sic duket te kane munguar keto 4 vite.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      Bobe femer, jo si ai b.q. ri qe ben kot si Macho man

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje