VIDEO/ Mijëra iranianë në radhë për karburant pas kërcënimit të Izraelit se do të “shenjestrojë naftën e Iranit"

2 Tetor 2024, 12:30Bota TEMA
VIDEO/ Mijëra iranianë në radhë për karburant pas

Ushtria izraelite po përgatit një  ‘hakmarrje të madhe” si kundërpërgjigje ndaj sulmit raketor të Iranit mbrëmjen e të martës.

Sipas raportimeve, Izraeli pritet të shenjestrojë infrastrukturën e lidhur me naftën. Irani është prodhuesi i tretë më i madh në botë i naftës bruto dhe ekonomia e tij mbështetet kryesisht tek eksporti i naftës dhe gazit.

Sipas medias britanike “MailOnline”, ish-zyrtari i inteligjencës izraelite, Avi Melamed, deklaroi se sulmi i fundit Iranian do të provokojë një kundërpërgjigje masive, e cila do të jetë më pak e përmbajtur se sa kundërpërgjigjia ndaj sulmit të mëparshëm Iranian në prill.

Ndërkaq, pas këtij paralajmërimi, mijëra qytetarë iranianë janë vënë në radhë për t’u furnizuar me karburant, ndërsa edhe çmimi i naftës është rritur menjëherë pas sulmit raketor të së martës ndaj Izraelit.

Lini një Përgjigje