VIDEO/ Kthehet pas dy vitesh robëri në Rusi, i riu ukrainas nuk arrin të njohë nënën e tij

21 Shtator 2024, 11:58Bota TEMA
VIDEO/ Kthehet pas dy vitesh robëri në Rusi, i riu ukrainas nuk arrin

Ky është momenti prekës dhe emocional kur një ushtar i ri ukrainas kthehet nga Rusia, pas dy vitesh të kaluar në robëri. Siç shihet në videon e publikuar online, tronditja e tij është aq e thellë sa e ka të pamundur të flasë.

I rrethuar nga të dashurit e tij, ai duket se nuk arrin të reagojë dhe madjenuk njeh as nënën e tij.

Momente të tilla tregojnë jo vetëm vuajtjet individuale të të rinjve ukrainas, që po luftojnë kundër pushtimit të vendit të tyre nga Rusia, por edhe pasojat e gjera të luftës mbi familjet dhe shoqërinë.

Trauma dhe tronditja që përjeton ky ushtar, i cili e ka të vështirë të njohë fytyrat më të dashura për të, janë një kujtesë e asaj që lufta lë pas – jo vetëm plagë fizike, por edhe dhimbje të thellë emocionale që mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Një çast që në dukje do të duhej të ishte i gëzueshëm, shndërrohet në një përballje të dhimbshme me realitetin brutal të asaj çfarë lufta iu bën njerëzve.

Lini një Përgjigje