Më i kërkuari në botë, kush është 39-vjeçari norvegjez që i shiti Hezbollaut radiomarrëset

20 Shtator 2024, 19:59Bota TEMA
Më i kërkuari në botë, kush është

Pronari i kompanisë fiktive bullgare “Norta Global”, që dyshohet se është përgjegjës për shitjen e radiomarrësve që shpërthyen në të gjithë Libanin, u zhduk në ditën e shpërthimit dhe që atëherë është në kërkim.

Sipërmarrësi Rinson Jose (39 vjeç), i cili jeton në Norvegji dhe është me origjinë nga India, renditet si pronar i “Norta Global”.

Të martën, Jose duhej të linte apartamentin e tij në periferi të Oslos dhe të shkonte në një udhëtim pune të planifikuar më parë, por punëdhënësi i tij kryesor, konglomerati norvegjez i medias NHST Media Group, nuk ishte në gjendje ta kontaktonte dhe të mërkurën në mbrëmje informoi shërbimin e inteligjencës norvegjeze për zhdukjen e tij.

Një ditë më pas, policia lokale njoftoi se kishte nisur një "hetim paraprak për informacionin që ka dalë në dritë". “Ne jemi në dijeni të informacionit, por nuk kemi asnjë koment për të”, tha Unni Grøndal, një zëdhënëse e policisë norvegjeze në Oslo.

Nuk ka asnjë provë për momentin që të sugjerojë se Jose e ndihmoi qëllimisht Izraelin të ndërhynte te radiomarrësit për të bombarduar anëtarët e Hezbollahut ose se ai ishte në dijeni për operacionin e Tel Avivit.

Jose u transferua në Norvegji në vitin 2015 pas dy vitesh punë për një kompani londineze. Ai jeton në Oslo me gruan e tij dhe ka nënshtetësi norvegjeze, ndërsa fqinjët e tij në një periferi të qetë të kryeqytetit norvegjez i thanë Reuters se nuk dinin shumë për të.

Megjithatë, një nga miqtë e tij i tha uebsajtit norvegjez të lajmeve ‘VG’ se ajo u trondit kur mësoi se emri i tij lidhej me shpërthimet në Liban.

"I gjithë rrethi im i miqve e pëlqente atë. Ai i ruajti flokët e tij për vite me radhë që t'ua dhuronte pacientëve me kancer. Për mua, ai është një burrë me zemër të madhe", tha ajo.

Sa i përket “Norta Global”, kompania u themelua në prill 2022. Selia e kompanisë është e regjistruar në një ndërtesë në qytetin e Sofjes ku janë të regjistruara gati 200 kompani të tjera. Kompania reklamonte shërbime këshillimi, integrimi të teknologjisë, rekrutimin dhe kontraktimin në faqen e saj zyrtare përpara se të fshihej të enjten.

"A jeni duke kërkuar për një kompani të aftë për t'ju ndihmuar të keni sukses apo për të gjetur zgjidhjen e duhur teknologjike për ju? ‘Mos kërkoni më tej’”, lexohej në faqen e internetit, e cila kishte versione në anglisht, bullgarisht dhe norvegjisht.

Reuters shkruan se ka kontaktuar me Jose, por ai i ka dhënë fund telefonatës kur është pyetur për biznesin në Bullgari. Më herët uebsajti hungarez Telex pretendoi se ‘Norta Global’ ishte e përfshirë drejtpërdrejt në prokurimin e radiomarrësve, duke pretenduar se kompania "organizoi dërgesën dhe ia shiti pajisjet Hezbollahut”.

Por më pas Agjencia Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare njoftoi se kompania bullgare nuk kishte lidhje me blerjen e radiomarrësve që shpërthyen.

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    39 vjecari NORVEGJEZ me origjine indiane..titulli i Meros ne Tema

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Nje cop jevg qe edhe bythen e pastron me gishta, bie era mut si gjithe rraca e you.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapedani

        A mund te ma shpjegoj kush kuptimin e kesaj fraze: "Ai i ruajti flokët e tij për vite me radhë që t'ua dhuronte pacientëve me kancer." Nejse ne krahasim me artikujt e tjere pershtatja ne shqip kesaj here eshte pak à shume e sakte. Hejzbollahut motrat ne pidh ku ti kene

        Përgjigjjuni
        1. t
          tao lali pederasta

          Te ishte taulant minister rendi do ta kishte kapur direkt

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Ram Berisha

            Por çe do Taulantin, une kisha Mut Noken dhe para tij Lul Braven. Nje mut ishin. Me mire te kisha ty, "tao lali" se mund te qija ty dhe femnat e fisit tat.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salkari

              Ja vume dhe Mut Noken minister te brendeshem ...te vetmen qe kapi Muli gjate gjithe kohes si minister ishin topet e Saliut , ja ferkonte mire e mire se mos pallonte Lirine ne dark ...ja kete bente Mut Noka dhe Lyl brava dudumi ..ja lepini Salies nga mengjezi e deri ne darke ...e mbanin per krahu se Salia kish thyer balestren dhe eshte shtremberuar ...

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje