Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në frontin lindor të Ukrainës, ku një ushtar i plagosur arriti të shpëtojë pas pesë ditësh i bllokuar pas vijave armike, falë një biçiklete elektrike të dërguar nga ajri me dron.
Pamjet e publikuara nga brigada Rubizh e Gardës Kombëtare të Ukrainës tregojnë një dron duke ulur biçikletën elektrike, që peshonte rreth 40 kilogramë, te ushtari i plagosur, i cili më pas shihet duke u larguar me biçikletë nga forcat ruse.
Tre pjesëtarë të brigadës thuhet se u vranë nga zjarri armik gjatë operacionit në zonën e Siverskut në Ukrainën veriore, duke lënë ushtarin të vetëm për pesë ditë me radhë për të mbrojtur pozicionin.
Ai kishte pësuar edhe një plagë në këmbë, gjë që e bënte të pamundur evakuimin e tij në mënyrë të pavarur.
"Armiku ishte përpara, prapa dhe në të dyja anët. Plotësisht i rrethuar", tha Mykola Hrytsenko, një toger i ri dhe shefi i shtabit të brigadës, në një video të publikuar të mërkurën.
Ushtari tha se ekipi i tij hartoi një plan evakuimi që përfshinte dronë të mëdhenj transportues për të çuar biçikletën elektrike në pozicionin e tij.
Këto lloj dronësh zakonisht përdoren nga Ukraina si bombardues, por gjithashtu mund të mbajnë ngarkesa të rënda.
Hrytsenko tha se dy dronë u humbën fillimisht gjatë përpjekjeve për t’i çuar biçikletën elektrike ushtarit, pasi i pari u rrëzua nga zjarri armik dhe i dyti u përplas pasi motorët iu dogjën.
“Ishte e pamundur të afroheshe me mjete sepse armiku ishte gjithandej. As ai nuk mund të dilte vetë, sepse duhej të ecte 1.5 kilometra deri te pozicioni më i afërt. Në gjendjen që ishte, me plagët dhe dëmtimet në gjymtyrët e poshtme, nuk do ia dilte dot”, thuhet në njoftim.
or mero leni or keto pislleqe por trego realitetin ne front ose degjo Dritan Demiraj ose Dritan Goxhaj, nuk eshte me Biden president or Mero, ne kohen e tij duhej te jepeshin keto lajme. Me kete rast i bej thirrje te gjithe aditorit shqiptar qe kane mndesi te blejne librat e mija qe kane dale ne treg, jane 4 vellime te shkruara ne nje menyre te pa imagjinueshme
Duke lexuar ketu komentet Tuaja, e imagjinojme traplleqet qe ke shkruar ne libra.O Diplo-lesh kar-riere.
Imagjino shkrimtari i madh rri ghithe diten te Gazeta Tema. Imagjino Driteroi me Ismailin apo qindra shkrimtare te tjere te flasin karlleqe neper komentet e gazetave. Ky eshte rehat komplet
Muc debili. Eshte me video o te qifte Putini me gjithe Trampin. Na the qe Trampi do pushoje luften. Ku karin e ke paqen. Ti me gjithe personalitetin tend te dyte Hajriun. Fucking Baroni Mynhausen.
Hahahaha i ben thitirrje “aditorit”! 4 vellime te shkruajtur ne menyre te paimagjinueshme! Aq kot jane sa nuk e imagjinon dot!
Faleminderit Zotit që skemi lajthitur akoma dhe të arrijme deri aty sa të blejm librat e tu.
Mero dhe shume koqe te tjere na gajasen me keto lajme qe nuk i besojne as ne spitalin e psikiatrise, nje ushtar i plagasur u iku ruseve me bicikljete, ajo ishte me e shpejte se plumbi. Mire o Mero gelbaza iku nje ushtar, po na trago fatin si vriten 1400 ushtaare te tjere ne dite ukrainas ? Mos e be realitetin qesharak, o Mero Tulla.