VIDEO/ Putin “sfidon” Ukrainën, bën xhiro me Mercedes në urën e Krimesë që u dëmtua pas shpërthimit

5 Dhjetor 2022, 17:54Bota TEMA

VIDEO/ Putin “sfidon” Ukrainën, bën xhiro me Mercedes

Vladimir Putin ishte në Krime dhe udhëtoi me një Mercedes në urën që ndërtoi pas aneksimit të rajonit në 2014 dhe që u dëmtua nga një shpërthim disa kohë më parë. Sipas mediave të huaja, ura do të jetë plotësisht funksionale pas disa muajsh në mënyrë që të kalojnë mjetet e rënda, por deri më tani një pjesë është riparuar dhe mund të kalojnë mjete të lehta.

Lideri rus duke dashur të tregojë se gjithçka është nën kontroll – ura është një qendër për rifurnizimin e ushtrisë ruse – voziti një Mercedes ndërsa fliste me punëtorët e përfshirë në riparime. Kujtojmë që më 8 Tetor, një bombë shpërtheu në urën që lidh Krimenë me Rusinë dhe dyshohet se për këtë janë përgjegjës shërbimet sekrete ukrainase.

Shërbimet e inteligjencës ruse morën përgjegjësinë për hendekun e sigurisë, ndërsa presidenti rus nënshkroi një dekret për marrjen e masave shtesë të sigurisë në rajon. 

4 Komente

  1. X
    X Y

    Ore po para dy ditesh shtypi i pavarur anglez shkruante se Putini kishte rene nga shkallet, aq shpejt u sherua!!??

    1. B
      Ben Hill

      Plako .....ke degjuar ti shprehjen "humor anglez" ...!!!! Pra mos i merrni seriozisht ç'far shkruajne gazetat angleze .

      1. a
        anti25642654censurë

        nuk thanë se theu qafën,vetëm se u rrëzua!!e këtu nuk osht tu ec në kom,vllajo!! mund të ngasësh makinën dhe pasi ke ron ka shkallët!!

      2. p
        pazhallusta

        xhiro me Mercedes ?!?! Po ky loqja sikur nuk e donte perendimin ? Pse nuk mori ndonje Lada apo Moskovic te tregonte qe edhe Rasija prodhon aftamobila luksi

        Lini një Përgjigje