Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

19 Maj 2025, 16:44Bota TEMA
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në

Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se të paktën 52 persona u vranë nga bombardimet izraelite, të cilat janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit.

“Bombardimet izraelite në Gazës vazhduan nga mesnata deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar vdekjen e 52 personave”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, për AFP.

Zëdhënësi shpjegoi se bombardimet vazhduan në orët e para të pasdites dhe se forcat izraelite po “zgjeronin operacionin e tyre tokësor”.

Ndërkohë, në një video të postuar në X, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi do të merrte kontrollin e të gjithë Gazës.

“Luftimet janë intensive dhe ne po ecim përpara. Ne do të marrim kontrollin e të gjithë Rripit. Nuk do të tërhiqemi. Por për të pasur sukses, duhet të veprojmë në një mënyrë të tillë që ata të mos mund të na ndalojnë dot”, tha ai.

Derisa të krijohen qendrat e shpërndarjes dhe të sigurohet që kjo ndihmë të qëndrojë larg Hamasit, Netanyahu theksoi se Izraeli duhet të ofrojë ndihmë minimale për Rripin e Gazës në mënyrë që të shmanget uria masive midis popullsisë civile.

Qendrat e para do të vihen në funksion në ditët në vijim, me qëllim të krijimit të një zone humanitare nën kontrollin izraelit në Gaza, ku civilët mund të marrin ndihmë.

“Për të përfunduar fitoren tonë, për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, nuk mund të arrijmë në pikën e urisë”, tha ai, duke iu përgjigjur kritikave të forta për vendimin e tij për të rifilluar ndihmën humanitare, e cila ishte pezulluar që nga fillimi i marsit.

Netanyahu më pas shpjegoi se Izraeli fillimisht lejoi ndihmë minimale për Gazën gjatë luftës, por ndaloi dërgesat kur zbuloi se Hamasi po shfrytëzonte furnizimet. Në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Izraeli tani ka miratuar një metodë të re shpërndarjeje që përfshin qendrat e ndihmës të siguruara nga IDF, të projektuara për të bllokuar aksesin e Hamasit.

5 Komente

  1. s
    sam

    Merre o.kriminel. Se kur te vdesesh asgje nuk do marresh me vete. Po hapi kufijte te dalin njerezit. Katil sionist.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TRAPA JANE.

      A nuk i thone "pushtim" ketij veprimi?Dhe SHaBA, miku yne i madh,perkrah pushtimin qe ta ktheje ne resort turistik te Trapit?Besojini po deshet.Neser do i thote Gruaqires:_ke ligj lufte,njeri shqiperise ti marrim jugun dhe jonin.Te perzeme shqiptaret dhe ta mbushim me gruaqire.I duhet Trapit per resort turistik.

      Përgjigjjuni
      1. M
        M_K

        La chute d’Assad l’an dernier a mis fin au plan d’Akbari pour la Syrie. À ce moment-là, Israël avait pratiquement anéanti l’axe de la résistance iranien, éliminant les dirigeants du groupe terroriste palestinien du Hamas à Gaza, du Hezbollah au Liban, ainsi que les commandants clés du CGRI en Syrie.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Real

        Kerkojani Hamasit keto qe po ja kerkoni Izraelit. Hamasi organizate terroriste qe po mundohet te perfitoje nga gjendja e rende e popullates dhe nen mbulumin per ndihma humanitare te popullates mundohet te zhvate keto ndihma per te mbijetuar si organizate terroriste.Po kur kjo nuk ka dimbje per popullin e vete cfare mut… doni ta kerkoni tek Izraeli qe eshte ne te drejten e tije ne kete lufte.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          A I ka akoma pengjet Hamasi???? Atëherë ai vend po merr atë që meriton! Mos harroni se kur Hamasi bëri sulmin e vrau 1200 njerëz të pafajshëm dhe mori peng qindra të tjerë populli palestinez doli në rrugë me brohoritje të përgëzonte Hamasin për sulmin dhe vrasjen e civilëve. Kafshë!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje