Vizita e Trump në Britani del jashtë skenarit

17 Shtator 2025, 10:27Bota TEMA
Vizita e Trump në Britani del jashtë skenarit

Gjatë vizitës, Londra dhe Uashingtoni do të nënshkruajnë një “pakt teknologjik” për bashkëpunim në fushat e inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe energjisë bërthamore, ndërsa kompanitë e mëdha amerikane kanë premtuar investime prej 42 miliardë dollarësh në Britani.

Por vizita tashmë është njollosur nga një skandal: imazhe të Trump me Jeffrey Epstein u projektuan mbi muret e Kështjellës Windsor.

Letra e Trump që i kishte shkruar Epstein, bashkë me imazhe të viktimave të Epstein, klipet e lajmeve dhe raportet policore, u projektuan gjithashtu mbi kështjellë.

Letra përmbante një dialog të pretenduar mes Trump dhe Epstein, ku Trump e quan atë “shok” dhe shkruan: “Le të jetë çdo ditë një sekret tjetër i mrekullueshëm”, brenda një skice të thjeshtë që paraqet siluetën e një gruaje të zhveshur.

Ndërkohë, më herët të martën, protestuesit shpalosën një banderolë të madhe pranë Kështjellës Windsor me një fotografi të Trump dhe Epstein, ndërsa më vonë projektonin disa imazhe të tjera mbi kështjellë.

Policia ndaloi katër persona për këtë akt.

Ndërkohë, kundërshtarët e Trump po përgatiten për një protestë masive në Londër.

2 Komente

  1. K
    Kot per gallate se nuk me rruhet fare

    Po ate foton e Andrew (vllait te mbretit) qe perdhunonte minorene te ishulli, nuk e gjeten dot ?

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ja kanë çuar satëme që të plasë nga xhelozia!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje