Vizita historike e mbretit Karli III në SHBA më 27 prill, do t’i drejtohet Kongresit amerikan

15 Prill 2026, 12:06Bota TEMA
Vizita historike e mbretit Karli III në SHBA më 27 prill, do t’i

Mbreti Karli III pritet t’i drejtohet të dy dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 28 prill, gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, njoftoi Buckingham Palace.

Ky do të jetë një moment i rrallë historik, pasi shënon vetëm herën e dytë që një monark britanik mban fjalim në Kongresin amerikan. Herën e parë këtë e bëri Mbretëresha Elizabeth II në vitin 1991 gjatë vizitës së saj në Kapitol.

Vizita shtetërore e Karli III është planifikuar të zhvillohet nga 27 deri më 30 prill dhe synon të shënojë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, vizita vjen në një periudhë tensionesh diplomatike mes Uashingtonit dhe Londrës, të lidhura kryesisht me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

1 Komente

  1. l
    lexuesi

    Keto jane kortezi ceremoniale ashtu sic ja bene Trump ne Britani, kjo eshte fasata propogandistike por realiteti eshte komplet ndyshe, nuk eshte ndonje eveniment i rendesishem per americanet por nje takim qe duhet bere si pergjigje e vizites se Trump, per rezultatet do te jene te tharta…..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje