Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.
Mjacaj – i dënuar me burgim të përjetshëm – ka rrëfyer se vrasjen e kreu pasi mësoi se do të futej në regjimin 41-bis.
Gjithashtu atij i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit.
I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut.
Pasi Sokol Mjacaj kreu vrasjen dhe nisi të kërcënojë të tjerët se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e të burgosurve kanë tentuar ta neutralizojnë.
Pas dorëzimit përmes negociatave për sigurimin e jetës ka rezultuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba dhe rrjedhimisht presioni dhe kërcënimet kanë qenë me pistoletë bosh.
Vrasje në burgun e Peqinit
Tetë vite pasi vrau 2 turistët çekë në Dukagjin, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj kreu vrasje sërish (15 dhjetor), kësaj here në burgun e Peqinit. Me një pistoletë me mulli ai qëlloi brenda në qeli të dënuari për vrasje Arben Lleshi duke plagosur edhe shokun e tij të qelisë.
Ngjarja dyshohet si vrasje me pagesë për hakmarrje pasi viktima ishte dënuar me 32 vjet për ekzekutimin e Agim Hoxhës të cilit i dogji dhe trupin në vitin 2012. Pas atij krimi, Lleshit i kanë vrarë dy xhaxhallarë e dy të afërm.
Mos jepni lajme per vrasjen e nje krimineli barbare, mire qe pastrojne vehtveten… perse te gezojne jeten keta kriminele qe kane marre jete te te tjereve..!!!!