Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

30 Janar 2026, 07:30Bota TEMA
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar

Kryeministri Christopher Luxon ka bërë të ditur se Zelanda e Re ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes.

Trump lançoi këtë bord javën e kaluar, fillimisht për të mbështetur armëpushimin e brishtë në Gazë, teksa ai parashikon një rol më të gjerë që mund të përfshijë konflikte të tjera globale dhe fuqi të mëdha ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Luxon tha se qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të mos bashkohet me këtë bord në formën e tij aktuale.

Ministri i Jashtëm Ëinston Peters shkroi në një postim në platformën ‘X’ se disa shtete, veçanërisht nga rajoni, kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në rolin e bordit për Gazën, dhe se Zelanda e Re nuk do të shtonte vlerë të konsiderueshme të mëtejshme.

Peters theksoi se, si themeluese kryesore dhe mbështetëse e gjatë e Kombeve të Bashkuara, është e rëndësishme që puna e këtij bordi të jetë plotësuese dhe në përputhje me Kartën e OKB-së.

Është një trup i ri dhe na duhet qartësi për këtë, si dhe për pyetje të tjera lidhur me fushëveprimin e tij, tani dhe në të ardhmen,” tha Peters.

3 Komente

  1. B
    Bravo !

    Bravo !

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      C’fare pret prej kukullave Britanike……????!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bosi

        PO ti kukull e kujt je ?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje