Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

5 Prill 2022, 17:59Bota TEMA

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shprehur se Rusia duhet përjashtuar. Zelensky ka thënë se kjo duhet bërë pasi Rusia është një burim lufte. Ai thotë se një alternativë do të ishte që këshilli të reformohej.

“Atëherë opsioni tjetër do të ishte shpërbërja e vetvetes krejtësisht”. Po ashtu, SHBA-ja ka përsëritur thirrjen e saj që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se Uashingtoni ka vlerësuar se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB ka thënë në Këshillin e Sigurimit se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.

Lini një Përgjigje