
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky në fjalën e tij mbajtur para Këshillit të Sigurimit në OKB deklaroi se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës “vetëm për kënaqësinë” e ushtarëve rusë.
Zelensky përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të “eksportoje” urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.
Ku është siguria që duhet të japë këshilli i sigurisë, pyet ai. “Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të garantojë?” Ai thotë se bota duhet të shohë ende se çfarë krime të mëtejshme lufte mund të ketë kryer ushtria ruse në pjesë të tjera të Ukrainës, përveç vrasjeve të supozuara në Bucha.
Komentet e Zelenskit pasojnë vizitën e tij në qytetin Bucha ditën e djeshme, ku imazhet e civilëve të vrarë nëpër rrugë tronditën të gjithë botën.
Lini një Përgjigje