Zelensky bisedon me Johnson, Britania tjetër paketë ndihme ushtarake për Ukrainën

6 Qershor 2022, 14:44Bota TEMA

Zelensky bisedon me Johnson, Britania tjetër paketë ndihme ushtarake

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrianas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik për zhbllokimin e porteve të vendit të tij dhe shmangien e një krize globale ushqimore

Gjithashtu Johnson konfirmoi një paketë të re të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Kievin.

“Kam biseduar me Boris Johnson. I tregova situatën në front. Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar po punojmë për të gjetur  mënyra për të shmangur krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet,” tha Zelensky.

Lini një Përgjigje