Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka hedhur poshtë një pretendim të presidentit amerikan, Donald Trump, se marrëveshja e paqes mes Kievit dhe Moskës do të mbyllet me një shkëmbim territoresh.
Sipas një plani të publikuar që është përmendur në bisedat mes të dërguarit të Trump, Steve Witkoff dhe Vladimir Putin, është hedhur në tryezë çështja e marrjes së Donbassit nga Rusia dhe njohja ndërkombëtare e tija dhe e Krimesë, në këmbim të paqes.
Edhe Trump vetë bëri një koment nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se do të ketë shkëmbim territoresh mes vendeve.
Por, Zelensky, në një adresim të mëngjesit, tha se nuk ka nevojë aspak të flasë ai vetë, sepse flet Kushtetuta e Ukrainës, e cila nuk lejon diçka të tillë dhe ai shprehet se nuk ka ndërmend të devijojë prej Kushtetutës.
“Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do dhe nuk mund të devijojë nga kjo”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mëngjesit.
Zelensky shtoi gjithashtu se është gati të punojë me Trumpin dhe partnerë të tjerë për paqe të vërtetë.
Basti i Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, i paraqiti Administratës Trump këtë javë një propozim gjithëpërfshirës për një armëpushim në Ukrainë, duke kërkuar lëshime të mëdha territoriale nga Kievi – dhe një shtytje për njohje globale të pretendimeve të tij – në këmbim të ndalimit të luftimeve, sipas zyrtarëve evropianë dhe ukrainas, që folën me Wall Street Journal.
Presidenti rus Putin i tha të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve, Steve Witkoff, gjatë një takimi më parë këtë javë në Moskë, se ai do të binte dakord për një armëpushim të plotë, nëse Ukraina do të pranonte të tërhiqte forcat ushtarake nga i gjithë rajoni i Donetskut i Ukrainës Lindore.
Kështu, duke i dhënë Rusisë kontrollin mbi Donetskun, Luhanskun dhe Krimenë, të cilat Putin dëshiron të njihen ndërkombëtarisht si pjesë e Federatës Ruse.
Ky propozim i fundit duket të jetë një ndryshim i rëndësishëm nga kërkesat e mëparshme të bëra nga Rusia për një armëpushim me Ukrainën, i cili përfshinte kontrollin mbi disa rajone të tjera në Ukrainën Lindore, neutralitetin e Ukrainës, një fund të dërgesave të armëve në Ukrainë dhe asnjë vendosje të trupave të NATO-s ose SHBA-ve në Ukrainë.
Propozimi i Rusisë përfshin dy faza, sipas zyrtarëve evropianë. Në fazën e parë, forcat ukrainase do të tërhiqeshin nga Donetsku dhe vijat e betejës do të ngriheshin në Ukrainën Lindore. Kjo do të pasohej nga një fazë e dytë, në të cilën Putin dhe Trump do të binin dakord për një plan përfundimtar paqeje që më vonë do të negociohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zyrtarët evropianë dhe ukrainas, të cilët u informuan nga Presidenti Trump dhe Witkoff në një seri telefonatash këtë javë, thanë se shqetësohen se Putini po e përdor ofertën thjesht si një dredhi për të shmangur ndëshkimin e sanksioneve dhe tarifave të reja kundër Rusisë, të cilat pritej të vendoseshin të premten nga Shtetet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, Trump ka shpallur një Samit të jashtëzakonshëm me Rusinë, i cili do të mbahet në Alaska të SHBA-ve, por që njëkohësisht është territori amerikan më i afërt me Rusinë dhe ndahet vetëm nga 85 kilometrat e ngushticës së Beringut.
RROFTE PRESIDENTI I KONFEDERATES RUSO AMERIKANE VLLADO PUTANA DHE KURVA E TIJ E PREFERUAR ME EMRIN TRAP.....
Ky Zhelja nuk di çfarë do. Nga njëra anë kërkon paqe, nga ana tjetër deklaron se nuk do lëshojë asnjë metër katror. Po mirë atëhere: lufto dhe merri të gjitha territoret që të ka pushtuar Rusia. Dhe mos flit më për paqe. Se paqja arrihet me kompromise të dhimbshme. Kur të fitosh luftën vendos kushtet e tua. Deri sa je duke e humbur çfarë kërkon?! Kësaj i thonë: Dua paqe me kushtet e mia. Dmth që Rusia të tërhiqet nga të gjitha tokat e pushtuara! Po nëqoftëse ajo nuk tërhiqet, çfarë do bësh ti?! Me të vërtetë që bën rolin e budallait.
Mbasi e ka informuar beun e surrelit, per levizjet e Putinit dhe ka marre udhezimet, nga legjenda boterore,Zelinski, po shkon nga fiojra ne fitorje.
Jo po shkon në pidh të satëme. Pastaj i fut një dush dhe vazhdon me shkërdhimin e Putanës. Të vetmen gjë të saktë që thotë Puta dhe propaganda e tij është "perëndimi po përpiqet me ndihmën e Ukrainës, po përpiqet të shkatërrojnë Rusinë, ngadalë, ngadalë."! Dhe kjo po ndodh e do bëhet realitet. Me a pa konsultime në Surel. Durim, Dobiç, Durim (DDD).