Zelensky ‘nxjerr zbuluar’ Trump: SHBA ndryshon vazhdimisht kushtet e marrëveshjes për mineralet

27 Mars 2025, 18:12Bota TEMA
Zelensky ‘nxjerr zbuluar’ Trump: SHBA ndryshon vazhdimisht kushtet e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për marrëveshjen e mineraleve me homologun Donald Trump, ku ka zbuluar nëse ai do të rikthehej në SHBA për ta nënshkruar atë.

Kujtojmë se një përplasje famëkeqe e Zelenskyt ndodhi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump dhe zëvendëspresidentin e tij JD Vance, disa orë përpara se marrëveshja të nënshkruhej. Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjeve.

"Unë nuk do të shkoj në Uashington sepse nuk ka asnjë çështje në rendin e ditës," tha Zelensky teksa u pyet sot.

Për vetë marrëveshjen, ai thotë se "ne kemi shumë nga këto marrëveshje për mineralet" dhe se SHBA do të dërgojë një draft përfundimtar më vonë.

Ai gjithashtu thotë se Uashingtoni po ndryshon "vazhdimisht" kushtet e marrëveshjes.

Zelensky tha se dëshiron t'i tregojë publikut amerikan se dëshiron një marrëdhënie të mirë me Uashingtonin.

"Por nuk do të doja të largohesha nga Shtetet e Bashkuara me ndjenjën se Ukraina është kundër tyre në përgjithësi, sepse ne kemi treguar vazhdimisht [se po dërgojmë] sinjale pozitive", shtoi Zelensky.

“Ne jemi pro bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Presidenti ukrainas.

2 Komente

  1. a
    astrit

    Volodymyr Zelensky i sygjeroj te studjoi marveshjen e paqes te Parisit 1919 (Versaje) e do shohi se nuk ka ndryshuar asgje te gjithe fuqite e medha te botes qe kane mundesi i duan te gjitha per vete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomka

      Kur vijne kurvaret ne pushtet, keshtu e duan Boten... falas! Grabisin ku te munden!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje