Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Po presim përgjigjen e Rusisë

10 Maj 2025, 22:10Bota TEMA
Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë sqarime shtesë mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor që u ra dakord me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Këtu është një përmbledhje e shkurtër e asaj që, sipas Zelenskyt, propozimi përfshin:

Një armëpushim pa kushte për 30 ditë, duke filluar nga e hëna, 12 maj, “në ajër, në det dhe në tokë”.

Mbikëqyrja e zbatimit të tij është plotësisht e realizueshme”, tha Zelensky, duke shtuar se është “realiste me koordinimin me SHBA-në”.

Gjatë armëpushimit, bisedimet duhet të fillojnë mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes, përcjell Telegrafi.

Nëse Rusia refuzon kushtet për një armëpushim të pakushtëzuar, do të vendosen sanksione shtesë, veçanërisht ndaj sektorëve të saj energjetik dhe bankar.

Presidenti ukrainas njoftoi se partnerët e BE-së po punojnë tashmë për një paketë të re, të fortë sanksionesh, në bashkëpunim me Britaninë, SHBA-në dhe Norvegjinë

“U ra dakord që një prioritet i qartë është forcimi i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës si një garanci themelore e sovranitetit”, shtoi Zelensky.

Lideri ukrainas tha se tani po presin përgjigjen e Rusisë pasi i kërkuan Putinit të pajtohej me një armëpushim 30-ditor që do të fillonte të hënën.

“Ne ndajmë një qëndrim të përbashkët: nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar që zgjat të paktën 30 ditë”, tha ai.

“Ne propozojmë që të fillojë të hënën, më 12 maj. Ne presim përgjigjen e Rusisë”.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Qellimi i keti Zelenskit nuk eshte armepushim 30 ditor por eshte grumbullim armesh ,BE dhe Amerika nuk duan paqe se po te deshin paqe dote ndalonin furnizimin me arme per Ukrainen kjo esht pra vetem nji truk por Ruset nuk jane analfabeta ,por nji gje eshte e sigurt qe lufta zdo te mare kure fund edhe mbas 20 viteve .

    Përgjigjjuni
    1. j
      jon

      Cudia me e madhe eshte se si komediani cift qe dilte ne skene me breke, tani u behet mbrojtes i demokracise nga agresion Rus. Shume s'besojne se ka zot por besojne anthromorfisme te tilla nga media.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Zhele e fute Ukrainen ne lufte dhe e shkaterrove per llogari te Perendimit Kolektiv, perse kerkon armepushim 30 ditor qe te mbledhe veten , te furnizohesh me shume me armatime nga NATO, etj etj, jo 30 dite por edhe 300 dite armepushim nuk te mjaftojne, Ukraina eshte humbese dhe ti legen hap rrugen e beji derman vetes......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje