Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo europiani

4 Shtator 2022, 11:19Bota TEMA

Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo evropiani.

“Rusia kohët e fundit është përpjekur të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën; transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht,” tha presidenti i Ukrainës në fjalimin e tij të mbrëmjes së kaluar.

Qëllimi i Moskës, tha ai, është të dobësojë dhe frikësojë shtetet e Evropës. “Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet të japë një goditje vendimtare në sektorin e energjisë”, vazhdoi kreu i shtetit ukrainas.

Evropianët duhet të koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha ai, duke shtuar se presioni mbi Rusinë duhet të rritet për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi. 

 

2 Komente

  1. B
    Bato

    Eshte e verteta e gjithe veprimeve.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Karagjozdhegjet e pa llogoritura nga dy palet po i pguajne njerzit e varfer ne gjithe boten

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje