Zelensky: Vijojnë sulmet e rusëve, raketat goditën qytetin Vinnytsia, shënohen disa viktima

14 Korrik 2022, 16:21Bota TEMA

Zelensky: Vijojnë sulmet e rusëve, raketat goditën qytetin

Vazhdojnë sulmet ruse në qytetet ukrainase, vijojnë dhe masakrat kundrejt popullsisë civile duke mos kursyer as fëmijët. Ditën e sotme, sulmet me raketa goditën qendër e qytetit ukrainas Vinnytsia, ku si pasojë pati të plagosur dhe të vdekur, duke përfshirë një fëmijë të vogël.

"Çdo ditë, Rusia shkatërron popullsinë civile, vret fëmijë ukrainas, gjuan me raketa objektivat civile. Aty ku nuk ka asgjë të tillë. ushtarake. Çfarë është kjo? Nëse jo një akt i hapur terrorizmi. Një vend vrasës. Një vend terrorist", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në “Telegram” .


Numri i viktimave si pasojë e këtij sulmi rus të ndodhur mëngjesin e  sotëm në Vinnytsi ka arritur në 12. 25 janë të plagosur. Raportohet se në vendngjarje janë në punë 90 ekipe shpëtimi.

Lini një Përgjigje