Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump

4 Korrik 2025, 19:26Bota TEMA
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur detaje lidhur me një bisedë telefonike që ka pasur me presidentin amerikan, Donald Trump, ku është marrë vesh mbi situatën e fundit të krijuar prej sulmeve ruse dhe nevojave të Kievit në luftë.

Përmes një publikimi në median sociale X, Zelensky përmend faktin se ai fillimisht i ka uruar Trumpit dhe popullit amerikan ditën e Pavarësisë, teksa e ka falënderuar për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë luftës.

“Ne – në Ukrainë – jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen e ofruar. Na ndihmon të mbrojmë jetët, të ruajmë lirinë dhe pavarësinë tonë. Kemi arritur shumë së bashku me Amerikën dhe mbështesim të gjitha përpjekjet për të ndaluar vrasjet dhe për të rivendosur paqen e drejtë, të qëndrueshme dhe dinjitoze. Nevojitet një marrëveshje fisnike për paqen”, zbulon Zelensky nga biseda me Trump.

Ai më tej tregon se diskutoi situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimet më të gjera në vijën e frontit.

“Presidenti Trump është shumë i informuar dhe e falënderoj për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës. Folëm për mundësitë në mbrojtjen ajrore dhe ramë dakord që do të punojmë së bashku për të forcuar mbrojtjen e qiellit tonë. Gjithashtu kemi rënë dakord për një takim midis ekipeve tona”, përmendi më tej.

Teksa shtjellon se pati një bisedë të detajuar edhe rreth aftësive të industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit të përbashkët.

“Jemi gati për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dronët dhe teknologjitë përkatëse”, reflektoi Zelensky

Prokurimet dhe investimet e ndërsjella u prekën gjithashtu në bisedë.

Ndërsa, e gjitha është mbyllur, duke shkëmbyer pikëpamje mbi situatën diplomatike dhe punën e përbashkët me SHBA-të dhe partnerë të tjerë të Ukrainës.

2 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Zeusi i tha qe na ke rrjep per tre vjet, na i ke boshatisur qe te gjitha magazinat, pjesen me te madhe ta kane shkaterruar ruset me bombardimet qe u bejne depove te armeve, nqs se desheron armatim vetem me pagese ne dore, jo me propozimin tend qe merr minerale dhe dergo arme, i rekomandoi te hy ne bisedime sepse situata ne front eshte ne favor te ruseve. Eshte nje gjenial, nje gjigand qe udhehiqet nga realpolitika. Bejeni krahasimin po te ishte ne fuqi akoma ai dementi, do ta conte planetin drejt nje shkaterrimi, bekuar qofti ai moment qe Donaldi u be POTUS, nje bekim i perendise per te gjithe njerezimin

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari i zene Rob

      "Investime"????????Ne Ukraine??Jepi Donald.....sepse "MOs mbetesh pa gje"..dhe i merre z.Putin te gjitha.... 1-Per c´fare investimesh behet fjale...kur dime se Ukraina eshte ne Prage Pushtimi???????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje