“Gëzuar Ditën e Pavarësisë” - Ambasada amerikane citon Trump-in: Me 1 pergamen dhe 56 nënshkrime, nisëm udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit

4 Korrik 2025, 10:39Bota TEMA
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë” - Ambasada amerikane

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar themelimin e vendit dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua.

Në postimin e saj, Ambasada citoi një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump:

“Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, Amerika nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit.”

Ambasada i uron qytetarëve amerikanë dhe miqve të SHBA:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së 249-të të SHBA!”

4 Korriku shënon shpalljen e Pavarësisë së SHBA më 1776 dhe përkujtohet çdo vit si dita më e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

 

2 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    4 Korriku i vitit 1776 dhe 4 Korriku i vitit 1961 jane dy ditet me te rendesishme te Amerikes dhe Shqiperise sepse e para shenoi sic e tha edhe Presidenti Trupm nisjen e udhetimit politik me te madh ne historine e njerzimit ndersa e dyta nisjen e udhetimit me te madh politik, sportiv dhe artistik ne historine e Shqiperise te gjeniut dhe gjigandit EDi Rama.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shume urime Amerike

      Gezuar 4 korrikun Amerike jone e dashur!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje