Ndërsa qytetarët e Moldavisë përgatiten për të votuar këtë të diel për një parlament të ri 101-anëtarësh, vendi po përballet me një valë të paprecedentë dezinformimi dhe propagande, të cilat monitoruesit ndërkombëtarë i lidhin drejtpërdrejt me operacionet ruse të ndikimit.
Këto zgjedhje janë cilësuar si vendimtare për kursin gjeopolitik të vendit, nëse Moldavia do të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, apo do të tërhiqet sërish në orbitën e ndikimit rus.
Sipas disa grupeve monitoruese të fushatës online, Rusia ka ndërtuar infrastrukturë të re propagandistike, duke përdorur veglat më të avancuara të inteligjencës artificiale (AI) për të ndërhyrë në debatin publik.
Në qendër të sulmeve qëndron Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila udhëheq qeverinë aktuale dhe mban një qëndrim të qartë pro-integrimit evropian. Rusia, sipas analistëve, kërkon të minojë besimin ndaj institucioneve demokratike të vendit dhe të nxisë forcat pro-Moskës.
Kjo eshte propogande Perendimore, per te mos njohur zgjedhjet n.q.s.fitojne pro ruset.
Tamam, e njëjta gjë që ndodhi në Rumani. Do i anulojnë po s'fitoi agjentja e Brukselit