Zjarr në hotelin Burj al Arab në Dubai, goditet nga droni iranian

1 Mars 2026, 00:09Bota TEMA
Zjarr në hotelin Burj al Arab në Dubai, goditet nga droni iranian

Një dron iranian u rrëzua në ndërtesë rreth mesnatës të sotme, duke shkaktuar një zjarr në katet e para të hotelit ikonik Burj Al Arab.

Rreth të njëjtës kohë, një sulm iranian në aeroportin e Dubait plagosi katër persona dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Më herët të shtunën pasdite, një dron iranian goditi Palm al Jumeirah, një nga zonat më turistike dhe luksoze në Dubai.

Videot treguan flakë dhe një kolonë tymi që ngrihej në qiell, ndërsa dëgjoheshin sirena dhe zëra banorësh dhe turistësh.

Mbrojtja Civile e Dubait konfirmoi se zjarri që u shkaktua tani është nën kontroll. Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Sulmi u krye në shenjë hakmarrjeje për operacionin ushtarak të nisur nga SHBA-të dhe Izraeli kundër Iranit.

1 Komente

  1. L
    Largohen turistēt, bie ekonomia, dobēsohet siguria

    Njēri nē luftē, dhe tjetri orgji me shampanj. Sikur nuk shkon, ndaj kjo mēnyr korigjuese bēn tē gjith tē pērpiqen pēr njē zgjidhje tē shpejt dhe afatgjatē.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje