Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Pekini mund të furnizojë Teheranin me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda javëve të ardhshme.
Raportimi i CNN thekson se Irani mund të shfrytëzojë periudhën aktuale të qetësisë në luftime për të rimbushur rezervat e tij ushtarake. Dy nga burimet kanë bërë të ditur se Kina mund të përdorë një vend të tretë për transportimin e këtyre armëve.
Megjithatë, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington i ka hedhur poshtë këto pretendime.
“Kina nuk i ka furnizuar kurrë armë asnjërës prej palëve ndërluftuese, informacioni në fjalë është i rremë”, tha ai.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump pritet të vizitojë Kinën në fillim të muajit të ardhshëm për bisedime me presidentin kinez Xi Jinping.
PO EDHE IRANI KA TE DREJTE TE MBROHET
Kina nuk guxon te furnizoje falas me arme Iranit sepse ka frike se e pushton gjeniu Trump. Pornese armet i shiten Iranit, Trump asht dakord nese i japin bakshish nje vezite zyrtare ne Pekin.
Njesoj sic Usa furnizon Tajvanin. Cfarecte keqe ka, tregti bejne si Usa edhe Kina.
Te "drejten" per te furnizuar nje shtet tjeter me sisteme mbrojtese dhe me spiunime nga satelitet e ka vete USA, gje shume e peshtire.
Kësaj I thonë të tallesh me inteligjencën më minimale njerzore. Pse Kina jo dhe NTO po ?