Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbërritur në Islamabad të Pakistanit për negociata me Iranin këtë fundjavë, sipas pamjeve të publikuara.
Vance u prit nga Asim Munir, kreu i ushtrisë së Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar, ministri i jashtëm i vendit, dhe Natalie Baker, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Islamabad.
Delegacioni amerikan kryesohet nga Vance, i dërguari special Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Treshja mbërriti në Islamabad të shtunën.
Zyrtarët iranianë të udhëhequr nga Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, mbërritën në Pakistan më herët të shtunën për negociata.
Gjate historise bisedimet takimet e rëndësishme bëheshin në Londër,Paris,Romë,Vjenë,etj. Tani bëhen në Pakistan,Hindi,etj.Të ardhshmet do mbahen në Haiti,Venezuelë,Rrogozhinë.