Zyrtari i lartë rus, pasardhës i Tolstoit: Konflikti me Perëndimin vetëm në fillim, Ukrainën do ta rikthejmë në shekullin e 18-të    

25 Nëntor 2022, 22:25Bota TEMA

Zyrtari i lartë rus, pasardhës i Tolstoit: Konflikti me

Lev Tolstoi është padyshim një nga shkrimtarët më të njohur rus, madje ndër më të lexuarit e letërsisë botërore.
Por ndërkohë stërnipi i tij Pjotr, zëvendëspresidenti i parlamentit rus, Dumës, është aktualisht një nga anëtarët me të njohur të zyrtarëve me qasje më radikale ndaj konfliktit në Ukrainë.

I intervistuar nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, Tolstoi paraqiti në mënyrë të qartë vizionin që po sundon tashmë në Kremlin.

“Juve europianëve ju mungon sensi i historisë. Boll të studiosh konfliktet ndër shekuj midis Rusisë dhe Europës për të kuptuar. Në shekullin e 19-ishim në Paris, në shekullin e 20-të ishim në Berlin, e vetmja pikë e mesme për në shekullin 21 ishte Kievi”, shpalosi ai vizionin e tij historik.

Tolstoi mohon se Moska po humb luftën, ose objektivat e operacionit special, siç përkufizohet fushata kundër Ukrainës e vendosur nga Vladimir Putin në shkurt.

“Vështirësitë bëjnë pjesë të një filmi që po ndërton Perëndimi. Në çdo konflikt ka periudha fitoresh, humbjesh, dhe zhvendosjesh të trupave përpara stinës dimërore. Objektivi ynë tani është ta çojmë Ukrainën në shekullin e 18-të nga pikëpamja teknologjike”.

Sipas tij, kjo gjë po ndodh tani me tërheqjen e trupave ruse nga zona e Kherson. “Është taktikë e jona për të minimizuar humbjet, por Khersoni është rus dhe do të rikthehet e tillë”, shton ai.

Konflikti në Ukrainë është vetëm një gur në lojën më të madhe që sipas tij po luhet sot, sfida midis Moskës dhe Perëndimit. “Kur gjithçka do të përfundojë, do të lindë një sistem i ri botëror, mitet perëndimore të Luftës së Ftohtë dhe NATO-s do të jenë kujtime të së shkuarës. Konflikti me Perëndimin do të jetë i gjatë, aksionet e vërteta të Rusisë do të shihen në vijim”, thotë zyrtari i lartë rus.

Tolstoi deklaroi se Moska është gjithsesi e hapur për dialog me Kievin, por që çdo tentativë është e bllokuar nga Uashingtoni. “Jemi të hapur me ato që marrin vërtetë vendimmarrjen, por tani na duhet një fitore në terren. Për këtë mund të presim, kohë kemi me bollëk”, shton ai.  

5 Komente

  1. m
    mond

    Kohë kini boll por me se do ta fitoni luftën? Me ato gërmadhat që mbushët rrugët e Ukrainës? Apo me tanket që janë shkalafitur sikur të ishin prej letre?!?! Aty po lufton Ukraina por me mjetet, info, dhe taktikat e perëndimit, si rjedhim Rusia thjesht do hallakatet mirë e mirë deri sa te lodhet krejt.

    1. P
      Piro

      Mentalitet imperialist qe sipas te gjitha gjasave do te sh[pjere ne shperberjen e Federates Ruse qe nuk kupton epoken e sotme kur vetedija kombetare dhe nacionalizmi eshte i gjalle nder te gjithe rreth 100 kombet e skllaveruar brenda territorit te Federates Ruse (bashkire, cecene, buriato-mongole, tartare, dagestaneze etj). Ende nuk kuptojne se sistemi kolonial ka marre fund dhe nuk mund te mbahet as me bajoneta.

      1. K
        Ka idiote ne Rusi, plot

        My Tolstoi merrka mall të mire per zotin. Ne Lazarat e merr, apo i vjen kokaine e paster nga Kolumbia?

        1. S
          Sqepari

          Keshtu do ndodhi nese edhe Ukraina nuk i sulmon Rusise sistemin energjitik te saj, gje qe deri tani nuk e lejon USA! Rusise nuk i dhimben 100 mije ushtare te vdekur, por do t'i dhimbte shume ngelja pa energji ne zona te tera.

          1. p
            pjeter

            Keta jane te semure me te vertet!!!,Tregon historine ky mjeshtri,pa marre parasysh fare ne ç"kohe jeton Rusia si federate ne krahasim me perendimin!! Ma thote mendja se ky zyrtari i larte,qe ndoshta ben jete sheiku,per te thene keto marrezira,per veç abuzimit me vodken,nuk besoj te njofi me shume se mosken e rrethinat e saj,ndoshta perendimin e njef me mire se sa Federaten Ruse,sepse e frekuenton me me lehtesi,sesa stepat e Siberise apo rajoneve aziatike ku me te vertet jetojne ne shekullin e 18!!!

            Lini një Përgjigje