Sistemi fashist I internimit dhe pushtimi Italian I Shqiperise

11 Shtator 2023, 17:13Dossier TEMA
Sistemi fashist I internimit dhe pushtimi Italian I Shqiperise


Qëllimi i studimit është evidentimi i disa aspekte të pushtimit fashist të vendit: në veçanti, struktura represive e regjimit fashist, bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet pushtuesve italianë dhe niveleve të ndryshme të qeverisjes shqiptare për shtypjen e rezistencës në Shqipëri, si dhe menaxhimi i kombësive e ndryshme, kryesisht hebrenjve në territorin shqiptar.
Punimi është i mbështetur në një sërë burimesh parësore më të rëndësishme nga të cilat janë disa koleksione arkivore ushtarake (ditarët e luftës së ushtrisë pushtuese dhe raporte për krimet e luftës të kryera nga italianët mes viteve 1939-1943), të ruajtura pranë Arkivit Historik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Romë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua në punim zbatimit të sistemit të internimit fashist në Shqipëri duke bërë një qasje krahasuese me atë në pjesën tjetër të territoreve të pushtuara nga italianët, si dhe një analizë interesante për tipologjinë e kampeve të ndryshme të internimit (ushtarake ose policore dhe të sigurisë publike) dhe specifikat e metodave të funksionimit të secilës prej tyre (të internuarit dhe arsyet e internimit të tyre).
Me fillimin e luftës italo-greke në vitin 1940, por edhe pas saj, Shqipëria u përfshi nga një krizë e thellë ekonomike, e cila ndikoi në rritjen e rezistencës shqiptare, e cila në vitin 1942 mori karakter më të organizuar.
Vetëm nga janari-dhjetor 1941, 21.000 shqiptarë ishin nën masa vëzhgimi dhe 5600 u internuan në kampe.
Ndër pohimet më interesante të punimit mund të veçohen:
Qeveria e brishtë shqiptare vështirë se merrej seriozisht nga popullsia në vazhdën e akteve kriminale të hakmarrjes së ashpër të komanduara nga italianët dhe disa formacione paraushtarake autoktone dhe atyre pushtuese.
Kampet menaxhoheshin nga forcat e armatosura italiane, me punësimin e Karabinierëve Mbretërorë dhe vetëm pjesërisht me bashkëpunimin e prefektit vendas.
Nga viti 1939-1943 janë internuar nga pushtuesit italianë dhe dërguar në batalionet e punës 25000-30000 vetë nga të cilët 5000 nuk ishin shqiptarë.
Autoritetet vendase ishin në gjendje të përdornin autonominë e tyre për të parandaluar dëbimin e disa mijëra hebrenjve nga territoret shqiptare dhe ish-jugosllave.

*u prezantojmë me punimin e parë të Simpoziumit Sistemi fashist I internimit dhe pushtimi Italian I Shqiperise” mbajtur me 23 Gusht 2023 në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

3 Komente

  1. B
    Baliu

    Nuk ishte pushtim, por "bashkpunim kulturor" siq e tregon edhe vet skica e mesiperme!

    1. a
      astrit

      Fotografia nuk ka lidhje me shkrimin. Fotoja eshte nje pikture e kampeve te internimit ne Tepelene. Internimi i fashisteve italian ishte lluks i madh akomodimi per shqiptaret.

      1. D
        Deda...

        Pse autori thote "nga territoret shqiptare dhe ish-jugosllave, kur jemi dy shtete të dryshme?...

        Lini një Përgjigje