Nga Afrim Imaj
“Ta dinin në qytetin e Elbasanit rrezikun që i kanoste depozitimi pa kriter i treqind tonëve egxotol në Mjeks do t’i pllakoste paniku. Një bombë bërthamore do ta bënte shkrumb e hi qytetin sa hap e mbyll sytë”.
Përtej përshkrimit të historisë për ngritjen e gjigandit të eksploziveve shqiptare dhe suksesit në eksportimin e tyre deri në SHBA, inxhinier Granit Leka ish-kryeinxhinieri i Kombinatit Ushtarak të Mjeksit, ndalet në një aspekt tjetër të panjohur e të patreguar më parë që i përket kohës kur shteti shqiptar i ka dëbuar të padëshirueshëm korifenjtë e teknologjisë moderne të Nobelit të famshëm.
“Puna e pakujdesshme pas largimit të specialistëve suedezë, rrezikoi një katastrofë të jashtëzakonshme, tregon Leka. Një keqmenaxhim në depozitimin e eksplozivit më të fuqishëm në botë, mund të hidhte në erë gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërhyrja në çastet e fundit shmangu një tragjedi të paimagjinueshme”.
Ajo çfarë ka ndodhur ato ditë në kombinatin sekret ka qenë vërtet një ngjarje tronditëse, për të cilën ish-kryeinxhinieri thotë se falë zotit dhe rastësisë shpëtuam nga një tragjedi njerëzore disa herë më e madhe se ajo e Gërdecit. Në vijim të rrëfimit për gazetën “panorama”, ai tregon historitë paradoksale me gjurmimin që iu bënte sigurimi i fshehtë teknologëve të huaj, te të cilët nuk shikonte krerët e shkencës, por agjentët dhe armiqtë potencialë; që rrezikonin pushtetin e Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Njëra ndër to ka të bëjë me ndërhyrjen e agjentëve sekret deri në jetën private të specialistëve.
“Njëri nga ekspertët suedez, vë në dukje ai, punonte në laborator me një nuse të re nga Elbasani. Zëri i “vigjilentit” shkoi në skutat e shërbimit të fshehtë dhe afërsinë në procesin e punës e raportoi si afërsi intime ndërmjet tyre. Pas kësaj ndodhi një demaskimi brutal në laborator. Ajo nusja e re u kryqëzua publikisht jo vetëm për tradhti bashkëshortore, çfarë ishte një intrigë e shpifur, por dhe për raporte agjenturore me teknologun që urrente regjimin e Enver Hoxhës. Dhe fjala mori dhenë, e mori vesh i gjithë Elbasani. Kaq mjaftoi që bashkëshorti i laborantes së talentuar ti jepte “duart” e ta braktiste përgjithmonë. Një dramë e tmerrshme kjo që solli pasoja të pariparueshme në jetën e një familje të ndershme…
Zoti Granit! Ju keni qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të specialistëve suedezë që ngiten Kombinatin e Mjeksit. E ndjenit si i ndiqte ata sigurimi i shtetit?
Unë kam qenë njëri nga bashkëpunëtorët, nuk mund të them se kam qenë bashkëpunëtori më i afërt i inxhinierëve dhe teknologëve suedezë dhe që konstruktuan Mjeksin. Profesioni, gjuha, por sidomos njohja me një pjesë të tyre gjatë kohës kur u trajnuam në Suedi, më krijuan mundësinë të qëndroj gjatë e të konsultohem hap pas hap me ta. Me plot gojën mund të them se u krijua një shoqëri e sinqertë, ku përveç çështjeve të punës bisedonim dhe për shumëçka tjetër, kuptohet brenda kufizimeve të një ballafaqimi me të huaj që vinin nga Perëndimi. E vërteta është se ata e ndjenin që i gjurmonte policia e fshehtë, por nuk merakoseshin. Ndërkohë ne të tjerët që punonim me ta e përjetonim si diçka delikate, për të cilën rezervoheshim të flisnim…
Gjurmimi që u bënte Policia e fshehtë lidhej me rrezikshmërinë e teknologjisë që montonin në Mjeks, apo me diçka tjetër?
Ata që gjurmonin dhe raportonin fshehtas për inxhinierët suedezë që ngrinin gjigandin e Mjeksit, nuk ia kishin idenë teknologjisë që montonin aty. As operativi i Mjeksit dhe shefat e tij në Elbasan dhe Tiranë nuk kishin dijeni për proceset që zhvilloheshin në Kombinatin e eksplozivëve.
Shkurt, e gjithë përkujdesja e tyre nuk kishte për synim pasojat që mund të vinin nga një shpërthim i mundshëm i atij arsenali shkatërrues, por te qasja politike e “mysafirëve” të ardhur nga një botë tjetër, tek rreziku që mbartin ata për përmbysjen e pushtetit të Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. E për këtë nuk u duheshin të dhëna e informata nga ne grupi i inxhinierëve e teknologëve që punonim me ta. Kontingjenti i tyre ishte një grusht njerëzish pa profesion, madje dhe pa personalitetet, që gjurmonin në fshehtësi deri dhe jetën private të tyre…
Pra, shërbimi nuk vigjilonte sigurinë e objektit dhe teknologjisë, por marrëdhëniet intime të specialistëve suedezë…
Ky ishte dhe paradoksi më i madh në atë kohë paradoksesh. Njerëz pa identitet raportonin deri në majën e shërbimit të fshehtë me kë ata bisedonin, çfarë lexonin e me kë shoqëroheshin, çfarë raporte kishin me femrat e çfarë preferonin në kohën e lire. Mbaj mend një skandal të atyre ditëve kur një ndërhyrje vulgare e zyrtarëve të sigurimit shkatërroi jetën e një familje të mrekullueshme…
Për çfarë arsye ndërhyri sigurimi që shkatërroi jetën e një familje?
Një nga ekspertët suedez punonte në laborator me një nuse të re nga Elbasani. Zëri i “vigjilentit” shkoi në skutat e shërbimit të fshehtë dhe afërsinë në procesin e punës e raportoi si afërsi intime ndërmjet tyre. Pas kësaj ndodhi një demaskimi brutal në laborator. Ajo nusja e re u kryqëzua publikisht jo vetëm për tradhti bashkëshortore, çfarë ishte një intrigë e shpifur, por dhe për raporte agjenturore me teknologun që urrente regjimin e Enver Hoxhës. Dhe fjala mori dhenë, e mori vesh i gjithë Elbasani. Kaq mjaftoi që bashkëshorti i laborantes së talentuar ti jepte “duart” e ta braktiste përgjithmonë. Një dramë e tmerrshme kjo që solli pasoja të pariparueshme në jetën e një familje të ndershme…
Në raportet e sigurimit artikulohen dhe marrëdhëniet e teknologëve suedez me studentet kongoleze që ishin në atë kohë në Shqipëri…
Një marrëzi tjetër kjo. Në atë kohë në vendin tonë ishte një grup studentesh nga Kongo që i kishte sjellë regjimi qysh pas grushtit të shtetit në mesin e viteve ‘60. Ato ishin rritur e shkolluar në vendin tonë dhe vitet e fundit kishin vendosur kontaktet me familjarët që ishin në shtete të tjera. Dinin gjuhë të huaj e frekuentonin lokalet e disponueshëm vetëm për të huajt. Këtu me sa më kujtohet u vendosën dhe lidhjet e tyre me inxhinierët suedezë. Një shoqëri pa komplekse midis tyre, nuk mund të mos binte në sy të sigurimsave. Që këtej pastaj niste gjuetia e shtrigave…
Me një fjalë shoqërimi i tyre në hotelet e destinuara për të huajt u bë shkak të stigmatizoheshin si huliganë e imoralë…
Të tilla të dhëna vinin sa herë ata frekuentonin hotel ‘Dajtin’ në Tiranë dhe hotel ‘Adriatikun’ në Durrës. Në Adriatikun e Durrësit ku shkonin gati çdo ditë, thoshin se u ishte bërë tmerr Ccufe Mullaji, asokohe nëndrejtor i hotelit, që kryente detyrën e detektivit të sigurimit. Dhe nuk ishte një sigurims i zakonshëm, por një nga agjentët më të famshëm që kishte shërbyer shumë vite në Perëndim. Ai i ndalonte rreptësisht të futeshin të shoqëruar dhe i ndiqte hap pas hapi me kë takoheshin e çfarë bisedonin. Kështu nuk ruante vetëm ndershmërinë e hotelit, por gjurmonte fijet e lidhjeve që mund të rrezikonin regjimin…
Dhe erdhi një ditë që regjimi ua numëroi në sy të gjitha këto dhe i largoi si të padëshirueshëm…
Prapsi më të madhe nga kjo nuk kisha dëgjuar deri atëherë, por nuk dija si të veproja se reagimi më i parë më çonte direkt në Burrel a Spaç. Ata më të mirët në botë për teknologjinë e eksplozivëve që ngritën një gjigant në tërë në Shqipëri, duhej të iknin si sabotatorë dhe agjent…
Kishte mbaruar konstruktimi i Mjeksit kur u larguan specialistët suedezë, më saktë kishte filluar nga prodhimi i eksploziveve…
Ata i larguan kur punimet në kombinat ishin drejt fundit, për të mos thënë se kishin mbaruar. Bile nga impiante të caktuara kishte filluar dhe prodhimi. Megjithatë, ekspertiza e tyre duhej dhe në vijim se kishim të bënim me procese shumë të rrezikshme e delikate. Pra, sipas nesh, kontributi i tyre ishte i domosdoshëm edhe për disa kohë, por kush na pyeti. Në atë valë pështjellimi dilnin dita-ditës të panjohura e procese që nuk shkonin sipas instruksioneve dhe të dhënave shkencore të katalogëve.
Të paktën sa isha unë aty me grupin e specialistëve bëmë çfarë është e mundur për të shmangur rreziqet që përball hap pas hapi kjo teknologji. Dhe deri diku ia dolëm. Kombinati filloi prodhimin e eksplozivëve që ishin shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Filluam ndërkaq dhe eksportet…
Pra, largimi i suedezëve nuk krijoi ndonjë shqetësim për funksionimin e Kombinatit…
Fakti se kombinati filloi nga prodhimi nuk do të thoshte se gjithçka ishte OK. Ekspertiza e teknologëve suedezë ishte e domosdoshme për ecurinë e proceseve komplekse të Kombinatit. Ata që urdhëruan largimin e tyre nuk kishin dijeni fare rreth teknologjisë që u montua aty dhe veçorinë e produkteve që dilnin nga Mjeksi. E vërteta është se largimi i tyre përdhunshëm solli probleme jo vetëm në funksionimin normal të proceseve teknologjike në kombinat, por dhe premisa për ngjarje të jashtëzakonshme…
Kur thoni premisa për ngjarje të jashtëzakonshme, çfarë keni parasysh?
Në fakt, teknologji të tilla kur nuk funksionojnë sipas rregullave shkencore sjellin pështjellime, madje dhe shpërthime vrastare, siç ka pasur raste në portin e Libisë dhe në një qytetet të Spanjës, ku janë shfarosur me dhjetëra e qindra objekte e pallate dhe kanë vdekur me qindra njerëz. Diçka e tillë desh na ndodhi dhe ne me një sasi të madhe ekzotoli, një lloj eksplozivi ky i cilësive shumë të larta. Një pakujdesi në menaxhim e prodhimit të tij, mund të hidhte në erë gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërhyrja në çastet e fundit shmangu një tragjedi të paimagjinueshme…
Pra, një moment Elbasani ka qenë i rrezikuar nga një shpërthimin që do shfaroste tërë qytetin…
Në çastet e fundit është bërë ndërhyrja me urdhër të Kryeministrit që shmangu tragjedinë dhe shpëtoi Elbasanin…
Nga mungesa e kontrollit dhe mosndjekja e përpiktë e instruksioneve përkatëse, kishte ndodhur që në një depozitë të vetme të përqendrohej një sasi prej 300 tonë ekzotol. Pra, një mal eksploziv që mund të shpërthente nga çasti në çast. Ishte kjo periudha kur unë kisha ikur nga Mjeksi dhe punoja në Institutin gjashtë të Ministrisë së Mbrojtjes. Në fakt, rikthehesha herë pas here dhe në Mjeks.
Një ditë të bukur më kërkoi një tregtar çek që kishte ardhur për të importuar një sasi ekzotoli. Ai u bë shkak që unë të shkoja në Kombinat. Aty konstatova çmendurinë me mënyrën si ishte magazinuar gjithë ajo sasi ekzotoli në kundërshtim flagrant me kërkesat teknologjike. Dhe aty për aty me duart në kokë dhashë alarmin. Mbaj mend që ato çaste kam takuar në rrugë gazetarin Fahri Balliu dhe i kam thënë për rrezikun që paraqet për Elbasanin.
Çfarë thua, ia bëri ai, mos je çmendur. Jo, jo, i thashë po më ndihmo të kontaktoj sa më parë me Kryeministrin për të shmangur këtë rrezik të madh. I tronditur Fahriu më pyeti dhe një herë se cila pjesë e qytetit ishte më e rrezikuar. I tërë qyteti, i thashë, ka mbi krye një bombë bërthamore. Obobo, ia bëri, duke kujtuar që kishte dhe shtëpinë në Elbasan. Ashtu siç ishte i tronditur Fahriu e transmetoi lajmin te Kryeministri që operoi menjëherë duke shmangur një tragjedi të padëgjuar…
Kur e krahasoni sasinë treqind tonë ekzogjen me një bombë bërthamore, çfarë keni parasysh?
Një tërmet disa herë të më fuqishëm se ai i 20 nëntorit. Egzotoli është nga eksplozivet më të fuqishme, për të mos thënë më i fuqishmi. Zakonisht përdoret te kapsollat që shpërthejnë predhat, minat e bombat. Ka një shpejtësi detonimi tetë mijë metra në sekondë. Që do të thotë një shpërthim të jashtëzakonshëm, që hedh përdhe të gjitha pallatet dhe çfarë gjënë parura. Deshi zoti dhe me atë ndërhyrje energjetike të Kryeministrit Elbasani shpëtoi…
E gjitha kjo nga fakti se në depozitë nuk duhej të qëndronte një sasi kaq e madhe..
Patjetër nga kjo, por jo vetëm. Edhe mënyra si ishte ruajtur jashtë kushteve teknike në atë depozitë ishte tejet e rrezikshme…
Pastaj si e bëtë çaktivizimin e sasisë së ekzotolit?
Zakonisht sasia e tij ruhet në qese plasmani. Duke shtuar ujë në çdo njërën prej tyre e duke e shpërndarë krejt sasinë në arë mundëm t’i shmangemi rrezikut. Gjëja më e mirë ishte që banorët e Elbasanit nuk e morën vesh kurrë këtë rrezik të jashtëzakonshëm. Bile as Fahriu si njeri publik nuk e konsumoi me njeri. Ndryshe do kishte rënë një qytet i tërë në panik…
A keni pasur raste t’i takoni më vonë inxhinierët suedezë që bënë kombinatin e Mjeksit?
Pas asaj rrëmuje që ndodhi me largimin e tyre, nuk kam pasur raste të takohem me ta, me përjashtim të ndonjërit që e kam takuar rastësisht. Dhe kam folur me të gjëra e gjatë, edhe për ato që kufizohesha atëherë për arsye që dihen. I kam treguar dhe për ngjarjen me sasinë e ekzotolit që rrezikonte Elbasanin. Ai sa më dëgjoi vuri duart në kohë dhe aty për aty shqiptoi vetëm dy fjalë: U ka ruajtur zoti! Çudia e tij ishte e madhe, aq sa harroi të më fliste për përjetimet pas atij largimi brutal e të dhunshëm…
Me një fjalë pas asaj që ndodhi me largimin e tyre nuk keni pasur më kontakte..
Kam pasur një kontakt me njërin prej tyre në zyrën e Ilir Hoxhës, djalit të Enverit që ishte drejtor i Institutit numër 6. Bugberker e quanin, ishte një nga ekspertët me pozicionin më të rëndësishëm në hierarkinë e stafit të teknologjisë së eksploziveve të Suedisë. Ai erdhi aty kur unë po bisedoja për diçka me Ilirin. Përshëndetje zoti Granit, mu drejtua pa u përshëndetur akoma me drejtorin që rrinte në krye të tavolinës. Kjo i bëri përshtypje Ilirit dhe i tha mysafirit që ndjehej mirë që njihej me mua, një nga ekspertët më të njohur të fushës. Aty pastaj qëndruam gjatë duke folur për projektin më të ri që kishte nisur për ngritjen e një uzine për predha në zonën e Pëllumbasit në Tiranë…
Uzinë përshash në Pëllumbnas…
Po, po, bile me sa më kujtohet kishte përfunduar dhe projekti. Ishte koha kur bënim Donkishotin me maninë për t’u shquar si një superfuqi e vogël në Ballkan. Po filluan ato proceset e fundviteve ‘80 dhe uzina e famshme mbeti në letër…
Dhe një pyetje të fundit zoti Granit, cili ishte interesi i ekonomisë nga eksporti i produkteve të Mjeksit?
Nuk bëhet fjalë për një fitim të madh para atij investimi disa miliona dollarësh. Eksportet i bënim gati në kosto. Mbaj mend që kur u fut dollari në tregun shqiptar, unë bërë një përllogaritje të çmimeve kundrejt valutës. Aty konstatova se “Makina-Eksport” i kishte shitur gjatë tërë kohës eksplozivet TNT 800 dollarë për ton, ndërkohë që Suedia eksportonte këto lloj produktesh me 1200 dollarë për ton. Mungesa e leverdisë u bë shkas ta mbyllim prodhimin dhe eksportin e tyre. Prej andej filluam eksportet me të baruteve me Kroacinë me çmimin 1200 dollarë për ton.(Panorama)
Përalla batakçinjësh që refehen në netët e pafund te demokracisë.
Nuk e paskam ditur se do ta kisha hedhur une ne ere, une u perpoqa qe te hedh ne ere uzinen 12 me Pipin, faji i Granitit qe nuk ma ka thene.
Ky qenka loqe komplet. Eksperti ushtarak e kerkon ndihme nje civili gazetarit Fahri Balliu per te shmangur tragjedine. Ne cdo shtet te botes do bente burg ushtarak. Dolen te gjithe trima si kofini pas te vjelit. Nuk dini as te genjeni….
E vetmja e vertete ne kete mesele ne fakt kjo eshte! Pra Bahri Fazlliçi ishte nje superspiun qe lidhej direkt me KM. Sa kom qesh! ????????????
Pse ka ndonje nga ata qe e njohin qe ka iluzione per Fahriun? Ajo qe dihet nga cdo elbasanlli, eshte se Fahri Balliu ka qene bashkepuntor vullnetar i Sigurimit famekeq te shtetit komunist dhe nje bythelepires i regjimit, qe ashtu si lideri i tij Salih Berisha i puthnin prananicen disa funksionareve te larte te PPSH-se ne menyre qe te benin karriere. Fahriun e ndihmoi Hekuran Isai qe te fillonte pune ne gazeten Bashkimi, mbasi mbaroi per gjuhe e letersi ne Tirane. Prej aty kaloi ne Zerin e Popullit dhe me vone, kur e pa rrokullisjen e komunizmit, kaloi tek Rilindja Demokratike, ku u be me "antikomunist" e "demokrat" se ato qe kishin vuajtur per me shume se 50 vjet nen regjimin e merhumit Enver.
Keto komentet tuaja dhe te atij me emrin "Robt" me siper me kujtojne nje skec te njeres prej estradave te kohes se komunizmit, kur gjyshi po i spjegonte nipit se si jetonin para clirimit pa televizor, e paisje te tjera shtepiake. (m.gj.se edhe ne komunizem, keto gjera ishin privilegje te disa funksionareve apo individeve qe plotesonin kritere per te marre autorizime per ti blere keto paisje) Ne nje moment, kur gjyshi po i tregonte se si jetonin ne nje shtepi pa cati (natyrisht ekzagjerim), nipi e pyet se ku i vendosnin antenat e televizorit. Kur gjyshi i thote se nuk kishim antena ne atehere, nipi e pyet nese televizoret ne ate kohe punonin pa antena. Juve qe me siguri nuk e keni jetuar ate kohe per te cilen flitet ne kete artikull, nuk mundeni qe ti imagjinoni disa gjera qe sot konsiderohen absurditete. Djemte e mi, disa here me shikojne me mosbesim, kur ju tregojme histori te tilla te koheve kur absurditeti ishte normal nen komunizem.
Pallato, kupton ti apo jo..., pun Shqipo bre burr, ky tjetri do me tregu qe i paska kontaktuar me Far-hiun per te njoftuar Kryeministrin, pra punonte ne M. e Mbrojtjes, por nuk mund t'ia thoshte personave qe merreshin me kete pune apo qoft dhe Ministrit te Mbrojtjes... Pune Vari K@$!N...
Ky patjetër ka qënë një mut i ngjitur pas këpucës së Enverit dhe të sekretarit të parë të partisë së Elbasanit, ka qënë një bythlepirës që vetëm ky dhe porositësit e Enverit për këtë vemje të kohës e dinë. Sot doli trim ky bajgë që vetën gënjen. Do vënë në listën e të presekutuarve, por do vënë i pari në rresht që ta pështyjnë të gjithë të persekutuari. Sa nevojtore fshati ka akoma pa u rrëzuar që vijnë vetëm erë të keqe. U shoftë ky soj muti që nuk e hanë as qënte e rrugve të Tiranës.
Zot, përse mëkatove, ndaj një vendi, me një popullsi kaq të vogël duke nxjerrë në dritë, disa krijesa delirante dhe butaforike si ky, Granit Leka ish-kryeinxhinieri i Kombinatit Ushtarak të Mjeksit, i cili thotë: Nuk bëhet fjalë për një fitim të madh para atij investimi disa miliona dollarësh, të bërë nga shteti i varfër i asaj kohe. Ki birboja, gënjen me një lehtësi kaq të madhe, sikur flak tej një kartopecetë pasi ka fshirë hundët e tij të pista. Si dëshmitarë i gjallë i asaj kohe, detyrohem të pranoj se ishte puna e palodhur, dy vjeçare e 560 ushtarëve të xhenjos që çoj në përfundimin rekord të një vepre të rëndësishme për vendin, pasi shteti ynë, fitoj konkurencën me Bullgarinë për këtë objekt që prodhonte nitroglicerinë për luftën, Irak-Iran. Kaq për sot dhe për këta delirant që u specializuan me paratë e popullit, në Suedi.
Pra, sipas komentit tuaj, ishin ushtaret gjysem analfabete ata qe ndertuan nje veper te nje karakteri super te komplikuar nga pikpamja teknike. Po ju jap nje shembull tjeter te "eksporteve" shqiptare te asaj kohe. Giza me permbajtje te larte kromi qe prodhohej ne Furrelartat tona ne Elbasan, shitej nen kosto. Kete e di me siguri, jo vetem une, por te gjithe koleget e mi qe ne ate kohe punonim ne Uzinen e Gizes ne Elbasan. Ajo qe juve nuk arrini te kuptoni eshte se shteti komunist ishte i interesuar qe te merrte valuten e huaj me cdo kusht, duke sakrifikuar ne kostot e brendshme, te cilat mbuloheshin nga pagat qesharake dhe te tjera shpenzime te perballuara nga fondet e brendshme,sidomos po te konsiderohet qe monedha kombetare (leku) ne raport me dollarin mbahej ne nivele shume me te larta shkembimi, pasi monedha jone nuk ishte e shkembyeshme dhe e kuotuar ne tregun e jashtem, sic eshte sot..
inxhinjer ,,,ti nuk mund ta imagjinosh se cfare ishte uzina e Mjeksit kurr ...babi im ka punuar aty , zoti arber me lart ka shume te drejte,,,,,babi im ka qen njish mekanik atje e njihnin te gjithe dhe ato qe shkruan me lart shoku i mbaj mend pak ....kam hyre vetem 2 here atje dhe jam mahnitur jashte mase sot jam makanik elektronik fale pasionit te babit tim dhe kur shikoja mjekesi gjithmon thoja do bahem mekanik dhe Mjekesi njeher shpertheu pa bere deme ....NJEKESI ISHTE NJE MREKULLI INXHINJERIKE
emigranti 1-si nje inxhinjer i ri i porsa diplomuar mese 40 vjet me pare, une vete kam punuar me shume teknike te talentuar, prej te cileve kam mesuar shume dhe sot ne perfundim te karrieres time si inxhinjer, nese kam qene i suksesshem ne kete profesion shume te veshtire, eshte edhe merite e atyre teknikeve qe permenda me siper. Une e di mire ate qe eshte bere ne Mjekes, por ajo qe dua te them eshte se po te ishte per babain tuaj, qe padushim ka qene i talentuar, ky impiant nuk do ishte ndertuar kurre. Mjafton tu kujtoj se teknologjia e prodhimit te eksploziveve eshte nje sekret qe ruhet jo vetem nga kompanite qe e prodhojne, por edhe nga shtetet ku prodhohet, pasi perben sekret ushtarak. Ne Mjekes, nuk prodhoheshin komponentet qe perbejne eksplozivet, pasi ato jane sekrete sic e thashe me lart. Keto komponente importoheshin. Atje behej prodhimi baruteve dhe eksploziveve per ushtrine dhe minjerat, qe eshte pra procesi i fundit ku bashkohen keto komponente e kimikate. Sado i talentuar te ishte babai juaj, keto pune nuk jane per tekniket. Jane inxhinjeret me pregatitje shume te larte teknike dhe eksperience qe bejne te mundur ndertimin e impianteve te tille dhe pa ndihmen dhe eksperiencen e suedezeve, Mjekesi nuk do kishte arritur te prodhonte as shkrepse.
Inxhinjerit! Nuk duhet ti ofendosh ashtu ushtaret e xhenjos qe, sipas deshmimtarit okular, kane punuar per ndertimin e uzines ushtarake ne Mjekes. Ka patur teknike ndertimi dhe inxh. qe kane drejtuar punimet. Gjithashtu mos ofendo edhe komentuesit e tjere duke ju thene se: “nuk arrini te kuptoni….” Keshtu ofendues dhe mendjemadh duhet te kesh qene edhe me punonjesit e tjere ne uzinen e Gizes.
Po, shume e drejte, ushtaret e xhenjos ndertuan muret e uzines se Mjeksit, por kush i beri projektet e uzines dhe kush e shkroi teknologjine dhe e zbatoi ne Mjekes? A di gje zotrote te na e thote? Sipas mendjes tende, ushtaret me 8 vjecare, ose qofte edhe me te mesmen, na paskan ndertuar nje uzine me nje teknollogji sekrete. Hajde mendje hajde. Inxhinjeret e zbatimit dhe ata te projektimit jane dy gjera te ndryshme more mik. Eshte e lehte per nje inxhinjer zbatimi te lexoje ne leter ato qe ka projektuar nje inxhinjer projekti. Zotesia eshte ta projektosh nje uzine, makine apo edhe cdo paisje tjeter qe kerkon nje shkalle shume te larte kompetence teknike. Problemi eshte se disa si puna jote bejne te mencurin, kur se kane fare haberin per ato qe flasin.
Ajde kafsh hajde kini shpetuar Elbasanin ti me spiunun e UDBse. Po ke mashtron o mut muti.
Makina-Importi quhej ndermarja e tregetise te jashtme dhe jo Makina-Exporti pavaresisht se bente import-export te mallrave. Kam punuar aty. Interviste interesante!
Rrine e rrine dhe dalin si kerpudhat pas shiut, delenxhinjte e asaj kohe maskarade. Mos ja pafshin bojen !
Kam qënë ushtarak(oficer) por ky birbo qënka i pa soj,turp që ka konsumuar populli lekët për shkollimin e tij.Ky duhet hedhur në koshin e plehrave.Nqs duhej magazinuar një sasi e tillë lënde vetëm ky e paska ditur që nuk u LEJOKA, dhe na paska shkuar ky h..e dhe nëpërmjet Q...fitFahri na paskan shpëtuar.
Ky ka qene bashkepunetor i sigurimit bashke me Cen Avllazagain qe shoqeronte grupin e specialisteve suedeze. Oficeri i kontaktit ka qene Sokol Poga
Po me Cenin c'pate a derezi? Ceni ka qene nje perkthyes i thjeshte, kur u kthye nga Ambasada jone ne Tanzani dhe fillimisht erdhi si mesues anglishte ne gjimnazin Dhaskal Todhri te Elbasanit, para se te kaloje si perkthyes me suedezet ne Mjekes. Ceni kishte fare haberin nga teknollogjia, pasi ka qene diplomuar per anglisht dhe nuk kishte se per cfare te spijunonte, pasi ishin suedezet qe njihnin teknollogjine dhe jo e kunderta.
I dashur Elbasanlli, fakti qe ka qene ne ambasaden ne Tanzani e ben me te besueshme qe Ceni ishte bashkepunetor i sigurimit por edhe sikur te mos ishte i rekrutuar nga ministria e puneve te jashtme futja si perkthyes i specialisteve te huaj detyrimisht mbarte edhe mundesine e rekrutimit te mundshem si bashkepunetore i sigurimit te shtetit, shefi i Cenit Sokol Poga eshte gjalle dhe mund ta pyesni edhe per pseudonimin e Cenit kur linte raportet e informacionit ose nqs se je kureshtar po ta them une pseudonimin.
Te gjitha uzinat kimike dhe ushtarake ne bote kane risk te larte por jane aplikuar teknologji moderne qe i shmangin rreziqet. Pse pak te rrezikshme ishin dy sferat e amonjakut ne Azotikun e Fierit, bomba atomike, por ishte nje uzine me parametra te larte teknik.
Maxhun Peka bashkepunetor i ngushte me Enverin! i Qimi i Pekajve ( i nipi) bashkepunetor i ngushte me Daktorrin! Rustem Gjata, nje nga kriminelet e Enverit! Çlirim Gjata( i biri) bashkepunetor i Daktorrit! Fahri Balliu i lidh direkt me Mehmet Shehun e Enverin! Sot, Fahriu dhe i biri bashkepunetor te Daktorrit! Gjithçka rastesi o njerez, mos u merzisni! Te rroje Saliu, motrat Vokshi e Karmina!
Po mirë o spiun, mik i spiunit tjetër, Fahriut, një gjë nuk na the. Kush ishte ai Kryeministri, të cilin e informuat për rrezikun në Elbasan? A kishte emër ky kryeministri?
Bete miljona duke shitur stoqet e ushtrise. Mijra ton. Tani prishni parate larg Saliut qe u kerkonte perqindjen.
E shpetove ti apo fariu?? Kte ndaje . Se nuk te morem vesh
"inxhinjeri" Mendova të mos komentoja më tej butaforinë tuaj, pasi për periudhën para dhe pas tranzicionit jam duke menduar të shkruaj një libër, ku do të përfshijë edhe atë pjesë të jetës sime. Si gjithmonë, në mungesë të argumentit, mashtruesit përpiqen të injorojnë faktet dhe të denigrojnë individët, për të mbajtur në këmbë gënjeshtrat e tyre. Unë që po ju shkruaj, jam një nga ata " ushtaret gjysem analfabete" që ndërtuan, atë vepër shumë të rëndësishme për kohën. Dhe faktkeqësisht apo fatmirësisht jam kolegu juaj (sepse në ndryshim nga ju e vazhdoja fakultetin natën dhe autoritet ma ndërprenë në mes, për ta mbaruar pas ushtrie). Kur teknicienët përpiqen të bëjnë edhe historianin, i shtyn ose nostagjia ose marrëzia. Unë kam më shumë se ju për ta anatemuar atë sistem, por nuk gënjej si ju. Është e vërtetë që sistemi i kohës produktekt më të mira i eksportonte jashtë vendit dhe që p.sh produktet e kablove të bakrit shkonin në Gjermani, më shumë për cilësinë e bakrit të tyre sesa për cilësinë e vet kablove. Por ashtu siç shkruante një lexues me (niknemin) "emigranti 1" specialistët që punuan aty, të mesëm apo të lartë (sepse ne ushtarët, ndërtuam tynelet dhe ndërtuam godinat, ku ju të përkëdhelurit e sistemit, aplikuat shkencën) dhanë kontributin e tyre të çmuar. A edhe një gjë, pse erdhën suedezën në Mjeks? apo për të bërë seks, sepse me sa di ata janë dhe të ftohtë. Dhe meqënëse nuk më besoni mua, pyesni ndonjë të afërmen tuaj sepse në kohën që punuam ne, aty u specializuan me dhjetra laborante!!!
Zoti Arberori-ka qene nje fjale e perdorur ne vitet e komunizmit per ata qe mbaronin shkollat naten kur thuhej se "edhe kungullit i duhen ca ore drite cdo 24 ore per tu rritur". Me kete nuk dua aspak tu ofendoj, pasi juve mundet te jeni nje perjashtim nga rregulli i pergjigjshem. Juve mundet te shkruani libra sa te doni, po gjetet lexues, por nuk mundeni qe te mbuloni te verteten. Packa se ankoheni per regjimin e asaj kohe, perseri duket qarte nga ato qe shkruani se e keni te ngulitur ne ndergjegjen tuaj thenien e asaj kohe "prodhojme cdo gje me forcat tona". Pretendimi se paskeni qene juve me shoket tuaj "ushtare" ato qe paskeni ndertuar Mjeksin, nderkohe qe specialistet syedeze paskan ardhur ne Shqiperi per seks, eshte vertet butaforik. Personalsiht nuk jam specialist eksplozivesh, por i industrise berthamore, ku punoj edhe sot prej me shume se 25 vitesh. Njohurite specifike qe kam ne kete fushe shume te vecante, me bejne te besoj se edhe fusha e eksploziveve eshte po aq specifike sa ajo berthamore dhe me siguri qe duhen shume me teper njohuri per te ndertuar nje impiant te tille qe tejkalon ato te "ushtareve" apo edhe "inxhinjereve" me diploma nate. Uroj qe juve te jeni nje ekzemplar i rralle qe te jete ndryshe nga te tjeret, por te pakten duhet te pranoni se ne kohen kur keni qene ne Mjekes, keni qene nje "vogelush" dhe asgje me teper. Juve, kur perdorni fjalen "ushtaret ndertuan" i referoheni atyre qe perdornin kazmat e lopatat per te ngritur muret e uzines se Mjeksit, por si inxhinjer qe qenkeni, duhet ta dini se para se te filloje procesi i ndertimit te nje vepre, duhet te kaloje ne procesin e projektit, qe fatkeqesisht nuk behet nga ushtaret e "talentuar" si puna juaj, por nga "injorantet" specialiste inxhinjere si puna e atyre suedezeve qe paskan ardhur ne Elbasan per te bere seks me ato "dhjetera laburantet e Mjeksit". Une nuk kam patur te aferm ne Elbasan, pasi si djale i lindur e i rritur ne Tirane, ne nje familje intelektualesh qe kane qene te shkolluar ne shkollat me ne ze te Europes qe ne kohen e mbreterise, nuk kam patur "fatin" te kem asnje nga te afermit e mi me profesion si laborant; as ne Tirane dhe as ne Mjekes. Juve, nga njohurit qe paskeni, me siguri duhet te keni te afermit tuaj qe paskan "provuar "trajnimet suedeze" ne laboratoret e Mjeksit, prandaj do te ishte e udhes qe ta ndanit eksperiencen e te afermeve tuaj me te tjeret ketu tek TEMA. Ne te kunderten, do benit mire qe te mos perdorni sarkazem ne debate me kedo qe ka nje mendim apo njohuri ndryshe, pasi dukeni qe nuk e keni ate aftesi. Uroj qe ta shkruani ate liber qe keni premtuar dhe mbase do te kam fatin qe ta lexoj dhe mbase me beni qe te ndryshoj mendim. Gjithe te mirat.
Ky Granit Leka eshte ose genjeshtar ose idiot. Duke punuar ne Institutin e ushtrise me drejtor Ilir Hoxhen pse shkon dhe zhgaravitet me nje spiun ordiner si Fahri Balliu, kur kishte mundesi direkt te informonte Ilir Hoxhen dhe mbyllej qarku.
Fjala zotëri ju shkon njerëzve me personalitet, meqënëse në mungesë të fakteve po merreni me mua si person, unë e kam për nderë të pranoj që shkollën e kam mbaruar, duke vazhduar edhe të punoj dhe kjo jo për mungesë të rezultateve të mia të shkëlqyera për meqë doni ta mësoni, për arsye bjografie (gjyshi im për ju "Giza" ka qënë i shkolluar në Selanik dhe si nip avokati, regjimi që ju përfaqësonit nuk mund t'i lejonte të vazhdonte shkollën ditën, pasi ato vende ishin të rezervuara për pinjollët e tij )"Giza me permbajtje te larte kromi qe prodhohej ne Furrelartat tona ne Elbasan, shitej nen kosto. Kete e di me siguri, jo vetem une, por te gjithe koleget e mi qe ne ate kohe punonim ne Uzinen e Gizes ne Elbasan" - "Personalsiht nuk jam specialist eksplozivesh, por i industrise berthamore, ku punoj edhe sot prej me shume se 25 vitesh". Këto fjalë janë të shkruara nga ju "Giza" dhe jo nga ndonjë trillim i imi, por mashtruesit e tastjerës e kanë memorien e shkurtër. Dhe meqë paskeni kureshtje, me shumë dëshirë do t'ju përfshi edhe ju në libër, ku një kapitull i veçantë do të jetë për, ju që u bëtë disidentë të sistemit pasi i kishit vjelë të gjitha të mirat materjale dhe ai nuk kishte më fuqi të rrinte në këmbë. Mos kini merak do e kem parasysh "këshillën tuaj" për të treguar edhe eksperencën time seksuale.....
O Arberori-po mire more djale paske harruar se shkollat e larta, diten apo naten nuk u jepeshin atyre qe quheshin te "deklasuar". Meqenese zotnija jote e paska ba universitetin naten, atehere mos na u anko se paske qene i persekutuar. Kam pasur ne klase, ne te mesmen dy nxenes, nje djale e nje vajze, te dy nga ato familjet e para te quajtura me biografi te keqe, qe megjithese ishin me te miret, nuk shkuan don ne universitet. Perfunduan te dy aty ku pononin edhe prinderit e tyre duke i rene qylykes, packa se ishin ma te miret ne shkolle. Ne ate kohe, shumica e atyre qe shkonin ne shkolle naten, nuk kishin mesataren e duhur nga shkolla e mesme, ose nuk kishin financat e duhura, por nuk banin pjese nea te kategori qe ishin te padeshiruesmit e pushtetit komunist. Ato pak gjana qi shiteshin jasht, pervec mineraleve te kromit e bakrit, shiteshin me marr valute, prandaj nuk kishte rendesi cmimi. Kompensimet baheshin nga pagat qesharake qe na jepnin ne komunizem.
Dikur, diku në kasaba plaku i fisit shkoj e komandën la. Çohuni djem, babai ju la thirri më plaka e fisit, e hidhëruar dikush halleve t'ju bëj ballë ndryshe lumi do të na marrë. Jam unë këtu foli me gjeste veshgjati dhe u hodh përpjetë nga inati që askush për rreth vlerat e tij, si spikati. Nuk e kish i ngrati me plakën e mjerë por me ata që e shihnin si diçka pavlerë. Ti je i mirë, plaka i tha por për të pëllitur e mbajtur dru e jo për të drejtuar, një kasaba.
Demokracia me gjithë mangësitë e saj, i afron mundësinë, çdo njërit të shpreh "të vërtetën e tij" për ngjarje dhe fenomene të ndryshme të shoqërisë. Secili mund të ketë këndvështrimin e tij, e rëndësishme është që të jemi të vërtet në atë që shprehim dhe themi. Duke e mbyllur këtë komunikim me poezinë e mësipërme, shpreh dëshirën që të kem dhënë kontributim tim modest.
Arbnoro-shume t'drejt ke ene tina qi s'ta paskan var kur paska vdek ai plaku. N'demokraci ene gamori ka t'dejt me u nigju, kushtu pra jepi, fol sa t'kesh munsi se e rrit ma shum kontributin.
Nuk mund te diskutohet ,per kete rast,se ku eshte shkolluar dhe sa eshte shkolluar.Nje njohjes i mire i teknologjise se prodhimit dhe magazinimit,shkon ne uzine per inspektim,kontroll,studim shkencore,a ku ta di une,dhe shikoni nje gjendjen allarmante.Ne vend te jape alarmin,te shkunde qe nga drejtuesit e uzines e deri te puntori me i thjeshte ,per eliminimin e menjehershem te rrezikur,shkon dhe i ankohet Pilaf Paces.Ky qendrim eshte neglizhim ne detyren.Ose eshte i qellimshem,Mes te tjerash Edhe per qellime karieriste.Dhe "heroit"del e mburret.