A e vrau Zogu Bajram Currin?

6 Mars 2026, 12:40Dossier Nga Indrit Vokshi

Ngjarjet taman nisin kah viti 1922! Në 1921 konflikti për anijen me armë në Shëngjin, ku Zogu iu thoshte jo, se sapo na ka njohur bota, me premtimin që për momentin do të rrimë do të konsolidojmë shtetin dhe smund të bëjmë veprime që sna i pranon "Versaja".
Partia e Bajram Curri e Hasan Prishtina me shokë, mbaheshin si krah i fortë luftarak. Për rivalitet politik, nuk pranuan ngritjen e Ahmet Zogut, sepse Zogu ishte gjithashtu si ata, politikan me krah të armatosur me vete, veçse ishte 25 vjeç. Dhe nuk mund të rrinin dy gjela në një kotec. Bejlerët e tjerë nuk kishin krah ushtarak.
Kah fundi i 1922, partia opozitare nisën kryengritje të armatosur për të rrëzuar qeverinë. Kryengritja nisi në prefekturën e Kosovës, Tropojë, Krumë, Kukës. Bajram e Hysni Curri, si dhe çetat pro tyre brenda Kosovës, synonin rrëzimin me armë të qeverisë në Tiranë.
Zona Neutrale e Junikut ishte "zonë tampon" e njohur nga Lidhja e Kombeve sepse paritë e vendit nuk kishin lejuar vendosjen e kufirit, ende. Bajraktarët e Junikut janë fis Voksh, si edhe Beqir agë Vokshi, nipi i Sulejmanit të Lidhjes, u kërkuan nga qeveria e Tiranës që të zbresin në Krumë e të bisedojnë me parinë që të mos përdoreshin për luftë partiake. Synohej qetësimi i situatës dhe vendosja e paqes.
Sapo nisen për ketë mision, partia kryengritëse, çetat e Azem Galicës e Ram Binakut, paritë e berishëve, vrasin me atentat Beqir agë Vokshin. Pastaj vritet edhe Salih Bajraktari i Junikut. Beqir Vokshi ishte anëtar i Komitetit të Kosovës dhe përfaqësues i shqiptarëve në Trieste ku D'Annuncio mbajti mbledhje me "renegatët" e popujve brenda Jugosllavisë. Kjo vrasje asgjësoi e suprimoi Zonën Neutrale të Junikut hunbje e cila ishte humbje e madhe për shqiptarët.
Përgjatë gjithë 1923-1924 gjendja ishte tejet e tensionuar. Zogut iu bë atentat në parlament nga opozita. Atentati u organizua nga "Bashkimi" e Avni Rrustemi. Ironikisht organizata kishte emrin e Dorës së Zezë; emri zyrtar i Dorës së Zezë ka qenë "Bashkim ose Vdekje" (Ujedinjenje ili Smrt), se Dora e Zezë ishte emër metaforik. Si në Serbi si në Shqipëri, organizatat kishin program zyrtar vrasjet politike. Zogu i shpëtoi atentatit dhe pas dy muajsh u vra Avni Rustemi.
Edhe kjo na është paraqitur si "tradhëtati vret patriotin". Zogu kishte luftuar qysh 18 vjeç kundër serbëve në Lezhë dhe kishte shtypur 3 kryengritje serbe kundër shtetit të brishtë shqiptar, kishte garantuar Kongresin e Lushnjes, por ishte tradhëtar. Avni Rrustemi asnjë luftë e asnjë kredencial patriotik, ishte patriot.
Ndodhi mësymja e qershorit 1924 të cilën këta e quajnë revolucion demokratik. Revolucion demokratik i cili dënoi nja 100 vetë me vdekje dhe nisi të vriste dhe tiu digjte shtëpitë kundërshtarëve. Qeveria e Revolucionit u njoh veç nga Bashkimi Sovjetik.
Britania nuk pranonte një qeveri pro-sovjetike në Shqipëri. Ndaj urdhëroi krijesën e vet, Jugosllavinë, që tia vendoste Zogut në dispozicion territorin për tu kthyer në pushtet. Urdhëroi edhe Greqinë të vepronte njëlloj me Myfit bej Libohovën i cili u fut nga Greqia. Qeveria pro-sovjetike u rrëzua. Zogu nuk u fut me trupa serbe; u fut me trupa shqiptare të cilët ishin mbledhur në kufi por kishte 150 bjellogardistë me vete; ata komandoheshin nga Britania, dihet.
Pas 1925, krahu i opozitës vazhdonte të organizonte qëndresën me armë në Veri. Zogu emëroi personin e përshtatshëm për ta "nënshtruar" Veriun. Cena beg Kryeziu ministër i brendshëm, Hasan beg Kryeziu prefekt i Prefekturës së Kosovës. Kryezinjt ishin vetë "tropojanë" në termat e sotme. Ata janë prej fisit të Bytyçit. Dhe deri në Luftën e Dytë rrinë "agjentë të Britanisë".
Kur u kap njëri nga oficerët që qëndronte me Bajrm Currin në mal, hetuesia e pyet, çfarë thoshte Bajram Begu gjatë kohës në mal? Ai përgjigjet, Bajram Begu thoshte se pata shpresë në ketë Malsi, por këta kishin qenë krejt me Cena begun. Pra Cena begu ishte më i fuqishëm dhe i kishte kthyer njerëzit pro vetes, sepse ai ishte vetë familje historike me prejardhje prej Malsisë së Gjakovës dhe kishte besnikët e vet.
Fijet ishin aq të ngatërruara sa; familja Curri kishte hasmëri me Kryezinjt e Gjakovës, mirëpo baba i Bajram Currit, Shaqir aga, u vra nga Lidhja e Prizrenit sepse ishte pjesë e "gardës" që mbronte ambasadorin e sulltanit Maxhar pasha dhe, Abdullah begun e Kryezinjve. Këta kishin vrarë Beqi Vokshin, por dëshminë e oficerit të Currit në hetuesi, ai thotë së në male na erdhi Vojvoda i Vokshit. Ec merre vesh kush ka qenë vojvoda sepse asokohe Krasniq, Gash, Bytyç, Voksh, Berishë, kanë pasur secili fis mbi 4000 anëtarë. Dhe konflikt ka qenë i dyfishtë; konflikt me qeverinë e Tiranës, konflikt mes fiseve "alpine" me njëri-tjetrin, si edhe përçarje brenda vetë fiseve. Pak e shumë si ngjarjet e Tropojës në vitet 1997-2000.
Pra ka qenë një luftë totale politike, kush vret i pari tjetrin. Të gjithë kishin luftuar luftë patriotike, të gjithë kishin secili kredencialet e veta në luftë me serbë, mirëpo të gjithë kishin secili interesat politike, afilacion me një qeveri, opozitë apo shtet të huaj.
Kështu që nuk ka vrasje të patriotëve nga tradhëtarët, ka vetëm fatkeqësi; vrasje politike për rivalitet dhe sundim.
Abdullah begu i Kryezinjve ishte dekoruar për luftë kundër Rusisë në Plevna. Dhe pasi ai u vra me Aksionin e Gjakovës se nuk pranoi t'i dorëzojë Lidhjes mikun ambasador, u thur vargu: "Vajmedet për Abdullah begun/ miqt e prem e vet i dekun". Sepse në aksionin e Gjakovës që ndërmori Lidhja ku i msyu Gjakovës me 4 minë ushtarë kundër shtëpisë së Abdullah Drenit, u vranë nja 11 pashallarë, secili prej tyre i fortë e njeri që kishte luftuar.
Abdullah begu u vra bashkë me agallarë e pashallarë e 50 mirditorë prej Fani, sepse nuk pranoi ta dorëzonte mikun, ambasador i cili u dërgua për të zbatuar vendimet e Kongresit të Berlinit. Dhe Kosova as asokohe as sot nuk e quan tradhëtar por e quan burrë fatkeq i cili vdiq për mik. Vetë rapsodia e paraqit Abdullah begun duke thënë kështu nëse dorëzoj mikun: "Se m'ja nxon edhe djalit syt/ mi thonë baba tu ka korit/ skam çka baj veç me e dhanë ket shpirt".
Shqip; ka qenë një fatkqësi ku të gjitha "shpijat e pushkës" dhe fiset e Veri-Lindjes deri në Deçan e Drenicë u përfshinë në konfilkt të armatoaur. Këto patriotë e tradhëtarë na i futi historiografia enveriste për shpërlarje truri masive.

18 Komente

  1. Z
    Zogoll pordha

    me se paku do ta kete prere ne bese dhe e ka vrare njeri tjeter per te. Tipike shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. "
      "...nese gervish sado pak nje sunit or shiit shqip

      Pabesia,prototipe e muslimon brothers.... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkërdheni

      Si mundet të ndryshohet një histori se na mërziten bythqirat e Zogut. Unë jam i natyrës që burrat e shtetit studiohen me të mirat dhe të këqijat e tyre. Pjesën tjetër lejani popullit. Mos gënjeni ti ngreni vlerat sepse e ulni më shumë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter

        ...eshte koha ta bejme rishtazi pastrimin e historise, si ky vokshi qe paston mootin me shurre

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje batalion e dy kamjona

          ...vec pse Esat Toptani e ka varri ne Beograd, se kam kuptue?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbëror

            e ka ne Paris, jo në Beograd.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              E ka ne Paris . Tek varrezat e ushtareve serb.

              Përgjigjjuni
          2. .
            ........

            Jo, Bajramin nuk e vrau Zogu, se nuk dolën në duel, por e vranë njerëzit që i kishte vënë Zogu. Siç vuri njerëz që vranë Avni Rustemin, që nuk kishte as armiqësi farefisnore e krahinore e as kumbari të prishur; ai nuk ishte as bej, as bajraktar, as vojvodë e as agë. Zogu, si përfaqësues i rodit të tij prej bajrsktari, shpagoi gjakun e dajës së tij Esat - tradhëtarit dhe hoqi qafe një demokrat në rrugën e tij drejt vetshpalljes mbret. Nuk ishte vetëm ai që aderonte në shoqërinë "Bashkimi", por gjith rinia përparimtare e kohës. Avniu ishte një politikan demokrat. Nuk kishte bej shqiptar që nuk kishte krah të armatosur. E ktheve të gjithë historinë e Shqipërisë me përplasje mes fisesh e ruajtje në besë të armiqve të kombit (qeveritarëve turq antikombëtar) ndaj Lidhjes së Prizrenit. Por gjithsesi, nuk vë në dukje zakonin e disa fiseve shqiptare, që për të "mbijetuar" lidheshin, gjysma me njërin, e gjysma me krahun tjetër. Ashtu edhe si ka ndodhur me Vokshët: Sul e Beqir. Se ç'donte Komiteti i Kosovës në Trieste me D'Annunçion, që sqaronte "renegatët" (qafirët, në kohë të turkut), e Jugosllavisë, veç autori e di, kur na sqaron që së herëshmi lidhjet dhe mëritë vdekjeprurëse fisnore të veriorëve. Se si Zogu 18 vjeç kishte shtypur 3 kryengritje të serbëve(!) në Lezhë, vetëm "historiani" Indrit Vokshi e di. Po për Bijen Vokshin, nuk ka gjë për të thënë? Apo "dora e kuqe" e komunistëve e detyroi të lidhej me luftën ANÇ; ndoshta ndonjë "dorë e zezë" e përtej kufirit? Ku dihet, edhe mund të ketë ndodhur me këtë zallamahi që paraqet autori. Historia nuk bëhet me ç'ke qenë ti a të parët e tu, por me ç'ke bërë në momentin që merret në shqyrtim çasti historik dhe pastaj reflektimet krahinore, fisnore apo familiare; sa kanë ndikuar ato në krahun që ke zgjedhur. Kosova Avdullahun mund të mos e quaj tradhëtar, nuk quan tradhtar as Devën (s'u ka bërë ndonjë të keqe atyre, por jo këtej kufirit); as krijimin e falangave naziste në dispozicion të Hitlerit, që e ndoqën pas, nuk e quajnë ndonjë gabim, as besprerje ndaj antifashistëve. Sa për historiografinë komuniste "trushpëlarëse", edhe kjo që sugjeron ti, është po ashtu "trushpëlarëse", mos më keq. Historia është shkencë shoqërore dhe interpretohet sipas botkuptimit, nisur nga dokumentacioni historik. Gjithë narrative tënde është një histori folklorike.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juavuri

              Pra ti GQ na ben hero HAMUT Zogollin???? Avni Rustemi ngelet ne jete te jeter HERO.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kendeveshtrimi tjeter

                prape nuk na e the:A e vrau Zogu Bajram Currin?? sa per kete Abdulla Begun;Mire bene qe e Vrane, sepse edhe vete e thua z.Autor..ai Ishte Mbrojtes i Ambasadorti qe kerkonte Aplikimin e Kongresit te Berlinit.. 1-Ishte Kongresi i Berlinit qe NDAU Trojet Shqipetare, dhe po ky Kongres i Ndyre NJOHU akoma edhe Malin e Zi, per Shtet..kur Mali i Zi ne ate kohe nuk kishte as 200.-mije Banore...sepse u Unfliencua nga Ruset, dhe mos Harrojme qe ne ate kohe edhe vete Gjermania ishte e Ndare ne Pashalleqe... 2-Eshte e vertet se Avni Rustemi nuk kishte Luftuar, sikur se Zogu apo Bajram Curri..por kishte VLERAT E TIJ sepse Qeroi Esat Pashen ne Parise,,dhe dikushe qe bene kete e di edhe vete Denimin qe munde te ishte me Vdekje... 3-Zogut i eshte bere Atentat edhe ne Vjen..si dhe ne Parlamentin Shqipetare ku mbeti i Plagosur....dihet se Zogu donte ti "Hante Koken" Avni Rustemit..sikur se Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines edhe Bajram Currit.... Pra Lufta Politike ishte midis Grupeve, si dhe kush e kush nga Keto Grupe kerkonte Mbeshtetje nga te Huajit.. 4-Ahmet Zogolli, u ARMATOS nga Pashici i Serbise, si dhe Oficeret Bjellogradiste i kishte "Dhurate" nga Serbia...dhe jo vetem Bjellogradiste(Gardistet e Bardhe te debuar nga Russia Cariste)..por Zogolli erdhi me Hejbet me Florinje Serbie.. Thenja e Famshme e Pashicit Serbe Dikur:Ik i thote Ahmet Zogut Miku ime i sotem dhe Armiku ime i neserme...SEPSE E DINTE SE SHQIPERIA ishte Drejte Formimit te Shtetit... @@Esat Pashe Toptani, u Vra si Qene ne Parise.kur Kurveronte me nje Prostitute Elize Dafur ishte Emri i saj dhe ishte 22-vjece.. Esati, bente Marreveshje kuinder Shqiperise, dhe u thoshte te gjitha Fuqive PO, qe kerkonin Copetimin e Shqiperise, Mjaftonte qe Esat Pasha te Paguhej Mire, dhe te kishte nje Poste me vone ne Shqiperi.. Zogu i vrau te gjithe Kundershtaret e tije , ose i detyroj te Largohen ne Ekzil...

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Shqiperia ne ate kohe kishte nevoje urgjente per stabilitet politik, e jo per anarki fisesh, individesh e pa fund mundesi anarkike. Fuqite e medha qe formuan shqiperine donin nje shtet normal per shqiptaret e normaliteti ne shqiperine e kohes do te thonte te asgjesoheshin kushdo qe nuk e pranonte normalitetin, ta kishte emerin e namin sado te madh. Shqiperia eshte e para e jo individi.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ccc

                    Zogu deri në fund të mbretërimit kishte për llogari të vet me dhjetra gjaqe Si do ishte shteti shqiptar nëse do kishim qenë republik prej 1920 ?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kolgecaj, por jo i lagjes Mut-afaj

                      O Vokshi anal-ist, ke bërë nji anal-izë as mish, as peshk. Nejse. Brezi i ri dhe në veçanti brezi qê rrjedh nga dumbabistat e sotëm nuk e dijnë, sepse nuk janë të interesuar për jeten dhe veprimtarinë e heroit të popullit Bajram Curri. Kurse brezi i ri, që rrjedh nga familje patriotike dhe me traditë patriotike Shqiptare, e njef mirë historinë e Bajram Currit, sidomos Malsia e Gjakovës. Tradhetari i kombit, hajduti, zagari dhe lepuri Ahmet Zogjolli, e vrau heroin e popullit Bajram Curri me doren e komandantit të xhandarmerisë mbretërore, qelbësirës Kadri Mehmetit dhe të skuadrës së tij shetitse në Malsi të Gjakovës. Në pergjithsi, ata qê janë popull me gjak patrioti në Shqiperi, dhe në veçanti populli i Malsisë sê Gjakovës, nuk kanë nevojë për anal-ista 20 vjeçarë, zvarranikë të studjove televizive Serbe në Tiranë, për tê anal-izuar dhe "mikroskopuar" me mikrkoskop Serb, jeten dhe fundin e Bajram Currit, sepse e njofin mirë historinë e vertetê. Nejse. Tradhetari Kadri Mehmeti, ishte lindur dhe rritur në fshatin Kolgecaj ( sot qyteti Bajram Curri ) në Tropojë. Në janar të vitit 1945 pasi u shpartallua ushtria Gjermane në Shqiperi, mbetjet e kesaj ushtrie u nisen për të shkuar në Gjermani, dhe tradhetari Kadri Mehmeti terhiqej bashkë me keto mbetje të ushtrisë Gjermane, sepse ishte ballist dhe bashkpunëtorë i pushtuesve Gjerman, dhe gjatë terheqjes së tyre, partizanët Kosovarë e kapën Kadri Mehemetin në dalje të Kosovës, të cilin e pushkatuan bashkë me familjen e tij dhe i hodhën në një bunar. Kadri Mehmetin nuk e pushkatuan si ballist tradhetar, por e pushkatuan dhe e zhdukën si vrasesin e heroit të popullit Bajram Curri. Eshtrat e tradhetarit Kadri Mehmeti dhe të familjes së tij, nuk u nxorên kurrë nga ky bunar. Shtatorja e heroit të popullit Bajram Curri, është e vendosur në vendin më të mirë të qytetit, qê sot ka emrin Bajram Curri. Me zhvillimin e jetës dhe kalimin e viteve, dalin të tjerë "heronj" dhe duhet ti "nderojmë" me çdo kusht. Qellimi i ketyre shkrimeve " as mish as peshk", bëhet me piksynim, qê të zhvendoset shtatorja e Bajram Currit dhe vendi i tij të pregaditet per shtatoren e "heroit të Viçidolit, legjenden, gjigandin dhe kopilin e kurvës Shiqere, Sali Vuk Shiqerja. Sepse, pa qi nanen Shiqere, heronjt e Trapojës Azem Hankari dhe Sali kopil Shiqerja, janë shumë më gjigandë dhe shumë më të dashur dhe të rrespektuar në Malsinë e Gjakovës, se "katundari" Bajram Curri......!!! PS- Malsia e Gjakovës e din mirë, por desha të specifikoj, qê tradhetari Kadri Mehmeti, ishte kushuri i parë i të njêjtit oxhak, i zorrês pa kolonë verterbrale, legenit Besnik e Andi Mustafaj.....!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fshatari.pafshat

                        Ketu eshte vrare e po vritet cdo dite para syve tane LANC e popullit Shqiptar dhe ju debatoni "e vrau nuk e vrau" per ngjarje ku mungojne teresisht dokumentat, pervecse thashethemeve krahinore e lepirjeve per interesa personale ne ato vite, dhe sot...Mos debatoni me qiellin kur kembet i keni ne toke.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          Sigurisht, Zogu nuk morì armet te shkonTE Ne Dragobi, por dergoi forcat e tij, kryesisht tropojane. Pasi e vrane e lane ne shpelle dhe u larguan. Pas tre ditesh Kane shkuar luftetaret Hasiane qe e Kane marre trupin e tij dhe e Kane varrosur ne Has. Nuk e kuptoj pse I eshte vene emri Bajram Curri qytetit TE tropojes dhe jo qytetit TE Hasit.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tropojani patriot.

                            Ty komentuesit " trapajane hesapi", në parim ju jap të drejtë dhe po ju spjegoj : Bajram Curri u vra në Tropojë, në mes tê shoqeruesve tê tij Tropojanë. Megjithse Trap-Trapojanët janë zagarët dhe qelbësirat më të mëdhenj të kombit Shqiptar, ti komentuesi T.Hesapi, duhet të kuptosh qê në atë kohë, Zogjolli i Matit kishte vulen e shtetit Shqiptar në dorë dhe për rrjedhojë, prefektura e Kukës-Has-Tropojë gjindej në Kukës. Pra, kur u vra heroi i popullit Bajeram Curri dhe u la vetëm në shpellen e Dragobisë, sepse shokët e tij të luftës u zhdukën si minjt kur shembet galeria, trupi i heroit Bajram Curri, u muar nga xhandarrët e vet-shpallurit mbret Zogjoll shkerdhatës, dhe u dergua në Has, të cilin e publikuan publikisht për disa ditë, për ti friksuar popullin e veri-lindjes së Shqiperisë megjithë Kosovë, dhe u varros aty. Jam dakort me ty, që Hasi të emerohej " Bajram Curri", mqnse Heroi i popullit Bajram Curri, u varros në tokën e Hasit. Tropojë, me qendrimin e saj në orêt dhe minutat e fundit të jetês sê Bajram Currit, nuk e meritonte të mbante emrin e Bajram Currit, dhe duke analizuar jeten Shqiptare në pergjithsi dhe jeten Trapajane në veçanti keto 30 vitet e fundit, Trapoja është kthyer në "vatikanin" e sektit kombêtar të pederastisë, tradhetisê dhe degjenerimit kombëtar, dhe si vend i tillëk, mendoj, besoj dhe jam totalisht dakort, qê qytetit ti hiqet emri i heroit Bajram Curri, dhe ti vendoset emri i shkerdhatave Azem Hankari dhe Sali kopil Shiqerja, të cilët janë liderêt e pederastisê Shqiptare.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Munika

                              Doli edhe nje qelbesire zogiste qe shtremberon faktet. Zaten shume nga krimet e tij, Zogu I beri me doren e kosovareve,

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                demke xhani

                                nuk e kuptoj , njehere thone Avni Rustemi ishte " vrases me pagese " njehere e shndrrojne ne patriot dhe opozitar te Zogut.. morti u hengert , cdo dite prodhoni nga nje Hero te paqene , dhe harroni ata qe ishin me te vettete Patriotet e shqiperise..

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje