“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

4 Mars 2026, 08:00Dossier Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Më 16 tetor 1973, ndërkohë që e gjithë bota ndiqte me vëmendje konfliktin e përgjakshëm në Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe vendeve arabe, e njohur ndryshe si “Lufta e Yom Kippur”-it që zgjati një muaj, udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, priste një grup ushtarakësh të lartë nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të cilët kishin shkuar në vilën e tij në qendër të “Bllokut” të udhëheqjes, për t’i uruar ditëlindjen. Gjatë fjalës së tij, pasi u uroi mirëseardhjen, udhëheqësi komunist Enver Hoxha, u foli atyre për situatën në arenën ndërkombëtare, ku në qendër të vëmendjes ishte konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme.

Sa më sipër bëhet e ditur nga një dokument arkivor, i nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, ku midis të tjerash në bisedën me ushtarakët e lartë, Enver Hoxha ka folur mbi rolin e superfuqive (SHBA-ës dhe Bashkimit Sovjetik), në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke u ndalur në rëndësinë strategjike të naftës arabe. Në atë periudhë kohe (tetor 1973), Shqipëria komuniste ndodhej në një fazë të rëndësishme të politikës së saj të jashtme, pasi kishin filluar krisjet e para me Republikën Popullore të Kinës të udhëhequr prej Mao Ce Dunit, pas vizitës në Pekin të Presidentit të SHBA-ve, Richard Nikson, gjë e cila do ta çonte në infinit izolimin e Tiranës zyrtare, nga e gjithë bota.

Në atë takim i cili zhvillohej në një moment tensionesh të larta në arenën ndërkombëtare, Enver Hoxha në fjalën e tij fokusohet edhe “në unitetin e ushtrisë me partinë, duke analizuar rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë dhe qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj ndërhyrjeve të superfuqive në konfliktet rajonale”. Fjala e tij, mbetet një dëshmi e rëndësishme e gjuhës politike të asaj kohe dhe strategjisë diplomatike të Tiranës zyrtare, ku udhëheqësi kryesor i saj, Enver Hoxha, rreket të interpretojë krizat ndërkombëtare, duke e paraqitur Shqipërinë si një “ishull parimor në një det intrigash imperialiste”! Për më shumë na njeh dokumenti në fjalë, të cilin Memorie.al po e publikon të plotë, në kuadrin e ngjarjeve që po ndodhin aktualisht në Lindjen e Mesme.

DOKUMENTI ARKIVOR I TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME NJË GRUP USHTARAKËSH TË MINISTRISË SË MBROJTJES, I ZHVILLUAR NË SHTËPINË E TIJ, KU NDODHESHIN EDHE HYSNI KAPO E RAMIZ ALIA

“PARTIA NA MËSON TE PUNOJMË, TE KRIJOJMË, TE VIGJILOJMË EDHE TE MBROJMË”

Nga biseda me një grup ushtarakësh

Mirë se na erdhët, shokë, faleminderit për vizitën.

Jam shumë i kënaqur që piqemi. Jua shpërblefsha në gëzime. Nderimi që më bëni ju, i takon Partisë sonë heroike, që na edukoi dhe na kaliti, që na mësoi e na mëson çdo ditë si të luftojmë dhe të punojmë vazhdimisht e më mirë, për interesat e lartë të popullit tonë trim.

Prandaj, edhe jetën tonë ne ia kushtojmë asaj, Partisë sonë të shtrenjtë. Kaq sa kemi bërë për popullin e mrekullueshëm të vendit tonë, është shumë pak. Sado të punojë njeriu, sado e gjatë të jetë jeta e tij, nuk mund të thuhet se ai e ka kryer plotësisht detyrën ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Të gjithë ne jemi kurdoherë borxhlinj ndaj popullit që na lindi e na rriti, prandaj duhet t’i shërbejmë atij me besnikëri deri në vdekje. Siç e dini, rreziqet e jashtme dhe të brendshme që mund t’i kenë se Shqipërisë, nuk janë të pamundshme, prandaj Partia na mëson të punojmë, të krijojmë, të vigjilojmë dhe të mbrojmë. Në Lindjen e Mesme arabët po luftojnë kundër sionistëve, imperialistëve amerikanë dhe social-imperialistëve sovjetikë.

Të dyja superfuqitë imperialiste, duke u nisur nga interesat e tyre, po bëjnë gjithçka që popujt arabë të rrojnë në skllavëri, që pasuritë e tyre t’u shërbejnë imperialistëve amerikanë dhe sovjetikë, prandaj dhe lufta aktuale e ka burimin te lakmitë e tyre për të hedhur në dorë pasuritë e popujve arabë, të cilët duan të çlirohen e të jetojnë të lirë.

Shteti i Izraelit nuk është tjetër veçse një armë në duart e amerikanëve, kurse sovjetikët luajnë rolin pompës zjarrfikëse në luftën çlirimtare të popujve arabë, që janë zgjuar për të kundërshtuar kolonializmin dhe neokolonializmin.

Interesat e imperialistëve dhe aspiratat e popujve arabë po bien ndesh, po ballafaqohen në fushën e luftës. Mos harroni, shokë, se lufta zhvillohet këtu në pellgun e Mesdheut, afër nesh dhe flakët e saj mund të shtrihen edhe tej kufijve shtetërorë të palëve ndërluftuese.

Popujt arabë, pavarësisht nga shkalla e unitetit midis tyre, u bashkuan në luftë kundër armikut të përbashkët. Pra, është krijuar një situatë e favorshme për luftën e tyre, të cilën as amerikanët, as sovjetikët nuk e dëshirojnë.

Kjo gjendje revolucionare, po të vazhdojë, do të kontribuojë në forcimin dhe në kalitjen e unitetit arab në dëm të imperialistëve amerikanë dhe sovjetikë. Në luftë e sipër, këta popuj do të zbulojnë më mirë intrigat dhe komplote të armiqve, do të pasurojnë eksperiencën e rezistencës kundër tyre dhe do të fitojnë.

Në këtë luftë arabët do t’i njohin akoma më mirë miqtë dhe armiqtë e tyre dhe do të dinë të vlerësojnë më drejt ç’janë liria dhe pavarësia të fituara me gjak, me djersë e me sakrifica. Ky moment revolucionarë në Lindjen e Mesme ka tronditur gjithë botën kapitaliste.

Këtu nuk është çështja e humbjes së shkretëtirës së Sinait, por e interesave të mëdhenj të koncerneve kapitaliste të naftës. Nëntoka arabe ka 7 për qind të tërë rezervave të naftës në botë, pra, në raport me sipërfaqen e tokës, kjo është sasi e konsiderueshme.

Në qoftë se me këtë konflikt të armatosur do të pengohet furnizimi i naftës, imperialistët, të tërë me radhë, do të vihen në vështirësi. Ka shumë mundësi që në këtë luftë të ndërhyjnë imperialistët, bile mund të thuhet se ndërhyrja e tyre ka filluar.

Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, disa lajme thonë se pak armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët. Sovjetikët në të vërtetë nuk duan t’i ndihmojnë fare arabët, se interesat e tyre të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më të mëdhenj, prandaj nuk duan të ballafaqohen me to, por janë gjendur ngushtë para opinionit publik botëror e, s’kanë çfarë të bëjnë.

Kuptohet se në këto kushte fatet e luftës varen nga rezistenca e vetë arabëve. Ne, siç e dini, kemi qenë dhe do të jemi në anën e popujve arabë dhe të të gjithë popujve të tjerë që luftojnë për liri dhe pavarësi. Sa më të fortë, vigjilentë, të armatosur dhe të përgatitur për mbrojtje të jemi, aq më tepër ndihmohen miqtë tanë.

Ne jemi vend i vogël, por me ato mundësi që kemi, i përkrahim pa rezervë miqtë. Kur është puna për të mbrojtur atdheun e miqtë tanë, ne askujt nuk ia kemi frikën, përkundrazi armiqtë na tremben, jo pse ne kemi raketa dhe mirazhet, por sepse kemi armë ideologjike, që sqarojnë opinionin botëror.

Këto armë janë më të forta e bëjnë shumë më tepër efekt nga ç’bëjnë raketat dhe mirazhet. Këtu qëndron arsyeja e dashurisë dhe e respektit të madh që kanë popujt e botës për Shqipërinë. Në vendet arabe, si në të gjitha vendet e tjera të globit tonë, e kanë në gojë Shqipërinë për qëndrimin e saj të drejtë e parimor ndaj ngjarjeve ndërkombëtare.

Unë dhe shokët e mi të pranishëm, Hysniu e Ramizi, ju falënderojmë shumë për vizitën që na bëtë ju, shokë të dashur të luftës, oficerë të ushtrisë sonë të lavdishme. Këtu midis jush ka edhe veteranë, që kanë dalë në pension, por të tërë ne jemi një, se nga lufta kemi dalë.

U transmetoni të gjithë shokëve, ushtarë, oficerë, nënoficerë dhe veteranë të Ushtrisë sonë Popullore, përshëndetjet tona më të zjarrta, urimet më të mira të Partisë dhe të Komitetit të saj Qendror. Ju ftoj ta ngremë një dolli për Partinë tonë të lavdishme dhe për ushtrinë tonë trime! Të rrojë Partia! / Memorie.al

21 Komente

  1. N
    Nje i Moshuar

    Nuk e di nese Shqiperia e ka fat te lind edhe njehere nje Burre Shteti , larg-pames INTELIGJENT , Vigjilent Patriotin LEGJENDAR si ENVER HOXHA ja tek jemi pas 53 vitesh para nje realiteti te thene ne vitin 16 Tetor 1973 ? Lavdi vepres se Enver Hoxhes , i pa haruar KUJTIMI i tij ...!!!!

    Përgjigjjuni
    1. i
      i djegur

      Torollak

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        futi një pseudonim tjetër dhe vari carët!!më mirë do ishte "Një i Indoktrinuar"!!o i indoktrinuar a e di se ishte vetë enveri që ka njohur,nga të parët,shtetin e izraelit??në prill të '49ës!!enveri nuk ka folur nderyshe nga të gjithë diktatorët!!përfshi dhe këtë mistrishten që pretendon të bëhet diktator në amerikë. diktatorët flasin aq thjeshtë dhe me gjysëm argumeta sa të gjithë budallenjt ju besojnë!!ti brënda grupit të besimtarëve!!

        Përgjigjjuni
      2. R
        Realisti

        Mund ta shajme e sa te duam Enverin,por realiteti ne vendet arabe eshte pikerisht siç thot zoti Hoxha. Aty ka vetem interesa per zhvatje, per nenshtrim.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ke të drejtë islamist,pavarsisht se enveri më shumë urrente fenë islame!!e vetmja për të cilën e mbështes akoma!na bëri shqiptarë!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Ndershmeria shoqerohet me varferi.

          Nuk qendroi kot lider derisa vdiq..Ne kete vend kur sheh pasardhesit nje njeri qe vret gjoja me Kanon se eshte skuth dhe tjetri qe dehej bozuqeve te athines e rrinte moteleve te Greqise e kupton qe Enveri ishte zgjedhje optimal dhe pse zgjedhja e tij per te shkelur ne rruge te pashkelura na mori ne qafe .Por keshtu ndodh gjithmone te ndershmit ata qe u qendrojne parimeve vdesin te varfer.Matrapazet vdesin ne Vila,si Sali qe rrihte gjoksin per apartamentin parafabrikat dhe nen rrogoz gjeneroi 50 apartamente e Vila.

          Përgjigjjuni
          1. a
            ah mer legen

            Veri ishte nje bq lokal. Kuptoi rendesine e te ndenjurit ne hije, duke leviz fijet per te mbajt pushtetin me diktat dhe vrasje. Keto qe shkruante i vidhte nga marksistet e Europes qe shkruanin te qete kafeneve kapitaliste.

            Përgjigjjuni
          2. 1
            1200 lek

            Ti i moshuar duket se paske qen spijun se po te kishe provua burgjet ose kampet e internimeve do fliitshe ndryshe.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reply to 1200.....!!!

              Une kam provuar ne kuriz Luften e klases , pamvaresisht se isha me i afte apo i ndershem se sali krimineli , kam bredhur fshatrave duke sherbyer me devteshmeri , se kam ulur asnjehere koken apo te bej fajtor Enver Hoxhen ? Gjemen ta bente shoqeria ne te cilen jetoje dhe jo Enveri kur ishe me i afte se ata ? Keshtu kam ecur deri me sot duke u perplasur dhe fituar me forcat e mija pa ja shtrire doren kujt dhe jo per te spiunuar? Po te lexosh formohesh dhe Po nuk pate tahma apo mellef , tregohu I paneshem , ju ka ngel sahati keq tek spiunlliku dhe jo ke puna dhe e verteta ? Kush do qe ta shaj Enver Hoxhen , flet VEPRA e tij qe ka lene pas . Edhe njehere po e them : a do te kete fatin Shqiperia te lind perseri nje BURRE SHTETI si Enver Hoxha ???? Ke permendur 1200 lek , sot po e mesoj per here te pare , paske qene goxha i “ shkathet “ !!!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Ju lumte Zotni! Qenkeni Burre i Vertete. Nuk eshte puna te behet avokatia e Enver Hoxhes, por te thuhet hapur e verteta, me te mirat dhe te keqijat e veta. Enver Hoxha nuk ishte Perendi, por nje njeri me vlera qe ka bere edhe gabime. Lidhur me situaten ne Lindjen e Mesme ka bere analiza te bazuara, te thella e largpamese. Faktet flasin vete me zhvillimet ne Irak, Afghanistan, Siri, Libi, Libyan, Palestine-Gaza e se fundmi ne Iran. Agresioni izraelit me mbeshtetjen e Trampit eshte nje genocid i tmerrshem.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Besimi tirane

              ENVER HOXHA POLITIKAN BOTEROR, STRATEG DHE DREJTUES VIZIONAR NJERI ME KULTURE DHE INTELIGJENCE TE MADHE TE PAKRAHASUESHME ME ASNJE LIDER TJETER BOTE> mjafton te lexoni veprat e tij, lexoini kot per sport. dhe do te bindeni cfare ka parashikuar ai qysh asokohe.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zana, Gramsh

                Lavdi Vepres se ndritur te Enver Hoxha.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komandat

                  Te themi ate qe eshte Shqiperia ende njihet ne bote nga emri i Enverit I cili nuk kishte nevoj te vishte atlete me kostum, re dhuronte piktura apo skuptura apo te thyhente kurrizin sic bejne keta plehrat e demokracise. Te gjithe qe degjojne per Shqiperine permendin Enverin. Asnje figure tjeter nuk i afrohet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kiri

                    Ky fjalim i enver hoxhes duhet te lexohet.ne parlament ne qeveri e sidomos opozita qe te kuptojne largepamesin etij e te kuptojne se cfar pleherash jan ata vete

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mendim

                      Inatin ja ki, Po hakun mos ja ha. thote populli. Te drejte ka pasur sa ska Ku te veje me. Le ta shojegojne ekonomiste e politikanet pse vendet arabe i Kane kembet ne naften e jetojne ne varferi, qofte Europa qofte te tjeret Kane bere dhe bejne maksimumin qe te vene qeverri kukulla neper keto vende qe ti shfrytezojne indirekt meqe koha e kolonive ne menyre te direkte ka ndryshuar. I shtypin e shfrytezojne me lezet tani. Çdo gje behet per interesat e tyre financiare dhe nuk i behet vone as per diktaturat e as per popullatat.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SOKRATI

                        Udhëheqës me atdhedashuri të paparë! Të tillë burra shteti lindin rrallë, prandaj njerëzve u jepet mundësi të mësojnë dhe të bëhen të ngjashë me si ai... I pa harruar emri dhe veprat e tij!

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zeus

                          Ka then vec nji te vertet te madhe, ktu nuk ke cfare i thua

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            drejtesi e munguar

                            O Kalosh,ky dokument qe thua ka qene sekret eshte i hapur tek libri i Enver Hoxhes per lindjen e mesme.Rreziku qe AI burre thote eshte ai qe tha Z.Minxhozi dje dhe qe dikush e pergenjeshtroi per pafuqi te Iranit te na sulmoj.Analfabetet e sotem ne politiken shqiptare nuk dine te lexojne e te nxierrin mesime.Ata jane thjesht sherbetore te kapitalisteve.Enveri mund te kete bere shume "gabime" por ishte burre largepames e politikan i holle.Ai ishte me shtylle kurizore e jo zvaranik kenetash.Vetem deklarata e tij ne Konferencen e Paqes ne Paris,"Nuk kemi ardhur te na kerkoni llogari por tu kerkojme llogari per gjithe padrejtesit qe i jane bere Shqiperise".Burra te tille duhen vleresuar edhe me gabimet e mundeshme.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fshatari

                              Ne vitet 70 Enveri me krenari deklaroi se ka krijuar Njeriu E Ri. Pse ne 70 ? Spse duhen 25 vite te manipulosh mendjen e nje gjenerate. Pra ne 93 ishin plot 2 gjenerate te deformuara. Njeri I ri eshte: hipokriti, mashtruesi, servili, genjeshtari, hajduti, spiuni, I pabesi, mburracaku, morracaku, tradhetari, llafazani, dembeli, kokeshkrepur, I paduruar, I paedukuar, I shemtuar, i dobet = komunist. Pas 90 kur u shtua edhe lakemia materiale, ky njeri u fundos me keq. Asnje fakt sja ndryshon mendjen ketij njeriu. Fatkeqesia eshte se keto jane tiparet karakteristike te shqiparit sot. Ata qe duan te ndyshojne kete njeri jane duke humbur kohen. Le te vdesi I ‘’lumtur’’ ne mizerjen e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                NACIONALISTI

                                "" FSHATARI"" QYTETAR U BE E KEQJA E KETIJ VENDI ENVERI E DINTE MIRE SHPREHJE" "KATUNDAR ME SHTATE LEKUR QYTETAR NUK BEHESH KURRE" "PRANDAJ JU DHA SHATIN DHE BUKE MISRIT E DINTE E SE FAR MUTI ISHE JA SHIKO SALIUN DHE E KUPTON KATUNDARIN FSHATARIN KOOPERATIVISTIN APO FERMER IN E SOTEM

                                Përgjigjjuni
                                1. j
                                  jam pa fjale

                                  i habitshem naiviteti i formimit te ketyre njerezve qe admirojne enverin. qenie te tilla njerezore qe jane si shushunja kulti duhen zhdukur

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje