“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

25 Shkurt 2026, 08:00Dossier Nga Gëzim Zilja

Memorie.al / Pesë ditë pasi në Tiranë u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit Enver Hoxha, më 25.02.1991, komitetit i partisë i rrethit të Vlorës organizoi një marshim demonstrativ me punonjësit e Pashalimanit drejt “Sheshit të Flamurit”, ku do të mbahej një miting në përkrahje të emrit të diktatorit. Punonjësve u ishin thënë, se do t’u paguhej dita e punës. Ishte ora rreth 1000 e paradites, kur autobusët, të mbushur plot me punonjës të Bazës së Pashalimanit, ndaluan në “Skelë”. Njerëzit filluan të zbrisnin dhe nën komandën e sekretarëve të partisë, filluan të rreshtohen. Në duar disa mbanin bukën e mbështjellë me gazetë, e të tjerë portrete të Enver Hoxhës e disa parulla. Në krye, në gjatësinë e rreshtit, spikaste një beze e kuqe, e shkruar me të bardhë; “Enver- Shqipëri” dhe “Vullnetarët e Enverit.”

Pa u vënë akoma në lëvizje, turma që udhëhiqej nga drejtori i Pashalimanit, Luto Hasko, dhe titullarë të tjerë të komitetit të partisë në rreth, filloi të bërtiste; “Shqipëri-Enver, jemi gati kurdoherë”. Ndërkohë disa punonjës, tinëz u larguan nga grumbulli, duke mos dashur të shkojnë te “Sheshi i Flamurit”. Sapo turma kaloi “Kulaçin” dhe përparoi rreth 50-metra, si me magji s’dihet nga mbinë rreth njëzet djem, të moshës 25-40 vjeç të gjithë “skelarë” ose zona përreth. Pjesa më e madhe ishin njerëz të thjeshtë dhe pa ndonjë angazhim politik.

Njoha midis tyre Xhoxhi Priftin, berberin e Skelës; Hamdi Memetin, këpucar; Vilson Haskaj, pilot në port; Namik Mustafaj, teknolog në Sodë; Koto Zilja, trajner pranë Klubit Sportiv “Flamurtari”; Nasip Imeri, saldator në Fabrikën e Çimentos; Kastriot Axhami, peshkatar; Gjergji Kallçia, Sulo Nebiu, Lefter Islami etj, të gjithë lindur e rritur në Skelë. – “Ndaloni more shkërdhata, ku po shkoni”!- ulëritën djemtë e “Skelës”.

-“Doni të ngjallni diktatorin, por nuk kemi për t’iu lënë. Kthehuni se do ta pësoni keq”. Pa komandë, pa udhëheqës, djemtë e “Skelës”, filluan të ndjekin turmën, që marshonte (shumë ishin larguar) në mes të bulevardit, ku spikasnin instruktorët dhe sekretarët e partisë, që lëviznin gjithandej dhe ruanin kompaktësinë e turmës. Me gjithë të sharat dhe ofendimet, “vullnetarët” me portretet e Enver Hoxhës, vazhdonin përpara. Atëherë grupi i vogël, që lëvizte paralel me turmën, e humbi durimin. Dikush lëshoi kushtrimin: “U bini me gurë komunistëve! I qëlloni me gurë zagarët e Enver Hoxhës! Mos i lini qentë e Enver Hoxhës, të shkojnë në ‘Sheshin e Flamurit’! Poshtë komunizmi”!

Kaq u desh. Dhjetëra gurë filluan të fluturonin mbi turmën, që vazhdonte të thërriste: “Shqipëri, Enver”. Asnjë gur nuk shkonte dëm. Ndërkaq grupi i djemve të “Skelës” ecte në trotuar, paralel me turmën, duke bërtitur “Liri-Demokraci – Kokë e Dullës në tepsi”. Pa arritur te dera e ish-Kombinatit të Peshkut “Ernest Telman”, pikërisht në krah të bufe “Skelës”, turma stërmadhe e protestuesve të Pashalimanit, u ndodh ballë përballë me ata pak djem, që donin t’i ndalonin. Përplasja ishte e shpejtë dhe e egër.

Qëllohej me ç’të mundej. Pas dhjetë minutash, turma u praps, duke lënë në asfaltin e rrugës dhjetëra parulla, portrete, një beze të madhe, të kuqe, të grisur, gurë e copa pllakash të shkulura nga trotuari, shishe të thyera, hunj gardhesh, e gjithfarë sendesh, që mund të përdoreshin në këtë dyluftim të paparashikuar, trup me trup. Rreshtat e rregullt të punonjësve të Pashalimanit u shpërbënë, duke ia mbathur kryesisht në drejtim të godinës së madhe të komitetit të partisë, që ndodhej aty pranë, të ndjekur nga thirrjet dhe goditjet me gurë të sulmuesve.

Turma e gjakosur u shpërnda në të gjitha drejtimet; një pjesë e përbërë nga “Vullnetarët e Enverit”, u grumbullua në godinën e komitetit të partisë. Për dy orë njerëzit u strehuan në godinë: “vullnetarët” me frikën e djemve të Skelës, që prisnin aty pranë si skifterë gati për t’u përleshur, dhe drejtuesit e punonjësve me instruktorët e Partisë, me shpresën e një marshimi të ri, drejt “Sheshit të Flamurit”.

Kundërshtarët në një distancë të afërt shkëmbenin të shara. Një instruktor partie, kërcënoi: -“Në burg do t’ju kalbim! Nuk e lëshojmë pa gjak, se me gjak e kemi marrë”. Një plakë çame e lagjes që kalonte rastësisht aty, e dëgjo, ktheu kokën dhe mallkoi: – “Mos paçi varr, o Zot i Madh”!- Nuk i shau, nuk i kërcënoi, nuk kërkoi të hakmerrej, vetëm kërkoi, që ajo farë e njerëzimit që quhej komunizëm, të dënohej përjetësisht me harresë, të mos kishin më, as emër e as varr.

Plaka ishte e veshur me tumanet karakteristike të zonës së Çamërisë dhe mbi kokë i ndrinte lahuria e bardhë. Nuk e ktheu më kokën prapa. Në ditar atë ditë kam shkruar edhe këto rreshta: “ Shikoja me vëmendje njerëzit e strehuar te godina e K.P-së dhe këta të tjerët, të gatshëm për sulme të reja në qoftë se turma do të nisej përsëri në qendër. Njësoj të veshur, të ushqyer, ndoshta dhe pa ngrënë mëngjes atë ditë, njësoj të varfër, dhe ashtu si unë e im vëlla, kishin në turmë të afërmit e tyre, ndoshta edhe vëllezërit e baballarët.

Duke parë instruktorët e Partisë, që nuk pushonin së vrapuari, midis punonjësve të Pashalimanit mendoja: – “Përse i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit, në emër të kujt”?! Unë isha i bindur se, në qoftë se punonjësit e Pashalimanit do të ishin treguar të vendosur, në marshimin e tyre drejt “Sheshit të Flamurit”, me siguri te “Kulaçi”, “Skela” do të kishte patur në të ardhmen një pllakatë, për të vrarët e asaj dite. Rrugët e kësaj lagjeje të vjetër, me banorë të varfër, që rrojnë me djersën e ballit, trima e kokëkrisur, do të ishin larë me gjak të pafajshmish.

Falë Zotit që kjo nuk ndodhi! Punonjësit një e nga një e, dy e nga dy, dilnin nga godina e komitetit dhe ia mbathnin për në shtëpi. Mitingu në përkrahje të Enver Hoxhës dështoi, në sajë të shpirtit demokratik e guximtar të djemve të “Skelës”, të etur për liri. Për më hollësi shiko librin ditar: “Drejt Perëndimit”. P.S. Kiço Mustaqi bashkë me Xhelil Gjonin, ishin themelues të shoqatës ekstremiste, famëkeqe: “Bashkimi i Vullnetarëve të Enverit”, më 12 shkurt 1991 në Berat.

Marshimet, kërcënimet dhe anti-mitingjet e anëtarëve të kësaj shoqate ogurzezë për rivendosjen e busteve të diktatorit, do të mbahen mend për një kohë të gjatë, nga ata që i përjetuan ato ngjarje. Më 20.02.1991, populli i Tiranës rrëzoi shtatoren gjigante të diktatorit, duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ishte e pamundur që në atë turmë qindra-mijëshe, të lëshoje forcat e armatosura, megjithëse Nexhmije Hoxha deklaronte: “… Të paktën atë çast duhet të vritej një njeri,..”!/ Memorie.al

12 Komente

  1. G
    Go West

    Vetem turp. Ata ishin punetoret e lodhur te Uzines se Pashalimanit. Gjithe jeten ngriheshin ne 5 te mengjezit dhe ktheheshin te femijet e tyre ne 7 te darkes. Ju kishin thene te "demostronin" dhe ata po ecnin ne kembe. Kishte ardhur demokracia! Po demokracia nuk ishte per ta, ata nuk mund te enin ne rruge, (qofte edhe ne nje demostrim te gabuar e te pa vend). Demokracia ishte per Zilet me dy gishta lart qe rrembeni guret e te çanin koken. Asnje istruktor a partiak nuk di te jete demtuar, ndersa shume punetore lumemedhenj u kthyen te pergjakur ne familjet e tyre. Dhe Gezimi krenohet... Keshtu lindi demokracia shqiptare, demokraci e te forteve, e dhunes, e harbuteve. Druaj se keshtu do te vazhdoje gjate.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveri

      Pas 35 vitesh; “Me gjithë të sharat, ofendimet, e molotovet ‘vullnetarët e Saliut’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora

      Po sot ku jane 'djemte e skeles' qe na i kane vene shkelmin ne fyt Edi Rama dhe po shkakton nje spastrim etnik ne gjithe Shqiperine?! Kane 'vdekur' te gjithe. Disa jane te korruptuar deri ne gryke, disa kane frike per vendin e punes ne administrate, me te mire jane larguar, disa mendojne qe Shqiperia po behet lule fale vizionit te krye te korruptuarit Edi Rama. Prandaj ajo djaleri e Vlores ka 'vdekur'.

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi nga bregu

        Skelar e ke kryeministrin! Atje eshte rritur edhe ecjen e qendrimin si skelar i ka... kush eshte nga vlora e kupton (jo keta qe kane ardhur keto 20 - 30 vitet e fundit)!

        Përgjigjjuni
      2. N
        NACIONALISTI

        VLORE MJAFT U MBURRET DUKE E BERE GJOKSIN GROPE. TANI MBURRUNI ME KADASTREN. KU PO VRITEN I VLLA ME VLLA PER NJE GARDH E PER NJE TULLE O MOJ VLORA ME VULE

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Q. K.

          Nga ato vende jam dhe une . E njoh mire guximin e labit dhe Pertej te gjithave , KY shperthimi , kjo qendrese me emocionon . Nje skene te tille Kam pare , ne nje tjeter qytet ( I ardhur ne kohen e vullnetareve me kopacet ) , ku nje grup djemesh , me nje bresheri guresh , shperndan " Nje kolone " burrash dhe grash te drobitur , te cilet , Brenda disa sekondash , humben neper lebirinthet e Mangalemit dhe parrullat e pankartat mbeten rruges si deshmi e nje Bote qe duhet te cmontohej . Nuk me del nga mendja KY cast simbolike . " Go West ", e pranojme se dhuna pjell dhune dhe mbrothesia , ne kohet moderrne , nuk e pranon dhunen . Ama keta Njerez , keta djem te rinj te zhuritur per jeten e vertete , per jeten si Njerez , c'duhet te Benin perballe kesaj skermitje dhembesh te asaj mizorie te papare qe ende perpiqej t'i trajtonte si kavie?! Dhe e dyta , a nuk te vret pak ndergjegja kur krahason kete gjenerate te bukur , te etur per hapsire dhe liri , me funderrinat berishiste , e mbushur me vrases dhe grabites , te drejtuar nga nje misionar madheshtor , nga nje komunist vrases , shume here me I felliqur se sa vullnetaret e Enverit , me emrin Sali Berisha ?! Ketu Gabon tende , zotrote . Dhe me gjase , je ndonje mbeturine e vullnetareve te Enverit, ndersa shumica e atyre djemeve dhe vajzave qe e refuzuan me neveri diktaturen dhe zgjatimin e saj permes misionareve Berishe e co ... Kane ikur drejt Botes se lire. E dhimbshem ta thuash , Po ketu , ne shumice kemi mbetur ne pleqte dhe , domosdo , budallenjte dhe maskarenjte .

          Përgjigjjuni
          1. s
            skela

            Ato ditë ka qënë pikërisht llumi i shoqërisë, ish të burgosur ordinerë, që u ngritën me dhunë për të vendosur "demokracinë". Demokracinë e lejoi dhe e nxiti Ramiz Alia, më pas e nisën intelektualët tip Ylli Popa, e vazhduan studentët dhe e përmbyllën gangot e asaj kohe. Dhe që nga ajo ditë llumi sundon në Shqipëri.

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gen X

            Ah sa mire ja kane bere qenave komuniste/majtiste.Keshtu druri i duhet dhe ketyre bq patronazhiste te sotem.Jane kthyer fiks si ato sigurimsit e felliqur dhe te poshter.Shkopin kokes qenave

            Përgjigjjuni
            1. Çeçua.

              O G.Z. QË SKE PËR TU BËRË ASNJËHERË KËMBORË. JU AHERE DHE SOT KËTA TË SOJIT TËND NË BULEVARD AQ DINIT,DINI E DOTË DINI POR PO TË KUJTOJ NJË ROMAN ME TITULLIN'EPOPEJA E BALLIT KOMBËTAR, . JU O ZILE QË SJE BËRË KËMBOR MË VJEN TURP QË JE NGA LABËRIA DHE JE NGJITUR PAS KËPUCËS SË SALI SËRBIT SI DHE ATA TË TË 1944.DIJE MIRË QË RROTA RROTULLOHET.

              Përgjigjjuni
              1. i
                i ikuri i 91-shit

                Gezim, nuk ishin vetem fshataret e pasha limanit po aty kishte dhe ndonje inxhinjer, mesues apo figura sporti, si ai trainieri i famshem, apo jo! thuaj dhe ndonje emer se nuk u be kiameti...ata fituan Gezim, jan ne pushtet sot, ne e braktisem ikem nga syt kembet

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga nje çolarak

                  Po ate kengen jam skelar nga skelar e Vlores e dini ore.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    ABAZ ALIU TOMORR

                    TRIMAT E XHA JAHOS , GEZUAR RAMAZANIN

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje