Ish-Ambasadori tregon prapaskenat e krizës së 1997-s: Paralajmërova autoritetet në pushtet për shpërthimin

23 Shkurt 2026, 19:40Dossier TEMA

Ish-Ambasadori tregon prapaskenat e krizës së 1997-s:

Në një intervistë për emisionin Dekalog të Roland Qafoku në DritareTV, diplomati Zef Mazi ka komentuar ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, duke lidhur krizën e asaj periudhe me situatën politike dhe ushtarake në Kosovë.

Mazi u shpreh se trazirat e vitit ’97, të shkaktuara kryesisht nga përdorimi politik i investimeve financiare dhe humbja e kursimeve të qytetarëve, u ndikuan edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai përmendi ndërhyrjen e disa zyrtarëve amerikanë dhe rusë, duke përfshirë edhe ambasadorin Juri Ushakov, i cili sipas Mazit, ka qenë aktiv në atë periudhë dhe sot është këshilltar i presidentit Putin.

“Ngjarjet e vitit ’97 nuk mund të kuptohen pa marrë parasysh dimensionin e Kosovës dhe aktivitetin e grupeve të UÇK-së, si dhe presionet e jashtme për ta dobësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, tha Mazi. Ai shtoi se ishte lajmëruar herët institucionet ndërkombëtare mbi mundësinë e shpërthimit të krizës, por pa reagim adekuat.

Diplomati rrëfeu gjithashtu tensionet e asaj kohe në takimet diplomatike në Vjenë, ku përfaqësuesit amerikanë pyetnin si do të veprohej në rast të protestave masive të popullit. Mazi tha se përpjekjet për të menaxhuar situatën ishin të kufizuara, dhe se vendimet e atyre ditëve u morën në një situatë të jashtëzakonshme të tensionuar.

Ai përmendi edhe mospranimin nga ish-presidenti Sali Berisha të disa ndërhyrjeve të huaja dhe diskutimet për misionin e OSBE-së në Shqipëri, duke shpjeguar se kërkohej një mandat që të siguronte jo vetëm prezencë, por edhe karakter diplomatik të përhershëm. Mazi theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë me diplomacinë ndërkombëtare për të menaxhuar krizën dhe për të ruajtur stabilitetin e vendit.

Intervista gjithashtu trajtoi momentet delikate kur ish-presidenti Berisha kishte urdhëruar përgatitjen e një fjalimi zyrtar, i cili sipas Mazit, mund të dëmtonte imazhin diplomatik të vendit, dhe mënyrën se si ai e menaxhoi situatën duke refuzuar ta lexonte fjalimin e dhënë nga presidenti, për të mos krijuar tensione shtesë.

Zef Mazi e përshkroi krizën e vitit ’97 si një ngjarje komplekse me shumë faktorë politikë, ekonomikë dhe ndërkombëtarë, duke nënvizuar lidhjet midis situatës në Shqipëri dhe zhvillimeve të hershme në Kosovë, si dhe ndikimin e misioneve diplomatike në stabilizimin e vendit./dritare.net

4 Komente

  1. X
    Xy

    Sali Berisha asht agjend I per perbetuar I Serbis, ma lezeti ndjen Sali Berisha Kure e shef shqiperine ne flake dhe lufte civile sesa gjat aktit sexual kur bente me gruan e vet at shkinen e shkjaut .

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qazim Mulleti

      Po te degjonte amerik e europjan asgja s do ndodhte.Por si barbar qe eshte e coj kete milet ne fiset zulu...Sali Enver jemi gati kurdohere

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Pse kujtoni se "u ngrit populli" ne 97? Jo or jo, ishin sherbimet sekrete te huaja qe u perplasen ne qeverisjen e Shqiperise. Dhe ata e bene jo se Shqiperia ka ndonje vlere per ta, por se Shqiperia eshte ne Ballkan dhe Ballkani gjithmon ka qene vendi i perplasjes mes Lindjes se Aferme ( Rusia e Sllavet) dhe Perendimit. Mos harrojme Jugosllavia ishte ne zjar nga perplasja Rusi Amerike, dhe UCK ja deshte arme te luftonte ( dhe Shqiperia kishte arme me bollek). Populli nen drejtimin e gjoja elitave Shqiptare ( ata me kollare qe i shikonim ne TV) dhe bandave kriminale ( ata me xhakavento lekure e kallac ne dore) , ishte kukull e tyre. Pse nuk ndodh sot. ( sa shume po perpiqet Berisah te imitoje 97)? Sepse akoma midis agenturave te huaja ska aritur pika qe duhet nje tjeter lufte civile ne Shqiperi ( Zot na ruajt mbase jo me). Mos harrojme edhe rolin e medias si artoparlant propagante te sherbimeve te huaja, e nxiti 97 me zell. ( Lexoni shtypin e 96-97s) NJesoj eshte edhe sot me median. Per sa kohe ata me kollaro ( elitat Shqiptare) nuk jane per kombin e per ne popullin fshatar, por u sherbejne te huajve, frika e nje 97 tjeter eshte gjithmon prapa deres.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zio.....

          Or zoteri, Me heqjen nga programi i PD te kthimit te prones pronareve ne mars 1991, dhe rrahjes me kerbac te te persekutuarve politike me 1994, S. Berisha cimentonte projektin e theneluesve ne distance te Lavires me 08 Nentor 1941... Ne kete vazhde janë dhe ngjarjet e 1996-1997 e deri me sot... Me 1990, ne krye te vendit u gjenden njerez pa prone e pa tradite, dhe fryti eshte kjo qe shikojme sot...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje