“Bëhu me mua se jam katolik më i mirë” - Pëllumb Xhufi: Si e refuzoi Skënderbeu princin që i kërkoi aleancë. Ai fliste një italishte elegante

17 Janar 2024, 10:37Dossier TEMA
“Bëhu me mua se jam katolik më i mirë” - Pëllumb

Në morinë e informacioneve që dihen për Skënderbeun, historiani Pëllumb Xhufi evidenton disa pika të rëndësishme. Ai thotë se arkivi i Venedikut ka botuar 26 vëllime  dokumentesh për Skënderbun dhe ngjarjet e kohës që lidheshin me Heroin Kombëtar.

Marrëdhëniet e mira me Papatin do t’i siguronin titullin mbret nëse nuk do të kishte ndodhur një rastësi fatkeqe. Historiani flet edhe për ndërrimin e feve që kishte bërë Skënderbeu dhe aftësitë e tij diplomatike e strategjike.

Herë quhej princ e herë quhej mbret.

Pëllumb Xhufi: Mbret nuk u bë dot.

S’u bë dot.

Pëllumb Xhufi: Për fat të keq nuk u bë dot dhe ishte e parashikuar siç e thotë Papa Piu II q ë ishte një bashkëkohës dhe mbështetës i fortë i Skënderbeut. Do bëhej kryqëzata në vitin 1464, do nisej nga Ankona dhe erdhi flota, u bë gati dhe vdiq Papa për fat të keq, ishte organizatori dhe Papa i kishte premtuar Skënderbeut dy gjëra, që: ti do bëhesh mbret i Shqipërisë dhe e dyta, do merrte se shteti i Skënderbeut që mjaft i rrudhur, po themi një shtet i Ismail Qemalit pas 500 vjetësh do zgjerohej në treva të tjera shqiptare në Maqedoni, në veri etj mirëpo ky rast iku për një koincidencë fatale, vdekja e Papës nuk realizoi kryqëzatën dhe Skënderbeu nuk u bë por ngeli gjithmonë Dominus Albanie, domethënë “Zoti i shqiptarëve”.

Ndërkohë ju thoni që Skënderbeu ka ndërruar tre fe?

Pëllumb Xhufi: Jo vetëm Skënderbeu, edhe i ati i tij ka ndërruar tre fe. Skënderbeu edhe në këtë qe inovator sepse fenë e kishte të dashur, por nuk thoshte “fe dhe atdhe” por “atdhe dhe fe”. Këtë e nxjerr shumë mirë në një letër që i çon princit të Tarentit, të Italisë së Jugut se ai i thotë “që bëhu me mua” se ishte në luftë me mbretin e Napolit, “bëhu me mua sepse unë jam edhe më katolik se mbreti i Napolit” dhe i thotë “katolikë jemi të gjithë, të gjithë ne që pagëzohemi jemi njësoj katolikë dhe nuk ka katolikë më të mirë dhe më të këqinj. Problemi është që mbreti i Napolit më ndihmon kundër turqve mua, kurse ti lufton kundër atij që mua më ndihmon kundër turqve, domethënë je armiku im, këtu është llogaria që bëj unë”.

Historiani Xhufi thotë se Skënderbeu ishte trupmadh, por nuk kishte egërsi në portret siç e kemi parë në statuja.

Pëllumb Xhufi: Po nisem nga libri i Fan Nolit, i vitit 1921 “Historia e Skënderbeut”, të cilin ai e shkruajti bazuar kryesisht në kronikat e kohës, në radhë të parë shkruar nga Marin Barleti pastaj dhe nga kronikanë të tjerë të cilët janë bazuar kryesisht te Barleti. Në ’47,  Fan Noli u detyrua të shkruajë përsëri  “Historinë e Skënderbeut” që është krejt gjë tjetër.

Pra kemi dy versione nga Fan Noli?

Pëllumb Xhufi: Janë dy versione, njëri që është po themi divulgativ, i pari dhe i dyti që është vërtet një vepër shkencore se bazohet tashmë në vepra arkivore që ndërkohë dolën, u botuan dokumentet arkivore për Skënderbeun të cilat japin një imazh krejt tjetër të Skënderbeut, jo vetëm ai luftëtari me shpatë në bazë të të cilit janë bërë edhe portretet e Skënderbeut, edhe të gdhendura.

Ndoshta-ndoshta, jo ai trupmadhi që njohim ne?

Pëllumb Xhufi: Jo, me trup të madh ishte Skënderbeu por nuk ishte edhe aq i egër sa e shohim te busti i Paskalit.

Historiani shton se Skënderbeu ishte diplomat i jashtëzakonshëm,  strateg dhe i kultivuar. Dokumentet e principatës së Milanos thonë se fliste edhe italisht.

Pëllumb Xhufi: Fliste një italishte elegante.

Italisht, Skënderbeu?

Pëllumb Xhufi: Po, po fliste italisht në mënyrë elegante, në atë kohë italishtja mesjetare ishte anglishtja e sotme, gjuha ndërkombëtare e asaj kohe.

Po ku e mësoi italishten?

Pëllumb Xhufi: Shiko, ne themi  që u formua te oborri i sulltanit. Mos  kujtoni se oborri i sulltanit u mësonte arabisht fëmijëve. Vetë sulltani ishte i rrethuar nga piktorë italianë, mësues italianë.

20 Komente

  1. T
    Taulant

    Jane shume potrete te kohes se Skenderbeut prej piktorit te madh Italian Bellini. Ne biblotekat e Venecias ka shume informacion per Skenderbeun. Ne te gjitha paraqitet si Albanian Princ aty ketu edhe Epiriot. Ne ate kohe nuk ekzistonte termi Epir njihej si Shqiperi e poshtme . Mbas luftes se pare boterore u zevendesua me emrin Epir prej shtetit Grek

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Jo Taulant, e ke gabim. Emrin Epir e kanë vjedhur grekët dhe nuk ka lidhje me grekët. Në shek.VI të erës sonë, perandori i Romës pagzoi Durrësin si qëndër të « Epirus Nova », pra Epiri i Ri. Epiri i vjetër njihej me qëndër Nikopojën, ose Preshevën e sotme. Grekët nuk e kanë patur asnjëherë Epirin, para një shekulli.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oni

        Skenderbeu per fe kishte paren.

        Përgjigjjuni
      2. ¿?

        Po, Xhufo, po, ti nuk e paske marre vesh qe ka dale ai dokumenti qe thote se po te mos kishte vdekur Papa, Slenderbeun do ta kishin bere Kryetar te OKBse. Edhe Sulltani e kishte dhene miratimin e tij.

        Përgjigjjuni
        1. m
          maks

          E ashtu eshte, i kishte premtuar Papa Skenderbeut ta bente mbret dhe zgjerim te kufijve te principates, sikur te ishte Papa i zoti i te gjitha trojeve te globit dhe hiq e jep mbreterve sipas qejfit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            Epo ja qe eshte pikerisht ashtu. Te gjithe mbreterit katolike europiane kurorezoheshin nga Papa. Te papa shkonin dhe mbreterit qe kishin konflikte le njeri tjetrin dhe donin ti zgjidhnin. Te papa u nda dhe « Bota e re » pas zbulimeve te medha. Papët e asaj kohe nuk ishin atraksion turistik si sot, por ishin mbi mbreterit.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              maks o koqe a e ke idenë se në atë kohë ishte papa që kurorzonte mbretërit e europës??papa i kohës së tij,nuk deshte të kurorzonte karlin e madh!dhe e di çbëri karli?shkoi pushtoi vatikanin dhe e detyroi papën ta kurorzonte!pasi e kurorëzoi si mbret të francës ai u rikthye në francë duke u tërhequr!!koqe në atë kohë papa ishte ai që të bënte mbret!!ta paska sqaruar dhe parruca!!

              Përgjigjjuni
            2. K
              Karl Marksi

              Po or, maks dhe ti ?pikpytje, se qe nga komenti qe beni duket se dhe trut pikpytje i keni, prof Xhufi nuk i shpik nga mendja vet, por ka shfletuar dokumente te Vatikanit qe ju tru shkulur sja u rrok truri juaj pikpyetje.

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Ke te drejte ti Kar Marksi, dokumentat e profesor XHufit jane shume te komplikuara. Cudi si ia ka rrok truni edhe atij.

                Përgjigjjuni
              2. a
                astrit

                Figura e Skenderbet sot eshte 70% ,mit e 30% histori e dokumentuar.Historia e skenderbeut duhet te rishkruhet duke u bazuar vetem te dokomente e jo te deshirat tona subjektiste.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbërori

                  Astrit. Po Xhufi këto që na thotë i ka marrë nga arkivat, nuk i shpiku nga mendja. Apo ti e mëson historinë në xhami te hoxha?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Se a ishte figura e Skenderbeut mit apo histori e dokumentuar, me se miri e tregojne 24 beteja te arberve kunder selxhukeve ku ne te gjitha dolen fitues. Ne rrethimin e pare dhe te dyte te Krujes udheheqes ishin vetë sulltanet, Murati II dhe Mehmeti II. Ne te dy rrethimet Skenderbeu me Arberit doli fitues dhe sulltanet u kthyen ne Selxhukistan me bisht ner shalë. Kjo eshte historia e dokumentuar qe, fatkeqesisht disa mbeturina nuk duan qe ta pranojne.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Ton

                    Fakti qe ka nderruar tre fe verteton qe ishte Shqiptar

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      ere

                      Gjeorgji kastrioti greko orthodhoks ,,, serb ,,,,monastiri haindar ,,,agios oros salonik,,,,

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Abdyl Xhabari

                        As ti ske fije greku, por injorant i mjaftueshëm. Shkrimi yt tregon fytyrën tënde gomareske.

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Heretiku

                        Nje gjeni si Skenderbeu, ndoshta do te duhen 1000 vjet qe ti vije nje i dyte Shqiperise. Strateg ushtarak gjigant, i jashtezakonshem, ne te njejtin nivel me ata pak prijesa te medhenj ushtarak te te gjitha kohrave si Jul Qezari, Hanibali, Aleksandri i Madh, Napoleoni e ndonje tjeter. Pervec kesaj ishte nje politikan klasi, diplomat shume i afte, shtetar kalibri. Me beselidhjen e Lezhes qe i pari qe futi ne koken e princave shqiptare nocionin e shtetit, gje qe deri atehere nuk ekzistonte, jo ne trojet shqiptare, por as ne Europe, ne asnje territor. Nuk pati shume fat, se i vetmi mbeshtetes i madh i tij, sidomos ne planin material, papa i Romes i asaj kohe, vdiq ne nje moment kritik; ndoshta fati i shqiptareve, po te mos kishte ndodhur kjo, do te ishte krejt ndryshe ne shekujt e mevonshem. Nuk eshte rastesi, qe me vdekjen e Skenderbeut, sulltani otoman tha: "Nje luan i dyte si ky, nuk i vjen me Europes".

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          e vertet

                          Ishte strateg i madh i mbreteris serbe ,,,,gjeorgi kastrioti ,,skanderbeg

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Naim Frashëri

                            SKËNDERBEU Kush nuk e di Skënderbenë, që nderojti mëmëdhenë?... Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimërija! E di njerëzi e tërë Atë Zot ç’punë ka bërë: ‘Kur hiq Skënderbeu Shpatë Trimave u jepte datë! Burra të veshur në hekur, Dhe luftëtarë të pjekur, Q’ishin në luftë kaluar Përmbi kuaj’ të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ elehtë, Porsi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! Mirësin’ e trimërinë, Me mendjen e urtësinë T’ati Zoti njeri kurrë S’e ka pasur nonjë burrë. Vet’ aty burr’ e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte: Si Tanushi me Uranë, E Mojsiu me Hamzanë Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perlati e Mardini Zenebisha, Araniti. Gjon-Koka, q’ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler e të ndjerë, Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë, Opopo, ç’kanë lëftuar, E ç’punë kanë punuar! Sa mbretër e prensë qenë Njohnë të madh Skënderbenë, Zun’ udhën e urtësisë, Ishin larg marrëzisë... Madhëritë nuk i donin, Po kishin vëllazërinë, S’e qasninë djallëzinë, Pa lan’ emërë për jetë. Zotërinjtë e vërtetë... S’kishin ata thash`e theme Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin e Skënderbenë. - Poezi nga Naim Frashëri

                            Përgjigjjuni
                          2. e
                            e vertet

                            Ishte strategu me i madh i mbreteris serbe ,,,,gjeorgjio kastriota skanderbeg ,,,

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjergj Fishta i riu

                              Pellumb Xhufi nuk asht aspak historian. Se ku e ka gjetur ate logon e perçudnuar Skenderbej ne "arkivat e babes se tij" apo ne narrativat alla shqiptarçe pas vdekjes se heroit. Logoja e tij asht ISCANDERBEG dhe rregulli nuk te le ta shkruash ne forma te tjera logon e tij. e dyta Iscanderbeg nuk ka qene asnje dite ne Turqi, as i vogel, as i madhe. E treta prifti Marin Barleti qe shkruajti per heroin e shqiptarve 36 vjete pas vdekjes se tij, i erdhi keq qe populli i tij ishte bere i teri mysliman dhe per ta lene te lidhur popullin me heroin e tij e dha me filozofi te holle, duke bere sikur Gjergj Kastrioti (ISCANDERBEG) kishte qene ne Turqi dhe nje dite e thirri ndergjegja te kthehej drejtim vendit te vet. Ju la te drejten shqiptarve qe ashtu si strategu i tyre te kthenin nje dite drejte etnogjenezes se tyre. E katerta serbet i dhene nje emer Durad, sepse nuk deshen qe ai te kendohej shqipetar dhe e lidhen me nje familje serbe qe shqiptaret duke e kerkuar ne krahun tjeter do te binin ne gracken e serbeve, ashtu siç ra Fanoli, duke e mbushur me Stanisha, Srakosha e Mamica. te mos flasim pastaj per gabimet e Naim Frasherit dhe frymezimet komuniste te Kadares. Ai, Iscanderbeg ka qene katolik, dibrane, shkollat qe shtate vjeçe i ka ba ne Rome. Atje ka fituar medaljen me koken e dhise qe do te thote Mbreti i luftave ne pjerrsi dhe shpaten ku ka te gdhendur logon e tij ISCANDERBEG. Nuk ka ndrruar asnjehere fe, ate e kemi ndrruar ne pas luftes se humbur me otomanet. Asnjehere luftat nuk jane bere nen filozofite e kulluara fetare por per nje diçka me te madhe se feja. Edhe sot lufta ne bote bahet per demokraci apo autokraci. Nje dite (shume shpejte) do te zberthehet e verteta e heroit te shqiptarve qe do ti nxjerre blof tane shkrimet kushtuar atij, duke u nisur nga filozofia bashkuese e heroit me popullin e tij kurdisur(trukuar) me mjeshteri nga Marin Barleti. Xhufi qe kur e shkruan logon e heroit Skenderbej, i hiqet menjehere e drejta e historianit e bahet zero.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje