Nga Fahri Musliu
“Kërpudha beton’, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi e, gjysmë”. Në asnjë vend të ish-Bllokut komunist të Lindjes, nuk ka gjurmë kaq mizore të së shkuarës dhe diktaturës, sa në Shqipëri. Këta janë bunkerë, ose siç i quajnë të tjerët – “Kërpudha betoni”, që simbolizojnë në mënyrë më të habitshme, një qeveri të çmendur dhe paranojake, që e mbajti vendin dhe qytetarët e tij në izolim të plotë dhe frikë, nga “armiqtë e të gjitha ngjyrave”.
Megjithëse Shqipëria mund të shkruhet për tema të ndryshme, historia e bunkerëve, më ka intriguar që nga viti 1990, kur vizitova për herë të parë vendin. Doja të dija më shumë, për ato ndërtesa të braktisura që mbulojnë të gjithë vendin dhe nuk shërbejnë, për asnjë qëllim!
Muajin e kaluar, ndërsa isha ulur në një nga kafenetë e shumta në qendër të Tiranës, duke biseduar me miqtë, në tavolinën ngjitur, ishte ulur një zotëri i vjetër, për të cilin një koleg më tha, se quhej Josif Zegali dhe se ai kishte projektuar bunkerët në vend, me urdhër te regjimit te atëhershëm enverist. Prandaj e quajnë “Kolonel Bunker” dhe sipas rrëfimit të tij, regjisori i njohur shqiptar, Kujtim Çashku, ka bërë një film me atë emër, një koleg më prezantoi me të dhe Josif Zegali, e pranoi me kënaqësi bisedën.
Pas disa minutash bisedë, për jetën e përditshme, në asnjë moment, nuk e kuptova njeriun, nuk ishte e lehtë për të, të kthente filmin, 35 vjet më parë dhe të evokonte gjithçka që përjetoi ai, familja e tij dhe i gjithë vendi…!
– “Kupolat e betonit, mund të shkatërrohen ose të zhvendosen në vende të tjera, të cilat do të lironin një sipërfaqe të madhe toke bujqësore dhe do të zbukuronin peizazhin”! Kështu e nis rrëfimin, inxhinier kolonel Josif Zegali, i cili mbushi 71 vjeç dhe shton se; duke folur për bunkerët sot, do të thotë të flasësh, për të gjithë historinë e vetme dhe për fatet dramatike e tragjike, të shumë njerëzve në vend.
-“Ideja e bunkerëve, lindi në fillim të viteve 1960, sepse atëherë Shqipëria, shpalli izolimin e saj nga vendet e tjera komuniste dhe mori pjesë në ‘Traktatin e Varshavës’ dhe Enver Hoxha e aparatçikët e tij, arritën në përfundimin, se vendi duhet të ngrihet plotësisht. Numri i tyre, ishte 18-20 herë më i madh, se nevoja e vendit për mbrojtje, dhe detyra për projektimin e bunkerëve, më ra mua, si inxhinier i diplomuar në Moskë dhe njeri me gradën kolonel, të ushtrisë shqiptare”.
-Por, – vazhdon zoti Zegali, – historia e bunkerëve shqiptarë, ka edhe një bilanc të tmerrshëm, për të dhe familjen e tij: tetë vjet burgim (1974-‘82) dhe vdekjen e vajzës së madhe, e cila vdiq nga vuajtjet dhe poshtërimet; shkurorëzimi dhe heqja dorë nga atësia e katër fëmijëve, në mënyrë “vullnetare”, me qëllim shpëtimin e tyre, nga më e keqja. Ai dënohet me tetë vjet burg për; “10 vjet vonesë, në ndërtimin e bunkerit” dhe akuzohet si “agjent i huaj”…!
Z. Zegali, i kujton ato kohë të vështira me dhimbje, që ndihet pas çdo fjale të thënë. Sepse siç thotë ai vetë, ndërtimi i bunkerit, mori me vete djersën dhe gjakun e qytetarëve shqiptarë: çdo vit humbnin jetën; 70-100 persona, në të gjithë vendin.
– “Detyra për projektimin e bunkerëve më ra mua dhe ekipit që unë drejtova, thotë zoti Zegali. – Sepse atëherë, 35 vjet më parë, kur u ktheva nga Moska, për inxhinier ushtarak, u emërova shef i Shtabit Inxhinierik, të Ushtrisë Shqiptare. Çështja e bunkerëve, u trajtua drejtpërdrejt nga Mehmet Sehu, personi i dytë në vend, pas Enver Hoxhës.
– E dini, fortifikimet në vend, filluan menjëherë pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, siç bëhej në të gjithë botën në atë kohë dhe Shqipëria, ishte tërheqëse për shumë vende, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Lufta e Ftohtë, e bëri atë edhe më të domosdoshëm, por fatkeqësia është, se bunkerët u ndërtuan, jashtë të gjitha normave ushtarake dhe inxhinierike.
Sepse, ndërsa ne po punonim për hartimin e tyre, Byroja Politike (Partia e Punës së Shqipërisë), ishte ajo që vendosi numrin dhe vendin sipas sistemit; ‘sa më shumë, aq më mirë’. Enver Hoxha, kishte një qëllim të qartë; – të qëndronte në pushtet sa më gjatë”, thotë z. Zegali dhe shton:
– “Mundësia që NATO, apo vende të tjera Lindore, të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri, ishte e vogël, por mund të ndikonin, në përmbysjen e regjimit komunist në vend. Për këtë arsye, regjimi i Enver Hoxhës, vendosi të rrisë numrin e bunkerëve në të gjithë vendin, në fillim të viteve 1970 dhe bashkë me të, filloi ndërtimi i tuneleve, në të cilët në rast lufte, do të ishte jo vetëm industria ushtarake, të vendosura aty, por edhe të gjitha rezervat për menaxhimin e shtetit.
Kështu, Shqipëria me mijëra kilometra tunele, u bë vendi më i tunelizuar në botë, pas Koresë së Veriut. Klika në pushtet në atë kohë, kërkonte nga ne garanci, për cilësinë e çdo bunkeri individual, – thotë arkitekti i tyre dhe shton se; – Ato mund të shkatërroheshin, vetëm me 300 predha artilerie dhe gjuajtje të vazhdueshme. Kemi bërë teste të ndryshme, në to kemi përfshirë edhe kafshë të ndryshme dhe kemi qëlluar me armë të ndryshme, njerëz dhe bunkerë. Vetëm bërthamore, nuk është provuar”.
Partizan, inxhinier, i burgosur
Josif Zegali, e përjetoi kthesën e parë në jetën e tij në vitin 1943, kur la studimet në Itali dhe u kthye në vend, për t’iu bashkuar Lëvizjes Çlirimtare. Në moshën 17-vjeçare, u bë anëtar i një grupi të njohur partizan, të Pezës. Çlirimi i vendit, e gjeti komisar të një batalioni.
Në dhjetor 1945, Zegali shkoi në Bashkimin Sovjetik, për të studiuar në një shkollë të mesme inxhinierike ushtarake. Tre vjet më vonë, u kthye në Shqipëri, ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në vitin 1954, shkoi sërish në Moskë dhe regjistrohet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake. Kthehet në Tiranë në vitin 1960, me diplomë inxhinier ushtarak dhe gradën kolonel.
Ai kishte një karrierë të madhe përpara: ai u bë Shef i Shtabit të Ministrisë, së Inxhinierisë së Mbrojtjes, deri në vitin 1970. Në atë kohë ,ai kishte 14 dekorata në gjoks, ishte kandidat për Doktor i Shkencave Ushtarake dhe u nominua për çmimin “Hero i Popullit”. Por asnjë nga këto, nuk e ndihmoi të shmangte, kazamatët e Enver Hoxhzës. E pyesim bashkëbiseduesin, për numrin e bunkerëve dhe çmimin e gështenjave?
– “Në vitin 1974, kam nënshkruar një kontratë me Kinën, për blerjen e 3000 tonë armaturë dhe mijëra tonë çimento, pasi deri atëherë, ishin ndërtuar një numër i madh bunkerësh, më të vegjël. Nuk e di numrin e saktë, por shifra. është rreth 600.000 bunkerë, të profileve të ndryshme, nga ata për individë, deri tek ato për kolektivë, me përmasa togash dhe kompanish.
Nëse sot në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti, me një dhomë gjumi e gjysmë. Ose një shembull tjetër: 1 kilometër rrugë e asfaltuar, do të ndërtohej me 20 bunkerë më të vegjël”.
– Shumë oficerë të ushtrisë shqiptare, e kuptuan çmendurinë dhe euforinë e partisë, për bunkerizimin e vendit, por kishin frikë të thoshin diçka. Megjithatë, disa prej tyre rezistuan dhe u shpallën nga autoritetet, si: “armiq të vendit dhe popullit e puçistë”, dhe ai grup oficerësh të lartë, u likuidua në verën e vitit 1974 dhe grupi më i madh, u ndëshkua me ashpërsi, me burgim, internim, apo pushkatim.
Kolonel Zegali, nuk ka mundur t’i shmanget dënimit, që përjetuan kolegët e tij. Ai dënohet me tetë vjet burg, për akuzën e “sabotimit” dhe “agjent i huaj”. “Këtu fillon drama ime personale dhe familjare, – thotë me ton të shqetësuar, zoti Zegali. Tre nga katër vajzat, u internuan në Sarandë, Librazhd dhe Pukë, ndërsa gruan dhe vajzën e vogël, i dëbuan nga banesa dhe nga puna…! Unë dola nga burgu, në vitin 1982 dhe u befasova nga marrëzia e këtij sistemi, kur pashë shkallën në të cilën bunkerët, mbulonin vendin!
I shkrova Enver Hoxhës dhe i kërkova të ndalonte këto marrëzi. Por, tre javë më vonë, më arrestuan përsëri dhe më mbajtën në qeli, për 126 ditë. Vuajtja prek sërish familjen, e cila thuajse po shpërbëhet. Tamara, vajza e madhe, vdes në moshën 34-vjeçare, si nënë e tre fëmijëve. Është një fat i dhimbshëm dhe tragjik, jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për mijëra e mijëra familje të tilla në Shqipëri, që përjetuan diktaturën e Enver Hoxhës”, thotë ai.
Edhe pse Josif Zegali, ka punuar si arkitekt, në diçka që nuk i ka ndihmuar vendit, ai nuk e pranon atë kritikë. – “Kam punuar inxhinier, për të mirën e vendit, por të tjerë kanë qenë ata, që e kanë dëmtuar. Kushdo që kishte bërë atë që bëra unë, me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat”, thotë i dorëhequr zoti Zegali.
Zoti Zegali, edhe pse në vite të avancuara, duket se po kërkon atë ,që nuk e kërkonte njëzet vjet më parë. Ai beson, se bunkerët, janë ende vepra me vlerë. Sepse, 70 për qind e atyre bunkerëve, mund të hiqen ose të përdoren për qëllime të ndryshme. Për ndërtimin e digave, apo porteve të ndryshme, si bazë për autostrada. “Bunkerët, – thotë Zegali, – mund të riciklohen, edhe sepse në Gjermani dhe SHBA-ës, ka makineri të tilla, që thyejnë këto ndërtesa dhe ndajnë betonin nga armatura, e cila mund të përdoret, në ndërtim si material i lire”.
Historia e bunkerit, ka zënë vend edhe në një nga dorëshkrimet e tij, që është në pritje të botimit. Është një temë që flet për fatin e 300 ushtarakëve të ushtrisë shqiptare, të cilët përjetuan më të keqen, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
Filmi “Kolonel Bunker”
Sa herë që z. Josif Zegali, takon aktorin Agim Qirijaqi, në rrugët e Tiranës, i thotë; “Ku je, o kolonel bunker”, ndërsa aktori i përgjigjet: “Unë jam në film, por ti je një kolonel i vërtetë”. Josif Zegali, është aq real, sa historia e tij në fakt, frymëzoi regjisorin e njohur shqiptar, Kujtim Çashku, të realizonte një film, të quajtur; “Kolonel Bunker” (Kolonel Bunker), një nga bashkëprodhimet më të suksesshme, me francezët dhe polakët.
Totalitarizmi shqiptar, e inkurajoi Kujtim Çashkun, të shfaqi tragjedinë e lartpërmendur. Prania e Zegalit, në fillim dhe gjatë xhirimeve të filmit, e ndihmoi regjisorin, të gjente detaje dhe personazhe, për skenarin e tij. “Me ndihmën e simbolit të bunkerit, – thotë Çashku, – u përpoqa t’u transmetoja njerëzve, idenë, se paranoja kolektive, u krijua kundër një armiku imagjinar, që nuk u shfaq kurrë dhe nuk e dimë kurrë, kush është.
Le të mendojmë për një moment, ndjenjën e alarmit dhe një luftë të mundshme, që po krijonte një Shqipëri të traumatizuar”!
Dhe për ta paraqitur atë realitet, bunkeri shfaqet ashtu siç e shohim ne, në jetën reale: dikush bën dashuri në të, i siguruar nga një “mburojë socialiste”, ndërsa dikush tjetër, e kthen në tualet.
Kolonel Zegali shkoi si cjapi te kasapi, thote populli. Diktatori Enver Hoxha e hapi vete varrin e tij historik me 1. Mbylljen e ekonomise se Shqiperise, 2. Luften e Klasave. 3. Kooperativat malore.4. Tufezimin.5. Shpenzimet buxhetore ne masen 50% per sigurimsat e MPB dhe oficerte e MM, ku hyne edhe shpenzimet per Bunkeret. Pse nuk i dinim ne keto? Zegalit nuk iu durua e hoqi kapistren dhe i dha gojes. Goja llap e kurrizi dap!
TE ZUNE HAKAT E BASHKFSHATAREVE TE TU O SPIUN!!! QE NE EMER TE TYRE PERFITOVE EDHE GJATE LUFTES KUR QAJE!!! I GENJEVE EDHE PER PENSION E LUFTES, O PLEHRE!! SE NGA FSHATI MAZHAJ I LUSHNJES JE
kolonel zegali ka paguar per cka gatuar .eshte e turpshme kur nje ushtarak i larte flet per armiq imagjinare .a kane egzistuar ata per shqiperine dhe a egzistojne ende ?enver hoxha thote zegali i ndertoi bunkieret per te zgjatur jeten e rregjimit te tij .si do ta zgjaste duke ndertuar bunkiere?o zegal ,bunkieret jane prone e shqiptareve te gatshem per tu perdorur ne nje dite te veshtire ,dite te cilat skane qene te pakta per ne shqiptaret .mos haro o zegal se dhe vende shume me te perparuara se ne kane ndertuar bunkiere.kur armiqte ndertonin bomba e armatoseshin deri ne dhembe enver hoxha perpiqej tu krijonte mbrojtje shqiptareve .ndoshta dhe mund te jete tepruar ,por te hedhesh poshte kete sakrifice eshte poshtersi .prandaj zegal hesht me mire ,se ndoshta duke heshtur mund te thuash me shume .
Qe ishte gomarrllek ndertimi i kaq shume bunkereve ishte,por parate i pagoi kinezi,Ndihma ushtarake kineze falas ishte 6-7 here me e madhe se ajo ekonomike
Nje mut. Tere shpenzimet per bunkeret, fortifikimet dhe armatimet financoheshin nga Kina. Zegali me shoke ne ate kohe mburreshin me sa kishin bere, pas 90 e hidhnin topin gjetke. Burralece.
E paske pensionin te mire derisa ke kohe te komentosh. Si duket mer ekstra nga Dega e Dyte e MPB.
Më vjen keq për kolonel Zegalin(si ing)ndërsa su ish padtizan exhenjer(këtë të dytën në pikpamje usht.)më duket se nuk e ka s.p.s.kudo në këtë botë jarane të mbushura me luftëra nuk e di është më mirë ta kesh gati apo si puna e asaj pulës që kur i vjen veza elëshon në shesh dhe kushdo mund ta marë apo ta shqelmoj.Zotëri Zagali do të bënte mirë të na tregoj një mënyrë tjetër për RUAJTIEN E FORCAVE DHE MJETEVE.Ndërsa sa për tokën le të bëjë një hesap tjetër.
Josifi Ka merita si pergjegjes per ndertimin e objekteve dhe bazave ushtarake e dettare.Sidomos per bazat e aviacionit ne Rinas e kucove.Por flet gabim ne lidhje me fortifikimin.Bota ndertonte armatime e bomba atomike,bente luftes lokale ku eksperimentonte ,provo te dhe persoste tekniken dhe armatimin.Ne nuk prodhonim bomba atomike.Edhe armatime e municion prodhuam kur Zegali ishte ne Burg.Atehere per te mbrojtura jeten e njerezve tane ,a duhet te fortifikoheshim?Pse,Enveri do strehohej ne 600 mije QZ,qe ne fakt nuk ishin AQ,por me Pak.Pyeesni ish presidentin Mojsiu,ish drejtorin e fortifikimit sa ishin.A ishin shume?Mbase mund te ndertoheshin me Pak.Por pse akuzon Enverin per fortifikimit dhe nuk thote gje per Mehmetin,Beqirin,Petritin.Buxhetin per ushtrine dhe mbrojtjen e Benin pikerisht keta.Mos valle synonin ne ngurtesimin e buxhetit te shtetit?Po' ai,Zegali,a bente kerkesat per buxhetin e fortifikimit??Sepse ,Sic del punonte,drejtonte ,projektonte Zegali.Dhe sa kerkonte i jepnin. Kane qene dy vellezer,te dy kolonele,Josifi dhe Kozmai.Ky i dyti Ka qene shef i kabinetit te MM Beqir Balluku.Sigurisht ,atehere Kane qene burra te mire.Por ky shkrim i kolonele Bunkerit nuk justifikon gabimet e tij.Tynele e strehime antia,tomike behen kudo ne botte,Jo vetem Shqiperia dhe koreja e veriut.Edhe ne ShBA Ka tynele e vendkomanda antiatomike.Madje,vetem per te penguar hyrjen e refugjateve ndertohen mure "antirefugjate".
Prandaj tall koqet Greqia me ne se nuk u ruajtëm ato bunkere. Tani bëjnë sikur na ruajnë në emër të NATO,s dhe përpiqen të na marrin tokat me ca kara si puna e grekut Bejleri. Vetëm me mendjen e këtyre karave grekët tallin bythën me ne. Shko bëji uzmet pensionit me gënjeshtrat e tua.
71 vjec dhe te kete qene partizan sikur nuk ka kuptim
Ky shkrim eshte i vitit 1995.Nuk kane me se ta mbushin gazeten dhe...
Po ta llogarisim tamam Lufta zyrtarisht filloi me pushtimin e italise fashiste me 7 prill 1939. Dhe perfundoi ne 28 Nendor 1944. Atehere sa vjec I bie te ket qene partizan shoku inxhinier koloneli ?? Se thote qe aktualisht eshte 71 vjec. Bujrum ti llogarisim Icik. I bie qe Zoteria te ket lindur ne vitin 1953. Keshtuqe nuk na dalin llogarite o Mero Baze ???
O komentusa ! Kaq kaqola jeni sa lexoni këto paçavure që nuk i hyjnë në punë asnjërit
Të gjithë ju që flisni për bunkerizimin ,akoma nuk iu ka ra e keqja që të kuptoni rëndësinë e tyre,se kur ndodh të gjithë ju kapeni "gafil" dhe jeni të parët që do ankoheni dhe do thoni,"si nuk është mendu fare për mbrojtjen në këtë vend..!?" Për çfar i do Zvicra ,një vend neutral,gjithë ato vendstrehime e tunele,kur as Lufta ||-të nuk e preku..!? Mos flisni lloqe kavaje,çdo vend ndërton çdo ditë vendstrehime dhe tunele për të mbrojtur popullsitë e tyre në raste lufte dhe nuk i nxjerr ato në "pazar" siç po bëjmë ne,duke ia faturuar komunizmit të Enverit. Ishin mbase të tepruara,por ato janë gjithnjë të domosdoshme ,aq më tepër duke shikuar situatën konfliktuale sot në botë,ku kanë shpërthyer luftra lokale në dukje ,por që kanë shumë lojtar brënda dhe me rrisqe të përhapjes së tyre në përmasa më të mëdha. Pas rënies së murit të Berlinit dhe pas situatës së krijuar me përfundimin e luftës së ftohtë,u duk e tejkaluar idea e konflikteve dhe luftrave dhe qesharake ndërtimi i tuneleve apo i bunkerëve,deri tek mbajtjtja e një ushtrie,se ska më luftë ,se jemi tash e tutje vetëm në paqe. Kaq shumë e përjetuam ne fundin e luftës së ftohtë ,sa shkatërruam çdo gjë militare dhe lejuam çdo të huaj që në vendin e vet militarizohej,të n'a fliste për paqen dhe ç'armatimin dhe ne bëmë gjithçka ç'na thanë,i demontuam të gjitha armët ,apo çuam për skrap çdo gjë militare e kohës së komunizmit..
Gënjen! Bunkerët kanë qenë 168 mijë dhe jo 600 mijë apo më shumë. Paske qenë ushtarak dhe nuk di numrin e saktë! Luftën e largoi pikërisht fortifikimet që u kryen. E harove Milosheviçin si thoshte në kohë e Salës që mund t’a merte Tiranën me Klubin e Gjuetarëve!
Rekord presjesh në një artikull. O Mero, gjej ndonjë redaktor se po na dhembin sytë, lëre pastaj shëmtimin e gjuhës shqipe, vari leshtë, kujt po i bëhet vonë. Nuk vihen presje vend e pa vend në një shkrim. Ka më shumë presje se fjalë.
Ky Fahri Mysliu mos është ai babai I Vuçiçit?
Kam patur rrespekt për I.n.g.Josif Zagalin,por kjo lntervistë më ka befasuar.Z.Kolonel ; po vëllai juaj Kozma Zegali pse u dënua,? ai nuk ishte Ing.por,selretari personal i Ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku.Arsimimi,Elektrifikimi,Shëndetsia,Mrojtja,Ushtria ,Siguria,dhe gjithë konsolidimi i shoqërisë e shtetit Shqiptar u aritën në sajë të P.unës që të bëri edhe ty ing dhe gjithë familjen tënde në majat e pushtetit.Sotë është paburi të mendosh ndryshe nga ana jiaj.Eshtë më ndershme të paktën të heshtësh.
Shkrimi është shumë i dobët. Josif Zegali ka shumë vite që nuk jeton. Respekt për këtë figurë të përmasave botërore.
Dhe një pyetje për atë Zagalin:PËRSE USA,RUSIA,KINA,,IZRAELI, ETJER E TJERË PRODHOJNË BOMBA ATOMIKE,ME HIDROGJEN E ÇFARDO LLOJESH TË TJERA DHE A ISHTE SHTETI SHQIPTAR TË HYNTE NË GARË PËR PRODHIMIN E TYRE. TURP PËR NJË ISH USHTARAK I ATIJ NIVELI DHE SHKOLLIMI.
E verteta eshte se jane ndertuar jo me shume se 170.000 qendra zjarri( bunkere). Kete e kane deshmuar si Alfred Moisiu, qe ne ate kohe ka qene drejtori fortifikimeve dhe zv. minister i Mbrojjes dhe shume ushtarake madhore. Nuk e kuptoj pse Zegali dhe ca zegaler te tjere i zmadhoje shifrat duke e cuar numrin e bunkereve ne 600. 000?!! Historia duhet shkruar sakte. Bunkeret apo qendrat e zjarrit i duhen shtetit per tu mbrojtur ne kohe lufte. Kur keto i ka Franca, Suedia e shume shtete te tjera, pse te mos i kishte Shqiperia qe ishte e kercenuar nga Traktakti i Varshaves dhe Nato? Zoti mos e dhente qe te kercase ndonje lufte se me gju do i pastrojme!!
Ky shkrim ka mos perputhje datash.Autori nuk tregon kur eshte takuar dhe kur e ka shkruar.!
Ka lindur ne vitin 1970 dhe ne vitin 1976 kur filluan ndertimet e bunkereve ky ishte 6 vjec .Qe ne kete moshe ky ka qene inxhinjer dhe ka ndertuar keta bunkere?
Kolonel bunkeri ka 34 vjet qe ka vdekur. Ky artikullshkruesi genjen ne emer te tij. Jane ndertuar 62 mije bunkere, ne plan kane qene 67 mije. Kolonel Zegali nuk mund te thonte brockullat e ketij Mysliut. Pse, o Mero, lejon botimin e genjeshtrave te tilla.
Te arrestuan perseri ? Te paskan mbajtur me hater se paske ngrene buken e popullit kot. Un nje plumb nga parate e popullit do kisha harxhuar me ty. Te tjeret ishin me shpatulla te ngrohta. Ne ishim vetem idjot i lindur. Maskara. Ne donin te na gllaberonin ne çdo çast sapo ti jepej rasti. Pikerisht prej asaj ushtrie hezituan serbia ose greqia sepse dhe mund te fitonin por jo pa lene kockat. Ja shembullin sot ku e ke ne shekullin e 21 greqia vazhdon avazin don jugun e shqiperise deri ne himare. Mor idjot qen bir qeni. Nje plumb vetem do kisha harxhuar me ty.
Bunkerët u ndërtuan nga shteti Shqiptar për ,mbrojetjen e tij dhe, u shkaktërruan nga gjenturat e huaja për shkatëlrrimin e kësaj ,mbrojtje. Nuk ishte çmenduri ndërtimimi tyre, por shkatrrimi i tyre. Nuk kam ndërment të futem në debat me ata që, shkatërruan Ç'do gjë por them: Një arqitek Italian ,kur filloi lufta në Ukrainë filloj ndërtimin e këtyre bunkerëve me 60 000 dollarë-deri në 130 000 bunkerë (dhoma) për mbrojtjen atomike. Reaksioni shqiptar ka 30 vjet, që fabrikon lajme të rreme për të sharë diktaturën. Kush ishte koloneli "bunker", që i paska çuar letër Enverit për bunkerët? Ç'janë këto karagjozllëqe, që shkruhen? Përse koloneli merrej me bunkerët? Me bunkerët është marrë vetë Mehmet Shehu dhe, i paska çuar letër koloneli Enverit. Të gejë arësye tjetër koloneli përse është dënuar e jo për bunkerët, se nuk e pyeste puna kolonelin për bunkerët! Mbrojtja e vendit ishte shqetësim kombëtar i veçantë dhe, nuk merrej kushdo me të. Por koloneli do ti rrisi vlerat vetes se paska shkruar TË MOS BHEN BUNKERËT! Nëqoftëse është dënua për këtë, mirë është dënuar. Strategjitë e mbrojtjes kombëtare i bën kryetari i shtetit e jo një kolonel. Tani tek bunkerët: Fakti, që bunkerët i shkatërruan njerëzit të paguar e të nxitur nga agjenturat e huaja dëshmon, se BUNKERËT JU KISHIN SHTËNË FRIKËN FQINJËVE-PRANDAJ I SHKATËRRUAN. A e din ky kolonel, që i paskësh çuar letër Enverit, se këto bunkere e kanë shpëtuar shqipërinë: Pikërisht në ato vite greqia u nis të sulmonte shqipërinë( Koha kur Mehmet Shehu deklaroi se "vijmë e hamë derkë e darkë në Athinë": Amerika i tha Greqisë: Ku shkoni? Të mbarojmë punë me shqipërinë, i tha Greqia. Po shqiptarët kanë thënë, se do të viojnë të hanë drekë e darkë në Athinë?- ju tha Amerika. Kush e llogarit Shqipërinë-ju thanë Grekët. E llogarisim ne - ju tha Amerika. Ju nuk e njihni shqipërinë dhe armatimin e organizimin e saj: Shqiptarët vërtetë vijnë e hanë drekjë e darkë në Athinë- ju tha Amerika. Kur e dëgjuan këtë Grekët- u friksuan dhe unzbrapsën. Pra ishte mbrojtja shqiptare deri në dhëmbë e përgatitur të sulmonte edhe jugosllavinë, pas Titos për çlirimin e Kosovës, që i trembi grekët. PO TANI,QË NUK KEMI NJË PUSHKË- SI MBROHEMI DO TË THOTË KOLONLI E SHUMË KARAGJOZË TË TJERË? Përgjigja: Tani të mbron BUNKERI AMERIKAN! Për 30 vjet do na kishin pushtur 30 herë pushtuesit e dikurshëm me turqinë, por kanë frikë bunkerin Amerikan! Pa mendoni sikur Amerika të deklarojë, se largohet nga Shqipëria e ballkani, se nuk ka më interes? A e kuptoni çfar ndodh? Kosova pushtohet brenda natës dhe shqipëria brenda javës! Prandaj. Para se të bëni të tilla postime- PINI ILAÇET!
Bunkerët u ndërtuan nga shteti Shqiptar për mbrojetjjen e tij dhe, u shkaktërruan nga gjenturat e huaja për shkatërrimin e kësaj ,mbrojtje. Nuk ishte çmenduri ndërtimimi tyre, por shkatrrimi i tyre. NUk kam ndërment të futem në debat me ata që, shkatërruan Ç'do gjë por them: Një arqitek Italian ,kur filloi klufta në Ukrainë filloj nndrtimin e këtyre bunkerëve me 60 000 dollarë-deri në 130 000 bunkerë (dhoma) për mbrojtjen atomike. Reaksioni shqiptar ka 30 vjet,që fabrikon lajme të rreme për të sharë diktaturën. Kush ishte koloneli "bunker", që i paska çuar letër Enverit për bunkerët? Ç'janë këto karagjozllëqe, që shkruhen? Përse koloneli merrej me bunkerët? Me bunkerët është marrë vetë Mehmet Shehu dhe, i paska çuar lletër koloneli Enverit. Të gejë arësye tjetër koloneli përse është dënuar e jo për bunkerët, se nuk e pyeste puna kolonelin për bunkerët. Mbrojtja e vendit ishte shqetësim kombëtar i veçantë dhe, nuk merrej kushdo me të. Por koloneli do ti rrisi vlerat vetes se paska shkruar TË MOS BËHEN BUNKERËT! Nëqoftëse është dënua për këtë, mirë është dënuar. Tani tek bunkerët: Fakti,që bunkerët i shkatërruan njjerëzit të paguar e të nxitur nga agjjenturat e huaja dëshmon, se BUNKERËT JU KISHIN SHTËNË FRIKËN FQINJËVE-PRANDAJ I SHKATËRRUAN. A e din ky kolonel, që i paskësh çuar letër Enverit, se këto bunkere e kanë shpëtuar shqipërinë: Pikërisht në ato vite greqia u nis të sulmonte shqipërinë? ( Koha kur Mehmet Shehu deklaroi se vijmë e hamë derkë e darkë në Athinë)Amerika i tha Greqisë: Ku shkoni? Të mbarojmë punë me shqipërinë, i tha Greqia. Po shqiptarët kanë thënë, se do të viojnë të hanë drekë e darkë në Athinë- ju tha Amerika. Kush e llogarit Shqipërinë-ju thanë Grekët. E llogarisim ne - ju gtha Amerika. Ju nuk e njihni shqipërinë dhe armatimin e organizimin e saj. Shqiptarët vërtetë vijnë e hanë drekjë e darkë në Athinë- ju tha Amerika. Kur e dëgjuan këtë Grekët- u zbrapsën. Pra ishte mbrojtja shqiprare deri në dhëmbë e përgatitur të sulmonte edhe jugosllavinë, pas Titos për çlirimin e Kosovës, që i trembi grekët. Po tani, që kemi 30 vjet pa një puskë- kush na mbron? Përgjigje: Është BUNKERI AMERIKAN ,Që NA ,MBRON SE PËR 30 VJET DO TË ISHIM PUSHTUAR 30 HERË. Prandaj si rregjisor ju këshilloj: Pini ilaçet përparase të shkruani budallallëqe të tilla në FB!
Hahaha une e botova, qe ju ta lexoni e te mos harroni qe bunkeret na hengren koken, se here na kan kapur aty duke dhje..., e duke q..., ne te shkretet e dime. Respekte per inxhinjeret e ketyre veprave, nuk i ben me koken e tyre, po me urdher nga lart PARTIA shokeni.
Po sot gjeneral si do e komentoje bunkerizimin e gjithe bregut te jugut me resorte
Kush i prish komentet? Pranojmë postime e komente ,që shtrembërojnë të vërtetën dhe prishim komentet për të vërtetën? Pranojmë postime për mashtrime si i kolonel "bunkerit",që qenka dënuar se i ka shkruar letër Enverit?! Le të na serviri një arësye tjetër koloneli, se nuk merrej koloneli me bunkerët. Ai ishte specialist dhe bënte punën. Një specialist, që ka ndërtuar bunkerët Mehmet Shehu e futi në bunker dhe e qëlloi me top, por bunkeri rehzistoi. Kur doli jashtë inxhjinjeri i verdhë dyllë- Mmehmet Shehiu -i tha. Punë të mirë keni bërë. Nuk u shemb bunkeri. E thashë këtë për të thënë, se sa rëndësi i vinte shteti bunkerëve! Nuk e dinte koloneli a duheshin apo nuk duheshin bunkerët. Atë e dinte kryetari i shtetit- Enver Hoxha e pastaj k/ministri, ministri i jashtëm e ministri i mbrojtjes. Ata e dinin se sa i duheshin bunkerët Shqipërisë e jo koloneli. Le të jemi seriozë në postimet e në komentet!
Ka një pasaktësi datash apo ky është shkrim i ribotuar! Sepse, nëse tani ky zotëri është 71 vjeç, i bie të ketë lindur më 1952!
Koloneli i karit, paska shkuar ne Moske dhe mbas studimeve qenka kthyer me graden kolonel, qenka propozuar dhe per "Hero i popullit" ky debil qe as numrin e bunkereve nuk e di dhe e shumefishon ashtu me tahmi. Shkrim vari lesht
Si duken punët bunkerët do të na nevojiten prap! Mund t'ia falni disa edhe Kosovës se është e rrethuar me 48 baza ushtarake serbe.