Dëshmia e ushtarëve, për vrasjen e vëllait të këngëtares së famshme, në shkurt 1990: Ne e qëlluam me breshëri dhe ai u rrëzua duke thënë: ‘O ushtar, më vrave’. Kurse dy të tjerët....

30 Maj 2024, 10:05Dossier TEMA
Dëshmia e ushtarëve, për vrasjen e vëllait të

Nga Kastriot Dervishi

Fletën e parë të vrasjeve në kufi të vitit 1990, e çel ngjarja e hidhur e ndodhur në Kolonjë, në postën e Rehovës, aq e përfolur për pjesëmarrje në këto krime. Sipas komunikatës nr. 28, datë 3. 2. 1990 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 2. 2. 1990, rreth orës 24.00 njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, “ra në përpjekje” (e pavërtetë në fakt), me 3 shkelës të kufirit nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit, mbeti i vrarë Ilirian Ismail Zari, vjeç 30. I spiunuar nga një fshatar i zonës, në orën 05.00 të datës 3. 2. 1990, u kap Agim Ismail Zari, vëllai i Ilirit. Vazhdonte kërkimi për kapjen e të tretit Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja, banues në Tiranë, martuar me motrën e dy vëllezërve Zari, i cili nuk rezulton i diktuar dhe arrestuar.

Kufoma e Ilirit, u varros në mënyrë të fshehtë në fshatin Mësiçkë, në mes të një pylli. Ajo u zhvarros nga të afërmit më 3. 9. 1991. Në lidhje me këtë ngjarje, kanë dëshmuar edhe ushtarët. Gjuha e tyre që duket në shprehjen; “Ku do të vini o maskarenj”, është tipike e një urrejtjeje të verbër e tejet të indoktrinuar, siç ishin në përgjithësi ushtarët e kufirit të asaj kohe. Një pjesë e dëshmive të tyre, paraqitet më poshtë dhe bashkë me këtë ngjarje, në këtë shkrim po publikojmë edhe dy histori të tjera të vrasjeve në kufi, në vitin 1990.

“Te vendi i shërbimit u vendosëm rreth orës 18.30. Rreth orës 24.00, unë pashë 3 vetë, të cilët vinin për të kaluar kufirin në Greqi. Kur ata ishin afruar rreth 50 metra, unë i dhashë sinjal përgjegjësit të njësitit, për kalim kufiri. Astriti i pa ata dhe doli lart, për të bllokuar vijën e kufirit. Kur ai kaloi për të bllokuar vijën e kufirit, unë u ula pak më poshtë.

Në këtë kohë, Astriti bëri ndaljen e tyre. Ai që ishte i pari, tha; “Mos qëlloni se jemi edhe ne të armatosur”, kurse dy të tjerët që ishin pas tij, u larguan pak nga ai, duke u s’postuar anash tij. Në këtë kohë, desh të largohej edhe ai që ishte i pari.

Në këtë moment, neve të dy qëlluam në drejtim të tij. Me qenë se e goditëm, ai u rrëzua dhe tha: “O më vratë”. Sa dëgjuan krismën e automatikëve tanë, ata të dy u larguan me vrap poshtë. Astriti i ndoqi ata. Unë pashë personin që kishim qëlluar, i cili kishte vdekur.

Pasi u sigurova që kishte vdekur, kalova në bllokim të kufirit, të mos kalonin ata të dy. Unë di të them, se ai që vramë ishte i pari dhe dy të tjerët, ishin pas tij, rreth 3 – 4 metra larg njëri – tjetrit. Pas pak erdhi njësiti tjetër për ndihmë”.

Dëshmia e ushtar Astriti, lindur 4. 2. 1969 në Ballsh, me arsim 8 vjeçar:

“Në ora 18.30, vajtëm te vendi i cili ishte në afërsi të vijës së kufirit dhe u vendosëm në vendin e shërbimit. Unë isha përgjegjësi i njësitit. Unë organizova shërbimin sipas rregullores që ma kishte dhënë komandanti i postës. Në ora 24.00 anëtari i njësitit Albani kishte parë 3 persona të cilët po tentonin për të kaluar kufirin.

Ai më sinjalizoi mua sipas sinjaleve që kemi. Unë sapo mora sinjalin nga ai, pashë 3 persona që ishin duke kaluar nga brenda – jashtë shtetit për në Greqi. U ngrita, dola me kujdes nga lart për t’u bllokuar rrugën që to mos kalonin kufirin. Duke kaluar nga sipër, shkava në akull dhe u rrëzova. Kur u rrëzova doli krehri i automatikut.

Menjëherë vendosa krehrin tjetër dhe bëra ndaljen. U thashë: “Ndal mos lëvizni, jeni të rrethuar”. U bëra thirrje shokëve që t’i kapnin. Kur unë u bëra ndaljen, njëri prej tyre që ishte më afër meje tha: “Mos ushtar, se jemi me armë”. Ai desh të largohej poshtë. Unë i thash përsëri: “Mos lëviz se të vrava”. Ai u nis për të ikur poshtë dhe u tha shokëve të tij: “Hë juve, çfarë bëni me armë”.

Në këtë kohë, unë i thashë edhe anëtarit të njësitit Albanit, “zjarr” dhe vetë qëllova në drejtim të tij. Neve e goditëm dhe ai u rrëzua, duke thënë: “O ushtar, më vrave”. Sa u rrëzua ai përtokë, dy të tjerët ikën në drejtim të fshatit Starje. Unë i thashë Albanit; “Dil shpejt nga lart, që të mos kalojë kufirin” dhe në të njëjtën kohë, u thashë atyre; “Ndalni, ku do të vini o maskarenj” dhe i ndoqa duke i qëlluar me automatik me breshëri.

Unë i ndoqa rreth 1 mijë letra poshtë megjithëse ata ikën me vrap dhe unë nuk i shikoja dot. Dua të shtoj se kur i pashë unë, ata të tre ishin njëri pas tjetrit. I pari ishte ai që vramë. Mua mu dukën të gjatë, që të tre. Te vendi që u rrëzua ai që vramë, unë lashë krehrin e prishur me fishkë. Mbasi i ndoqa ata, siç thashë më lart, u ktheva te banditit i vrarë dhe pashë se kishte vdekur”.

Vrasja në kufi e 18-vjeçarit, në vitin 1990 dhe dëshmitë e vrasësve

Sokol Lika, ishte nxënës në shkollën e mesme Gjeologjike të Korçës. Pas një zënke në shkollë, së bashku me shokun e tij Besim Qose, vendosën të arratiseshin në sektorin e postës kufitare të Starjes, në rrethin e Kolonjës. Sokoli kish njerëz në Stamboll, ndërsa Besimi në Australi dhe një mik në Brazil.

Pasi blenë një shishe fërnet, një vazo reçel, dy komposto, bukë dhe qofte, me një makinë që kishte ngarkuar qepës, udhëtojnë në drejtim të Ersekës. Në fshatin Starje, u vra Sokoli më 23 maj 1990, ndërsa Besimi, u arrestua. Pas disa muajsh, Besimi u dënua me 8 muaj burg, në bazë të nenit 127, të Kodit Penal.

Dëshmia e Besim Qoses, shoku i Sokolit:

“Sokoli ishte pranë meje. Unë nuk e pashë kur u afruan ushtarët. Unë ju thashë ushtarëve të mos qëllonin, se isha aty dhe ngrita duart lart. Pastaj mua më ngritën më lart ushtarët. Aty pashë se Sokoli, ishte i shtrirë. Nga ushtarët, dëgjova të thoshin se “njëri qenka vrarë”. Ora duhet të ketë qenë rreth 22 – 23.00”.

Dëshmia e ushtarit Blerim Allhidri, nga Rrajca:

“Isha bashkë me ushtarin Ilirian Luto. U vendosëm sipas rregullores, në vendin e caktuar. Unë zura pozicion dhe i bëra ndaljen shkelësit. Unë ju kam thënë: “Ndal mos lëviz, je i rrethuar, dorëzohu”. Të dy shkelësit u shtrinë përtokë dhe në këtë kohë, unë kam qëlluar me armë. Po kështu edhe shoku im, Ilirjan Lato, qëlloi mbi ta.

Unë dhashë sinjalin e alarmit në postë. Zumë pozicion dhe vazhdonim të qëllonim. Shkelësit na humbën, se ishte errësirë, ra edhe mjegulla. Ne qëndruam në bllokim dhe qëllonim një nga një, deri sa na erdhi ndihma nga posta kufitare, rreth orës 21.00 – 21.30. I pari erdhi, ushtari Kastriot Çela me Altin Broçin. Pas këtyre, erdhën shokët e tjerë. U rrethua vendi ku ishin shkelësit e kufirit. Afroheshim në drejtim të tyre duke qëlluar”.

Dëshmia e ushtarit Ilirjan Lato:

“Nxituam që të zinim vijën e , sepse ishin shumë afër saj, rreth 200 metra. Pasi bllokuam vijën e kufirit, i lamë ata të dy të afroheshin. Kur u afruan rreth 50 metra, Blerimi bërë ndaljen. Ata ndaluan dhe në këtë kohë, unë u thashë të ndalnin, se do i qëlloja. Ata po studionin, për të ikur. Blerimi bëri një qitje në ajër. Ata u shtrinë barkas. Në moment, unë qëllova në drejtim të tyre, me breshëri.

Blerimi kaloi në krahun tjetër e, zuri vend më lart. Ai filloi që qëllonte, që të afrohesha unë. Ata nuk lëviznin, por rrinin shtrirë. Në këtë kohë, ra një mjegull. Ne qëndruam në përgjim, për të parë nga vajtën, se nuk dukeshin nga errësira dhe mjegulla. Blerimi më pyeti mua, nëse dëgjoja gjë se nga vajtën. Unë i thashë se; nuk kanë kaluar. Ai më tha se; nga unë nuk kanë kaluar. Unë i thashë Blerimit, se janë futur në bunker, se ishin ca të tillë afër.

Për t’i frikësuar, unë thirra emra kot, që të dilnin lart e poshtë. Ne, vazhdonim të qëllonim në drejtim të tyre. Në këtë kohë, erdhën shokët nga posta për ndihmë. Edhe shokët qëlluan në drejtim të tyre. Hodhëm shenjëdhënëse, por nuk pamë gjë. Ndaluam zjarrin, nga frika mos vrisnim njëri – tjetrin. Shokët kontrolluan bunkerin, por nuk gjetën gjë. U ngritëm e po bisedonim. Në moment, njëri nga shokët që erdhi për ndihmë, qëlloi me breshëri.

Ne u afruam në formë rrethi. Ndaluam zjarrin e bëmë rrethimin, se mos dëgjohej ndonjë zhurmë. Me elektrik, pamë një gjumë sandaleje, që e kishte drejtimin për në thellësi të tokës tonë, menjëherë u vendosëm nëpër pozicione dhe qëndruam në heshtje. Shkelësit mendonin se neve ikëm dhe filluan të lëviznin. Kastriot Çela, dëgjoi një rrokullisje guri. Ai tha; ecni pas meje, ja ku janë. Erdhi njësiti ynë nga poshtë dhe qëllonte.

Shkelësit qëndruan pa bërë zhurmë, por ne nuk shikonim gjë. Kastrioti i pa, që po rrinin mbështetur te një shkëmb. Ai i thirri një shoku dhe ata lëvizën nga vendi. Limoz , qëlloi në drejtim të tyre dhe vrau njërin nga ato. Ai tjetri thirri: “Mos qëllo xhaxhi ushtari”. Ne ndërpremë zjarrin dhe u afruam te ai që ishte gjallë. Ai nuk lëvizi fare. E kapëm dhe e lidhëm. Ai qante”.

Një letër në xhepin e të vrarit në kufi, në vitin 1990

Sami Daja i vrarë dhe letra me adresën që iu gjet në xhep Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në sektorin e postës kufitare Rehovë të rrethit të Kolonjës, i përbërë nga ushtarët Dod Kapsori dhe Xhelal Elezi, vrau Sami Dajën, teknolog në Kombinatin Metalurgjik Elbasan dhe ndaloi shokun e tij, Mezanin, i cili dënohet me 4 vjet burg.

Eksperti mjeko – , përcaktoi se vdekja e Sami Dajës, ishte shkaktuar nga pesë plagë të rënda. Mezani që ishte nga Peqini, kishte udhëtuar drejt atij vendi kufitar, pasi e njihte mirë terrenin, për shkak se kishte kryer ushtrinë andej. Për këtë arsye, ai ka udhëtuar së bashku me djalin e tezes, Sami Dajën, i cili kishte edhe një adresë në Greqi.

Kanë udhëtuar të dy fillimisht me makinë e, më pas me tren, nga Peqini, deri në Gurin e Kuq në Pogradec. Prej andej, kanë marrë autobusin e linjës deri në Ersekë, qytet ku kanë mbërritur rreth orës 17.30. Në restorantin e këtij qyteti, kanë ngrënë darkë. Rreth orës 21.00, kanë blerë edhe një shishe vodkë dhe janë nisur në drejtim të kufirit. Në xhep, Samiut iu gjet adresa ku do të shkonte.

Dëshmia e ushtarit, Dod Pal Kapsori:

“Rreth orës 24.00, në drejtimin tonë për nga vija e kufirit, po afroheshin dy persona, që nuk dalloheshin mirë nga errësira. Ishte një natë pa hënë. Ne kujtuam se po vinin shokët e komandës, për ndihmë e për kontroll, sepse po vinin nga rruga që vijmë ne, në vendimin e shërbimit.

Kur u afruan rreth 15 – 20 metra, ushtar Xh.E., u kërkoi parullën dhe u bëri ndaljen. Ata të dy u kthyen prapa, duke ecur në krahun e anëtarit, pra në krahun e majtë tonin. Ushtar Xh.E., qëlloi në ajër një herë. Kur pa se nuk qëndruan, shtimë të dy në drejtim të tyre, me breshëri. Pamë se njëri u rrëzua përtokë, kurse tjetri iku dhe na u zhduk në errësirë.

Unë hodha paketën shenjëdhënëse, por me gjithë këtë, prapë nuk e pamë. Pastaj ne bllokuam kufirin, bashkë me njësitet e tjera që na erdhën. Kur ne e vramë, u afruam për ta parë se mos ishte gjallë. Ai kishte vdekur dhe xhaketën e kishte hedhur në tokë. Kur ne qëlluam, ai tha: “Mos qëlloni se më vratë”.

Dëshmia e ushtarit, Xhelal Elezi;

“Rreth orës 24.00, ne dalluam se në drejtimin tonë, po vinin dy persona nga poshtë – lart, në drejtim të kufirit me Greqinë. Unë i pashë në horizont, se ishte një natë pa hënë. Kujtova mos ishte kontrolli, se po vinin nga rruga e shërbimit. Menjëherë sinjalizova përgjegjësin dhe u pozicionuam për të bërë ndaljen. Pasi u afruan në drejtimin tim, rreth 15 metra, unë dallova se ishin civilë.

I thashë të ndalonin e të thoshin parullën dhe në të njëjtën kohë, njëri u ul në gjunjë, e tjetri iku me vrap. Unë qëllova njëherë në ajër me një fishek, duke u thënë; mos lëvizni, se do i qëlloja. Ky që ishte në gjunjë, tentoi të largohej, po në atë drejtim. Në këtë moment, unë dhe shoku im, kemi hapur zjarr bashkërisht, me breshëri.

Pamë se personi u shtri përtokë ,duke thënë: “Më vrave o ushtar”. Përgjegjësi i njësitit kaloi në anën tjetër dhe hodhi pistoletën shenjëdhënëse. Unë hapa zjarr, edhe në drejtim të personit që u largua. Së bashku me përgjegjësin, e ndoqëm prapa, duke qëlluar me breshëri…! Në mëngjes mora vesh, se tjetrin e kishin kapur ata të postës së Gjonçit. 

Memorie.al

16 Komente

  1. S
    Sokol Spëtim Karaudhi

    Ky Jote Dervishi na tregoi gjithë këto histori dhe nuk na tregoj se kush ishte këngëtatja e famshme.

    Përgjigjjuni
    1. e
      em

      Eda Zari

      Përgjigjjuni
    2. y
      yp xhixhi

      Shqiptar qe vret shqiptar. Falje ju keni kerkuar ketyre familjeve! Apo ashtu ishte koha.

      Përgjigjjuni
      1. K
        King D

        Fotoja me dy ushtaret s'ka lidhje me krimin ne kufi te vitet 90-t.. pasi njihen nga armet qe esht foto e viteve 60-t.(*kam pasion armet dhe i njoh sipas viteve te prodhimit)

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tenente Gurabardhi

          Nuk Jane te viteve 60 po te viteve 50 dhe bllokoheshin shpesh,,arme te kopjuara nga Thomson I viteve 20/30 ne amerike,por version Sovjetik ju dha Shqiperise nga BRSS bashke me uniformat qe Jane ne foto

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilirjan

          Ushtaret per 40 vjet me radhe jane instruktuar per ate pune... me breza. Thirreshin ushtare djemte e nenave, 18 vjecare, vetem per ate pune, te ruanin kufirin. Viti 1990 ishte viti i fundit i asaj cmendurie, qe ne fakt perbente realitetin, normalitetin dhe pak, shume pak djem ishin te pergatitur per ndryshimin e madh qe po ndodh te. Pas nja 6-7muajsh nga maji 1990 qe kane ndodhur keto vrasje ne kufi, edhe vete ushtaret kane mare malet per Greqi, apo detin per Itali, dhe kane kuptuar ate qe u kane bere bashkemoshatareve te tyre. Une isha ushtar ne Himare, dhe u urdheruam te dalim te "Kthesa e Sarandes" me automatike e 2 krehera fisheke. Kam bere 2 dite ne dhome izolimi sepse nuk pranova te dal. Por une isha 22 vjec ne ate kohe, pra pak me i madh se te tjeret, dhe vija nga nje qytet i madh ku njerezit ishin me te informuar e te ndergjegjshem, e zjenin bisedat per ndryshimet qe po afronin. Ngjarjet ne Rumani, gjithe Europen lindore etj... djemte fshatare ishin larg ketyre informacioneve e shume me te indoktrinuar. Oficeret vete, ishin djem nga 26-30 vjecare... pra duhen kuptuar rrethanat. Dikush me quajti edhe mua armik, dikush rebel etj.Une atehere i perbuzja e urreja. Sot ndjej keqardhje per te gjithe .Sistemi ishte i tille dhe ndryshimi ndodhi pikerisht me 1990, ato vrasje kane qene te fundit. Beni mire qe i kujtoni... por fajtor besoj, ishte sistemi.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I njet

            Shume i madh ky kar dervishi qe u ba i preskutuar duke spiunuar

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti

              Vrasja është krim.Në atë kohë Çeçua kishte biçak.Për periudhën në fjalë është prerje më besë enjërzve nën uniformë. .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Respekt per te ndjeret e vrare..

                Respekt per gjithe te ndjeret e vrare ne kufi gjate gjithe viteve.... No coment me gjate se kriminelet jane gjalle .....dhe jetojne nje pjese akoma.....se neve si Popull jemi BYTHEGRISUR se e kemi mendjen tek tradhtia dhe tek pjata e super se prishur...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Llazi , shoku i Hajros

                  Desh te arratisej dje Muc Xhepa me ate rregjizorin e famshem Spiro Duni po u doli nje pune rruges.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kuçioti

                    Po kastriot dervishi la qene drejtori i arlives se ministris se brendeshme.Do ishte nje mrekulli qe pervec ketyre vrasjeve,qe mund ti quhash krim,por qe ekzistonte ne baze te nje ligji,dhe shteti duhet te zbatoj ligjin,i mir apo i keq. Sot ka ligje demokratike por nuk zbatohet asgje,dhe jeta e njerzve po ikin cdo dite nga moszbatimi i ketyre ligjeve. Dhe nje gje kadtiot dervishi ka nxjer shum foto dhe shum dokumenta,do ishte mire te nxirte dhe dosjet e politikaneve te ketyre 33 viteve,kush kan qene bashkrpunetor te sigurimit te shtetiti,te UDB serbe dhe te sherbimeve serkrete greke.,dosjen e saliut,edit lilirit fatosit etj qe kan drejtuar shqiperine ne keto 33 vite. Te hapet dosja qe tha ish oficeri sigurimit ne nje interviste ne report tv per njarjet e 90,,per rrezimin e bustit etj etj.do ishte interesante ,nuk me kujtohet pseudonimi i kesaj dosje.Keto dite degjuam qe paska vdelur .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Ushtaret kane zbatuar ligjin e asaj kohe,nese nuk e benin hanin plumbin per vete,ky hajdari Dervishi qe hap kto dosje dhe ben i i zgjuar eshte me keq.ushtaret kane vrare nje apo dy e ky Dervishi duke hapur kto plage vret shume here me shume. Dervishit i vjen cudi se u rrit ne kohe te rrum palles athere kishte shtet.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kapteri

                        Dava malokesh te etur per gjak. e kishin per mburrje te vrisnin dike qe te mernin dekorata, te gjithe maloket i conin ne kufi ushtare si nga malesite e veriut qe i conin ne jug dhe malesoret e jugut i conin ne veri, keshtu e kane ruajtur kufirin.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nga Kufitari

                          Nuk e kuptoj, cili është qëllimi i këtij shkrimi. Edhe nëse është i vërtetë. Ushtarët e kufirit ishin njëra ndër armët e diktaturës komuniste. Detyra e tyre ishte mbrojtja e kufirit, nga shkelësit, nga bërnda-jashtë dhe jashtë-brënda. Ata kanë bërë detyrën e tyre. Ushtarët nuk bënin poltikë, në vijën e kufirit. Ata i bënin thirrje shkelësit për t'u ndalur dhe, nëse jo, hapnin zjarr. Çfarë kërkon ky Kastriot Dervishi me këtë përrallë nga kufiri i kohës së diktaturës. Siç duket po pretendon dëshminë e të persekutuarit politik. Nëse nuk e ka marrë akoma.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Ushtari

                            Fatkeqesisht ne kufi nuk kishte zgjedhje ose kapje shkelesin e kufirit ose shkoje vete ne burg. Bije nenash ata qe iknin , bije nenash keta qe mbronin. Ideologjia bente te veten. Kthim ne kohe, emocion dhe detyre me te larte se mbrojtja e Atdheut nuk kishte. Kush ka qene ushtar kufiri , besoj sot falenderon zotin qe nuk e vuri ne prove te vriste njerez te pafajshem por qe per kohen quheshin armiq. Nuk kuptoj ku eshte vlera e ketij shkrimi sot kur te dy anet e medaljes ja kane mbathur neper bote. Ngacmon plage qe do mbyllen vec me vdekjen e brezit qe i ka perjetuar. Ai regjim mos ardhte me kurre ishte fatkeqesi per te gjithe.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdogan

                              Popull i degeneruar historikisht. Shumica Genitcere te turqizuar qe urren ata qe nuk u turqizuan. Fakti eshte qe turqit ne Ndergjegje dhe Identitet (Honor and Identity) si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj shkuan ne Stamboll dhe u bene pjese e Administrates Osmane. Kurse populli Greke i Epirit dhe gjithe Greqise me ne krye Arvanitasit kishin Dekada te tera qe po luftonin per tu Cliruar nga barbaret Osmane dhe keta bashibozuke dhe tradhetare tregon qarte (certo ital) qe ky Vend (Land angl) eshte i mbushur me gjak I thone 500 vjet. Te njejtat kane bere bike me keq Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Dervishet,Myhipet per 500 vjet. Kur bere derr e arine Cdeshe qe bere turkoallvanine do thoshte Andoni i biri i Zahos nga Zagoria turke Cajupi. Dhe keto Ai i thoshte nga Misiri ne lagjen Greke per turkoallvanosat si puna e Ismailut me shoke.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje