Nga Ferdinand Dervishi
Më 25 korrik të vitit 1982, flota ushtarake-detare do të përballej me pasojat e një incidenti të përgjakshëm.
Ekuipazhi i një kater-siluruesi që i përkiste Regjimentit të ishullit të Sazanit, hapi zjarr në drejtim të një skafi që po lundronte në mënyrë paqësore në brendësi të ujërave tona territoriale.
Për pasojë, një nga dy shtetasit italianë, që gjendeshin në bordin e mjetit lundrues, humbi jetën.
Ngjarja do ta trondiste shtetin komunist qysh nga pikënisja, pasi fillimisht ishte raportuar një shkëmbim zjarri në det të hapur, që mobilizon për pasojë, jo vetëm forcat ushtarako-detare, por edhe ato ajrore.
Por, veç aktit ekstrem të dhunës dhe alarmit të krijuar, kjo histori do të ekspozonte edhe një tjetër fenomen që shteti i kohës e mbante të fshehtë: Nga viti 1971, Shqipëria – vendi i vogël dhe i izoluar komunist, ishte bërë pjesë e një linje të kontrabandës ndërkombëtare të cigareve.
Malli i kërkuar tregtisë së zezë vinte drejtpërdrejt nga fabrikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëtonte me anije në drejtim të Belgjikës, apo Holandës, përshkonte me kamionë gjysmën e shteteve të Europës Perëndimore, për të mbërritur dhe magazinuar në Durrës.
Më tej, përmes Portit të Durrësit, në mënyrë të organizuar, cigaret bëheshin ushqim për mafian italiane.
Pothuaj çdo ditë, skafe të shpejtë ngarkonin kolitë me Marlboro dhe fluturionin në drejtim të brigjeve italiane, shpesh të ndjekur nga mjetet lundruese dhe ajrore të ”Guardia di Finanza”.
Ashtu si e gjithçka që po ndodhte, edhe vetë historia e ndërtimit të kësaj ligje të kontrabandës, ishte për të mos u besuar.
Lorenc Nenshati, drejtori i parë i Albtrans-it – ndërmarrjes që realizonte pjesën shqiptare të trafikut, në kujtimet e tij shkruan se oferta, që Shqipëria të bëhej pjesë e kësaj linje, kishte mbërritur nga Zvicra, aty nga viti 1970.
Njeriu pas ofertës pretendonte se e njihte Shqipërinë dhe shqiptarët, se ishte një hebre i shpëtuar gjatë Luftës së Dytë, falë zemërgjerësisë së një familjeje tiranase dhe se këtë ofertë e shihte edhe si akt shpërblimi.
Kjo është legjenda, por realiteti mund të ketë qenë krejt i ndryshëm. Gjithçka mund të ketë pasur lidhje me një plan biznesi. Kjo sepse, po të shohësh hartën, segmenti më i shkurtër që bashkon brigjet e gadishullit Italian me atë të Ballkanit, ndodhet në Shqipëri.
Pra vetëm duke u nisur nga brigjet shqiptare, skafet e shpejtë, mund ti dërgonin kolitë me cigare në destinacion pa shumë harxhime, e sidomos, pa rrezik të shtuar për kapjen nga autoritetet italiane.
Por sa sa ishte fitimi i shtetit shqiptar si pjesë e kësaj linje të kontrabandës?
Sipas një pasqyre të veprimeve të kryera gjatë muajit janar 1982, vërtetohet se shuma e fituar nga “Albtrans” është 134 mijë e 389 dollarë amerikanë, që e shumëzuar me 12 muaj, ndalet në fitimin vjetor prej rreth 1.6 milion dollarësh amerikanë.
Por, teksa kasta komuniste e Tiranës kënaqej me thërrime, në anën tjetër, përtej Adriatikut, kontrabanda e cigareve amerikane që vinin nga brigjet shqiptare, fitimi kolosal në dhjetëra miliona dollarë, do të provokonin lindjen e një organizate të re mafioze – SACRA CORONA UNITA-së.
Shkak u bë sidomos goditja e fortë që shteti Italian ndërmorri në vitin 1978 ndaj fenomenit të kontrabandës se cigareve në zonën e Napolit.
Dhe nuk ishte vetëm problemi i taksave apo tatimeve të shmangura. Shqetësimi kryesor ishte përgjakja e rrugëve të Napolit nga konfliktet mes bandave për shkak të kontrabandës së cigareve.
Pikërisht në këtë periudhë, i gjendur në telashe nga goditjet e njëpasnjëshme të Guardia di Finanza-s, kreu i KAMORRA-s – mafias napoletane, Rafaele Kutolo, ngarkon dy nga bashkëpunëtorët e tij, që të zhvendoseshin në Pulia, me qëllim për ta organizuar kontrabandën e cigareve në këtë rajon.
Zhvendosja në bregdetin e Pulias u bë edhe me qëllimin që CAMORRA të ishte operative më pranë Shqipërisë, më pranë Portit të Durrësit.
Porse, të njëjtën situatë e nuhat edhe NDRAGETA, mafia e fuqishme kalabreze, e cila, edhe ajo, shpejton të formojë në brigjet e Pulias një organizatë kriminale të llojit mafioz, bazuar në elementë të malavitës lokale.
Themeluar në vitin 1981, derivati i ri i NDRAGETA-s, i emërtuar SACRA CORONA UNITA, arrin në kohë rekord të marrë në duar frenat e kontrabandës së cigareve duke mënjanuar influencën e CAMORRA-s.
Kështu, pas vitit 1981, rindërtimi i bazave në afërsi, në zonat e Brindizit dhe të Barit, si dhe kontrolli i kontabandës së cigareve nga një dorë e vetme – SACRA CORONA UNITA, shton kërkesat për furnizim me cigare amerikane.
Mëno Dedaj, drejtuesi i fundit i Albtrans, tregon se në vitet e fundit përpara ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, fitimi nga kontrabanda e cigareve nisi të shkonte edhe 2 milionë dollarë në muaj.
Nga ana e saj, deri në këtë periudhë, Flota jonë Ushtarako-Detare ishte përpjekur të menaxhonte situatën në Portin e Durrësit si dhe në ujërat tona territoriale.
Por shtimi, pas vitit 1981, i numrit të skafeve që furnizoheshin me cigare në Portin e Durrësit, nis të shkaktojë probleme për shtetin shqiptar. Për më tepër, anijet e avionët e Guardia di Finanza, jo vetëm nisën që të ndërhynin ashpër për të goditur këtë linjë të trafikut në ujërat e tyre dhe ato ndërkombëtare, por guxonin të depërtonin edhe në thellësi të ujërave tona territoriale.
Ja dhe përmbajtja e një relacioni të Flotës Ushtarako-Detare që i përket kësaj periudhe:
“Në orën 15:45 të datës 25 qershor 1985, Kapiteneria e portit detar “Enver Hoxha” na njofton se sipas sinjalit të marrë me radio nga motoskafi “Katia Uno”, me flamur panamez, që vjen përherë tek ne për problem tregtie, po ndiqej nga 5 motoskafë roje të financës italiane. Sipas të dhënave të kapitenerisë dhe vrojtimit optiko-pamor të PSV-20 në Durrës, motoskafët roje të financës kanë hapur zjarr kundër motoskafit “Katia Uno”, ndërsa ndjekjen e saj e kanë bërë deri në zonën 3 milje…
…Me daljen e katerave silurues nga gjiu i Pallës, motoskafët roje të financës italiane ndërprenë ndjekjen, u kthyen për të dalë nga ujërat tona territoriale dhe në orën 17:10 dolën prej tyre.”
Pikërisht për të shmangur incidente të tilla, autoritetet shqiptare vendosin për ti larguar nga Porti i Durrësit anijet, jahtet dhe skafet italiane të kontrabandës së cigareve.
Furnizimi do të bëhej nga dy anije të pozicionuara në det të hapur, larg dëshmitarëve dhe spiunëve të ambasadave të huaja.
Për habi, megjithë incidentet e shpeshta me skafet e Guardia di Finanza, sjellja e ekuipazheve të mjeteve të flotës ushtarake shqiptare dokumentohet të kenë qenë e kujdesshme. Sipas Kapitenit të Rangut të pare, Artur Meçollari, ky lloj qendrimi e kishte një shpjegim logjik: “Incidentet me mjetet e Guardia di Finanza nuk përshkallëzoheshin, pasi shtetit shqiptar nuk i interesonte të dëmtonte linjën e kontrabandës së cigareve”.
Incidenti më i rëndë, por edhe më i dokumentuar do të ishte ai i 25 korrikut të vitit 1982, që i mori jetën skafistit Italian, Xhilberto Moreti.
I pranishëm në mjetin ushtarak nga ku u hap zjarr në drejtim të skafit të kontrabandistëve, Ylli Meçaj, ish-komandanti i një skuadriljeje të katerave silurues të Regjimentit të Sazanit, dëshmon se rreptësia e veprimeve të Flotës Ushtarako-Detare në atë periudhë, e kishte një shpjegim.
Sipas tij, Sigurimi i Shtetit kishte të dhëna për mundësinë e zbarkimit të Xhevdet Mustafës dhe, me këto të dhëna, ishin njohur edhe drejtuesit e marinës ushtarake.
Kateri silurues që komandohej nga Komandant Ylli Meçaj gjendej i maskuar në anën e jashtme të Karaburinit, në afërsi të gjirit të Gramës, kur pikas skafin e panjohur që lëvizte nga jugu në drejtim të veriut.
Sipas dëshmisë së skafistit të mbijetuar, ata ishin furnizuar me “Marlboro” kontrabandë në ishullin grek Fanos, siç emërtohet nga shqiptarët Othonoi.
Me të parë mjetin e ushtrisë shqiptare skafistët italianë janë munduar të shmangen me shpejtësi në drejtim të Perëndimit. Mjeti ishte i pajisur me tre motorrë “Evenrude” të prodhimit amerikan dhe sa duket skafistët mendonin se mund ta shmangnin kater-siluruesin, por pikërisht këto manovra u kushtojnë shtrenjtë.
Sipas Komandant Ylli Meçajt, urdhëri, për të qëlluar në drejtm të skafit Italian me kallashnikov, kishte për qëllim dëmtimin e helikës. Ndërkohë që atij vetë, drejtuesi i skafit i kishte ngjasuar me Xhevdet Mustafën.
Të dhënat e raportit të parë për ngjarjen, shkruar menjëherë pas incidentit nga oficeri që komandonte katerin silurues, mund të konsiderohen edhe më të besueshmet:
“Duke e parë se motoskafi nuk pranonte të ndalonte, u detyruam ta paralajmërojmë me një breshëri të shtënash me automatik në pjesën e pasme të motoskafit për të mos dëmtuar njerëzit. Motoskafi përsëri nuk ndaloi dhe tentonte me çdo kusht për tu larguar.
Të tilla manovra janë bërë edhe në distancën 2.6 milje larg bregut. Duke e parë se motoskafi nuk zbatonte urdhërat për të ndaluar, por tentonte me çdo kusht për tu larguar, atëherë komandanti i anijes, Aleko Kamberi, shtiu në drejtim të pultit të komandimit të motoskafit me automatik. Si pasojë një nga dy anëtarët e ekuipazhit që drejtonte në timon, u godit dhe u rrëzua. Personi tjetër mori drejtimin e motoskafit dhe përsëri tentoi të manovronte për tu larguar. Kur pa se atij i drejtuam armët për ta paralajmëruar, ai u detyrua të ndalonte motoskafin”.
Në dëshminë e tij dhënë për hetuesin Ylli Gjermeni, i mbijetuari, Piciolo Kozimo, ka shtuar një detaj interesant. Sipas tij, teksa anija ushtarake shqiptare po i ndiqte, ata i treguan kolitë me cigare kontrabandë si mjet identifikimi. Sa duket dy italianët kishin informacion të saktë që flota ushtarake detare e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i ndalonte skafet e kontrabandës, por edhe i ndihmonte në punën e tyre:
“Me qenë se ne po iknim me shpejtësi ata qëlluan në ajër me mitraloz për të na frikësuar, por neve vazhduam të largoheshim duke hapur hambarin për tu treguar atyre cigaret. Pas këtyre veprimeve ata na qëlluan disa herë me armë, unë vazhdova ti thosha kapitenit të ndalonte, por ai nuk ndaloi. Dhe duke vazhduar të na godisnin me armë, pashë që kapiteni u rrëzua duke qenë në timon”.
Një muaj më pas gjykata e Tiranës vendos që Piciolo Kozimo, italiani i mbijetuar, të dënohej me një vit burg.
Ai deklarohet fajtor për krimin e kalimit të paligjshëm të kufijve shtetërorë.
Gjithashtu Gjykata e Tiranës vendos që skafi dhe pjesët e tij përbërëse të kalojnë në favor të shtetit.
Pak ditë më pas, Gjykata e Lartë e lë në fuqi këtë vendim.
Linja e kontrabandës së cigareve Marlboro të prodhimit amerikan do të mbyllej në fund të vitit 1991.
Sipas Drejtorit të fundit të Albtrans, ajo u mbyll vetëm sepse konsiderohej “kontrabandë”, pra e paligjshme.
Në arkivat shqiptare kanë mbijetuar disa shkresa, të gushtit 1992, që dëshmojnë këmbënguljen e ministrit të Financave, Genc Ruli, me qëllim që llogaria bankare e Albtrans, ti kalojë Ministrisë së Financave.
Përfundimisht Këshilli i Ministrave, më 1 shtator 1992, miraton kërkesën e Genc Rulit për mbylljen e llogarisë në valutë të Albtrans-it dhe kalimin e gjendjes së saj në llogari të Ministrisë së Financave.
Sipas Mëno Dedajt, edhe pse në dukje linja u mbyll duke trumbetuar parime, pra duke argumentuar se kontrabanda ishte e paligjshme, në errësirë, drejtuesit e shtetit shqiptar, kishin nxituar të ndynin duart dhe të zhyteshin në paligjshmëri.
Ata kishin llogaritur, madje dhe nxjerrë urdhëra zyrtarë, për të sekuestruar të gjithë sasinë e cigareve që gjendej në magazinat e “Albtrans”.
Ky segment i ngjarjeve gjendet i pasqyruar edhe në librin me kujtime të Lorenc Nënshatit, ish-drejuesit më jetëgjatë të “Albtrans”:
“Kur u ndërpre ky aktivitet, në magazinat e ALBTRANS-it kishte gjendje malli 45 mijë arka me cigare, me vlerë 25 milionë dollarë. Firmat në marrdhënie u detyruan të lidhnin menjëherë kontrata me katër firma malazeze, që kishin mundur të merrnin licensa direkt nëpërmjet Kryeministrit të tyre, shumë i interesuar për këtë biznes. Firmat dërguan 19 kamionë për ta tranzituar mallin me shpejtësi nga Durrësi në Malin e Zi".
Naimi (nëndrejtori) siç tregoi më vonë, shkoi në zyrën e Ministrit të Financave të asaj kohe, Genc Ruli, që të zhbllokohej malli, por ai nuk pranoi. Kështu kamionët u kthyen bosh, ndërsa shpenzimet e tyre iu vunë në ngarkim “Albtrans”.
Ishte e kuptueshme se po luhej një lojë e ndyrë…”
Por ka edhe një histori tjetër, edhe më të djallëzuar.
Pak vite më vonë, i njëjti hebre me banim në Zvicër, që kishte bashkëpunuar me shtetin shqiptar për 20 vite në kontrabandën e cigareve, shfaqet në Tiranë me një tjetër ofertë.
I shoqëruar nga një prej arkitektëve dhe një prej ekonomistëve më të mirë të Europës, ai synon të ndërtojë një resort dhe kazino në zonën e Orikumit si dhe një teleferik në Llogara.
Investimi prej disa dindra milionë dollarësh parashkonte punësimin edhe të disa qindra banorëve të zonës.
Por, në zyrat e Kryeministrisë së kohës, në zyrat e ca njerëzve që u betuan të ndërtonin një Shqipëri demokratike, në këmbim të firmës që do i jepte jetë investimit të parë të këtyre përmasave në Shqipërinë postkomuniste, investitorëve të huaj ju kërkua të paguanin rryshfet.
Në 20 vite të funksionimit të saj, fitimet nga kontrabanda e cigareve nuk shkuan për të mbyllur ndonjë hall të popullit të shumëvuajtur nën komunizëm. Së shumti ato shkuan për të përballuar udhëtimet jashtë vendit, qoftë për sëmundje, qoftë për turizëm, të krerëve të kastës komuniste të Tiranës, të familjarëve apo të përkëdhelurve të tyre.
Mbyllja e linjës në vitin 1991, në një kohë kur fitimi mujor nisi të shkonte në shifrat 2 milionë dollarë, është gjykuar në mënyrë të vazhdueshme si një gabim i pafalshëm.
Shqipëria e kësaj kohe gjendej në zgrip të mbijetesës, dhe rasti e solli për herë të parë një mundësi, që të hollat e fituara nga kontrabanda, ti shërbenin popullit.
Në këtë periudhë shteti shqiptar kishte përparësi sigurimin e bukës së përditshme të popullatës. Kështu që, të përdorje në këtë kohë fitimet nga kontrabanda e cigareve për të shmangur kërcënimin nga uria, nuk përbënte asnjë lloj mëkati.
Përballë kësaj situate, çdo lloj mendje e shëndoshë, nuk do tu kushtonte rëndësi parimeve. Parimet, me barkun bosh, nuk kanë asnjë vlerë, ato as nuk hahen, as nuk përtypen dhe as nuk kapërdihen. (Shqiptarja.com)
Genc Ruli do gjykuar njesoj si berisha e meta.Keta SHKERDHATA, NUK duhen falur.
E kam njohur Lorencin ( nga ShenGjini i Lezhes)dhe me sa mbaje mend ka thene qe kjo lloje kontrabande behej nga te gjitha shtetet europiane dhe dihej nga te gjithe.Me sa mbaje mend ne vitin 1982 ose 83 nje skafe i madhe pati avari dhe te gjitha kolit e cigareve u hodhen ne det ku gjithe bregu u mbush me ato nderkohe qe autoritet e paten te pamundur ti mblidhnin dhe duhanxhinjte dursak per nje o dy muaj kane tymosur cigare Marlboro. Por me kete linje nuk transportohej vetem Marlboro por edhe nje bime e vecant medicinale , Canabis Sativa i thoshin ku me gjithe cigaret magazinoheshin ne magazinat te kodra e Rashbullit.
Eshte e vertete, e kam pare ate anije te ngecur ne reren e plazhit te Durresit. Kam patur fatin ti provoje ato cigare
O gazetar ordiner o pler o legen shani veten tuaj si llumi kti vendit qe jeni ,Enveri nuk beri kondraband cigaresh per xhepin e vet o pler o mut muti por me parat e cigareve shteti paguante dhe puntoret dhe financonte per te miren e vendit ne at koh , ne at koh nuk guxonte njeri te fuste para ne xhep se ishte ligji qe per 1 milion e 1 lek te fuste plumbin shteti te ishe kush te doje , e dyta ku i pe ti guardia di financen qe te hynin ne ujrat tona ne at koh or pler or muti mutit or genjeshtar i ulet apo kujton kohen e saliut dhe e ngaterron me kohen e PPSHs thjesht per te denigruar te kaluaren o gazetar qesharak , ku ja mbante Italianit ne at koh te hynte ne ujrat tona kur kishim nje flot detare ushtarake qe i kallnim daten kujtedo or trap , te linin katrat silerus te shkelje detrat tan pa deshiren ton or trap , kishim 4 nendece qe hynin deri ne portet Italiane ne at koh , kur isha un ushtar ishim ne gadishmeri numer 1 se kaloj flota 6 amerikane ne ujrat neutrale dhe e di ti qe gjat gjith rruges e shoqeronin 120 avjon gjuajtes dhe ter flota jon detare u be qielli sterr nga avjonet qe shoqeronin floten e 6 amerikane se mos shkelnin ujrat tona , ti thua hynte guardia di financa kujton kohen e saliut gomari dhe ngaterron kohet me qellimin e keq siç keni ber ju llumi kto 30 vjet .
Behej kontrabande shoku , behej regullisht dhe me dienine e Shtetit Shqiptar dhe kete ta them me garanci te madhe pasi im ate ishte ne ate kohe oficer marine behej perbri Karaburunit brenda kufijeve tane detar ...nuk e di ne fillim vec me vone kontrabanda ruhej edhe nga forcat tona detare me katra silurus , vec mos prit te ruhaj nga forca te madha ...vec nje kater silurus e ruante anijen italiane qe kur futej dhe deri sa dilte nga ngushtica e Otrantos ....kontrabanda kish cdo lloj gjeje , nga pronari shqiptar qe ishte perfaqesues i Shtetit vec parate nga kontrabanda shkonin ne arken e Shtetit Shqiptar nga ato te ardhura Shteti blente cdo gje qe i nevojitej me boten perendimore qe nuk njofnin shkembimin e mallit sic behej me vendet e KNERit por deshin para kash ....ajo ishte si te thuash nje kontrabande e dobishme dhe jo si kontrabandistet e diteve te sotme qe vodhen gjithe municionet dhe Gerdecin qe te fuste Zeni milionat ...ka nja ndryshim ne kete gje ... Kjo per sa i perket kontrabandes ...kurse sa per nderhyrjen e flotes se amerikane qe vinte vedalle ne Adriatik , eshte futur ne gjirin e Vlores nendetsia amerikane dhe eshte futur shume thell bile ...dhe eshte zbuluar nga gjuajtesi yne i cili i kish gati bombat e thellesise per ta goditur pasi nendetsia amerikane qendronte poshte gjuajtesit ....priste vetem urdherin komandanti e gjuajtesit qe e njof personalisht shume mire bile ka bere dhe liber , nuk e tregoj emrin vec ishte njeri i ndershem dhe me kombesi helene , vec nje ushtarak shembeullor e njof se ishte shok i tim eti dhe sherbenin ne te njejten baze ....urdheri per tu qelluar nendetsia amerikane nuk erdhi kure nga larte dhe keshtu nendetsia amerikane reshkiti duke iu bashkuar flotes se 6 ....po te me pyesesh se ben mire apo jo udheheqeist e atehershem ....sigurisht qe vepruan drejt ...nese do te ishte goditur me siguri qe forcat amerikane do te ishin pergjigjur ...se ku do shkonte halli asnje nuk e di pasi nuk ndodhi .... keto qe po te tregoj ndoshta edhe mund te mos interesojne vec jane ndodhi dhe ngjarje qe kane ndodhur ...tung
Shqipetari, respekte vëlla. Nuk të njoh, por nga sa shkruan, duhet të jesh njeri i mirë. I duhen njerez të mirë ketij vendi, sepse na mbytën fanatikët qe jane gati t'i bejne keq tjetrit per llogari të Partisë dhe udheheqësit historik. Ka qene vertet si thua ti. Askush nuk e do më diktaturën Enveriste. Edhe fshatari më i humbur sot i kupton vlerat e demokracisë së vërtetë. Por nuk shahet diktatura duke shpifur, sepse pastaj populli nuk te beson as Kur thua të vërtetën. Ne jetuam, punuam, u arsimuam, u kukturuam, edhe u argetuam me sa mundëm, nën diktaturë. Atë kohë e njohim mirë, më mirë se sa disa komunistë të ndyrë si Sali Berisha që mori njerez më qafë. Perjashtoj komunistët e ndershëm qe lindën te varfër, jetuan të varfër, dhe po vdesin të varfër si pasojë e ndershmerisë së tyre. Por te pakten te mos na fyejnë me genjeshtra bajate per 40 vjetët e diktatures. Më shumë po bertasin ata që u denuan per vjedhje, se sa antikomunistët e vërtetë.
Respekte shqiptar. Je i sakte ne ate qe thua.
Gazetaret jane sherbetore te dikujt prandaj nuk duhet denigruar pavaresisht se genjejne shume per interesa te dikujt
Lorenc Nenshati, nuk eshte Drejtori i pare i Albtrans-it, dhe as me jetegjati. Albtransi u krijua ne 1971, nga i madhi dhe i paharruari Qazim Myftiu, i cili njihej ne tregun nderkombetar si Konti Antonio. Lala, siç e therrisnim ne, ka qendruar Drejtor i kesaj shoqerie deri ne fund te vitit 1982, ose me shume se 11 vjet. Lorenc Nenshati ka qendruar rrethi tete vjet e pak. Ministri i Brendshem Hekuran Isai e nxorri Qazimin ne pension, per ta zevendesuar me njerezit e tij. Qazimi kishte kohe qe e kishte kaluar kohen e pensionit, por nuk e nxirrnin ne pension per shkak te superlidhjeve qe kishte krijuar ne Europe e me gjere. Kjo eshte e verteta. Lorenci mund te shkruaje ç'te doje, por vezen e Lales nuk e beri dot asnjehere, mgjth fuqine e jashtezakonshme qe i dha Hekuran Isai. Jo çdo gje qe paska thene Lenci eshte ashtu. Pyesni, dhe do te provoni keto qe po ju shkruaj.
Po shum e vertet.
Shqiptari ! Je i sakte.
...kane gjetur burim te ardhurash keta Mecollaret, dhe futja, kane kaluar 35-40 vjet dhe kane vdekur ata qe i dijne ngjarjet, te cilat i ngaterrojne edhe si data. Futja pordhes edhe ti Mero se ia "nxoret"bojen "regjimit" . Bij cobenesh keni qene Mero, keni fjetur nen tende, me dhen dhi edhe qene. Po te.mos ushte ai sistem i "keq" per 5-10% te popullsise, edhe sot do te flinim nene tende. Por jemi me keq, po vrasim njerzit e perkedhelim qente
Ferdinand, je i pasakte. Kontrabanden e cigareve e drejtoi Qazim Myftiu. Lorenci erdhi shume kohe me vone. Qazimi vdiq i varfer, gje qe nuk mund ta thuash per Nenshatin, i cili i ndyu duart me parate e kontrabandes. Ke nje problem te madh ne ato qe shkruan. Mbeshtetesh ne kujtimet e sajuara te te tjereve. Keshtu ke bere edhe me kujtimet e Avdyl Banushit. Bere dokumentar se ai do vriste Enver Hoxhen nga pallatet e shallvareve. Nje perralle qe nuk pati jete te gjate.
Te lumte Mero, u forcofte aleanca zogisto-fashiste Carlo-Mero, u shofshin nga faqja e dheut kjo lloj rrace, qe mendojne se 90% jetojne si 5% ku bejne pjese Mero-Carlo.
Nuk ishte i rastesishëm bashkepunimi Berisha-Pashko-Ruli. Thuhet se në botë nuk ka njerez 100% te mirë dhe 100% të këqinj. Pra kush me shumë e kush më pak i ka disa veti të mira dhe të këqija. Pra klasifikimi shkon nga 0 (komplet i keq, në 100 (komplet njeri i mire). Nuk e di nëse bota i ka gjetur gjetur njeriun 0 dhe njeriun 100. Mbase. Por unë di nje gjë. Shqipëria ka thyer rekordin dhe ka gjetur Njeriun e Zi, nën zero, pra njeriun "minus keq", Voldemortin e vet, antipodin njeriut te mirë. Me minus 100, ai është Sali Katunar Komunisto-Kinez Berisha. Enveri, Stalini, Hitleri, Putini, Vuçiçi, Millosheviçi, Pinoçeti, dhe të gjithë që mund t'ju vijnë në mendjen, janë xhuxhër perpara së keqes që mbart Sali Lopçar Viçidoli.
Enveri e la gruan dhe femijet pa shtepi.. Vdiq Nexhmija ne nje dhome tek ish pularia e Tiranes.. Pas 90 plehrat demokratike mbushen gazeta me histori florinjsh e me para neper banka qe kishte fshehur Enveri me Nexhmijen. Germuan dhe nje mjalt te madh gjeten. Tani hane mjalt per Enverin dhe kane frike te flasin per gruan e Saliut, Metes, Nanos, Rames e me shoket qe kush me shume e kush me pak e kane mjaltin mullare. Nuk dine ku i kane kullat ne mes te Tiranes, vilat dhe rezortet ne bregdet, bizneset dhe parate jashte dhe brenda vendit. Aq sa edhe Amerika ju beri nongrada o plehra. Sa me shume kalojne vitet aq me shume ky popull do Enverin.
Une kam qene punonjës i prodhimit te cigareve Shkoder dhe dy fabrikat kryesore kane qene jashte kësaj loje.por jo se nuk e kemi ditur bile kemi pure nga ato cigare te shtrenjta.Por edhe atehere edhe sot neper dhembeveshte folur se kontrabante e cigares ka qene pronen e sigurimit te shtetit qe duke patur nje numër te madh njerëzish dhe agjentësh duheshin burime financiare nga shteti,por kjo pune e ka paguar me se miri sigurimin shqiptar
Kater fytyrat kriminele qe mbajten ne skllaveri nje popull te tere.... ku dhe femijet e tyre po kriminele qe nuk paten guxim te kerkojne falje popullit per vrasjet dhe vuatjet.... Trashgimtaret e fundit te ketyre krimineleve jane ne agoni...njeri po thahet cdo dite ne ballkon si lulet pa uje....te tjeret sillen verdale si pordha neper brek nga frika qe shume shpejte do te shkojne ne Rec...ndersa spiunet e kohes se vjeter....shetisin neper EU .... sa fatekeqesi qe sme dalin mua perpara....tju dhuroje nga nje karamele...se sa per ata qe kane vuajtur dhe kane humbur njerezit e dashur ne ate kohe...e kane mendjen per pasuri dhe lumturi....njerez pa kakrakter....
Pas Qazimit drejtor ka qene Josifi, si ndihmes i Qazimit.Pas Josifit drejtor u be Lorenci ,ndihmesi i Josifit.Asnjeri nga keta nuk jane as te biret,asnipat,as dhendurret e Enver Hoxhes,Kadri Azbiut,Hekuran Isait,…
Kari Hazbiu I Propozon Enver Hoxhes krijimin e sektorit te bashkwpunimit me italianet , sigurisht Mafien Kamora me kete pretending: Cdo 5vjet Kuvendi Popullor raportonte planing ekonomik 5vjecar te zhvillimit , por per te ruajtur deklarimin e shpenezimeve te zbulimit shqipetare jashte teritorit , qe sigurisht s'mund te informoheshin per siguri gjithe deputetet , u gjet kjo rruge per te plotesuar shpezimet e keti sherbimi .Ne krye u vendor z.Qazim Myftiu , njohes jo vetem I gjuhes italiane por dhe I njohjeve te sigurta me ta .Vet italianet e cherishing si dhe ai qe prezantuar , Signor Antonio .Cigaret filluan te prodhoheshin ne sektore te vacant si ne fabriken e duhan cigare Durres dhe Shkoder .Ne aversion te portit te durresit u krijua sektori I ruajtur me ushtare kufiri e komandant Mersin Rama , babai I gazetarit ish deputet , Luan Rama.Skafet e italianeve vining deri 2 apo kilometers nga radi , ngarkoheshin nga ky report e lagoheshin pass kishin jaguar ne dollars $ .Kjo eshte historia e sake. Zyrat e keti sektori fishin Perball Drinit apo me voneSarajet , ngjitur me ish Muzeumin e MPB. dhe kishte 3 punonjes .Te fala nga USA
Prandaj e paska pranuar ne gjiri i Partise Komuniste ne Gazeten " Zeri i Popullit " ish gazetarin ish Minister i Brendshem ish Deputet i PS dhe me vone i Partise te Lire ..te Florririt ilri metes... gjithsesi do kete pasur babin te ndergjegjshem...
Prandaj e paska pranuar ne gjiri i Partise Komuniste ne Gazeten " Zeri i Popullit " ish gazetarin ish Minister i Brendshem ish Deputet i PS dhe me vone i Partise te Lire ..te Florririt ilri metes... gjithsesi do kete pasur babin te ndergjegjshem...
Prandaj e paska pranuar ne gjiri i Partise Komuniste ne Gazeten " Zeri i Popullit " ish gazetarin ish Minister i Brendshem ish Deputet i PS dhe me vone i Partise te Lire ..te Florririt ilri metes... gjithsesi do kete pasur babin te ndergjegjshem...
Kari Hazbiu I Propozon Enver Hoxhes krijimin e sektorit te bashkwpunimit me italianet , sigurisht Mafien Kamora me kete pretending: Cdo 5vjet Kuvendi Popullor raportonte planing ekonomik 5vjecar te zhvillimit , por per te ruajtur deklarimin e shpenezimeve te zbulimit shqipetare jashte teritorit , qe sigurisht s'mund te informoheshin per siguri gjithe deputetet , u gjet kjo rruge per te plotesuar shpezimet e keti sherbimi .Ne krye u vendor z.Qazim Myftiu , njohes jo vetem I gjuhes italiane por dhe I njohjeve te sigurta me ta .Vet italianet e cherishing si dhe ai qe prezantuar , Signor Antonio .Cigaret filluan te prodhoheshin ne sektore te vacant si ne fabriken e duhan cigare Durres dhe Shkoder .Ne aversion te portit te durresit u krijua sektori I ruajtur me ushtare kufiri e komandant Mersin Rama , babai I gazetarit ish deputet , Luan Rama.Skafet e italianeve vining deri 2 apo kilometers nga radi , ngarkoheshin nga ky report e lagoheshin pass kishin jaguar ne dollars $ .Kjo eshte historia e sake. Zyrat e keti sektori fishin Perball Drinit apo me voneSarajet , ngjitur me ish Muzeumin e MPB. dhe kishte 3 punonjes .Te fala nga USA
Kari Hazbiu I Propozon Enver Hoxhes krijimin e sektorit te bashkwpunimit me italianet , sigurisht Mafien Kamora me kete pretending: Cdo 5vjet Kuvendi Popullor raportonte planing ekonomik 5vjecar te zhvillimit , por per te ruajtur deklarimin e shpenezimeve te zbulimit shqipetare jashte teritorit , qe sigurisht s'mund te informoheshin per siguri gjithe deputetet , u gjet kjo rruge per te plotesuar shpezimet e keti sherbimi .Ne krye u vendor z.Qazim Myftiu , njohes jo vetem I gjuhes italiane por dhe I njohjeve te sigurta me ta .Vet italianet e cherishing si dhe ai qe prezantuar , Signor Antonio .Cigaret filluan te prodhoheshin ne sektore te vacant si ne fabriken e duhan cigare Durres dhe Shkoder .Ne aversion te portit te durresit u krijua sektori I ruajtur me ushtare kufiri e komandant Mersin Rama , babai I gazetarit ish deputet , Luan Rama.Skafet e italianeve vining deri 2 apo kilometers nga radi , ngarkoheshin nga ky report e lagoheshin pass kishin jaguar ne dollars $ .Kjo eshte historia e sake. Zyrat e keti sektori fishin Perball Drinit apo me voneSarajet , ngjitur me ish Muzeumin e MPB. dhe kishte 3 punonjes .Te fala nga USA