Djalëria komuniste e viteve ’40 dhe një shprehje shkodrane: “I urti ç'ka di nuk flet, i marri ç'ka flet nuk di”

8 Shkurt 2026, 12:50Dossier TEMA

Djalëria komuniste e viteve ’40 dhe një shprehje shkodrane:

“Letrarët me parzmore” dhe vjersha e Sejfulla Malëshovës si debat mes Selahudin Totos dhe Gjon Shllakut në prag të diktaturës

“Në t’ardhmen na kemi me pas turp të kërkojmë liri shtypi e mendimi. Me kamt tona kemi me shkue drejt robnisë tonë. E shka asht ma zi ka me u zmadhue aq fort mënija shekullore në mes elementesh sa të huejt mezi kanë me prit me futë hundët në punët tona e na e dime atëbotë se shka na gjen”. Ky parashikim i Gjon Shllakut, shkruar në revistën “Hylli i Dritës” në fundin e vitit 1944, është përgjigje për një artikull të Selahudin Totos në gazetën “Bota e Re”. Debati midis dy mendimtarëve të rëndësishëm të kohës, në dy media të ndryshme, lidhej me një vjershë të Sejfulla Malëshovës, i cili i thurte vargje të zjarrta ideve komuniste. Sejfulla Malëshova shkruante me pseudonimin Lame Kodra, ndërsa Gjon Shllaku me pseudonimin Gjin Shpata.

“Gjer më sot pakë fjalë është bërë për librin ‘Vjersha’ që botoi Lame Kodra. Vetëm një recension në ‘Botën e Re’ nga Pashko Gjeçi dhe një artikull i nxituar në ‘Bashkimi’ i paraqitën publikut këto vjersha që kanë ndezur zemërat e mijëra partizanëve të Lëvizjes sonë Nacional-Çlirimtare.

Që rrethi i ngushtë i letrarëve tanë pothua se ka heshtur, kjo mund të ketë dhe shpjegimet e saj. Vepra krijuese e Lame Kodrës është diçka e re në letërsinë tonë. Ajo është pjella e frymës së re që shohëm sot ndër ne. Lame Kodra nuk ka shkruar sipas shijes së rretheve tona të ngushta. Ai jetën e tij ia ka kushtuar popullit dhe ka sakrifikuar çdo gjë që historinë ta bëjë vetë populli dhe jo rrethet e ngushta të ‘të zgjedhurve’. Kjo përpjekje pasqyrohet si drita e diellit edhe në vjershat e tij. Në këto derdhet me një lirizëm të kulluar e të fuqishëm aspirata shekullore për liri e popullit tonë. Nga kjo rrjedh edhe kontradikta që këto u bënë burim frymëzimi për zemërat e fshatarëve, punëtorëve dhe të rinisë sonë liridashëse, më tepër se sa për rrethet e ngushta të intelektualëve të shkëputur nga populli. Mua më duket se s’ka gëzim më të madh për një poet kur shikon se krijimet e tij ndezin zemrën e një populli për liri.

Me këtë nuk dua të them se vjershat e Lame Kodrës janë popullore në kuptimin e vjershave të një bardi. Përkundrazi, në disa, si në ‘Bilbilejtë’, ‘Kremlini’, ‘Poeti rebel’ etj., gjejmë dorën e një mjeshtri në artin poetik. Ajo që dua të theksoj është realizma e mprehtë shoqërore e pendës së tij. Kjo duket në vjershën ‘Si e dua Shqipërinë’.

E vërteta është se artisti nuk mund t’i shpëtojë kohës së tij. Për Lame Kodrën ideja qendrore e gjithë frymëzimeve është liria e popullit nga i huaji dhe nga forcat feudale dhe obskurantiste të brendshme. Është kjo ide qendrore që ndjen thellë, e cila i buçet herë-herë me vrullin e një katarakti. Në ‘Poeti rebel’ kemi një ritëm të lehtë e të rrëmbyer, që i përshtatet një rebeli në malet tona”, shkruan Selahudin Toto.

Të tjerw emra të spikatur në publicistikën e kohës kishin publikuar artikuj për lëvizjen komuniste dhe Sejfulla Malëshovën. Vasfi Samimi ishte një prej tyre. Ishte një ndër intelektualët e shquar të kohës. Shkruante artikuj në gazeta si “Bashkimi i Kombit” me pseudonimin Agim Shkëndija. Ai shkruante një artikull të ngjashëm me lavde madhështore për djalërinë komuniste të Shqipërisë së vitit 1944. Në artikullin me titull “Misioni historik i djalërisë shqiptare”, Vasfi Samimi, më 18 janar 1944, shkruante ndër të tjera:

“Djalëria shqiptare sot nderohet më tepër se kurrë nga i gjithë populli, aq sa një gjë e këtillë nuk është parë asnjëherë në historinë tonë. Këto lule të njoma të fisit arbnor janë në gjendje shpirtërore e mendore që të kuptojnë thellësisht tingëllimën e melankolisë e të tragjedisë që jehojnë në të katër anët e atdheut, sepse ky brez prej katër vjet me radhë jetoi i lidhur ngushtësisht me popullin, në të gjitha vuajtjet, mjerimet dhe lotët…”

Në të njëjtën gazetë, pra “Bashkimi i Kombit”, do të shkruante me vlerësime të larta edhe publicisti tjetër i njohur i kohës, Kasëm Bajrami. Me titullin “Ç’kërkon rinia?!”, botuar më 27 janar 1944, ai theksonte ndër të tjera:

“Duhet të kuptojmë kohën e shpirtin e rinisë. Duhet të njohim botën që rinia vijëzon përpara vetes. Duhet të ecim me kohën. Rinia kërkon ndërtimin e botës së re të shkëputur nga prangat e fanatizmave, të nepotizmit, të regjionalizimit, të kapitalizmit të tërbuar, të feudalizmit shekullor. Rinia kërkon të ndërtojë botën e solidaritetit, atë të vëllaznimit, botën e socializmit.”

Për të gjitha këto mendime të shprehura nga këta gazetarë që shkruanin në atë kohë në mbështetje të djalërisë dhe ideve komuniste, “Hylli i Dritës” tërhiqte vëmendjen, me artikujt që publikoheshin her pas here. Në një artikull të rubrikës së përhershme “Jehona e Shtypit”, autori Gjon Shllaku argumentonte krejt të kundërtën e asaj çfarë shkruhej te “Bota e Re”.

Artikulli “Jehona e shtypit” analizon ndikimin e ideve komuniste te gazetarët e kohës. Me një farë kritike, autori shënjestron disa gazetarë që shpallën gatishmërinë për të lënë penën e për të rrokur armët në luftë për çlirimin e atdheut.

“E keqja ndër ne asht se çdo njëri e ndien veten shpëtimtar i atdheut. Prandaj shumë nga shkrimtarët tanë hodhën penën e rrokën shpatën. Nga puna e përpjekja e tyne në lamën strategjike e ushtarake, po kemi përfundime ma se tragjike. Gjysmën e Shqipnisë e dogjëm e gjysmën tjetër kemi mbetë me dyshim: ta djegim a mos ta djegim?

Letrarët me parzmore e përkrenare le të bajnë punën e vet. Ne kemi guxim të japim këshilla. Por gëzim i madh ka me qenë për ne kur t’i rrokim për parzëm këta kingja të butë që braktisën grigjën.

Kur deri letrarëve u kërceu gjaku në krye e nuk mund pritën me ba ata shka banë, shka do të thomi për turmën amorfe shqiptare, për gjithë ata malokë, injorantë, vagabondë që trajtojnë masën e murrme antihistorike shqiptare?”

Në vazhdim të analizës së “Hyllit të Dritës”, evidentohet një parashikim për të ardhmen e shtypit shqiptar nën regjimin komunist. Problematika e nisur qysh para çlirimit konstatohet në analizën e mëposhtme:

“Por le të mendojnë shqiptarët se shka bahet sot ka me pasë pasoja të idhta për ne. Në t’ardhmen na kemi me pas turp të kërkojmë liri shtypi e mendimi. Me kamt tona kemi me shkue drejt robnisë tonë. E shka asht ma zi ka me u zmadhue aq fort mënija shekullore në mes elementesh sa të huejt mezi kanë me prit me futë hundët në punët tona e na e dime atëbotë se shka na gjen.

Intelektualët e njerëzit e artit të Shqipnisë le të bijnë në fije. Menditë vetjake e kolektive, në mos mujshin me i zhdukë, t’i lanë për ma vonë se asht në rrezik kombi.

Shpresa e kombit, si pat kenë thirrë ndër ne në këto dhjetë vjetët e fundit rinia jonë, asht tu ringjallë e frymëzue edhe të rritunit e deri pleqt, me e kujtue vetin si të jetojshin gjithnji në atë moshë: lum, lumi un, vetëm pse nuk kursehen në lavde të teprueme kundrejt kësaj breznije që sot e ka vu aq fort në mendim kombin e shtetin tonë…

Por rinia aq fort e lavdërueme, aq fort e adhurueme, na paraqitet sot e damë ndër llogore të ndryshme, prej kah njiherë, me plumba që vringëllojnë, ndihet edhe fjala ‘tradhtarë’, me të cilën gjuhen pjesët kundërshtare ndërmjet vetit. Kush nuk mendon këtë tradhti në dritën e këtij fakti le të heshtë ma mirë, pse asht i verbët e nuk mundet me pa, as asht radhitun shpirtërisht në njërën ndër këto llogore të çiluna”, shkruan Gjin Shpata(Gjon Shllaku) në revistën Hulli I Dritës në vitin 1944.

Koha do ta vërtetonte shumë shpejt profecinë e Gjon Shllakut dhe “Hyllit të Dritës”. Sepse të gjithë këta autorë që i thurën lavde ideve komuniste përfunduan si “armiq të popullit” dhe u dënuan me pushkatim apo me shumë vite burg. Sigurisht, bashkë me ta ose para tyre do të dënoheshin Gjon Shllaku dhe të gjithë autorët e “Hyllit të Dritës”, të cilët paralajmëruan shumë herët se çfarë e priste Shqipërinë nga komunizmi.

Megjithëse mbështetës të djalërisë komuniste, Samimi dhe Bajrami do të shpalleshin armiq të popullit nga regjimi komunist qysh në muajt e parë të marrjes së pushtetit. Vasfi Samimi u arrestua më 15 dhjetor 1944, u gjykua në procesin e “Gjyqit Special” dhe u dënua me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën që kishte shkruar në vitin 1943 “Nëna Kosovë – Shqipëria e vërtetë”. Dita e gjyqit të tij do të botohej në gazetën “Bashkimi”, ku kishte punuar si gazetar dhe ku kishte thurur lavde për djalërinë komuniste.

“Kryetari i gjyqit (Koçi Xoxe): – Pse e ke botuar atë librin ‘Nëna Kosovë’ që merret me propagandë?
I pandehuri (dr. Vasfiu): – Unë librin ‘Nëna Kosovë’ e kam shkruar me plot ndërgjegje dhe përgjegjësinë për përmbajtjen e tij e marr vetë. Këtë libër e kam shkruar si një shqiptar dhe ka një stil human…
– Keni bërë propagandë… jeni armik i popullit…”

Edhe Kasëm Bajrami, gjithashtu mbështetës i dikurshëm i lëvizjes së rinisë komuniste, do të burgosej nga diktatura. Në listën e Gjyqit Special do të përfshiheshin edhe gazetarë e publicistë të njohur si Fiqri Llagami apo Lazër Radi. Më pas lista e gazetarëve të vrarë e të burgosur do të shtohej me emra të tjerë të njohur, në procese gjyqësore të sajuara me dëshmitarë të rremë dhe akuza false.

Ndërsa Sejfulla Malëshova do të dënohej gjithashtu nga regjimi si oportunist dhe devijim drejt ideve të djathta. Ai vuajti disa vite internim  dhe do të përfundonte si magazinier dhe shites samarësh. Megjithatë, nuk pati të njëjtin ndëshkim si bashkëkohësit e tij. Selahudin Toto do të dënohej me pushkatim në vitin 1947 dhe lista e vrasjeve dhe burgosjeve të “armiqve të popullit” do të shtohej me shpejtësi nën diktaturën komuniste, derisa të shuhej çdo zë i lirë brenda territorit shqiptar. 

TemA

7 Komente

  1. s
    skender aga

    pse keto qe qe ishin si tip filozofesh nuk merreshin me nivelin pertok te zhvillimit shqiptar, okupimit te vendit , analizes dhe gjetjen e rruges per te dal nga niveli cifligar real ,i vetem ne europe ,rudiment etj.. etj... cfar ishin keto njerez pa bosht logjik mbeshtetes te cifligareve dhe antirevolucion ne mbrapa 100 vite kohe.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqo

      ik ere vllai atij pa shpatlla

      Përgjigjjuni
    2. A
      ASIMI I ZENELAJVE.

      Ky shkrim ashtu dhe si të tjerët në të ashtuquajturën de(por)..kraci nuk pasqyron gjë tjetër atë dimë për mëse 72 vjet dhe në veçanti tashmë më shumë se kur i jep të drejtë YJEVE TË PA SHUAR QË RRESHTUAN NËNËN NË KRAHUN E FITIMTARËVE.SADO QË TË MUNDOHEN PJELLAT E BASHKËPUNTORËVE TË PUSHTUESVE , DHE TË ASHTUQUAJTURIT KOKA TË MËDHA TË ASAJ KOHE NUK E ERËSOJNË DOTË ATË FAQE TË NDRITUR.RROTA RROTULLOHET DHE AJO QË SHKON POSHTË DHE VJEN PËRSËRI LARTË.UROJ QË SA MË SHUMË SHKRUANI KUNDËR ATYRE AQ MË SHUMË DO TË SHTONI RRADHËT E TË PËRGOJUARËVE ME PA TË DREJTË. MËNDIET E NDRITURA TË ASAJ KOHE ISHIN SHTOJCA TË PUSHTUESVE DHE KOLABORACIONISTËVE, SOT SHKRUAJNË NË EMËR TË ANTIKOMUNIZMIT, POR NË ATA BASHKËPUNUAN ME OKUPATORIN.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Me vrasjen dhe shtypjen e klasës intelektuale pas 1944,u vulos perfundimisht e ardhmja e trishtueshme e kulturës dhe dënimi i kombit me triumfin e mashtrimit,gënjeshtrës,dobësisë morale,perulja karakteriale ndaj vesit dhe servilizmit ,etj,et, dhe pasojat po shikohen akoma sot me forcë shkatrruese.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Festja sipas kokës

          Intelektualët janë një pasuri e tërë për një komb. Ishte e tmerrshme që të dëgjohej apo të vendoste një lab gjysëm opinge apo një malok dru me pre sesa një i shkolluar si psh Petro Marko, Sejfulla Malëshova, etj etj. Nuk duhet harruar se njëkohësisht shumë nga ata intelektualët e dikurshëm vrapuan t'i dhuronin mbretit pushtues Viktor Emanuelit kurorën e Skënderbeut! Dhe çdo dënim karshi tyre ishte i drejtë. Ndryshe regjimi komunist ishte regjim i opingës dhe kjo ishte tragjedi për vendin. Për mua ata që nuk u bashkuan me italianin, por u bashkuan me gjermanin, për shkak të Kosovës dhe Çamërisë dhe nuk luftuan kundër nacional-çlirimtares, ishin patriotë. Të tjerët si psh Mit'hat Frashëri me kapidanêt e malcisê morën atë që meritonin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Eshte e rendesishme te sqarohet se komunizmi eshte mashtrim dhe nje genjeshter ne cdo aspekt te asja qe gjoja komunistet do i japin popullit. Per kete eshte e rendesishme te sqarohet se eshte konspiracion i cifuterise per te shkaterruar gjithe sistemet organike shoqerore dhe ti zevendesojne me terrorrin cifut. Kejo qe them s’eshte as rracizem as untisemetizem por fakt. U krijua nga Marksi dhe kudo dhe ne shumicen e rrasteve ata ishin direct udheheqes apo forca motivuese. Pavaresisht nga slloganet qe komunistet perdoren ne periudha te ndryshme , si clirimtare, perparimtare, zhvillim ekonomik etj keto ishin maska per te fshehur terrorrin. E rendesishme eshte te kuptohet sllogani se proletariati do marre pushtetin dhe ky eshte mashtrim extreme. Jo vetem populli vdiste nga frika e te panjohures, por keta udheheqes komuniste s’jetua asnje dite si proletare. Ishin intelektuale te deshtuar dhe suksesi e vetem ishte marshtrimi. Kejo eshte arsyeja pse komunistet filluan qe ditet e para ti hanin koken njeri tjeterit, por cdo dite apo vit ‘’armiqte’’ e popullit po shtoheshin. Nga artikulli kupton kurthin qe rane disa. U bene komuniste sepse u premtua zhvillim I vendit’’nga prapambetja’’ por kur prapambetja su hoq keta duheshi ‘’spastruar’’. Disa te tjere kuptuan se u hoq liria e fjales’ pra duhet te spastrohen perseri. Disa te tjere ju mor prona private, perseri duhet te spastrohen … keshtu pa fund derisa hapur filluan te vrisnin shoket qe kishn ne krah per 25 vite. Enveri ishte mesonik i indokrtinuar ne Paris dhe Gjeneve, pra e dinte lojen. Pa terrorr sbahet ai lloje pushteti. Keshtu ishte gjithe vendi ne terror. Varferia ekonomike ishte qellimshme sepse jo vetem qe duhet te punonim 6 dite dhe te 7 ishte pune vullnetare(100% skllaveri) por pjesen tjeter te kohes se individit ishte duke kerkuar per te bler ushqime dhe veshje. Pra prpjekjet beheshin per te jetua dhe ne kete menyre skishim kohe te kuptonim apo te diskutonim aspeknin politik te jetes Tani pse disa vazhdojne flasin per gjera te pergjitheshme por sflasin per jeten e tyre personale ? Pra them pse sot disa si vleresijne ato te jane personale, si liria e fjales, liria e aktivitetit ekonomik, e levizjese lire etj etj por merren me hidrocentrale dhe uzina me Ramen apo Berishen kejo mund te spjegohet vetem ose me hipokrizine e tyre( disa me qellim behen hipokrite) ose me nivelin e ulet intelektual qe ishte nje nga objektivat kryesor te Enveri

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              Eshte e rendesishme te sqarohet se komunizmi eshte mashtrim dhe nje genjeshter ne cdo aspekt te premtimeve qe gjoja komunistet do i japin popullit. Ketu eshte e rendesishme te sqarohet se komunizmi si sistem eshte konspiracion i cifuterise per te shkaterruar gjithe sistemet organike shoqerore dhe ti zevendesojne me terrorrin cifut. Kejo qe them s’eshte as rracizem as untisemetizem por fakt. U krijua nga Marksi dhe kudo dhe ne shumicen e rrasteve ata ishin direct udheheqes apo forca motivuese e komunizmit ne cdo vend te botes. Pavaresisht nga slloganet qe komunistet perdoren ne periudha te ndryshme , si clirimtare, perparimtare, zhvillim ekonomik etj keto ishin maska per te fshehur terrorrin. E rendesishme eshte te kuptohet sllogani se proletariati do marre pushtetin eshte mashtrim extreme. Jo vetem populli vdiste nga frika e te panjohures, por keta udheheqes komuniste s’jetua asnje dite si proletare. Ishin intelektuale te deshtuar dhe suksesi e vetem ishte marshtrimi. Kejo eshte arsyeja pse komunistet filluan qe ditet e para ti hanin koken njeri tjeterit, dhe se cdo dite apo vit ‘’armiqte’’ e popullit shtoheshin. Nga artikulli kupton kurthin qe rane disa. U bene komuniste sepse u premtua zhvillim I vendit’’nga prapambetja’’ por kur prapambetja su hoq keta duheshin ‘’spastruar’’. Disa te tjere kuptuan se u hoq liria e fjales’ pra duhet te spastrohen perseri. Disa te tjere ju mor prona private, perseri duhet te spastrohen … keshtu pa fund derisa hapur filluan te vrisnin shoket qe kishn ne krah per 25 vite. Enveri ishte mesonik i indokrtinuar ne Paris dhe Gjeneve, pra e dinte lojen. Pa terrorr s’mbahet ai lloje pushteti. Keshtu ishte gjithe vendi ne terror. Varferia ekonomike ishte qellimshme sepse jo vetem qe duhet te punonim 6 dite dhe te 7 ishte pune vullnetare(100% skllaveri) por pjesen tjeter te kohes se individit ishte duke kerkuar per te bler ushqime dhe veshje. Pra perpjekjet beheshin per te jetua dhe ne kete menyre skishim kohe te kuptonim apo te diskutonim aspektin politik te jetes. Sot disa si vleresojne ato qe jane personale dhe jetike per ekzistencen e cdo individi, si liria e fjales, liria e aktivitetit ekonomik, levizja e lire etj etj por merren me hidrocentrale dhe uzina, lufte clirimtare dhe tradhetare, me Ramen apo Berishen. Kejo mund te spjegohet vetem ose me hipokrizine e tyre( disa me qellim behen hipokrite) ose me nivelin e ulet intelektual qe ishte nje nga objektivat kryesor te Enveri.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje