Kavaleria shqiptare në Francë dhe një shënim i Konicës: Atëbotë shqiptarët nuk e kishin emrin “komb i egër” (VIDEO)

7 Shkurt 2026, 20:20Dossier TEMA
Kavaleria shqiptare në Francë dhe një shënim i Konicës:

Para se të quheshin “komb i egër”, të tjera këngë i këndoheshin shqiptarëve e të tjera histori lavdie shkruheshin nëpër mediat e famshme kryesisht në Francë. Është fjalë për kavalerinë shqiptare në Evropë që më së shumti u vlerësua në Francë. Faik Konica dhe gazeta e tij “Albania”, e cila është ndër gazetat e para që shkruhej në gjuhën shqipe, që nisi botimin në vitin 1897 dhe vazhdoi deri në vitin 1909. Në këtë gazetë, Konica përpiqet të nxjerrë në pah kohët më të mira të shqiptarëve në histori duke iu referuar historianëve dhe mediave franceze. Një ndër to ishte edhe ajo e kavalerisë shqiptare. Në gazetën “Albania” dhe revistën tjetër të Konicës, “Kalendari i Maleve”, të vitit 1902, shkruhet ndër të tjera:

“E përkohshmja Albania ka përmbledhur shumë artikuj e shkrime prej autorësh të vjetër të Francës të cilët rrëfejnë se shqiptarët kanë sjellë të parët në ushtrinë e Evropës ‘La cavalerie légère’, dmth kalorësit e lehtë. Franca më tepër se të tjera vende pati shërbime të mëdha prej këtyre shqiptarëve. Atëbotë shqiptarët nuk e kishin emrin ‘komb i egër’ si sot. Por të tjera kohë, të tjerë këngë.”

Tema sjell sot faqet e gazetës “Albania” në vitin 1902 ku publikohet përmbledhje e artikujve të mediave franceze ku pasqyrohet historia e kavalerisë shqiptare në Francë dhe në Evropë. Janë përmbledhje të kronikanëve të kohës të përmbledhura nga Faik Konica dhe të publikuara në gazetën “Albania”.

Është artikull i shkruar në gjuhën frënge në gazetën “Albania”. Artikulli është përmbledhje e kronikave të Jean d’Auton të viteve 1503, kronikani i kohës që shkruante për betejat e kalorësve të ushtrisë së mbretit të XII. Ndër ta spikat kalorësia shqiptare dhe kalorësi i përshkruar si trim i rrallë Messire Mercure. Artikulli përshkruan detaje të imtësishme të betejave mes kalorësve shqiptarë të drejtuar nga Messire Mercure dhe shqiptarëve të tjerë pjesë e kalorësisë. Beteja e fituar e kalorësisë shqiptare paraqitet në detaje mjaft interesante të cilat janë përzgjedhur nga Faik Konica nga studimet e autorëve të vjetër francezë.

TemA

Lini një Përgjigje