“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

31 Janar 2026, 08:40Dossier TEMA
“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me

Nga Eugen Shehu 

Dëshmitë e vetë historiografisë së shtetit amë shqiptar, e kanë përcaktuar qartë rolin e madh të të dërguarve të Beogradit për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë. Ky rol në ato momente ka qenë tejet determinant po të kemi parasysh se komunizmi si doktrinë ishte fare i panjohur dhe për më tej, ai nuk mund t’i shkonte për shtat konstitucionit moral të popullit tonë. Po të kemi parasysh se në vitet 1939-1940, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë shqiptare,  po rritej së tepërmi rezistenca nacionaliste për t’i ofruar si zgjidhje të vetme kombit tonë,kufijtë etnike të tij,atëherë do të bindemi plotësisht se “ndihma” e ardhur nga Beogradi nuk ishte as vëllazërore dhe as e sinqertë siç donin ta paraqsinin komunistët shqiptarë të atyre viteve.

Shqiptarët kishin edhe një impresion të fuqishëm,për të mos i hapur dyert kanat për komunizmin. Ky impresion lidhej sidomos me sulmin gjerman kundër Beogradit (prill 1941), me ç’rast në trevat të Kosovës e Maqedonisë shqiptare, u rikthyen ëndrra e vjetër e Shqipërisë Etnike. Duam apo s’duam të kujtojmë sot, unë mendoj se shqiptarët në krejt trojet etnike tona, përpara se të dëgjonin “përrallat” komuniste, ishin të vendosur të luftonin për të vënë në jetë, padrejtësitë prej të cilave ende kullonte gjaku i ngrohtë. Ndërkaq, disa prej ideatorëve dhe udhëheqësve të parë të grupeve komuniste në Shqipëri, ishin futur në rrugë pa krye, duke dashur të merrnin flamurin e shpëtimtarit të kombit.

Ata kryen disa takime në vitin 1941, por në vend që të bashkoheshin për të shpalosur alternativa, grindeshin për të ndarë karriget dhe për më tepër, nuk kishin vizione të qarta se ç’far duhej të banin në ato momente. Tepër saktësisht përshkruhet kjo situatë e komunistëve shqiptarë në vitin 1941, në një raport të hollësishëm që Koço Tashko i ka dërguar në vjeshtën e vitit 1942, kryesisë së  Kominternit, ku pos të tjerave shprehet;

 “Nga ana tjetër isha koshient, se shokët e propozuar prej meje nga tërë grupet, sado të sakrifikuar për çështjen dhe të pakursyer në punët, s’kishin përgatitjen politike të duhur për të qenë anëtarë të Komitetit Qendror (këtë fakt ma kishte cilësuar edhe shoku Miladin), domethënë për të kuptuar problemet politike dhe ekonomike të Shqipërisë…! Këto të meta kryesore të tyre shpresoja të mënjanoheshin deri sa të mblidhje Kongresi i Partisë, prej qenies si instruktorë të dy shokëve jugosllav, Miladin e Dushan. Me pak fjalë gjithë përgjegjësinë ua dorëzova këtyre dy shokëve (sado që s’kisha asnjë ide të së kaluarës së tyre), vetëm duke u bazuar në rekomandimin e Komitetit Qendror për Kosovë e Metohi, të Partisë Komuniste Jugosllave”. (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë, Fondi 14, dosja 5 , fleta 4).

Nga ky dokument autentik i njërit prej krerëve kryesorë komunist në Shqipëri, në vitet 1940-1944, merret lehtë me mend se marrëdhëniet ndërmjet komunistëve të shtetit amë dhe atyre të Beogradit nuk mund të ekzistonin si marrëdhënie partneriteti, apo vëllazërore. Këto marrëdhënie do të konceptoheshin që në fillim si marrëdhënie vasaliteti, ku të parët, sllavët do të dirigjonin gjithë “bëmat” e komunizmit në Shqipëri,ndërsa të dytët, komunistët e servilosur shqiptarë do të përpëliteshin nëpër labirintet e politikave serbo-sllave, duke shitur nderin e tyre, vetëm  e vetëm për një copë karrige të përgjakur kur të “çlirohej” Shqipëria.

Komunistët sllav, duke para-ndjerë rrezikun e rritjes së lëvizjes nacionaliste shqiptare, lëvizje e cila që në fillim u shtri në krejt kufijtë etnike tona, ndërhyri energjikisht në lëvizjen komuniste, së paku për të dominuar këtë e mandej, në sajë të dredhive të vjetra serbo-sllave të niste në trojet shqiptare luftën e egër vëllavrasëse. Kështu, në verën e vitit 1942, ata hodhën në nismën e tyre, në Kosovë, një trakt ku i bëhej thirrje popullit shqiptar këtu, të rrëmbente armët për të luftuar kundër armikut të përbashkët, fashizmit. Ustallarët e Beogradit jo se donin lirinë e Kosovës, sepse po ta kishin dashur sigurisht ata do të kishin lejuar shqiptarët në trojet etnike të tyre, të paktën të jetonin pa atë kalvar vuajtjesh.

Por ata kërkonin të ngrihej krye kundër fashizmit për të ruajtur të pandryshuar statukuonë e organizmit të kufijve pas vitit të mbrapshtë 1913. Ndonëse proklamata e shpërndarë në Kosovë, kishte poshtë edhe nënshkrimin e Partisë Komuniste shqiptare,ajo  merrej vesh menjëherë se ishte gatuar në kuzhinën e Beogradit,me ç’rast edhe mungonin fjalët se çdo të bëhej të nesërmen me fatin e popullit shqiptar në Kosovë. Kjo pozitë e mjerueshme e komunistëve të shtetit amë,të cilët, vinin në rend të ditës parullat e tyre internacionaliste dhe harronin vuajtjet prej tre deceniesh, të vëllezërve të tyre prej gjaku, dëshmohen vetë prej dokumentave të tyre, pikërisht në vitin 1942, komunistët e Tiranës ishin të detyruar të dëshmonin se; “Për shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 50-65 përqind të popullsisë së atjeshme, si dhe dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë së Vjetër (kufijtë e vitit 1913) Partia e jonë ka heshtur sistematikisht duke thënë (fjalët e shokut Miladin) se kjo çështje s’na përket neve por i përket Partisë Komuniste Jugosllave”.  (Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 14,dosja 5, fleta 11).

Edhe në vitet 1943-1944, bashkëpunimi i klikës komuniste të Tiranës me atë të Beogradit, do të ishte determinant, sidomos në veprimet e atyre të parëve ndaj nacionalistëve shqiptarë. Diku e kam thënë krejt haptas mendimin tim se Mukja ishte shpresa e mbrame e shqiptarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në luftën kundra okupatorit. Por pikërisht pse mbante me vete këtë shans të madh historik, Mukja u sabotua dhe anatemua për pesë decenie me radhë nga historiografia shqiptare. Post – Mukja, do të përbënte ndër faqet më të dhimbshme të popullit shqiptar,i cili,ndonëse i copëtuar në vitin 1913, ndonëse i sulmuar e kërcënuar dhe zhdukur prej grekëve, sllavëve e bullgarëve, tanimë provonte edhe thikën e ngulur tinëz në shpinë prej vëllaut me nanë.

Pa dashur të sjell në këto radhë, gjëmën e madhe e tragjike të luftës vëllavrasëse në Shqipëri, në vitet 1943-1945, unë mundet natyrisht të pohoj se krejt idetë dhe organizimet e kësaj lufte kanë qenë të ideuara në Beograd,ndërsa Miladini e Dushani, ishin veç zbatuesit e urdhrave të padronëve të tyre.Sidomos në ndjekjen ndaj nacionalistëve të shquar shqiptar, dora serbo-sllave do të shtrihej ngado. Prej asaj dore tradhtare, ranë në fushën e nderit trima të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe një pjesë e tyre duke para-ndjerë thikën pas shpine sllavo-shqiptar, luftuan me armë në dorë kundra tyre, duke u shndërruar në simbole të përjetshme të nacionalizmit shqiptar. Në krejt këtë maskaradë, nuk kanë munguar as idelogjizimi i skajshëm bolshevik dhe as veprimet e fshehta serbo-sllave për t’i quajtur këta burra (që sot përbëjnë krenari kombëtare) si bashkëpunëtor me okupatorin, sipas parimit paradoksal: “O me ne, O kundra nesh”!

Në vitin 1945, klika komuniste e Tiranës, duke iu përmbajtur tërësisht udhëzimeve të Beogradit, nisi të konstruktojë modelet e para të diktaturës komuniste, modele të cilat, do të quheshin të veçanta në krejt Evropën Lindore, për nga egërsia me të cilën u zbatuan. Ndër këto modele famëkeqe, mund të përmendim shkurt vetëm njërin, atë të përndjekjeve të krejt kundërshtarëve politik të tyre, familjarisht nëpër burgje apo kampe përqendrimi sipas modeleve të huazuara nga Stalini. Mijërat e nacionalistëve shqiptarë, u drejtoheshin në vitin 1945 togave të zeza të pushkatimit, burgjeve apo kampeve të punës për të vetmin “faj” se kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë si edhe për kufijtë etnike të saj. Dhe përballë kësaj tragjedie të re shqiptare, duhej diçka butaforike, duhej diçka për t’i dhënë botës komuniste të kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte mendjen vetëm për punë të zeza.

Dhe pikërisht në këto momente aq të dhimbshme për krejt kombin tonë, kjo qeveri, enkas për të dhjetëfishuar tragjedinë shqiptare, zgjodhi pikërisht procedurën e dekorimit të dhjetëra oficerëve serbo-sllav të cilët sigurisht ishin vrarë duke luftuar kundër forcave nacionaliste shqiptare. Me këtë akt të shëmtuar ,si turp kombëtar, klika komuniste e shtetit amë, kërkonte gjithashtu të thoshte fjalën e vet, lidhur me qëndrimin e saj pro idesë së Beogradit për tu integruar në republikë të shtatë të krijesës jugosllave. Kësisoj më 5 shtator 1945, në ish pallatin mbretëror në Tiranë,u zhvillua një ceremoni tejet pompoz, me pjesëmarrjen e krejt qeverisë shqiptare si edhe përfaqësuesve diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet. Me tone oratorike, Omer Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945:

“Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare ;

Duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate gjatë Luftës Nacionalçlirimtare të popullit t’onë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet në Luftën e popullit shqiptar qoftë brenda në Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë, qoftë jashtë Shqipërisë dhe për të shfaqur mirënjohjen e për t’a shërbyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi t’Atdheut e të popullit shqiptar.

 Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar,

Vendosi; Të dekorohen me dekoratat e shënuara për sejcilin, personat që përmenden në listën që vijon: Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhër “Heroi Kombëtar”, Lolo Ribar, me urdhërin “Heroi Kombëtar”, Ramiz Sadiku, me Urdhërin “Heroi Kombëtar, Ivan Ribar, me Urdhërin e “Flamurit”, Eduard Kardelj, me Urdhërin e “Flamurit”, Bllazho Jovanoviç, me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”, Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit, dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”. Dushan Mugosha, me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”.

Me urdhrin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E.F. Davies.

Me urdhrin e “Yllit Partizan klasi i I “,Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas, Petko Dapçeviç, Breigadier T.Churchuill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel, Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.

Me Urdhrin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit”; Kolonel Vojo Todoroviç. Me urdhrin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë”; Major Savo Stonjou, W.V.G.Smith. Me Urdhrin “Partizan i klasit të II”, Gjeneral, Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel, Obrat Cicmil, Nenkolonel, Mijat Vuletiç, G.W.Seymour, Major J.K.H. Shaë, Major, M.J.Fornton, Major, V.Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J.M.Lyon, Toger John O’Keefe. Me Urdhrin “Ylli Partizan i klasit të III”; Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis. Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit”; Bije Vokshi, Dëshmor, Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviç”.(Gazeta “Bashkimi”, Tiranë më 6 shtator 1945).

Ndërsa kreu i klikës komuniste të Tiranës,Enver Hoxha,do të deklaronte solemnisht në atë mbrëmje se; ”Të gjithë këta oficerë që u dekoruan, na kanë ndihmuar me shpirt, në përpjekjet tona për çlirim”. Shërbëtori i zellshëm i sllavo-komunistëve, falënderonte kështu mësuesit e tij nga Beogradi për kontributin e madh të tyre në përpjekjet sllave për shuarjen e racës shqiptare. Me këtë mesazh ai gjithashtu donte të siguronte padronët e vet se do të ishte kurdoherë rob i politikave shovene serbo-sllave.

Si mund të dekoroheshin oficerë të lartë jugosllav kur vetëm në vitet 1944-1945 në territoret e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare u vranë, u burgosën, dhe u shpërngulën më shumë se 50 mijë shqiptarë etnik të pafajshëm? Si mund t’i shpërndaheshin dekorata atyre që pos të tjerave,nuk lanë pëllëmbë toke shqiptare pa e përgjakur me gjak shqiptari? Si mund të dekoroheshin ata të cilët populli i ynë i konsideroi dhe i konsideron pushtues të tokave shqiptare? Si mund të përgëzoheshin këta kriminelë të zakonshëm lufte, kur pikërisht në ato momente në malet shqiptare, endeshin dhjetëra e dhjetëra heronj nacionalistë, të cilët, falnin pranverat e tyre për kufijtë tanë etnik?

Përballë këtyre pyetjeve, mund të hamendësosh shumë përgjigje.Por përgjigjja e parë që të vjen ndër mend është pikërisht ajo se klika komuniste e Tiranës,në vitin 1945, e fryrë prej përrallave të internacionalizmit proletar, duke dekoruar vrasësit e popullit të vet, merrte mbi vete barrën e rëndë të një turpi kombëtar. E për baltuar në pozitat mjerane ku e futi çorba serbo-sllave, kjo klikë po i bënte nderet dhe shërbimet e para Beogradit duke dëshmuar sigurisht antishqiptarizmin e vet, me të drejtë duke pranuar dhe njohur pushtimin e tokave shqiptare të Kosovës, Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, të Maqedonisë shqiptare nga serbo-sllavët. Koha dëshmon tradhtitë komuniste shqiptare tanimë i mbetet qeverisë së djathtë shqiptare dhe Institutit për Krimet e Komunizmit që të gjithë të dekoruarit, t’i zhvleftësoi dhe dënojë. Krimit dhe tradhtisë, duhet shartuar nga rrënjët./ Memorie.al

17 Komente

  1. B
    Beti

    Oh sa kollaj eshte sot. Asgje nuk vlen me shume se askushi do te behet dikushi. Ne luftojme ,ju beni analiza mbi shatervan.

    Përgjigjjuni
    1. I
      ISTORIA

      Po ikni o legene materniteti ! Mbas Luftes se Dyte Boterore, te gjitha fuqite fituese dekoruan figurat kryesore te shteteve pjesemarrese ne te njejtin grupim, ne grupimin antifashist. Dekoratat qe SHBA dhe Angli iu kane dhene Stalinit, Zhukovit etj. jane me dhjetera dhe me te lartat e shteteve te veta. Dekorimi i kontribuesve ne Luften ( Clirimtare ) e Dyte boterore eshte e turpshme vetem per njerezit e paturpshem, e pander dhe antishqiptare, vetem per ata qe kane 36 vjet qe bejne cmos te mohojne luften e luftetaret dhe te lartesojne tradhetaret.

      Përgjigjjuni
    2. z
      zigur

      Asgjë për tu habitur ..... Këtë bëri dhe Sali non grata kur ndryshoi sistemi nuk la gangëster dhe hajdut pa e bërë pishtar i demokracisë...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeshk

        Pergjigju per Enverin mos e hidh topin te Saliu ….qenke p… i zgjuar …

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shehaj je I ndyre

        Tan u kujtove !? Apo u urdherove nga Vampiri. Hidh tymosese. Neveri.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kujtim.

          Një e vërtetë e pakundërshtueshme nga historia është se në qoftë se nuk do të ishte Lufta Nacionalçlirimtare e ushtrisë e partizanëve dhe e Ushtrisë së krijuar ne 10 korrik 1943, Shqipëria,do të ishte ndarë në copa për shpërblim vendeve fqinje të rreshtuara në krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore. Të tjerat , o studiues , janë politikë për tu paguar ti.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parku Rinia

            Ajo ¨paqe¨ e dhimbshme, e cila ne fakt, e tejkalon nacionalizmin real te tij e te bashkepunetorve te tij me te ngushte, u dha frymemarrje shqiptareve, kendej e andej kufijve veriore-verilindore-lindore te mobilizoheshin kambetarisht e te shumefishoheshin deri ne 5-fish si popullsi e te rrisnin relativisht mireqenien dhe emancipimin e tyre krahasuar me periudhat e dy shekujve me pare ! (e gjitha kjo ne kuader te ndarjes masakruese qe imponoi JALTA ! )------------ ndryshe do te ndodhte i njeti skenar qe aplikuan greket ne jug-lindje e jug te Shqiperise me gjenocidin e gjithanshem ndaj shqiptareve te Camerise e me gjere, deri ne ditet e sotme ! ------------------ nderkohe, infrastruktura ushtarake, njerezore, e informacionit te detajuar e te dokumentuar inteligjent ne te gjitha nivelet, .... ...., ishin dhe mbeten baza e suksesit te nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne maj 1999 !

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant 97

              I pari nuk e beri kete cvleresim dhe nuk ka vullnet edhe sot ta beje komunisti fanatik, dhender ne familje serbe me aktivitet agjenturor antishqiptar Sali Berisha. E dyta PS si pjelle e PPSH nuk ka dhe s’ka si ta ketë ate vullnet.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opinionisti

                Dekorimi i figurave te shquara te rezistences antifashiste jugosllave nuk ka asgje te turpshme per shtetin shqiptar. Nje veprim te tille beri edhe shteti jugosllav per nje numer te madh personalitetesh dhe partizanesh shqiptare qe kontribuan per shporrjen e nazifashizmit nga trojet tona. Se cfare ndodhi me pas, Enver Hoxha nuk ka rreshtur se demaskuari qellimet e erreta shoviniste serbe ndaj kombit shqiptar. Enver Hoxha ka plote kusure, por dinjitetin kombetar e mbrojti me fanatizem te pashoq. Jo rastesisht, kur ai vdiq, shteti jugosllav e shpalli dite gezimi. Kjo eshte e verteta. Njerzit jane te lire re shkruajne cdo gje, por jo te shpifin.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali

                  Shikoni kriminelin Sali i cili i ka bere e i ben sherbime pa fund Serbit,Pa mja u moret se cfare eshte bere 100 vite me pare.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    Prania e Jugosllavëve në Shqipëri për të ndihmuar P.KSH. që sapo ishte krijuar nuk ishte mendimi i komunistve Shqiptar dhe a's i Jugosllavëve.P.KSH.bëri kërkesë për tu pranuar si antare e internacionales komuniste,pjesë e së cilës ishte me kohë Jugosllavi.Për këtë arsye si vënd fqinjë dhe antarë të internacionales Kominterni dërgoi në shqipëri për ndihmë pëfaqsues Jugosllavë .Ç'farë u bë më vonë dhe ç'farë sajojnë e shpikin Shehllarët është tjetër histori .Eugeni të na thotë ç"a lloj Shehu është dhe në cilën bandë ka qënë gjatë luftës kundër partizanve , i jati apo gjyshi.Partia Komuniste na rreshtoi në krahun e duhur dhe ne sot krenohemi kudo në botë me historinë tonë.Lavdi PPSH.,Lavdi dëshmorbe të LANÇ Ipa haruar në jetë të jetve kujtimi i tyre .Poshtë tradhëtarët dhe spiunat e kombit që sot i shërbejnë akoma UDB .

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nedia

                      I dekorojë për kohën dhe kontributin, i cili është karakter i mirënjohjes. Mos harroni, kosovaret mbanin në krye të shtëpisë fotografinë e Titos, i cili i bëri me pasaporta ku lëviznin dhe emigruan në të gjithë botën. Ju sot, nxirrni variantet e shkërdhaterisë së karakterit, ku jeni të vërtertë në karakter, se mosmirnjohësi është si puna juaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sharlatani i radhes

                        Duhet te kishin pyetur kete studiuesin!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SHQIP

                          Ô ENVER I NDRITUR SA SHUMË TË KEMI PRITUR KËT LLUM TË NEVERITUR QAFESH ME NA I HEK

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti.

                            Ka një shprehie populli ynë,ma i ynë qëqëntë le të lehin por karvani të shkojë përoara.Hustotinë e bëjnë FITIMTARËT dhe joZagarët e nazi-fashistëve dhe tradhëtarët e vëndit.O genoooo(jo pa qëllim me të vogël e me shumë ooo).Sa për kujtesë kur ata komunistë shkruan historin me gjakun e tyre soji e sorollopi yt i fshinit çizmet pushtuesit,dhe për më keq n.q.s.je nga këta sahanlëpirësit tonë të sotëm je më i keq se ata të atëhershmit.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E verteta

                              Vekes i vijne anes te gjithe perverso-hajdutet e pas 1990-tes. Mori ne dorezim 800 mije majmune te rreckosur, te uritur, pa breke ne bythe, me morra e sifiliz dhe ndertoi shtet me 3 milione njerez. Ndertoi shkolla, hidrocentrale, fabrika, ushtri, bujqesi me rezervuare e kanale vaditese, zhduki semundjet. Pati gabime ? Pati plot. Po me keta te 35 vjeve te fundit, as vihet ne kandar fare. Ishte peshe e rende ai. Kta jane lepuj. Behet stan me lepuj ?

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fshatari

                                Pra cili eshte ky studiues I njohur nga Zvicera?Kejo eshte me sa kam vene re nje metode e re manipulimi nga Tema. Nga menyra se si shkruhet ky studiuesi eshte shqiptar ne Shqiperi. Pamvaresisht se do te duket si shkrim antikomunist me shume ndihmon komunistet sic duket nga komentet. Dy jane ceshtjet qe gjoja Enveri na turperoi. Lavderimet per armikun dhe tradhetia kombetare. 1-Lavderimet apo titujt jame 100% metoda komuniste te propagandes qe e kane origjinen rreth 100 vite me pare kur komunistet erdhen ne pushtet. Pse Byroja pra udheheqja smarrin tituj ? Sepse ata kane pushtetin dhe qe ta mbajne kete pushtet u japin sherbetoreve te gjalle apo te vdekur tituj bombastike. Ndrenka apo Prosi, Kadareja apo Driteroi, Vojua apo Qemali jane kulishe te Enverit. Per njerzve si Shekspiri apo Dostojevski veperat e tyre flasim dhe skane nevoje per tituj. 2- Tradhetia kombetare eshte ceshtje e gjere por eshte e nevojshme te kesh pak njohuri se si komunizmi u aplikua psh ne Rusi. Kryesorja eshte se komunizmi eshte metode e cifuterise per te dominuar boten duke shkaterrua cdo komb nepermjet luftes se klasave pa prekur fare eliten cifute qe kontrollon financen boterore. U desh L1B qe komunistet te vinin ne pushtet ne Rusi. Per kuriozitet me 1918 ne qeverine e pare komuniste ne Rusi nga 388 vetem16 ishin ruse, te tjeret ishin cifute nga NY. Dhe keta krijuan Internacionalen qe te kontrollonte gjithe veprimtarine komuniste ne bote. E ngjashme sot me BE. Internacionalja 3 me 1935 kishte 59 antaret e te gjithe ishin cifute. U desh L2B qe komunizmi te pushtonte gjysmen e bote. Enveri u indoktrinua ne Paris dhe Gjeneve ku jane shkollat mesonike , pra komuniste. Nqs se dikush do kuptoje se cfare propagande behej ne Beograd ndaj Shqiperise dhe cfare Enveri bente nga Tirana do e kuptoje se eshte identike me ‘’grushtet’ qe Rama dhe Berisha i japin njeri tjeterit sot. Pra loje mashtrimi.Pika kyce ketu eshte pikerish mbeledhja komuniste 81 partive ne Moske me 1961, ku te gjithe vune rregullat e loje dhe manipulimi per cdo parti , edhe PKSH jone e firmosi. 2 jane pikat kryesore ne kete mbeledhje unike ; a- udheheqja ekzistuese duhet te lere pasardhe jo si e la Stalini. Kejo spjegon fillimin e terrorit nga Enveri sepse pushteti i tij tani ishte i garantuar.b- komunizmi vete do ndahej ne 3 grupe. Kine – Shqiperi si mbrojtes te Stalinizmit, Jugoslavia e Titos si liberale qe te kapte shumicen e botes se 3te dhe Rusia me te tjeret si revizioniste. Kejo ishte vetem ne paraqitjen e jashtme per te genjyer boten se komunistet jane te percar. Pra kuptohet se ska asgje per interesat kombetare te Enveri apo tek cdo komunist. Te gjithe me metoda te ndryshme perpiqeshin te krijonin qeverine boterore, One World Government qe do udhehiqet nga ganksteret qe permenda me lart. Problemi eshte se fjalet e Enverit qe jane genjeshtera, disa I marrin per te verteta. U perpoqa te spjegoj se qe nga fillimi, komunistet jane mashtrues dhe genjeshtare dhe cdo metoda ata e vene ne dispozicon te kauzes komuniste qofshin edhe te duke vrare familjaret e tyre, jo me populli qe eshte thjeshte fushe loje per ta.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje