Telegrami i vitit 1943, ministri Mirakaj kërkonte që hebrenjve t’u jepet pasaporta shqiptare

29 Janar 2026, 08:30Dossier TEMA
Telegrami i vitit 1943, ministri Mirakaj kërkonte që hebrenjve

Është publikuar një telegram i vitit 1943 i shkruar nga ministri i asaj kohë, Kol Bib Mirakaj.

Teksa po trajtohej tema në Euronewsal lidhur me hebrenjtë dhe mbrojta e tyre në Shqipëri, u diskutua edhe lidhur me këtë telegram.

Telegrami i përket 31 gushtit 1943 ku ministri kërkon që hebrenjve tu jepet pasaportë që të udhëtojnë për në Itali.

“Lutemi që gjithëve hebrenjve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaportë për Itali tu lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për ta dhe familjet e tyre.

Të porositën koesturët që të shkapërcejnë, tejkalojnë formalitetet se pasi çështja ka rëndësi politike. Për vizon nga delegacioni italian të interesuarit të kujdesen vetë”, shkruhet në telegram.

Historiania, Nevila Nika theksoi se kjo nuk ndodhi realisht pasi telegrami u dërgua pak para se italianët të largoheshin nga vendi.

4 Komente

  1. L
    Lexues

    I shkruante vartesve per t’i kujtuar se duhet zbatuar ligji. Se ke me kujton.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nxenes ne Diktature

      mire mire e pame Telegramin..por kjo nuk do te thote se "Shpetonte" Jeten..sepse edhe ne Itali ishte Kaos....dhe pastaj Hyne Trupat Gjermane... Me mire mos boton kesi Lloje Telegramesh...se me shume Zbehin Ndihme Shqipetare per Hebrejte,,,Njerezit e thjeshte Ndihmuan ne Besen e Dhene..dhe jo ne "Besen e Autoriteteve Fashiste" te Kohes.................

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        KONCEPT MBRETNIJA SHQIPTARE MINISTRIA E BRËNDËSHME Tiranë, më 25.8.1943 ZYRA POLITIKE Nr 9/107 Shkurtim Mbi Ebrejte P.T. KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE Tiranë Kemi nderin me Ju parashtrue se Prefektura e Durrësit na raporton qi në Kavajë asht dërgue nji sasi mjaft e madhe Ebrej Qëndrimi i tyne n’at vend, për nji kohë të gjatë, ka ba ashtu qi të familjarizohen shum me rinin e kështu asht friga e dyshohet mos të zhvillojnë ndo’j propogandë soversive Shtojmë se si në Kavajë ka dhe në shumë visë të tjera të Shqypnisë. Prandaj lutemi të kini mirësinë me ba demarshet e duhuna qi Ebrejt ja t’i marrë Italia e t’i dërgojnë atje, ja të caktohet një fushë përqëndrimi e aty, të grumbullohen M I N I S T R I (Firma Aj) (Kol Bib Miraka Aj)

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Pra duket se objektivi u realizua 100% per propagandet pro cifute qe karakterizin fundin e muajit Janar. Disa artikuj ketu, disa te tjere ne Kulture, Rama I lepiu ne Izrahell pluri e kepuceve Netanjahut. Plus mbi kete qeveria do vere se shpejti ligj qe me detyrim te mesohen ‘’ vuajtjet’’ e njerezve te zgjedhur. Por nqs se e konsiderojme Kadarene si kripto cifut( qe ne te vertete eshte) atehere objetivi eshte realizuar 200%. Mos u cudisni, lexo Wikipedia e Besianes dhe me thuaj cfare ? Gjithe politika e saje ne OKB eshte vetem per ate rrace. Po te ishte shqiptare do ta bente per Shqiperine.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje