
Nga Mitro Çela
Profesori im i letërsisë në gjimnazin “ Çajupi” ishte shkrimtari Filip Ndocaj.
Burrë i madh. Flokët si shkarpë.
Në dimër vishte një pardesy ngjyrë kremi.
Lejonte pak zhurmë në klasë.
Hapi derën me dorë. E mbylli me “finte”, me këmbë.
Lëshoi mbi tavolinë fletoret e hartimit.
-Mitro Çela! Me shkrimin si këmbë pule, vetëm shkrimtar nuk bëhesh!
-Çlirim! ( Qatipi- djalë i Adnan Qatipit dhe vëllai i gazetares Ariana Qatipi) Me sa duket, libri i fundit që ke lexuar, ka qënë abetarja!
-Lad Bineri! Pa mësuar të shkruash hartim, nuk bëhesh diplomat.
(Ladi kishte hapur fjalën se do bëhej diplomat.
Në fakt u bë jurist me emër.)
-Pak humor na bën mirë.-tha profesori.
-Sot, secili nga ju, do të na tregojë për familjen. Ta nisi Çlirimi.
-Babai im. Adnan Qatipi ka lindur në Selanik!
-Ou!-Tha Ladi. -Po të kishte lindur babai në Selanik, ti do jetoje në Stamboll!
-Ndaj ne të themi, hip këtu të shohësh Stambollin.-Qesh profesori.- Por vazhdo tregimin.
-Gjyshi ishte nga Dibra. Hasmëri me sërbët.
Erdhën në Tiranë. Nuk i la të qetë serbi.
Në vitin 1925 vendosi të arratisen në Stamboll.
Rruga i binte nga Selaniku. Gjyshja ishte me barrë.
U prish moti. Shi. Dëborë. Kallkan. Lindi babai.
Gjyshi anulloi Stambollin dhe u kthye në Tiranë.
-Kur u rrit, çfarë bënte babai?
-Vriste me kobure armiqtë e popullit!
-Jo profesor. 18 vjeç doli partizan. Shok me Lym Ketën.
Ditën në kodrat e Pezës. Natën zbrisnin në qytet.
Bënin antentate. Ka vrare 5 italianë e dy gjermanë!
-Pse nuk thua, babai ka qënë kauboi? – Bëri ironi profesori.
-Pas luftës babai u bë oficer. Pastaj shkoi në Bashkimin Sovjetik.
Student në Akademinë Ushtarake.
Mori diplomën për tankist dhe një nuse ruse.
Prandaj i ke flokët të verdha. Merre fjalën Mitro.
-Babai im ka qënë në Francë.
-Shiko shiko! Çlirimi me mama ruse. Ti me mama franceze.
-Jo profesor. Babai im nuk shkoi në Francë për të bërë shkollë.
Shkoi për të punuar. U fut në një minierë qymyri.
Punë e rëndë. U sëmur dhe u kthye në Përmet.
-Edhe unë kam qënë në Itali. Bëra shkollë. Nuk gjeta nuse italiane. U “martova” me një shkollë në Pukë. Kisha shok Migjenin…
Shënim.
Adnan Qatipi. Komandant në reparte takiste.
Mori gradën kolonel. Në vitin 1967 i takonte “ ylli i gjeneralit”.
Nuk e mori: Ndodhi marrëzia: Në ushtri u hoqën gradat.
Në viti 1974 erdhi marëzia e dytë:
U zbulua grupi armiqësor “kasta ushtarake”.
Beqir Balluku u pushkatua. Adnan Qatipin e përjashtuan nga ushtria.
Në vitin 1992 formoi dhe drejtoi veteranët e luftës.
....and what's the point? Dmth e çë pastaj? Çfare na the re Mitro????
Edhe une e kam pasur profesor F. Ndocaj, por ka folur gjithmone me dialektin shkodran dhe jo ashtu si shkruani ju z. Mitro. Madje, eshte nje nga shkrimtaret qe ka shkruar roman ne dialektin e veriut "Legjenda e vadave", kur ende lejohej (para 1972 - Kongresit te Drejtshkrimit). E ndoshta i fundit.
Shejtan e shkuar shejtanit je o Mitro prandaj dhe zoti te ka lene dy gisht mbi dhe!Ke qene me doçi i PD-jo per meritat e tua por se te tere ishin budallenj!Por per nje gje te jesh krenar se vendin ia ke lene nje talenti te madh si puna jote ne Partine e Dallkaukeve dhe ai Agron quhet por mbiemrin nuk ia di mire se here e mban Markagjoni dhe here Gjonmarkaj.Edhe ai ka filluar e shkruan stilin tend siç duket pasi mori titullin "profesor" nuk ka çi duhet me te ngjitet me larte e ndaj na mban me gajret njesoj si ty o Mitro .
Punë kurvarësh dhe atentatorësh. Veteranët e Luftës nuk i formoi Adnani se ishin që para viteve 90 dhe në 1992 në krye të tyre ka qënë Pirro Dodbiba. Sa për saktësim o Mitro evgjiti
Hahahaha!
Duket nga shkrimi qe ne cdo sistem ti ha buke o Mitro ,,,,,,, ,,je lajkatar dhe servil I mrekullueshem.......ke ngrene me PPSH ....ke ngrene me SALINE ,,,,,,po ha dhe tani .......bravo ........edhe fazhizmi te kthehet e sigurt eshte qe vetem ty ste gjen gje
Bravo Cuku,Mitroja nga 15 kateshi hidhet e bie ne kembe.Permetar elastik.
Mitro, Si të kam? Më pëlqejnë shkrimet e tua të spërkatura me humor dhe i lexoj të gjithë. Në këtë rrast po të bëj një korigjim. Ariana Qatipi ka punuar me mua për nja dy a tri vjet në shtypin bujqësor. Ishte mlsuese në Perlat të Mirditës dhe e sollën në Tiranë. E caktuan në Shtëpinë e propagandës bujqësore. Para se të vinte aty më vjen nl shtëpi Adnan Qatipi. Adbani nuk e kushte gruan ruse, e kishte sërbe
Shkrùani mbare e mbrapsht neper gazeta, c'tu vije ne mend, pa qellim, pa aresye, thjesht se u kujtohet mje gje dhe I fusni dhe ca garnitura ketij shkrimi pa forme, e behet nje corbe. Keto gjeneratat e reja qe u rriten ne kohen e teknologjise, kerkojne substance dhe structure ne shkrime, mesazh dhe qellim, I quajne lajthitje pleqsh. Ose p****e me rigon, lajthitje.
Në pjesën me titullin " Shënim ", ju shkruani : " Mori gradën kolonel. Në vitin 1967 i takonte " ylli i gjeneralit". Nuk e mori: Ndodhi marrëzia: Në ushtri u hoqën gradat. Ju bëj me dije, se jeni krejt gabim, pasi gradat janë hequr para 1 Majit 1966. Në parakalimet e 1 Majit 1966, ne dhe gjithë Ushtria u gdhi me unformat e reja, pa grada !