DOKUMENTI / Kur nëna e Donika Gërvallës i lutej Enver Hoxhës ta pranonte anëtare partie

3 Qershor 2025, 10:43Dossier TEMA

 

DOKUMENTI / Kur nëna e Donika Gërvallës i lutej Enver Hoxhës

Suzana Gërvalla, gruaja e Jusuf Gërvallës, i ka kërkuar Enver Hoxhës në vitin 1982, sapo ishte vendosur në Shqipëri, që të bëhej anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë, pasi, siç theksonte ajo, ishte e brumosur me mësimet e Enver Hoxhës prej burrit të saj.

Në letrën e saj përgjëruese drejtuar Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës, ajo dërgon edhe përshëndetjet e fëmijëve të saj, mes të cilëve edhe të Donika Gërvallës, sot ministre e Jashtme e Kosovës.

Në letër thuhet:
“Kemi jetuar me bukë e pa bukë, emri Juaj na ka dhënë forcë, mësimet Tuaja na kanë ndriçuar rrugën. Zërin Tuaj e kemi përcjellë tek zemrat e kosovarëve. Im shoq, Jusufi, ishte publicist, poet, kompozitor, piktor; por nuk mburrej me asgjë, përveç me fjalët: ‘JEMI ENVERISTË’.”

Në fund të letrës ajo shkruan:
“Si Jusufi, ashtu edhe unë, ëndrrën më të madhe të jetës e kemi pasur të pranoheshim si komunistë në gjirin e PPSH. Jusufi ra, unë shpreh dëshirën e zjarrtë të bëhem komuniste, duke qenë në gjendje të përmbush të gjitha kushtet që parashikon Statuti!”

Letra e plote

I DASHUR SHOKU ENVER,
E DASHUR SHOQJA NEXHMIJE,

Përpara se të shpreh mirënjohjen e thellë për tërheqjen time në Atdhe dhe kushtet e shkëlqyera që më janë krijuar (pa përmendur ngazëllimin dhe nderin që na shkaktoi mua dhe fëmijëve vizita e shoqes Nexhmije); përpara se të shënoj falënderimet nga thellësia e zemrave të të tre fëmijëve, që UDB-ja jugosllave u përpoq t’i linte jetimë, duke vrarë tim shoq, Jusufin, por harruan se për bijtë e vërtetë të Shqipërisë është prindja kurrë e pavdekshme – Partia, e kam amanet, Shoku Enver, t’Ju përcjell dashurinë, respektin dhe mirënjohjen e pakufishme të burrit tim, Jusuf Gërvalla! Kemi jetuar me bukë e pa bukë, emri Juaj na ka dhënë forcë, mësimet Tuaja na kanë ndriçuar rrugën. Zërin Tuaj e kemi përcjellë tek zemrat e kosovarëve. Im shoq, Jusufi, ishte publicist, poet, kompozitor, piktor; por nuk mburrej me asgjë, përveç me fjalët: “JEMI ENVERISTË”.

Ai dinte përmendësh pasazhe të tëra nga të gjitha veprat Tuaja. Sa herë në hall, brenga e mjerime në botën e betejshme perëndimore, ne kemi folur gojë më gojë, duke u ruajtur mos na përgjonin edhe muret, përmendnim PPSH-në e na rrehte zemra. Kemi ëndërruar për të ardhmen e Kosovës. Në çdo episod të bisedave, dëshirave dhe ëndërrimeve të ndezura, strumbullar ka qenë emri Juaj, i cili sa është i dashur dhe i shtrenjtë për kosovarët, aq është bërë i njohur në tërë botën. Kemi hequr kafshatën prej goje për të botuar gazeta e revista, ku kemi asimiluar mësimet dhe bindjet Tuaja patriotike-politike-filozofike dhe i kemi shpërndarë, duke përbiruar përmes hordhive të agjenturës jugosllave dhe të të gjitha ngjyrave reaksionare.

Jam krenare që im shoq, Jusuf Gërvalla, vërtet ra në frontin më tragjik të ideologjisë dhe të patriotizmit, por mund të them me thjeshtësi se ai arriti të krijojë një bërthamë revolucionarësh sipas mësimeve të PPSH-së, që do të vazhdojë luftën deri në fitore! Janë revolucionarë, patriotë të tillë që kanë vetëm një alternativë: “Me vdekë ose me fitue!” Prandaj nuk mund t’ua tronditë asgjë qëllimin e fitores!

Im shoq, me dy plumba të UDB-së në shpatull, me të tretin në bark, kur e ndanin disa sekonda nga jeta, porositi:
“Fëmijët të m’i rritësh trima! Dhe kur të uleni, edhe kur të ngriheni, emrin e shokut Enver do ta keni në gojë!”

Amanetin e Jusufit e kryejmë ne, edhe Ergoni katërvjeçar përdor si himn vargjet që ia ka mësuar i ati:

“Jam i vogël, kurrgjë s’di,
Veç dy fjalë për Shqipëri,
Për flamurin kuq e zi,
Për ENVERIN, për PARTI”

Ditën që jemi nisur për në Atdhe, jam betuar përpara varrit të Jusufit, betohem edhe përpara Jush, shoku Enver, se rrugën e Jusufit do ta ndjek, do të jem gati të jap gjithçka prej vetes ku e lyp interesi i Atdheut dhe i Partisë, do t’i edukoj fëmijët edhe më tej me frymën e lartë të partishmërisë proletare, do të ndjek fakultetin për t’u bërë sa më e aftë.

Së fundi, s’di si t’Ju falënderoj që, midis gjithë atyre punëve që keni, si Ju, ashtu edhe shoqja Nexhmije, gjeni rastin të na kujtoni me dhurata që na rrisin krenarinë mua dhe fëmijëve të mi. Kam një kërkesë, ndoshta të tepërt: do të doja një shënim nga dora Juaj, shoku Enver, qoftë edhe në një nga librat që më keni dhuruar, asisoj, më bëhet se do t’i bëhej qejfi e do të krenohej edhe Jusufi në varr, atje larg, në dhe të huaj!

Ju përqafojmë me mall dhe ju urojmë jetë të gjatë.
Unë, Suzana
Fëmijët: Premtimi, Donika, Ergo
Tiranë, më 28-6-1982

SHËNIM:
Si Jusufi, ashtu edhe unë, ëndrrën më të madhe të jetës e kemi pasur të pranoheshim si komunistë në gjirin e PPSH. Jusufi ra, unë shpreh dëshirën e zjarrtë të bëhem komuniste, duke qenë në gjendje të përmbush të gjitha kushtet që parashikon Statuti!

 

46 Komente

  1. A
    Albion

    Normal!. Ku qendron problemi ketu?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ah si e doni ju mor bisha te kuqe

      Shtaze te kuqe ,bisha komuniste lera,felliqesira!!!Ju te pashpirt,te pafé me komplote dhe konspiracion mbajtet prape pushtetin dhe frenat e vendit.Ne te vertete asnjehere nuk u larguat nga pushteti i fituar me pushke nga 1944 deri sot.Erdhen ca maloke per pak vite dhe ata si kurtizane nga oborri Enverit pra or njerez ky eshte perfundimisht vend i deshtuar dhe i mbaruar

      Përgjigjjuni
      1. J
        JU LUTEM TE ME LEXONI EDHE MUA

        Jane renkimet e mergates se qyqeve dhe pinjolleve turkoshake qe lane pas . Gjuhe gjarperi qe i drejtohet me teper shqiptareve qe e kane mbeshtetur ate sistem , se sa vete sistemit . Ja , keta lloj banditesh qekane si alternative vetem barbarine , mallkimin e urrejtjen per njerezit , kerkojne dhunshem e me cdo kusht pushtet ! Idjote qe nuk njohin asnje norme demokratike e bshkejetese qytetare , pervec gjuhes se dhunes , urrjetjes , percarjes , adhurimit te kanunit mesjetar , gjakmarrjes dhe rendit fisnor . Jane keta qe edhe sot e kesaj dite po e shesin vendin per pese para e bejune miq me te ngushte armiqte tane shekullore gerke e serbe deri tek jevgjit pa atdhe si Frederiqis Bejleriqis dhe lehin si qente dite e nate kunder mbare popullit sde perse nuk i voton !

        Përgjigjjuni
        1. J
          JU LUTEM TE ME LEXONI EDHE MUA

          Jane renkimet e mergates se qyqeve dhe pinjolleve turkoshake qe lane pas . Gjuhe gjarperi qe i drejtohet me teper shqiptareve qe e kane mbeshtetur ate sistem , se sa vete sistemit . Ja , keta lloj banditesh qekane si alternative vetem barbarine , mallkimin e urrejtjen per njerezit , kerkojne dhunshem e me cdo kusht pushtet ! Idjote qe nuk njohin asnje norme demokratike e bshkejetese qytetare , pervec gjuhes se dhunes , urrjetjes , percarjes , adhurimit te kanunit mesjetar , gjakmarrjes dhe rendit fisnor . Jane keta qe edhe sot e kesaj dite po e shesin vendin per pese para e bejune miq me te ngushte armiqte tane shekullore gerke e serbe deri tek jevgjit pa atdhe si Frederiqis Bejleriqis dhe lehin si qente dite e nate kunder mbare popullit sde perse nuk i voton !

          Përgjigjjuni
        2. r
          raul

          Problemi qendron tek gerdalla e kosoves Donika Gerdalla sot ministre e jashtme qe tregoi mosmirnjohje te thelle per Enver Hoxhen qe i strehoi ne bllok familjen e tyre dhe i beri te jetonin si antare te byrose politike . Sot kjo grua mosmirnjohese Donika gerdalla meriton perbuzjen e njerzve mirnjohes brenda dhe jashte Shqiperise qe jane gjithmone shumice absolute ne krahesim me ata mosmirnjohes. Rreth 90% e njerzve te nje kombi jane njerez mirnjohes kurse vetem rreth 10% ose pak me shume jane mosmirnjohes e njera nga ato eshte dhe Donika gerdalla sharebajga e vetvendosjes qe ka nderruar 3 parti deri tani. Napoleon Bonaparti njeriu me i lavdishem qe ka lindur njerzmi thoshte: me shume se cdo gje ne bote urrej njerzit mosmirnjohes, dhe kishte te drejte.

          Përgjigjjuni
          1. p
            prec Ulaj

            Donika ka pasur nje baba shume patriot, intelektual, qe dha jeten per Kosoven. Por me sa duket edukaten qe kur i vdiq babai, kesaj familje ja ka dhene mamaja, qe me sa duket ka qene nje pipiruce, ka perfituar cdo gje nga Enveri, dhe i dolen kunder rregjimit sapo e kuptuan ne 1990. Mendoj qe nena e Gervalles duhet te jete grua dredharake. Kam lexuar nje kujtim te nje zv. Ministri ose Ambasadori ku pershkruan operacionin per sjelljen e familjes Isuf Gervalles ne Shqiperi nga Greqia. Nje operacion teper sekret, ku u mobilizua gjithe Shteti Shqiptar per te sjelle Donika Gervallen ne Shqiperi, sepse UDB e kishte planifikuar ta shuante si familje. Ndersa Gervalla u fut ne nje greve urie, ishte e para qe i doli kunder rregjimit. Nuk them ti qendronte besnike, por nuk ke pse te dalesh ne krye, nuk shkon. Familja e Isuf Gervalles konsiderohej njesoj si familjet ne Bllok, me te gjitha priviligjet. Nuk mund ti biesh me shkelm, per kete une fajesoj nenen e Gervalles qe ja ka pasur me hile Enverit qe ju shpetoi jeten e femijeve.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naimi

              Suzana, grusja e Jusifit dhe "babaj i Donikes eshte shume kontradiktore.Pas vrasjes se Jusufit dhe Bardhoshit ne ate familje vetem nena e tyre mbeti burrenesh deri kur vdiq.Kerkoi , e la me goje,ne varrim te marre pjese ushtria e Kosoves ,por te gjallet e kesaj familje nuk doninin, si ne rastin e rivarrimit te Jusifit dhe Bardhoshit.Suzana nga Shkupi,fatkeqesi ...... qe duhet ....,

              Përgjigjjuni
          2. K
            Kaq

            Problemi qendron ketu: Kush eshte kunder Edver Rames shpallet Armik nga Meroja dhe tifozet e tij. Mqs qeveria Kurti nuk e ka mbeshtet çmendurine e ktij psikopatit tone , Meroja me tufe kerkojne e rremojne nga te mundin qe te gjejne apo sajojne ndonje “ KLEÇKE” Mua me habit se pse ben ndonje çudi qendrimi asokohe i zonjes kundrejt Enverit, kur te gjithe komentuesit e Meros jane adhurues te PPSH se Enverit sot PS e Edverit.

            Përgjigjjuni
          3. L
            Lutje ho Zote mos i ndeshko te pabeset !

            Zote na ndimo nga Diktatura beheshin lutjet ne ato vite nga secili shqiptare ! lutjet beheshin ne vetetvete , ne shpirtin e brendshem te njeriut , nga frika raprezalja burgimi individ dhe Familiare dhe farefisnore qe mund te ndodhte nese lutjet ndegjoheshin nga te tjere Revolucionare te pa karaktere, kariersite , sherbetore dhe armiq kundra vetevetes ! Ndersa ne vendet viset ku gjuha shqipe flitej fshehuarzi apo e cunguar ! keta te verbuar dhe akoma me te servilizuar ndaj Dikatures qe nuk e njihnin ! pergjeroheshin per tu bere bashkefajtore ndaj nje Populli rreth 3 milion , dhe per tu adhuruar nga nje Diktatore ! Rrenjet te thella te pabesise i ka ne gjakun ADN shqiponjat me dy krahe ! ( nje pjese apo me shumice )

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sqepari

              Ka nje lutje-kerkese edhe nga Sali Berisha, drejtuar byrose partise. Ju miratua dhe militoi me devtshmeri ne PPSH. Mjer djemte me pantallona kauboj qe i kapte ne ambientet e spitalit. Te kujtohet Sale?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari po me kujtohen !

                Mese e vertete te me beso ne mer te Zotit qe ne nje raste rastesisht kam qene vete i shtruar ne spitalin Nr 2 , dhe ne katin e pare berballe derres kryesore te Spitalit, rastesisht penxheret ishin hapur se ishte behar muaj Korrik mos gaboje ! kure penecilinambante mbledhjen e rradhes si Sekretare i PPSH dhe diskutonte per shfaqjet e huaja , si luftohej atehere.....ndersa per Zonjen e tije Lirie , te rime drejte dhe mos tja hajme hakun ne ato vite si Mjeke shume e mire dhe ka qene shume e perkujdesur per te gjithe banoret e asaj Lagje Nr 4 ku ka qene e Punesuar si Mjeke..... me vone le te tregoje Historia apo njerezit qe kane qene prane saje !

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sqepari po me kujtohen !

                  Mese e vertete te me beso ne mer te Zotit qe ne nje raste rastesisht kam qene vete i shtruar ne spitalin Nr 2 , dhe ne katin e pare berballe derres kryesore te Spitalit, rastesisht penxheret ishin hapur se ishte behar muaj Korrik mos gaboje ! kure penecilinambante mbledhjen e rradhes si Sekretare i PPSH dhe diskutonte per shfaqjet e huaja , si luftohej atehere.....ndersa per Zonjen e tije Lirie , te rime drejte dhe mos tja hajme hakun ne ato vite si Mjeke shume e mire dhe ka qene shume e perkujdesur per te gjithe banoret e asaj Lagje Nr 4 ku ka qene e Punesuar si Mjeke..... me vone le te tregoje Historia apo njerezit qe kane qene prane saje !

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Mos u lodh shume te na bindesh se kush ishte liria.Njeriu gjykohet kur lihet te veproje me ndergjegjen e vet ,pa detyrim, dhe ne e pame fytyren e vertete te kanibales lirie qe vodhi dhe tapetin e zyres ku punonte dhe burri i saj pinoceti.Liria dhe te gjithe mjeket atehere te rrinin gatitu sepse kishte cecua bicak

                    Përgjigjjuni
              2. L
                Lutje ho Zote mos i ndeshko te pabeset !

                Zote na ndimo nga Diktatura beheshin lutjet ne ato vite nga secili shqiptare ! lutjet beheshin ne vetetvete , ne shpirtin e brendshem te njeriut , nga frika raprezalja burgimi individ dhe Familiare dhe farefisnore qe mund te ndodhte nese lutjet ndegjoheshin nga te tjere Revolucionare te pa karaktere, kariersite , sherbetore dhe armiq kundra vetevetes ! Ndersa ne vendet viset ku gjuha shqipe flitej fshehuarzi apo e cunguar ! keta te verbuar dhe akoma me te servilizuar ndaj Dikatures qe nuk e njihnin ! pergjeroheshin per tu bere bashkefajtore ndaj nje Populli rreth 3 milion , dhe per tu adhuruar nga nje Diktatore ! Rrenjet te thella te pabesise i ka ne gjakun ADN shqiponjat me dy krahe ! ( nje pjese apo me shumice )

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sun Xu

                  Shume mire jane treguar mirenjohes ndaj shtetit qe i mori ne mbrojtje dhe nga Gjermania i solli ketu ne ate kohe I strehoi u dha pune e shkolle

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Engjell

                    Mero psi ti nuk vdisje per kauzen e Enver Hoxhes dhe partisë komuniste? mesa me thone babai jot ka shekelqyer si sekretar komunist i katunit peshtan e me poshte. Edhe ti prej komunisteve e ke shkolln e uritheve qe ke bo. Desha me thane se ska asi gje tkeqe me qene komunist, mjaft te jesh i ndershem, jo hajn e laperdham. Se kuptoj çdo te thush me ket shkrim idiot????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dulle na iku !

                      epo keta bythqira hipokrite harrojne se nga i kane rrenjet, kujtojne se kane ardhur ne kete vend mbasi ra monizmi. Harruan qe buka 40 lekeshe e atij sistemi i beri kaq sa jane tani

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Ho Zote nese kefuqi ndeshko keta kriminele !

                        Engjell ! vertete nuk ka ndonje te keqe te keshe qene Komunist i ndershem ! ku ka paur shume te ndershem, edhe pa qene komunsit ka patur shhuem njerez te ndershem ! por mos te harojme dhe shumicen e komunisteve apo jo komunist ! qe ne Emrin komunist kane bere dhe vazhdojne te bejne krime kundra popullit te tyre ! Gjithesesi Zoti ju rujte ! dhe shume fatekeqesi qe njerezit qe kane patur duart e lyera me gjakun e cdo shqiptari dhe disa qe akoma i kane duart e lyera me gjakun e shqiptareve ! mbijetojne si mbreter ! qe ne fakte duhej te meritonin ferrin ata !

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Ho Zote nese kefuqi ndeshko keta kriminele !

                          Engjell ! vertete nuk ka ndonje te keqe te keshe qene Komunist i ndershem ! ku ka paur shume te ndershem, edhe pa qene komunsit ka patur shhuem njerez te ndershem ! por mos te harojme dhe shumicen e komunisteve apo jo komunist ! qe ne Emrin komunist kane bere dhe vazhdojne te bejne krime kundra popullit te tyre ! Gjithesesi Zoti ju rujte ! dhe shume fatekeqesi qe njerezit qe kane patur duart e lyera me gjakun e cdo shqiptari dhe disa qe akoma i kane duart e lyera me gjakun e shqiptareve ! mbijetojne si mbreter ! qe ne fakte duhej te meritonin ferrin ata !

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri

                            Mero nuk po thote pse kerkonte te behej komuniste,por pse e shan pasi perfitoi me shume se vete komunisttet e thekur te shqiperise.D.m.th pse peshtyn aty ku lepive.Sot ta shpjegova une.Here theter meso te kuptosh qellimin e artikullit.Kthehu perseri ne shkolle qe te mos dukesh si Lolo kur flet kot .

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tarasi

                            Nje leter eshte dhe asgje tjeter , mos i jepni kaq shume rendesi ….Saliu i jepte kupive te varkes ku lundronin ne te femijte e Enverit dhe i jepte deri ne vdekje sa ti dilte shpirti hahahahahahahahaha , pobteseren e partise ku ishte futur komunist qe ne moshe te re fare dhe i paguante kuotet i pari dhe ngerdhosej e dini ??? Po ate tjetren ….qe takoj pesonalisht Enverin dhe nuk lante doren se me kete dore kam takuar komandantin , udheheqesin tone te dashur .hahahahahahahah prandaj them qe kur ka dhe me keq nuk meret parasysh nje kerkese ….ketu e drodhi Salehi , Donika nuk do ta dridhte …..te gjithe atehere ishin Enverista ….dhe pikerisht ata me te zjarte5 sot jane me demokratet , kjo si shpjegohet ???

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mondi

                              D.m.th ta leme kete zhgarravinen injorante te na e perplase surratit maskarallekun e saj cdo dite qe po peshtyn aty ku lepiu se iu trash gjuha?.Per te tjerat ke te drejte ,por nuk po ua leme mangut dhe atyre pavaresisht se jane bere shime e kan qelb gjithandej.

                              Përgjigjjuni
                            2. R
                              Realisti

                              Kjo tregon se ne ç'gjendje vjen njeriu, çfare metamorfoze. !

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taulant

                                Nuk ka asgje te keqe . Gjithe Kosova vritej po ti fyeje Shqiperine dhe udheheqesist e saj. Nacionalizmi ne Kosove mbeshtetej prej Shqiperise . Hapja e universitetit literatura Shqip filmat Shqip nga 1960 deri ne 1980 ndezen revolten tek Shqiptaret per liri dhe bashkim kombetar. Ketu dhe fshataret e kucit pa buke beheshin copa per Enverin dhe jo me Shqiptaret nga trojet qe e shikonin Shqiperine si shpetim.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Salihi

                                  Mos I veni faje jane miqte tone (koqovare),se vllezrit I kishim ne Kine

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Maks

                                    Po pse mor ku eshte e keqja ketu Burri i saj nji patriot i qe dha jeten per kosoven dhe shqiperin Enveri ishte patrioti me i madh qe ka nxjerr shqiperia qe nga shpallja e pavarsis Ishte enveri qe shpetoi shqiperin nga zhdukja pas luftes se dyte boterore Ishte enveri qe nxorri shqiperin ne drit Ku 96 perqind e popullsis analfabete Ai ndertoi indistrin beri elektrifikimin Hapi shkolla e universitete Coi doktorin ne skain me te larget te vendit Mbi te gjitha nuk dha as nji cop shqiperie me concessione Shihni mor ndyresira ne kemi fushat me naft me te medha ne europ por naften e merr miku dhe i huaji dhe shqiperia me nji mut Kromin e marrin hajdutet ua dhe kjo mender demokraci me concesion Asnji stregon sa perfiton vendi nga dhenia me koncesion pasurive kombetare Cfar eshte dhenia e nji pjese deti greqis pervec se tradheti kobetare Prandaj boll na cat drrasa kur mundoheni te erresoni vepren e enverit dhe dashurin qe kish ai per atdheun

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      pilo Lala

                                      Kjo leter tregon qe kjo eshte grua shker.dhate, grua hipokrite, se kjo bashke me femijet e perfshi Donika Gervallen, ishin te paret qe e akuzuan Enver Hoxhen si kriminel.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. 1
                                      1997

                                      se mendon qe akoma sot ka njerez qe pergjerohen per PD-ne, kjo leter e kesaj zonje nuk eshte asgje!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Haka Tekizoti

                                        Çdo gjë duhet parë në kohën e vet, në rrethanat e asaj kohe, mos pandehni se çoç thoni. Nëntekstet që lihen të nënkuptohen janë pasojë e injorancës, që s'di të shohë ndryshe përveçse në mënyrën që shohin trudystët.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dielli

                                          Çka ka të keqe në lëtë mes?Enver Hoxha ka qenë presidenti i Shqipërisë i Nënës së Shqiptarëve kudo në botë.Shqiptaret jasht Shqipërie kanë jetuar me frymën e Tij,me propagandën e Tij,tjetër gjë që në Shqipëri çdo kush që ikën shpallët o tradhtar o i pa dyshim,kjo është dukuri e popujve primitiv.Kush mbeti në histori të shqiptarëve për ju,Zogu tradhtar,Enveri tradhtar,Salihu po,Rama kryetradhtar,pro serb por nuk ia ghona sa të jetë në pushtet.Popull halabak.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. z
                                            zigur

                                            E bija e sajë është një fundrinë e ndyrë bisht i plerës Albin Kurti...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alex

                                              Kujt i shërben publikimi i këtyre materialeve O Pisa??!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Roberto

                                                Keto materiale i sherbejne Donika Gerdalles per te qendruar me kembe ne toke dhe per te cuar amanetin e te jatit ne vend e jo te sulmoje Shqiperine me gojen e qelbur te Albin Kurves. Gerdalla keshtu do mbetet,Gerdalle.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Alex

                                                  Donika është politikane dhe diplomate e shkëlqyer por konjukturat politike kështu e kanë, bëhet kompromis dhe me djallin ndonjëherë!!

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. Y
                                                Y. H

                                                Le te behet nje referendum me vote te fshehte e te shohim se kush fiton Enveri apo Salehu. E pare kjo ne kontekstin e pergjithshem.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jo kosovare, por koqevarur

                                                  Krimet e diktatures:-cliroi Shqiperine ngga nazifashizmi pushtues dhe bashkepuntor et e Tyre qe bota I quajti "kolaboracioniste". - morì nje vend feudal mesjetar TE shkaterruat nga lufta dhe e nxorri ne drite. - nga 85 %analfabeta I beri TE gjithe me shkolle. Ngrit I shkolla ne qytetin e fshat, ngrit universitet e akademi-ndertoi industrie bujqesie, kombinate, fabrika e uzina-nga kandili I vajgurit ndricoi Shqiperine Ne cdo qoshe, ngrit I hidro e termocentralet, ngrit i industrie nxjerre se è perpunuese. Edhe raketat francese prodhoheshin me telin e bakrit te prodhuat ne shkoder. Art, kultur e, theater e kinematografi. Prodhon Kadare e Dritero Agoll, etj, etj. Nuk numurohen dot. Gervallat I strehoi ne vile bllokut atje, pak me perpara se Rtsh,I shkolloi atje ku deshen. Ajo Minister Gerdalla e filloi Ne liceun artistike "Jordan Misja". Po ku njeh miresi Gerdalla. I ka mbajtur Shqiperi a ne pellembe te dores.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kapterri

                                                    Edhe çuni Fahri Balliut i ka bo leter Sales,ndersa vete Fahriu i ka shkrujt edhe Enverit edhe Ramizit.E kane zakon komunistet kete gjo,prandaj mos t'ju duket ndonje gjo e modhe letra e Gervalles,komuniste pra.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      drejtesi e munguar

                                                      Letra e publikuar eshte nje kerkese normale,Anetaret e PPSH-s ishin ne masen dermuese nga njerezit me te ndershem.Ishin punetor,paterjot dhe te ditur.Ajo grua ka shprehur nje deshire per bindjet e saj dhe mirenjohese per ate qe ju afrua pas tragjedise qe pati.Kjo nuk do te thote qe edhe e bija te kete te njejten qasje.Enveri e donte Shqiperine,per Ate u perpoq qe te ishte sa me e mire.Ne ate kohe,per zgjedhe ne Parti a per Kuvendin Popullor behej bilanc per ndryshimet qe kishte vendi tregohej se cfar ishte ndertuar e sa kish ndryshuar prodhimi.Nje muaj me pare ,(gjate fushates elektorale)nuk u degjua ndonje bilanc per ekonomine apo gjera te tjera.U fol per cdo gje me"DO Te BEHET".A do te behen?Mendoj se deshira per te treguar dobesit e Gervalles nga kjo leter eshte nje propagande pa sens.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kris

                                                        Shikoni ne arkiven e PD dhe do te gjen I letrat e Meros dhe Edvinit drejtuar shokut Sali Berisha.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gjergj Fishta I riu

                                                          Ne rast se Donioka Gervalla nuk do te ishte Ministre e Jashteme e Kosoves nuk do te kishte asnje gje qe nuk shkonte per kete leter. Rikthimi i saj ne Kosove dhe ngjitja jo pake ne hierarkine e shtetit te Kosoves asht nje prove e pakundershtueshme se rrjeti i marksist-leninisteve qe Enveri kishte graduar per ta bere veten Fanar Ndriçues veprone dhe ne demokraci por jo ma ne esencen per te cilen ishte endur kjo polici sekrete e Hoxhes ne Shqiperi dhe Kosove por ne drejtimin per t'i mbajtur te ngerthyer shqipetare e Kosovare nen dirigjimin e policise sekrete te tij. Nuk ka asnje mundesi te dekodohen kush ishin ata veç menyra se si ecin Shqiperi e Kosove e plotebinde Perendimin se jemi nen dirigjimine dores se fshehte te tij. A do dali ndonje djale shqipetar apo Kosovar si ne Siri qe t'ja vere kufirin tek thana asaj qe Enveri na e la si mposhtje te detyruar. Kujtuam se Kosova nuk ishte e helmuar nga matastazat e policise sekrete te tij por koha tregon se ajo asht shume e infektuar. A do ta kete fatin ne mandatin e tij Presidenti Donald Trump te thote: paçi fat Shqiperi e Kosove. Po ndodhi do te jete Dite e Madhe per Shqiperi e Kosove.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Loni

                                                            Çudi si ja kanë dhënë liçensën për hapjen e gazetës një monstre të ligësisë dhe përçarjes siç është Mero Baze! T'i japësh në dorë një armë kaq të rrezikshme siç është gazeta një birboje që për para shet nënë e baba, motër e vëlla, din dhe iman, kjo tregon se ne e përdorim lirinë jo për përparim, për të mbjellë paqe e dashuri në gjirin e shoqërisë tonë, por për të mbjellë urrejtje e përçarje, vetëm për të ruajtur sundimin banditesk të një pjesë të popullit kundër pjesës tjetër. Tema një ditë të vetme nuk ka patur për mision një Shqipëri si shtëpia e përbashkët e të gjithë shqiptarve pa dallim feje, krahinë dhe ideje. Fare paturpsisht,Tema nuk e ka për gjë të lëviz në atë drejtim nga fryn era dhe çonë lekun.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Liqeni

                                                              Nje leter e natyrshme, njerezore. S.B I ka shkruar me me pasion dhe i ka sherbyer me devocion, me perulje Gjigandit te Trojeve Ame dhe tani shihni si i turperon Shqiperine e shqiptaret ne syte e botes me propaganden e tij te poshter duke i paraqitur si vjedhes - grabites votash, qe nuk dijne te zgjedhin e nuk ditkan te qeverisin, etj. Te paharruar heronje tane Gervalla e Zeka. Mirenjohje zonjes Suzana Gervalla. Zonja Donika ben mire te lexoje ndonje veper te Shokut Enver Hoxha!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. k
                                                                kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                                                Nuk ka Dokument qe te zevendesoje Foton - kur Fatmir Xhafaj i rrinte nen sqetull Enver Hoxhes ne tribunen e 1 majit - kjo po, ja kalon c'do Dokumenti!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nik

                                                                  Në një intervistë që gjendet online Suzana flet vetëm zi për atë kohë. Sigurisht thotë të vërteta për atë sistem të egër diktatorial por nuk thotë asnjë fjalë për përkrahjen që mori familjarisht në atë sistem. Shteti i asaj kohe e çoi atë në moshë madhore në universitet për të studiuar histori dhe e punësuan atje pas diplomimit por nuk ndriti asgjë në atë fushë edhe pas ndryshimit të sistemit. Pas viteve 1991 shkoi në kërkim të benifiteve të rstit në një shtet tjetër të Evropës.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. b
                                                                    bektashiu

                                                                    E cfare pastaj Ben pyetje dikush lart.... Asgje vetem se eshte me 100 dyer dhe 100 dritare,.Te paftyre fare. Po gjermanin kush ja dha per burre?// Hajde gallate hajde.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. N
                                                                      Nik

                                                                      "Bektashi" ose "rakixhi", kjo ështe dera e 101-të.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje