
Nga Ndue Bacaj
Aktiviteti atdhetar i Prekë Calit, mund të krahasohet me vetëm një “mal” të madh, i cili nuk mund të mbulohet më asgjë, nuk mund ta mbulojnë askush, madje as natyra me mjegullat e dendura të saja, pasi mjegullat janë të përkohshme e mali është aty i përhershëm. Më shumë se një-gjysem shekulli Prekë Cali ishte i pari, aty ku ishte fronti më i vështirë, aty ku luftohej me pendë e pushkë, aty ku derdhej gjaku për trojet tona të shenjta etnike dhe për flamurin tonë kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Prekë Cali ndër kuvende e fronte lufte, dallonte nga të tjerët jo vetëm nga mençuria, trimëria e atdhedashuria, por edhe nga hijeshia e madhështia fizike, që duket se vetë krijuesi ia kishte “falur”, si simbol të trashigimisë të patjetërsuar të racës iliro-arbënore -shqiptare.
Prekë Cali do të ishte një ndër luftëtarët e shquar në kryengritjen anti-otomane të vitit 1911, kur Malësia e Madhe me në krye trimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin, do të nxirrnin nga katakombet e errësirës turke-osmane 432 vjeçare, në dritën e diellit shqiptaro-euro-perëndimor në Deçiq, flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe…! Mbas kryengritjes anti-otomane, malazezët menduan se u erdhi koha për grabitur edhe troje të tjera të Malësisë e mbi të gjitha Shkodërlocen. Ndaj në tetor 1912, ata nisen luftën për pushtimin e Shkodrës (Rrethimi i Shkodrës). Ishin kohë të vështira e të turbullta edhe për malësorët. Mjerisht jo pak malësorë trima e atdhetar u “hutuan” në këto kohë, ndërsa Prekë Cali nuk u “hutua” dhe as u lëkund, ai qëndroi si piramidë e gjallë në mbrojtje të kufijve të Vermoshit e Kelmendit…!
Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Evropës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Malit të Zi e Serbisë. Ishin kohë të vështira e mbijetese për Atdheun. Grabitqarët e shteteve të Evropës, me harta ndër duar, vështronin të pangopshëm mbi trupin e rrudhosur të vendit të shqiponjave. Mes bjeshkëve të thepisura, përpara u doli piramida e gjallë e kufirit, Prenkë Cali me shokët e tij të atdhetarisë…! Lufta grabitqare e kufijve me Malin e Zi, do të zgjasin jo pak, por nga viti 1913 deri në vitet 1923-1926… kur kufiri që është sot u pranua përfundimisht nga të pangopurit fqinjë dhe Europa. Luftën për mbrojtjen e kufijve të Vermoshit e Kelmendit, Prekë Cali do ta kishte fatkeqësisht jo vetëm me malazez, por edhe me shqiptarë të zezë, që punonin në favor të armiqve shoven sllav…!
Disa fragmente nga ajo kohë, menduam t’i sjellim si vijon:- Këtu, këtu janë kufijtë tanë – çirrej para Komisionit përfaqësuesi i Malit të Zi, këtu janë Bjeshkët e Kuçit, – këmbëngulte malazezi. – Jooo…! Bjeshkët e Kuçit, – ushtoi zëri i trimit të pamposhtur Prekë Calit. Ata janë Bjeshkët e Kuqe dhe duhet ta dini të gjithë, se emnin e morën nga gjaku ynë në luftërat mbrojtëse të malësorëve shqiptarë. Për të shuar tonet e nxehta të bisedës, ndërhyri me ironi njëri nga anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar. – Lëvizni ju gurin, vendoseni atje ku mbaron toka e juaj – iu drejtua me gishtin tregues përfaqësuesi i huaj. (Guri ishte shumë i madh dhe i rëndë dhe përfaqësuesi i komisionit të kufijve, mendonte se Preka nuk mund ta mbante shumë larg). -Prekë Cali, vuri pushkën krahaqafë, u përkul pak para truallit të vet, rroku gurin e larë ndër shekuj me gjak trimash, dhe me duart e forta si të një ariu, e ngjeshi pranë gjoksit e me një lëvizje rrufe, e kaloi mbi shpatullat e gjëra si një dragua, Preka po u lodhur ecte si një piramidë e gjallë e kufijve të Shqipërisë, ecte përgjatë atij kufiri që e njihte mirë, ecte përgjatë këtyre tokave etnike, ecte me të drejtën e Zotit, ecte pa u lodhur se vetë Zoti e ndihmon të drejtën. Në ecjen e atij trimi arbëror, zgjerohej frymëmarrja e maleve tona të plagosura rëndë nga padrejtësitë e Evropës. Tokat shqiptare në Malësi, sërish folën gjuhën e arbrit, falë bijve të denjë të heronjve mitik si Prekë Cali. Me këmbënguljen e tij të padiskutueshme në mbrojtje të kufijve shqiptarë, ndikoi mjaft, që Shqipëria të mbetet në kufijtë e sotëm.
PREK CALI KUNDËR KOMISIONIT TE KUFIJVE
Nga këto kohë vlen të shënohet se në vitin 1921, Prekë Cali do t’i drejtohej komisionit për rishqyrtimin e kufijve, me fjalët: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, komisioni vendor i kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, na i ka njohtë si toka shqiptare. Ju si amanet-qarë të Misionit, që keni marrë përsipër verifikimin, jeni tue e shpërdorue. Ato zhargavina në hartë nuk i njohim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshën të na i marrin. Edhe sot luftëtarët e Kelmendit, janë gati të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…! Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Duke parë qëndresën e Prekës dhe trimave të tij që e shoqëronin njeni nga të Komisionit tha: – “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi”! Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë.
Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve malazez-jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prenkës, duke i folur: – “Zotni Cali, Komisioni vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë, t’i prini Komisionit, duke e shkel territorin tuej që keni pas me fqinjët”, Gjatë mbrojtjes me urti, inteligjencë, trimëri e atdhedashuri të kufijve nga grabitqaret malazez, Prekë Calit ju rrezikua edhe jeta nga malazezët e pabesë. Një rast i tillë tregohet edhe sot nga kelmendasit. Kur përfaqësuesit e Malit të Zi, e panë se e humbën davanë e kufijve (me Kelmendin), dhe “shkaktari” kryesor ishte Prekë Cali, ata tentuan ta vrisnin, duke e qëlluar tinëzisht me revole. Mirëpo ndërhyrja me shpejtësi e përkthyesit, bëri të mundur që plumbat të shkojnë në hava e, të mos prekin Prekën. Prekë Cali me gjakftohtësi i kthehet e i thotë malazezit që qëlloi: “Mos u frikëso, se je në tokën shqiptare dhe nuk e kemi zakon të presim njeri në besë…”! Gjatë viteve të mbrojtjes të kufijve, Prekë Cali ishte edhe luftëtar me pushkë e prijës i kelmendasve në mbrojtje të trojeve shqiptare nga shovenë malazez, veçanërisht në vitet 1915 dhe luftës së Koplikut, me 1920-ën
Emri me vepra e Prekë Calit e mbushur me urti, trimëri dhe atdhedashuri, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën dhe e deshën me gjithë zemër. Për këto Prekë Calit i shkoi “zani” edhe në kralnitë e Europës…! Për këtë thuhet se Prekës i ishte dhënë edhe një dokument i firmosur dhe vulosur nga shtatë krajlat e Europës, si njeri i paprekshëm nga shtatë krajlnitë. Malësorët thoshin se në gisht, Preka ka një mhyrë (unazë) të shtatë krajlave. Me ardhjen në pushtet të monarkistëve me në krye Ahmet Zogun, ai herë mbas here bënte kërkesa dhe protestonte pranë qeverisë, për interes e Kelmendit e më gjerë…! Në këtë situatë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte përkrahës edhe i forcave të opozitës asokohe. Mbas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste selektoi kundërshtarët politikë, dhe Prekën si dhe disa të tjerë, e internuan për 3 vjet në burgun e kalasë së Gjirokastrës. Ahmet Zogu e kuptoi gabimin e internimit, ndaj e liroi. Kur e liroi Prekën e priti në rezidencën e tij në Tiranë, duke i thënë: “Të internova si kundërshtar, e po të liroj si atdhetar”.
Gjithashtu Ahmet Zogu e gradoi Prekën kapiten në rezervë dhe i dhuroi revolen me dorezë të bardhë, të shkruar A.Zogu I. Lirimi i Prekës, nuk kishte qenë i “rëndomtë”. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e kishin përcjellur me ngrohtësi e urime. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderonte për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Vlen të cilësohet se kur ishte i internuar Preka në Gjirokastër, kishte ardhur edhe një profesor e piktor francez me emrin Marshand, i cili thuhet se i kishte bërë portrete e piktura të tij, që i mori me vete në Francë…! Edhe dreqit të kuq të ardhshëm të Shqipërisë, Enver Hoxhës do t’i bënte përshtypje i internuari në Gjirokastër, malësori madhështor Prekë Cali…! Prekë Cali ishte vazhdimisht kundër pushtuesve të çdo “ngjyre”. Kundër pushtuesve austro-hungarez (disi më “dashamirës”), fashistëve italian e gjerman.
NË MBROJTJEN E VERMOSHIT E KELMENDIT, NGA PROVOKATORËT MALAZEZ –ÇETNIKË
Ndërsa në interes të Kelmendit e Malësisë u angazhua në ruajtjen e qetësisë e rendit, si dhe në mbrojtjen e Vermoshit e Kelmendit nga provokatorët malazez -çetnikë e, veçanërisht atyre komunistë, që ishin edhe themeluesit e komunizmit në Shqipëri. Mbas largimit të forcave pushtuese gjermane nga Shqipëria, Prekë Cali u çon fjalë komunistëve që muarën pushtetin, se është për paqe e bisedime me ta, por me gjuhen e shqiptarit e, jo me pushkën e sllavit, armikut shekullor të trojeve shqiptare. – “Na nuk dona vëllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej, e për më tej bisedojmë si vëllau me vëlla në një kohë tjetër të qetë”, – do u thoshte ai. Komunistët me pushkë e krime e kishin marrë pushtetin, ndaj kërkuan që me Prekë Calin e nacionalistët e tjerë shqiptar, të flasin jo me gjuhën e shqiptarit, por me pushkën tinëzare e kriminale të sllavit. Malësorët duke njohur komunizmin dhe krimet e tij që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, kishin organizuar edhe kuvende e besëlidhje, në mes vetes dhe treva të tjera shqiptare si Shkodrën e më gjerë…!
Një nga këto kuvende është edhe ai i zhvilluar me 13 janar 1945 në Kalcë (Kelmend), kuvend që vendos me qindrua, ndonëse fati i kësaj qëndrese dihej…! Qëndresa antikomuniste e Kelmendit ishte e madhe, ndërsa luftohej kundër një ushtrie të tërë, për të mos dëmtuar më shumë Kelmendin, Prekë Cali tërhiqet dhe strehohet në shpellën e Tartashicës, (sot “Shpella e Prekë Calit”), nga ku dorëzohet në besë të të pabesëve komunist. Për këtë ai para dorëzimit kishte deklaruar: “Të fuqishmit zakonisht premtojnë shumë e, mbajnë pak. Në qoftë se kjo ka qenë përherë kështu, me të kuqtë sot asht ma zi …por për hirë të së mirës së Kelmendit e Malësisë edhe dorëzohemi në besë …të pabesëve…”! Prekë Calin, gjykata komuniste me 2 mars 1945, e dënon me vdekje. Ekzekutimi i këtij vendimi do të bëhej me 25 mars 1945, rreth orës 05 të mëngjesit. Trimi atdhetar i Kelmendit Prekë Cali, i lidhur me duart mbrapa të mbërthyer ndër vargoj, u ndodh para skuadrës së pushkatimit në Zall të Kirit.
Ai nuk u tremb nga vdekja… por mundohej t’u jepte zemër djemve të rinj, që po jepnin jetën për të e për liri. Në momentin, që do ta ekzekutonin “piramidën e gjallë” të kufijve shqiptar, toga e zezë e pushkatimit komunist, i kërkojnë të kthehet me shpinë dhe t’ia mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë: “Nuk shkohet n’Parajsë me shpinë dhe me sy t’mbyllun”, dhe siç ishte duarlidhur, çoi kryet lart, tregoi gjoksin, e zbuluar nga këmisha e grisur e u tha: “Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis vigan, nga plumbat e shqiptarëve të qorruar e marruar nga komunizmi e sllavizmi, u dëgjua zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, që ushtoi si jehona e luginave: “Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Herët a vonë Shqipnia do të fitojë”. Prekë Cali u pushkatua në zallë të Kirit, së bashku me 13 nacionalist e antikomunist të tjerë.
PREK CALI, PËRBALLË MEHMET SHEHUT!
Duke ju afruar fundit të këtij portreti të vogël, para veprës së madhe atdhetare të viganit nacionalist Prekë Cali, mendova të “citoj” momentin domethënës të përballjes së Prekë Calit pas arrestimit të tij, me kriminelin bolshevik, Mehmet Shehu. Kur Mehmeti me hile i thotë: “Ti Prekë, po të kishe bashkëpunua me ne (komunistët), do ta kishe mbyllur jetën me ‘kapak ari’”. Ndërsa Preka pa ju ligështuar zemra, i ishte përgjigjur me fjalët lapidare: “S’ka çka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, e historia një ditë ka me na nderue, por ti atëherë Mehmet, ke me kenë turpi i saj, ndërsa ne malësoret ndera e saj”. E vërtet kështu ndodhi…! Sot Prekë Cali me bashkëluftëtarët e tij nacionalist e antikomunist edhe të vdekur (e disa edhe pa vorr), janë faqja e bardhë e Malësisë, Shkodrës e Shqiptarisë, ndërsa ata që instaluan diktaturën komuniste dhe shkaktuan luftën civile (herë të nxehtë e herë të ftohtë) janë marrja, turpi e faqja e zezë e shqiptarisë…!
Për meritat e mëdha të padiskutueshme ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof Dr. Sali Berisha, më 25 qershor 1993, Prekë Calin e dekoron me dekret nr.569 me medaljen “Martiri i Demokracisë”. Pas këtij dekorimi, po në vitin 1993, u përurua në Vermosh (Kelmend) restaurimi i shtëpisë-kullë të Prekë Calit, ku në këtë ceremoni nderuese e përkujtuese do të merrnin pjesë, qindra banorë vendas e më gjerë, autoritete politike e shtetërore të asaj kohe, si dhe do të merrte pjesë e përshëndeste edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Rajerson. Ndërkohë në Shkodër, (më vonë) i është ngritur edhe një shtatore madhështore…! Ndërsa gjatë një veprimtarie në përkujtim të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiç dhe Kuvendit të Greçes (shtator 2021), Presidenti i Shqipërisë, Z. Ilir Meta e nderoi me dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT”, prijësin dhe luftëtarin popullor të Kelmendit, Prek Cali.
Vlenë të cilësohet se Prekë Calit, ju thurën mjaftë këngë nga populli…, dje me zë të ulët, ndërsa sot me zë të lartë deri në qiell. “Gjithmonë stuhitë, shtrëngatat e moti i ligë, godasin lisat e jo fijet e barit”. Prekë Cali ishte nga ata lisa vigan të Kelmendit, Malësisë e Shqiptarisë, i cili do të bëhej piramida e gjallë e kufijve të Kelmendit e Shqipërisë, por edhe e mbrojtjes të të drejtave, të lirisë e trashëgimisë më të vlefshme të autoktonisë dhe atdhedashurisë. Ah… sikur të kishte pasur shumë Prekë Cala Shqiperia, nuk do të ishte kaq e zvogëluar dhe rrudhur nga fqinjët, edhe pse me bekimin e “Europës Plakë”. Nderim të përjetshëm Prekë Calit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për shqiptari të kulluet, si loti i dhimbjes së nënave e motrave shqiptare, kur humbnin bijtë e vëllezërit e tyre, në luftë për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur.
Preke Cali nje luftetar anarkist i madh
Prek Cali nje rrote kari, tradhetar e anadollak. Tradhetar ore tradhetare ka qene. Mundohuni sa te doni qe te rehabilitoni tradhetaret, po historia nuk te le te gabosh.
Autor leshi. Ne kete kohe, gjithkush mund te shkruaje si i do qejfi dhe t'i beje mutin te vertetes. Por me mutin, e ben ky autor kur thote se clirimi i vendit eshte bere nga sllavo-malazezet.
Nuk e di sa ja vlen te tregosh vetem anet pozitive,por Prek Cali ishte nder ata Shqiptare prezent ne Rome,ne ceremonine e mbretit te Italise qe ne ate moment,aneksonte edhe Shqiperine si perandor. Si gjithnje ne Shqiptaret me plot kontradita si askush tjeter!!
Hahaha.. Përrallat me bajloza të antikomunisteve u ka dalë boja me kohë! Ku heroi për 100 monedha ulte poturet si gjithë bajraktaret e tjerë, nuk mbeti njeri pa i blerë (Të gjithë në borderotë e Serbit e UDB ishin) . Komunistët i morën përpara si delet, pastaj u mësuan shkrim e këndim e ju treguan vrimen ku të permjerrnin në fund
E more Ndue Bacaj na shkrive duke qeshur. Po thuaj te gjitha more zoteri ama te gjitha edhe per ata BIJE NENASH QE KY PREK CALI YT JU ZINTE PRIT DHE I VRISTE PAS SHPINE.
Folklorizem neverites, poshterues per malesoret e ndershem qe me pune e shkolle kane dasht e duan me e ndertue jeten e tyre…Ky kalemxhiu nuk na tregon asnji dokument te shkuem etj., po vec perralla e perralla me mbret e kryeministra, me vullkane e termete te cilat Preka na i paska drejtue dhe shperthye me doren e vet…Mjerimi i mjerimit shqiptar.
Lavdi burrave, heronjeve te ketij kombi!
Nip kurve qeke pra!
E kemi patur zakon te glorifikojme çdo lloj qeniet edhe pse ne raste kane punuar me te huajt kunder shqiptareve.Te gjithe keta njerez kane patur miq italiane fashiste dhe gjermanet naziste.Ne rrethimin e Shkodres kane bashkuar armet kunder Shkodres medemek kunder turqve qe ne fakt po mbronin qytetin ku luftonin shume shkodrane.Ky nuk e tregon çfarë ndodhi qe shteti komunist e ndoqi Prek Calin.Me sa di njerezit e tij vranë disa partizane te Shefqet Peçit qe ishin duke ngrenë dhe po shkonin drejt kufirit jugosllav ne ndjekje te gjermanëve.Dhe partizanët nuk t'a falnin,se vendi ishte ne lufte.Komunistet nuk kane dashur t'ia dine ne ate kohe se kush je se edhe midis tyre ka patur te hurit e litarit,qe siç thone te kane thyer arren ne koke me çekiç.Pastaj e mashtruan per t'a kapur dhe e pushkatuan,pasi kishin vrarë edhe te tjere ne sulmin kunder partizaneve
Si hartim i klases se peste fillore, ky shkrim duket i mire, por ne aspektin historik dhe te se vertetes eshte thjesht nje vikame fshatareske e shkruar nga nje njeri qe jeton me pasione e mllefe dhe qe s'i ka as aftesite intelektuale dhe as kapacitetin moral te beje histori. Lidhur me Preke Calin duhet thene se eshte nje nga ato rastet fatkeqe dhe te dhimbshme kur nje njeri qe e don vendin e vet, nga padija dhe injoranca iu futet rrugeve qorre e te gabuara. Eshte e vertete qe Prek Cali, nje malesor analfabet dhe me reputacion ne fshat e krahine ( kaq e kishte diapazonin ) ka rezistuar lidhur me perpjekjet e malazezeve per te aneksuar pjese te Malesise se Madhe. Pra, ne thelb, ai ka qenje atdhetar. Mirepo, nuk mjafton kjo sepse Franca kishte nje Filip Peten, i cili ishte heroi i Frances ne Luften e Pare Boterore por u denua me vdekje pas Luftes se Dyte Boterore. Autori i shkrimit na flet per heroizma imagjinare dhe nuk na tregon asnje beteje ku Cali ( kjo s'ia ule vlerat ) te kete drejtuar forcat shqiptare. Gjithshtu autori, me dredhi dhe hile ( gje qe flet shume per mungesen e dinjitetit te tij ) nuk i tregon shkaqet e verteta pse Prek Cali perfundoi ne plumb, por na tregon perralla se cfare i paska thene Prek Cali Mehmet Shehut, apo cfare tha ai para pushkatimit, sikur autori ka qene aty. Shkarazi, autori na thote se malesoret e Kelmendit ( dhe Prek Cali ) luftuan edhe kunder italianeve e gjermaneve ( nje genjeshter me bisht ) dhe pastaj na elaboron temen e trimerive te Calit dhe fshatareve te tjere kunder regjimit komunist ( domethene kunder vellezerve te tyre shqiptare ). E verteta, te cilen autori e fsheh sepse nuk i intereson eshte se, menjehere mbas clirimit, autoritetet qe erdhen ne pushtet ( me lufte kunder pushtuesve dhe jo sic i pelqen historianit te katundeve ) derguan dy njerez me reputacion nga Malesia e Madhe dhe moren takim me Prek Calin dhe figura te tjera ne Kelmend dhe, pasi iu treguan se do te vinin forcat e pushtetit te ri per te vendosur rojet dhe posten kufitare si dhe nje poste policie per rendin e qetesine, iu kerkuan atyre mirekuptim dhe ndihme. Cali dhe te tjere, jo vetem rane dakord ( ne fund te fundit, ata ishin pergjegjes per shtepite e tyre dhe s'kishin pune kush kalon neper katund ), por moren persiper edhe t'i prisnin neper shtepite e tyre gjate atyre pak neteve qe do te rrinin atje. Mirepo, ishin disa malesore te tjere, me te shkolluar se Cali dhe me djallezore se ai, te cilet kishin kryer krime gjate luftes dhe i druheshin hakmarrjes dhe denimit ( te merituar ) qe i priste. Ishin ata qe, kur formacioni me njerezit ( ushtarake ) te pushtetit po ecte ne kembe drejt Kelmendit ( bregut te Cemit ) shtine me arme diku larg per te krijuar panik dhe idene se ata qe po vinin, kishin ardhur per te vrare njerez. Atehere, disa prej te pareve te fshatrave, moren shoke e miq dhe u organizuan kunder njerezve te pushtetit qe po vinin atje. Nga frika se bajraktare te tjere do te merrnin merita dhe fame me shume se ai ( pra do te beheshin ata autoritet ne Kelmend ), njerezit e Prek Calit e nxiten ate te angazhohej edhe ai ne lufte kunder forcave qe po vinin. Fatkeqesisht, Cali ra viktime e injorances, naivitetit dhe intrigave fshatareske. Perfundimisht, forcat fshatare zune prite ne te dy anet e Cemit dhe vrane 16 pjesetare te forcave qeveritare. Pervec krimeve te pafalshme, ata, ne kundershtim me traditat e malesise, u treguan edhe te pabese, pasi ishin marre vesh nje here per ate problem. Tani, ky autori, dhe te tjere te kategorise se tij, cfare kane pritur ? Qe shteti t'iu jepte flete lavderimi atyre qe vrane 16 njerez te pafajshem ?! Ate fund do te kishin pasur ata njerez ne cilindo shtet te Evropes po te kishin vepruar ashtu. Pastaj, perrallat amatoreske se ja, iu ngrit shtatore apo iu dha titulli " nderi i kombit " etj.etj. jane ngushellime katundaresh. Ato tregojne moralin e kohes dhe te Baceve e Bacaneve, njerez pa kulture dhe, mbi te gjitha, pa moral. Ata qe i dhane medalje Prek Calit ( S. Berisha ) i paten dhene te njejten medalje edhe kriminelit Ndue Pjeter Gjomarkaj, i cili deklaroi ne Tirane ne vitin 1993 se " me urdherin tim jane vrare 62 njerez te pushtetit komunist ". Ata qe dekoruan Calin dhe shume te tjere, sot ose jane non-grata si hajdute dhe minues te demokracise, ose jane ne burg per korrupsion. Ky eshte morali i tyre, por edhe i atyre qe bejne shkrime-zhgarravina duke mashtruar popullin shqiptar.