Refleksionet e studiuesit nga Zvicra: Ja çfarë thoshte Faik Konica për Ahmet Zogun në 1942-shin

13 Prill 2025, 18:18Dossier TEMA

Refleksionet e studiuesit nga Zvicra: Ja çfarë  thoshte Faik Konica

Nga Eugen Shehu

Është krejt si të thuash aksiomë, mendimi i shprehur se historia është kujtesa e zgjuar e një populli! Ajo nuk fle kurrë. Ajo nuk mund të flejë, se përndryshe do të ishte vdekje e kombit. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk mund të gjenden njerëz, që të kërkojnë të vrasin historinë. Përkundrazi, këta janë në bollëk dhe këtë e dëshmoi sidomos diktatura shqiptare gjysmëshekullore e cila, jo vetëm falsifikoi e denigroi një periudhë relativisht të gjatë të historisë së këtij shekulli por, sidomos u përpoq ta vrasë atë. Ajo çka rëndon në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë Shqiptare, u quajt “Periudha e Zogut”, e cila u vesh prej historiografisë komuniste, me gjitha të zezat, ashtu siç u konvenonte ekspansionizmit sllavo-ortodoks, greko-serbo-bullgar e, atij italian.

Edhe arsimi po vihej në udhë të mbarë. Në vitin 1930, qeveria shqiptare pat hyrë në marrëveshje me organizatën filantropike amerikane “Near East Foundation”, e cila u kurorëzua me ndërtimin e një shkolle model në Golem të Kavajës për teknikën bujqësore, ngase janë ditur nevojat e mëdhaja të Shqipërisë të asaj kohe. Shkolla e liceut Francës në Korçë, ndërkohë që ka qenë bërë ndër ma të njohurat në Ballkan. Ajo çka tërheq vëmendjen sot, është padyshim edhe konstitucionalizmit i religjioneve fetare.

Ky konstituim do t’u vinte fre përpjekjeve të fqinjëve armiq tanë,të cilët sigurisht në mungesë të mësymjes drejt kufijve, donin të ngjallnin luftë artificialisht, midis religjioneve tona fetare. Interesant asht të dihet prej shqiptarëve (viktimat mjeranë të historiografisë komuniste), se Mbreti Zog, askurrë nuk bashkëpunoi me dikë për të shitur Shqipërinë, kështu ani pse italianët dhanë shumë ndihma në këto momente, ata nuk mundën të komprometonin assesi oborrin mbretëror dhe ardhmërinë e kombit tonë.

Ka qenë personalisht Mbreti Zog, që hodhi në koshin e letrave propozimin italian për bashkimin doganor të dyja vendeve. Ai mund të parashihte skllavërinë e ligjëruar në këtë rast dhe u dha përgjigje edhe tendencave italiane në strukturat e ushtrisë e xhandarmërisë shqiptare. Kanë qenë pikërisht këto qëndrimet e prera të Mbretit Zog, që bënë të acarohej thellë qeveria italiane e ardhur në Durrës në verën e vitit 1934, tek e mbramja nuk fliste se “Zogu ishte shitur tek Italia”, siç ka qenë shkruar 50 vjet me radhë në Historinë Shqiptare.

Por, ekuilibrave të brishta shqiptare, po i kërcënoheshin në horizont luftëra edhe më të mëdha. Nënshkrimi i marrëveshjes italo-gjermane, e ashtuquajtura me emrin Boshti Romë-Berlin, natyrisht do të kishte rrjedhat e saj tronditëse. Musolini nënshkruan gjithashtu edhe me anglezët, të cilët paradoksalisht i njohën Italisë të drejtën e Sovranitetit ndaj Etiopisë. Në këto rrethana, sigurisht se Mbreti Zog nuk mund të flinte në dafina.

Ai pat potencuar nevojën e një vigjilence duke paranderë stuhitë që i afroheshin Adriatikut. Është interesant të dish në këto momente, përkufizimet e Hugh Grant, ish ministër i SHBA-ve në Shqipëri, në ato vite, lidhur me Mbretin Zog; Në një nga audiencat që pata me të, në 1937, më paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do t’ë plaste brenda dy vjetëve. Profecia e tij u vërtetua.

Nëse Shqipëria njihesh dhe konsiderohesh prej Departamentit tonë të shtetit në Vashington si një vend vëzhgimi politik në Evropë, kjo mund t’i atribuohet gjerësisht faktit se Mbreti Zog ishte një studiues i hollë i punëve ndërkombëtare dhe ishte i informuar mirë mbi skenën politike evropiane”. (Hugh Grant, ‘Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur’, fq. 74).

Pranvera e vitit 1939, do të sillte të vetmin gëzim në jetën e Mbretit Zog, i harruar në atë rrjedhë të trazuar të historisë së popullit të vet. Në këtë pranverë, biri i Matit martohet me konteshën Geraldina Apponyj, e cila rridhte prej familjes së shquar Apponyj të Hungarisë. Edhe në këto çaste të pakta, Mbreti Zog do t’i ndante emocionet dhe gëzimet e tij me miqtë, motrat e të afërmit. Një vit më vonë, nga kjo martesë e lumtur do të lindet një djalë. Mbreti Zog, ndiqte tanimë krejt situatën politike në Ballkan dhe Evropë.

Ai me po atë energji që organizonte e drejtonte shtetin, ishte kurdoherë në zemrën e hapur të shqiptarizmës. Me dekret të veçantë të tij, janë vendosur shqiptarët e Çamërisë në Vlorë, Lushnjë e Fier, ashtu sikundër po me urdhër të tij, qindra familje shqiptare në trojet e robëruara nën serbo-sllavët, të detyruar nga dhuna dhe terrori serbo-sllav, të cilët emigruan në shtetin amë u vendosën në Durrës e Kavajë. Me fonde të shtetit shqiptar, duke iu ble tokë dhe iu dhuruar përgjithmonë, kësisoj duke ngrohur zemrat e mardhura të tyre.

Po kaq kujdes tregoi Zogu edhe ndaj Ushtrisë Kombëtare, duke inspektuar vetë herë pas herë e duke dhënë ndihma konkrete. Ndërsa duke parë “kokëfortësinë” e Mbretit shqiptar, italianët u përpoqën në disa mënyra për rrëzimin e qeverisë dhe vetë Ahmet Zogut. Punët arritën  aty derisa komplotet ja binin radhën njëri tjetrit.

Në një prej komploteve të fundit, Ahmet Zogu u detyrua të largonte prej Shqipërisë, Giovani Giro, i cili kishte organizuar dhjetëra të rinj shqiptarë për veprën kriminale. Marrëdhëniet me Italinë po keqësoheshin edhe ngase këta të fundit patën nisur traktativat e fshehta me jugosllavët.

Në fillim të vitit 1939, Konti Ciano (dhëndër i Musolinit), shkoi në Beograd dhe sipas të dhënave të historiografisë, ai foli gjerësisht me Stojadinoviqin rreth çështjes të aneksimit të Shqipërisë. Natyrisht veprimet ushtarake eventuale prej Italisë, shiheshin me sy të mirë nga Beogradi, ngase në Shqipëri kishte jetuar përgjithmonë një rrymë nacionaliste që kërkonte bashkimin e Kosovës me trungun e vet.

Menjëherë pas kthimit nga Jugosllavia dhe pas konsultimeve me Duçen, Ciano i paraqiti Mbretit Zog një dokument, gjoja për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Me pak fjalë, përmbajtja e këtij dokumenti, shpreh qartë zinxhirin skllavërues që italianët donin të vinin në qafën e shqiptarëve.

Tetë propozimet e Gianos përfshinin:

1- Përfundimin e një aleance mbrojtëse vetëm me Italinë.

2- Premtimin e ndihmës ushtarake italiane në rast kërcënimi të jashtëm ndaj territorit shqiptar. 

3- Lejimin e qeverisë italiane për të ndërhyrë në rivendosjen e rendit publik.

4- Koncesion shtetit italian për të përdorur në mënyrë të lirë portet, aerodromet dhe linjat e komunikacionit shqiptar.

5- Ngritja e një legate italiane në Titanë, në rangun e ambasadës.

6- Pranimin e ndihmës dhe të këshillave financiare dhe teknike italiane në çdo ministri shqiptare.

7- Heqjen e barrierave doganore midis dy vendeve.8- Shtrirjen e qeverisë italiane në Shqipëri. 

(Lavine; Count Ciano; Foreign Affaris and Policy Determinacion in Fascist Italy, faqe 33).

Mbret Zog assesi nuk mund të pranonte t’i nënshtrohej kaq paturpërisht Italisë. Dokumenti i Cianos përbënte në fakt më shumë se një ultimatum. Në këtë klimë tepër të acaruar, në mëngjesin e 6 prillit të vitit 1939, Ahmet Zogu merr një telegram personal prej Musolinit, i cili lidhur me ultimatumin e dërguar konfirmon se ky merr fund në mesditën e 6 prillit duke paraparë ndofta një kthesë të Mbretit Shqiptar. Po atë mbrëmje, Mbreti Zog mbledh urgjentisht kabinetin e tij dhe duke sqaruar situatën, kërkon mendimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Votimi ishte i njëzëshëm. Ata denoncuan kërkesat e qeverisë fashiste italiane dhe kundërshtuan me forcë zbarkimin e trupave ushtarake italiane. Shqiptarët kështu i nënshtroheshin fatit për të mos iu nënshtruar okupimit. Historia veç përsëritej. Skenat pothuaj ishin të njëjta. Tragjeditë luheshin me jetën e njerëzve të trollit të lashtë arbëror. Më 7 prill 1939, mbi 40 mijë trupa italiane fashiste u dukën në brigjet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës e Sarandës. Veçmas në Durrës, rezistenca qe e madhe. Komandanti i xhandarmërisë së qytetit, Abaz Kupi dhe një grusht trimash të ushtrisë kombëtare, mundën të zmbrapsin valën e parë të sulmit.

Por qielli shpejt u nxi prej aeroplanëve dhe bombardimet po e shëndronin Durrësin në gërmadhë. Edhe në portet e tjerë, italianët u pritën me armë por këto ishin të pakta dhe mungoi organizimi i duhur ushtarak. Prej trupave italiane pushtuese u vran mbi 200 vetë, por ranë edhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë shqiptare. Ende sot ka ngelur në Shqipëri debati i hapur rreth largimit nga Shqipëria i Mbretit Zog. Ai që dikur pat çarë rrugën midis turqve për në Vlorë, ai që pat luftuar po në Vlorë më 1920, ai që s’iu tremb syri atentateve të armiqve personal, u largua.

Mendimi im është se duke qenë mjaft i zgjuar, duke parë më larg se 7 prilli, Mbreti Zog u largua nga lufta për ta pushuar atë, për ta ndaluar gjakun të rrjedhë, përballë një fuqie aq të madhe dhe të përgatitur, dihet forca ushtarake e fashizmit të asaj kohe, por dihet dhe forca ushtarake shqiptare e cila ishte në ngritjen e sipër. Ai ishte dhe mbeti bir i kësaj toke dhe donte ta shihte atë kurdoherë të lirë e të bashkuar.

Në vitin 1942, në organizimin që atdhetarët shqiptarë donin të organizoheshin për të luftuar okupatorin italian, u ndje e domosdoshme jo vetëm zgjuarsia por edhe intuita dhe trimëria e Mbretit Zog. Tamam në këto momente, një prej mendimtarëve të mëdhenj, Faik Konica do të shkruante; “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë, ndaj përjashtimi i tij, do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që propozohet të bëhet”. (Faik Konica, Gazeta “Dielli”, Boston 28 nëntor 1942).

Jeta e Ahmet Zogut në mërgim, ani pse e ndodhur midis të papriturave e vështirësive të mëdha, jetohej në çdo moment me trazirat që kalonte Shqipëria. Ky shqetësim, pos të tjerave shihet në një letërkëmbim të madh të Mbretit Shqiptar, me personalitete diplomatike perëndimore, ku ndriçohej sadopak terri i hedhur sa prej fashistëve aq edhe prej komunistëve (pas vitit 1944). Paradoksi qëndron në faktin se; ndërsa Ahmet Zogu jetonte me dëshirën për ta parë Shqipërinë në krah të shteteve perëndimore të Evropës e botës së civilizuar, në zbulimet e fshehta të komunistëve të Tiranës, rrinte plani i gatshëm për t’i marrë jetën Mbretit të tyre.

I lodhur, i sëmurë, i merakosur, i zhytur në melankoli, më 9 prill 1961, Ahmet Zogu mbyll sytë në një klinikë të Parisit. Do të desha që këto shënime t’i mbyllja me një konkluzion të analistit gjakftohtë amerikan, Bernd Fisher, i cili kumton; “Një prej rezultateve më pozitive të stabilitetit politik unik, dhe pa dyshim një prej kontributeve të rëndësishme të Zogut, ishte krijimi i një mjedisi ideal për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Përpara ardhjes në fuqi të Mbretit, e vetmja forcë nacionalizmi që ekzistonte në vend, ishte një lloj sedre kombëtare. Kur Zogu u largua prej pushtetit në vitin 1939, në Shqipëri ishte vënë në lëvizje procesi i krijimit të një forme trashëgimtare të nacionalizmit, i domosdoshëm për krijimin e shtetit modern”. (Bernd Fisher, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, fq. 321).

Pak shqiptarë e dinë se Mbreti i tyre, Zogu, ka vdekur me 9 prill 1961. Por ai u mbajt dy ditë e dy net i vdekur në gjendje klinike dhe data e vdekjes, u bë 11 prill, ngase nuk duhej të kishte përqasje me datëlindjen e Ahmet Zogut. C’ka tremb tek komunistët një datë-vdekje, ata mund ta dinë përnjëmend më së miri. Memorie.al

30 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Shume te paverteta ne kete shkrim.Mos e shtremberoni historine.Zogu ishte ai qe erdhi ne pushtet me forcat serbe,fali Plaven e Gucine dhe Shen naumin e mrekullueshem dhe rrembeu floririn e shqiptareve etj , etj ....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      O mavri po i ka shkruar Konica ore idiot qe jetoi ne te njejten kohe me Zogun dhe ishte kundershtar i tij. Ua shpelau trurin Enver qeni e truri juaj nuk sherohet me.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Truri i Sali shpellarit

        O idiot. Po ti nuk ke faj , se të mësoj shkrim e këndim Enveri dhe tani kafshon si qeni të zotin, o bukë shkal.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Royalisti

        Nje shkrim i bere nga nje " i dashuruar " me " mbretin " shqiptar, mbretin e rreme. Nje shkrim qe i ben te qeshin dhe te tallen te gjithe ata qe e njohin mire historine. eshte me mire te heshtesh se te shkruash palacolleqe. Autori gati na thote se edhe luften kunder pushtuesve nazi-fashiste e paska organizuar dhe drejtuar A. Zogu. Nje njeri qe me dredhi konstituon pushtetin e tij te perjetshem ,( te trashegueshem-si mbret ) as eshte demokrat dhe as eshte ne sherbim te atdheut. Lexojeni Statutin e mbreterise dhe do te shikoni se eshte statuti i nje despoti, i nje monarkije absolute ku " mbreti " qendron dhe vendos mbi ministrat, parlamentin dhe cdo gje tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          keta pseudohistoriane shkruajne vetem palacolleqe kundrejt pageses, keta jane te shitur dhe pa dinjitet, lere pastaj qe vetem historiane nuk mund te quhen, jane batakcilere te pacipe!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arbereshi

          Eugen Shehu; "Mbreti Zog, askurrë nuk bashkëpunoi me dikë për të shitur Shqipërinë", ah ah ah ... Oh Zot ku ka perfundu Shypnia, ne durt e zogisteve mashtrues me diploma Kristali qe bejne historianet, dalin tek tregu Omonia i Athines dhe kush pagun me mire e ka te garantum studimin e ketyre shkerdhatave qe masakrojne historine e vertete! Ytttt race e poshter arabesh te bastarduar!

          Përgjigjjuni
        3. S
          Shqiptari i Ilirisë

          O ç'na mbushe mendjen o palo studiues! Asnjë nga mbretërit e Evropës nuk u largua,megjithëse e dinin që nuk rezistonin dot.Por luftuan si akt simbolik që do merte të nesërmen dimensione të rëndësishme për shtetet e pushtuara nga fashizmi. Kurse ky pseudo mbreti shqiptar,pasi bëri deklarata se do luftonin,doli mbi kalë nëpër rrugët e Tiranës se gjoja do vihej në krye të luftës dhe në dalje të Tiranës,zbriti kalin dhe hipi në makinën që e priste bashkë me familjen dhe shpurën dhe ja mbathi si hajdut e frikacak.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bato

            Po kush ja sheshoi Italise rrugen per pushtimin dhe marrjen e lirise vec Zogollit? Do mjaftonte vetem kredia 50 million fr ar me kushtet qe u dha, te cilen Shqiperia nuk mund ta shlyente kurre, per t'u quajtur koloni Italise gashiste!

            Përgjigjjuni
            1. n
              njed rus I bardhe

              Zogu ishte prototipi I shqiptareve,kalova lumin te dhjefsha kalin. Italianet I dhane kredi 28 million liria(ate here) dhe Zogu kurre nuk e ktheu por bente aleanca qe the shpetonte. Italia ne 1939 I kerkoi Zogut kradine biles edhe 1945 dhe 1991 Italia kerkonte paret borxh qe qeveria shqyptare kishe borxh. Paret I mori Zogu me vehte dhe I beri mutin Shqiperise.(edhe sot eshte njelloj) Satin Sarraci shoku me ingushte e tregoj,e mire kete bandit,traktatet me Pashiqin ,serbet e prune ne fuqi kete karikature. Askush ne Europe nuk I jepte nuse sa talleshin te tere me idiotizmin dhe pabesine e ketij injoranti. Kurre nuk beri nje shkolle ,nuk ka asnje document origjinal qe Zogu te kete shkruar me dore te tij,analfabet fare. Nuk ja vlen fare.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptar

                Shko pirdhu ti qe ke bere shkrimin bashk me ate pseudo mbret. Turp te kesh qe shtremberon historinë.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buda

                  Nje qytetar demokrat amerikan apo europiano-perendimor duke lexuar ne gazeten demokratike "TEMA" kete pacavure te zogistit Eugen Shehu, fillon e dyshon nese Shqiperia kerkon t'i bashkohet Bashkimit demokrtik Europian dhe te perfeksionoje sistemin e qeverisjes demokratike, apo do te kthehet ne sistemin monarkist te "beut te fundit diktator" Ahmet Zogolli?!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tring

                    Zogu ngeli nje bandit pa atdhe. Aa nje gram shkolle nuk kishte.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Po ta lexosh Faik Konicen se çfare shkruan ai per Zogun te iken mendja.Nuk e di si shpetova pa me helmuar,- thote Konica kur erdhi per te vetmen here ne Shqiperi ne vitin 1926.Eshte i vetmi ambasador(ne SHBA)qe nuk erdhi kurre ne Shqiperi,ndonese ishte ambasador dhe duhej te vinte,te merrte kontakt,te raportonte et Konica i ka hapur letrat per Zogun,por persa kohe Zogu ishte kryetar shteti,Konica kishte bere nje betim.Jashte vendit nuk do e atakoj kurre Zogun,se eshte kryetar i shtetit,ndersa brenda vendit nuk do le gjre pa thene Perrallat e shkruara nga nje dore zogisti nuk ka asnjr lidhje me te verteten histotikr,por eshte nje tentative tjeter per t’a zbardhelluar katranin Faktet historike dhe qendrimet e Konices per Ahmet Zogun duhen lexuar te vete Konica.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Baca

                        Eugen Shehu, po je ti që ke mbetur akoma shpellar. Na shkruan për arsimin, për shkollat amerikane. Pse nuk shkruan për statistikat e vetë Zogut? Pra, që Shqipërinë e la me gati 90 për qind analfabete? Përsëri sipas këtyre statistikave, në kohën kur për xhandarmërinë shpenzoheshin nga buxheti i shtetit mbi katër milion franga ari në vit, vetëm për Zogun dhe familjen mbretërore mbi një milion franga në vit, për arsimin planifikoheshin vetëm rreth një milion franga ari në vit!!! Këto që shkruajta nuk m’i ka mësuar Enveri, po i mësova SOT nga fletoret zyrtare të shtetit Shqiptar, të kohës së Zogut. Këto Fletore Zyrtare mund t’i lexosh edhe ti, o shpellar kërriç duke hyrë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në internet.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kufoma e mbretit

                          Qelb si gropa septike ky shkrim. Nuk bën më shumë sesa zgjon urrejtjen shqiptare ndaj këtij mbreti mostër.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haka Tekizoti

                            Bravo Eugjeno, ia ke bo ujtin bukur! "Nuk e ka shitur Shqipërinë" thua. Sipas teje Manastiri i Shën Naumit, etj. që ia dha Serbisē nuk ishin shitje? Apo jo, ke të drejtë, ishin falje, dhe falja e Atdheut te lakmiqarët e tij - armiq shekullorë - lejohet, dhe ata që e bējnē, sipas teje, nuk janē tradhëtarē po janë vizionarë të mëdhenj... Të keqen e mendjes! Ha përshesh, ha, e lëri shkrimet për tē mbrojtur tradhtarët. Mund tē gjesh plot që flasin mirē për tradhtarët e Shqipërisë, pi po u bëre ne ta je si ata ndofta edhe nē qëllime.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              astrit

                              Shumë studiusë serioz konfirmojnë se Mbretëria e la Shqipërinë më mirë sa kur e mori në drejtim. Zogu dhe e gjithë klasa drejtuese e kombit të kohës aritën të riformatojnë nacionalizmin fisnor të kombit drejt një nacionalizmi bashkëkohor Europian. Mbreti Zogu pa dhunë sociale ju imponoi fiseve shqiptare që ndërgjegjen nacional-fisnore ta zhvillonte në ndërgjegje kombëtare, fiset u futën në rrugën e shtetformimit, zhvilloi e rriti cilësinë e arsimit kombëtar, vuri themelet e një shteti Europian. Parlamenti Shqiptar miratoi një numër rekord ligjesh moderne për vëndin. Shqipëria nga një vënd anarkik e i prapamendur, u zhvillua në një vënd i rregullt ku ligji mbizotëronte, qytetarët jetonin të qetë e sistemi politk mbretëror fuksiononte normalisht. Mardhënjet me fqinjët njohën një stabilitet të respektushëm në raport me armiqësitë që kishin shqiptarët me serbët e grekët. Shqipëria tani e kishte një klasë intelektuale ku gërshetoheshin fuksionarët e lartë të Perandorisë Osmane me intelektualë të dalë nga shkollat ma të mira të Europës e SHBA.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zogu qe ja mbathi me gjith florinj

                                Po “Shen Naumi “ i falur nga a.z si shperblim qe serbet e sollen ne pushtet Ik ore pirdhu! Zogist legen

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lexuesi i vemendshem

                                  Budallaleqe per A.Zogun.Boll me

                                  Përgjigjjuni
                                2. V
                                  Vjosa

                                  DUKE lexuar shkrimin e ketij të ashtequajturi studjues vura duarte në koke per ketë shkrim skandaloz. E para me shumë gabime, ky duhet të mesoje GJUHEN SHQIPE e pastaj të shkruaj. Dhe mos deformo HISTORIN. Periudha e sundimit të sharlatanit mbret të vete shpallur me ndihmen e serbeve ka qene periudha më e zezë per Shqiperin dhe shqiptaret. Pasi harxhoi milionat që i dha Musolini per lluks të shfrenuar me DASHNORET pasi VODHI FLORIN iku fshehurazi me bishte në shale duke e lene Shqiperin në MIZERJE TOTALE. NË SHQIPERI sundonte injoraca, analfabetizmi, malarja, tuberkolozi etj. Zogu është vrasesi i INTELEKTUALEVE më të SHQUAR të kohes që nga LUIGJ GURAKUQI E të Tjeter. Dhe Shqiperin ja la Italis fashiste.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Asgje nuk eshte bardhe e zi!

                                    O Vjosa! Se pari, nuk jam dakord me shkrimin. Se dyti, nuk jam dakord me ate qe thua se nuk di te shkruaj artikullshkruesi dhe duhet te mesoje gjuhen shqipe. Ne kete pike do te thosha qe analfabeti je ti . Ti duhet te shkosh ne klasen e pare fillore e te mesosh te shkruash.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 9
                                      90

                                      Zotni, te dish te shkruash gjuhen e memes, nuk do te thote qe ta perdoresh per manipulime!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Buda

                                      FAIK KONICA i ka deklaruar ne sy lale Krosit te Agmet Zogut ne Washington, ne prill 1938, kur ishte duke shoqeruar motrat e Zogut ne Amerike: "E kam vëzhguar që kur ka qenë 18 vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka,qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë. Faik Konica për Ahmet Zogun “Albania-The Rockgarden of Southeastern Europe and Other Esseays”, edited posthumously by Qerim Panarit and published by “Vatra”, Boston, Mass.1957, p.150.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        emigranti

                                        Artikull I bukur pasi paraqet te verteten e mohuar prej gjysem shekulli diktature komuniste dhe mese 3 dekadash tranzicioni te tejzgjatur neokomunist. Ahmet Zogu akuzohet nga historianet komuniste se ishte injorant, se vodhi arin e Shqiperise , se shiti Shen Naumin, shpifje keto te marra kryesisht nga propoganda fashiste italiane, se ciles i duhej kjo propogande per te realizuar kontrollin e pushtimit. E verteta eshte komllet ndryshe. Shen Naumi ishte nje manastir sllav i cili megjithese nga 1913 i ishte lene Shqiperise , edhe ne 1926 mbahej i okupuar nga Jugosllavia. Mehdi Frasheri si kryetar i komisionit per kufinjte shprehej optimist per marreveshjen e arritur nga vete ai, duke mos ja dhene kete fitore Zogut. Nga kjo marreveshje sipas tij Shqiperia nepermjet dhenies se ketij manastiri qe zinte nje siperfaqe me diameter 1 km., fitonte dyfishin e territorit ne fshatrat kufitare me Maqedonine e sotme dhe mbi te gjitha rregullohej kufiri ne rrugen nacionale per ne Korce e cila ishte shume prane kufirit. Gjithashtu te ben pershtypje akuza komuniste se Ai vodhi arin shqiptar, nderkohe qe terhoqi nga Banka 183 kg. ar pasuri personale, kryesisht e trasheguar dhe e perfituar nga familja dhe nga shitja e pyjeve ( prone e trasheguar familjare ). Ari i Shqiperise 4500 kg.u vodh nga Italia fashiste, qe u pasua nga Gjermania dhe perfundoi ne Angli pas lufte , duke u konfiskuar prej saj per shkak te incidentit te Korfuzit. N̈dersa regjimi komunist i xhvadi pronareve shqiptare mbi 20,000 kg.ar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Te yfte

                                          Po po loqe te dhjefsha Zogun ku I gjet florinjte ne bacen e katundit injorant. E ke lexuar ate thenien e Geraldines qe ishte pishmane qe nuk mori ca me shume? Ik futi nje te dhjerre gomar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dardan

                                            O emigrant injorant dhe gomar. me ato pak para qe Ahmet Zogu mori nga shitja e nje pylli qe nuk i hynte ne pune askujt, zhvilloi fushaten elektorale te vitit 1923, ndersa floriri qe mori me 1939 kur iku, ishte sa nje rroge vjetore qe ai kishte marre gjate 10 vjeteve si mbret. Por pasurine me te madhe Zogu qe u be milioner, e mblodhi duke vjedhur huate dhe ndihmat e Musolinit per Shqiperine, per 14 vjet (nga vitit 1925 deri me 1939). Ato para ai i kishte depozituar ne bankat e Zvicres, Parisit, Londres dhe New York-ut. Ahmet bej Zogolli yt o emigrant budalla eshte themeluesi i korrupsionit dhe i krimit shteteror ne Shqiperi, duke ia lene stafeten kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha, bir dhe dhenderr i Serbise, kreu i "qytetareve dixhitale", agjente te sherbimeve sekrete serbo-greko-ruse ne Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sovrani

                                              O Emigrant.... Nuk po i futem se ku e gjeti ky të drejtën për Shën Naumin. Por Plavën dhe Gucinë nuk na the gjë zotrote. Mqs ky paskësh çarë mes "Turqve" rrugën deri ne VL e madje dhe paska luftuar në 1920 ... Mirë Shqiptarët e Varför të asaj kohë duhej të mbanin mretin (" e vetëzgjedhur" më së shumti). Por duhej të mbanin edhe p.... e motrave të tij, katnareve të asaj kohe. Mos harro veçse Zogu erdhi në fuqi nga Pashiç-ët dhe Karragjeorgjeviçët. Madje jo vetëm u sponsorizua nga ta Por edhe u mbështet ushtarakisht nga ta. (Mos harro mercenarët bjellorus të tij). Me të cilët zbarkoi në TR. Padyshim që Zogu e la vendin më mirë se sa e gjeti. Se nqs jo nga zero, nga 1 e çoi tek dyshi por përsëri skamje e varfëri të tejskajshme la. Fakti që manipoluoi me borxhin sovrani tregon se ishte asgjë më shumë e asgjë më pak por një mashtrues ordiner jo shtetformues Por feudal i shëmtuar. Që fryhej si gjeli majë plehut!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arbereshi

                                                Artikull I bukur pasi ka hap thesin e propagandes te rrenave, keto fal zotit te censuruara prej gjysem shekulli diktature komuniste! Cfare thoshe zotni, qe "mese 3 dekadash tranzicioni te tejzgjatur neokomunist"? Po jo mor zoteri, ai kamunisti kapitalist, hajdut e kriminel i vuni bustin rrenacakut diktator karagjoz, ne mes te Tirones, te cilen e ktheu ne "tok te xanun", i dedikoj edhe nji bulevard katnarit mashtrues te Burgajetit!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. L
                                                Lili

                                                Ky "studiuesi" nga Zvicra a e di qe Ahmet bej Zogolli flinte me motren e vet, Sanijen...?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lexues

                                                  Eh mer Eugen…. Na bere me qesh….. e me qa!!!!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje