
Nga Hyqmet Zane
Në vitin 2003, shkoja në Peqin së bashku me ish të përndjekurin dhe burgosurin politik, po nga Peqini, Aqif Selimi, ku jetonte Xhemile Gjinishi, e motra e Mustafa Gjinishit, e cila ndërroi jetë para rreth 7 vjetësh. I morëm një intervistë, duke qenë e vetmja dëshmitare së bashku me Aqif Selimin, për jetën dhe vrasjen e të vëllait të saj, Mustafës, siç e thoshte ajo emrin e tij. Mustafa Gjinishi është njeri prej autoriteteve kryesore të Luftës Dytë Botërore antifashiste në Shqipëri. Shumë fjalë janë thënë nga dëshmitarë okularë dhe nga bashkëkohës të tij.
Mustafa Gjinishi mbeti si shenjë e dëshmisë se Partia Komuniste e Shqipërisë, po merrte rrugën e nënshtrimit para jugosllavëve, për të cilin i persekutuari me rreth 32 vjet burg nga regjimi i Enver Hoxhës, Aqif Selimi, flet me superlativa për figurën e njeriut që ai e cilëson si idhull, në bindjet e tij. E ndarë nga jeta para disa kohësh, Xhemile Gjinishi, shprehej me sinqeritet dhe dashuri prej motre, kur binte fjala tek Mustafa, siç e quante ajo vëllanë e saj të dashur e të pafat, ndaj dhe kjo intervistë, është siguruar që në vitin 2003.
Dëshmia e dhënë nga Xhemile Gjinishi, vlen si një fakt historik, pasi sjellë një tjetër anë të medaljes së luftës. Kjo dëshmi është dhe një element më shumë në kuadër të festimeve për përvjetorin e çlirimit dhe një përpjekje për të hedhur dritë në hijet e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Znj. Xhemile, ju jeni motra e një personaliteti si Mustafa Gjinishi. Çfarë dhe si e kujtoni vëllain tuaj?
Mustafai iku që fëmijë nga Peqini, pasi mbaroi shkollën fillore. Vazhdoi shkollën amerikane të Harry Fultz-it. Mbaroi shkollën me rezultate të shkëlqyera. Për këtë, ai e mbajti magazinier. Mustafai ishte i shkëlqyer në mësime dhe u bë përfaqësues i ideve komuniste dhe Fultzi nuk e dënoi, por e mbajti afër se ai thoshte të vërtetën gjithmonë. Pastaj doli nga shkolla dhe u bë gazetar, e më pas shkoi me vëllanë e madh në Itali e, më pas në Vienë, se u sëmur vëllai i madh. Pasi u kthye prej andej, u erdhi me broshura kundër politikës, si antizogist, kurse babai ka qenë zogist. Pas asaj u diktua, kur erdhi nga Italia dhe e burgosën menjëherë.
Doli lëvizja e Fierit në vitin 1935. Atje në burg i kishin futur një pseudo të burgosur dhe kur ai gjoja do të dilte, atij i shkruan gjithë adresat e miqve dhe shokëve të tij në këmishë, që mund të ishin në Durrës, Kavajë, Berat dhe më pas i arrestuan të gjithë miqtë e tij. Mustafanë e çuan në burg në Fier, nga burgu në burg, e torturuan. E torturoi një shoku i vet, që sot është përsëri oficer. Prej atij burgu, e çojnë në Porto-Palermo, në Durrës. Aq i torturuar ishte, sa në Durrës e sollën shokët me çarçafë, se nuk qëndronte dot në sedilje. Mustafanë e dënuan me vdekje, me varje.
Populli i Peqinit kërkoi falje, se kishte një motër të vetme, pa asnjë mbështetje. Zogu bëri një falje dhe e caktoi me 101 vjet burg. Edhe prej atij burgu, Mustafai iku, u arratis dhe shkoi në Jugosllavi, bashkë me ca shokë të tjerë. Nuk i mbaj ma emrat, disa nga ata, janë gjallë edhe sot. Nga Jugosllavia, kur u bë falje, Mustafai kthehet bashkë me Shyqyri Pezën, me të vëllanë e Myslym Pezës. Kur kthehet edhe Myslymi në Pezë, bëjnë një shtab atje, ku Mustafanë e caktuan edhe sekretar, edhe financier. U formua çeta e parë në Pezë nga Myslymi.
Desha të dija nga ju diçka më shumë se ç’lidhje kishte Mustafa Gjinishi me Çetën e Pezës?
Njohja me Myslymin ka qenë që më parë, se babai im, Adem Gjinishi, me familjen e Myslymit, kishin miqësi të hershme. Me formimin e Çetës së Pezës, miqësia u forcua më shumë. Myslymi thoshte: “Mustafai dhe mbaroi”, se ia dëgjonte shumë fjalën. Por më vonë, Myslymi na doli ndryshe. Unë se besoja, por prapë është një pikëpyetje. Myslymi, nëse e ka bërë atë (që nuk e mbrojti Mustafanë, shënimi.im), e ka bërë nga frika. Mendimi i thënë nga Myslymi pas vdekjes së Mustafait, se ai ka qenë për t’u vrarë, se nuk e donte më në fund. Këto thuhen edhe në një libër, por ky libër, ka dalë pas vdekjes së Myslymit.
Ç’lidhje kishte Mustafai me Enver Hoxhën?
Në konferencën e Pezës, Enver Hoxha u caktua si Komandat. Këta të tjetër kishin detyrat e tyre. Mustafai ishte sekretar. Ata ishin familjarë të njohur dhe u bënë edhe partizanë të njohur.
Si është e mundur që nga kjo miqësi, të vijë puna që Mustafai të vritet, si e quani vrasjen e tij?
Mustafai u vra tradhtisht. Ai shkoi në një mbledhje, se e hoqën prej detyrës dhe do ta dërgonin në një detyrë tjetër. Ishte koha që dy jugosllavët (D. Mugosha dhe M. Popoviç) dhe Myslymi u bënë miq bashkë. Në mbledhje ishin edhe jugosllavët. Mustafai kërkonte Kosovën, kurse jugosllavi e urrente, kërkonte ta zhdukte Mustafanë. Nuk e di se kush e dha urdhrin, por kuptohet jugosllavi me Myslymin.
Kush mendoni ju, se e ka vrarë Mustafa Gjinishin, tradhtisht, pse donte Kosovën, si mendoni ju?
Derisa jugosllavi shoqërohej me Myslymin, këtu ishte puna. Mustafai i tha Myslymit, se mua nuk më çojnë për burrë të mirë në veri. Kur Mustafai po nisej, Myslymi i tha që ta kërkojë këtë gjë dhe kaq.
Po me Enver Hoxhën, ç’marrëdhënie kishte Mustaf Gjinishi?
Që të dy e urrenin Enver Hoxhën, edhe Mustafai, edhe Myslymi. Kur Mustafai ishte i plagosur (është plagosur 3 herë), Enver Hoxha vajti në një familje ku ishte Mustafai, as ishte fare i interesuar. Vetëm se i dha dorën dhe se pyeti fare. Kur kishte nevojë Enver Hoxha dhe Mustafai ishte i plagosur në dorë, i çoi haber, se; nëse ke mundësi, ne kemi nevojë për ty. Ishte koha kur luftohej në veri.
Po për Marrëveshjen e Mukjes, çfarë mbani mend?
Nuk mund të them shumë gjëra. Di se thuhej që Mustafai, ishte i lidhur me amerikanët, ishte anti-jugosllav. Ai ishte në Jugosllavi, veç për çështjen e Kosovës. Enveri gjithmonë e urrente Mustafanë. Ai ishte demokrat, nuk ishte vetëm me një palë. Të gjithë ç’ishin, pa dallim, Mustafanë e kapnin për qafe, e donin shumë. Nuk e njihte shumë politikën, por ishte vetëm për Shqipërinë, për Shqipërinë dhe iku për Shqipërinë.
Kur e ke marrë vesh vrasjen e Mustafait?
Jam me dyshime. Në kohën që isha partizane, flija në çadër me Myslymin dhe të shoqen e Myslymit, më duket se Myslymi kishte radio transmetuese, u dëgjua se Mustafai u vra. Ngrihet Myslymi nga çadra dhe thotë se; “Kush e vrau Mustafanë, unë do ta çoj gjakun në gju të kalit”.
A e bëri atë që tha, pra; a çoi gjakun në gju?
Jo nuk e bëri. Erdhi korrieri nga Tirana, nga Gogo Nushi, që i tha; mos bëj zë, se Mustafanë e kanë vrarë shokët. “Mos u ndjej” -, i tha. Heshti dhe Myslymi, duke na lënë vetëm. Frika bën gjithçka. Myslymi iku dhe i la porosi të shoqes, që Xhemilen ta keshë kujdes, si motër. S’mund ta mohoj se Myslymi më ka trajtuar vërtet si vajzë shtëpie, por kjo është e vërteta.
Më pas, kur po çlirohej Shqipëria, se ishte çliruar deri në Berat, vajtëm të gjithë, vajti shtabi i Pezës, gjithë ç’ishin, vajta edhe unë. U bë Kongresi i parë burrave. Më lajmëruan edhe mua të shkoja, se ishin dy anglezë me Mustafanë, kur u vra. Mu tha se edhe anglezi kishte ra mbi Mustafanë, dhe plumbat kishin ra mbi beretën e anglezit. Ajo ishte hapur tashmë, se Mustafai ishte vrarë nga shokët, mbaroi puna.
Ti vetë e ke takuar Enver Hoxhën?
Po e kam takuar, kur shkova në Berat, se më tha Myslymi. Kur më lajmëroi herën e parë, nuk vajta. Duke gjetur shkak, se kam rrobat pa larë dhe nuk vij. Herën e dytë, këmbënguli Myslymi, që të shkoja me domosdo. Desha, s’desha, u vesha dhe shkova. Enveri ishte me dy anglezët, Smithin dhe një tjetër, se mbaj mend se si e quanin. Sa më panë, u kthyen nga unë, se ishin në tavolinë dhe fliste Enveri, se ata siç duket nuk dinin shqip. Por ata ishin marrë vesh mes tyre. Më thanë që të mos të dëshpërohesha, se motra e Mustafait, ke qenë, dhe motra jonë je. Enveri u kthye dhe më tha se; “e shikon se ç’thonë këta, që janë shokët e Mustafait”?
Englezi heq beretën dhe më tregon dy plumbat, që kishin rënë mbi beretën e tij, kur kishte rënë përsipër Mustafait, pasi plumbi kishte kapur Mustafanë dhe më pas beretën e tij. Gjoja sikur u ka thënë Mustafai, që: “ikni nga unë, se unë mbarova”. Kur ikën me vrap këta, se mos i qëllonin edhe këta. Liri Gega, që ishte partizane, gjoja kalonte andej për Peshkopi, se ishte një brinjë me kthesë. Rojën e Mustafait, e heqin nga Mustafai dhe e çojnë tek Liria dhe atë që ishte tek Liria, e çojnë tek Mustafai.
Ai që shoqëronte Mustafanë, një djalë i ri, pyet se kush u vra?! Ishte një pritë e organizuar nga Enveri, 11 vetë të veshur me rroba gjermane, ishin në pritë, për të vra Mustafanë. Në këtë kohë, ky djalë e të tjerë, pyesnin se kush u vra! Ky që ishte afër Mustafait, ktheu automatikun me kokë poshtë, se vinte prej andej. Ai thotë; Mustafai është vrarë, por se di kush e ka vra, nuk e di.
Pra ti mendon, se vrasja e Mustafait është një tradhti?
Po tradhti është. Njeriu kryesor i kësaj tradhtie, ishte Enveri. Po të mos donte Enveri, nuk vritej ai. Kam bindjen se Enverin e kanë shtyrë të tjerët.
Mendoni se e kanë shtyrë jugosllavët, sepse Mustafai kërkonte Kosovën?
Po. Enveri e dinte se jugosllavët, donin ta vrisnin Mustafanë.
Cilat ishin idealet e Mustafa Gjinishit?
Mustafai ishte pro Perëndimor, por vetëm, luftën e bënte për Shqipërinë. Vetëm të çlirohej Shqipëria. Këtë e dinë të gjithë shumë mirë. Anglezët i kanë mbajtur gjallë, me qeska me flori, partizanët. I kam parë me sytë e mi. Mos ta mohojë njeri.
Pasi ju ikët nga Berati, kemi marrë vesh se ju u internuat. A pyeti njeri më për ju?
Jo, s’pyeti njeri për mua. Mora Myslymin. Vajta te një familje afër Dajtit. Të gjithë ikën, unë ndejta me të fejuarën e Baba Fajës. Edhe atë e vranë më pas. U futa në makinën e saj, e ndejtëm të dyja bashkë. Në këtë kohë, më kërkonte një familje e njohur e Mustafait. Më gjetën në makinë. Më vonë, Myslymi mori vesh që më kishin zbritur. Më thanë për makinë tjetër, unë nuk doja. Shkova me makinën e Baba Fajës dhe erdhëm në Tiranë. Të gjithë ikën dhe mbeta unë me të shoqen e Baba Fajës. Mustafai ishte antizogist, por edhe Enverin, nuk e pëlqente.
A mendon se është vënë në vend dinjiteti i Mustafa Gjinishit?
Jo nuk është vendosur asnjëherë. Ata nuk e dinë akoma, se kush e dhe se punë ka bërë Mustafai, kush e ka mbajtur çetën e Pezës, ku kaluan të gjithë ata partizanë, nga çeta e Pezës kanë kaluar dhe atje ishte Mustafai që i organizonte. Kam qenë atje vetë edhe unë. Mustafai dhe Myslymi, si komandant që ishte.
Pse pati kaq shumë hakmarrje Enver Hoxha ndaj Mustafa Gjinishit?
Kishte hall se mos i zinte vendin. Mustafai ishte i zoti dhe bashkëpunonte me anglezët për të mirën e luftës. Ndërsa Enver Hoxha ishte xheloz dhe ishte i lidhur me jugosllavët.
Sa njerëz kanë qenë në familjen e Mustafa Gjinishit?
Të gjithë kanë vdekur. Për Mustafanë, e kam pasur merakun më të madh. Në katër varre, është varros Mustafai. I mbetën kockat rrugëve. U interesua vetëm Pjetër Arbnori. Nuk e di pse ndodh kështu, si e trajtoi kjo Shqipëri Mustafanë, që i mbetën kockat rrugëve, kur ai që në vogëli mendonte për Shqipërinë dhe luftoi e u vra për Shqipërinë?! Më duket se ky trajtim që i është bërë Mustafait, sikur ky vrau Shqipërinë dhe jo që Mustafai luftoi e u vra për Shqipërinë. Asgjë nuk gëzoi ai. Unë nuk di si rroj, që vëllait nuk iu bë asnjë nderim…?!
Lavdi Mustafa Gjinishit! Pushofte ne paqe me gjithe te dashurit e tjere, ne Parajse!
Shqiptaret kriminelë të pabesë në luftë,kriminelë të pabesë dhe hajdutë të korruptuar në paqe.Dje,sot,nesër.
1 gjë duhet ta dijnë të gjithë: historiografia zyrtare e Shqipërisë ka qenë komplet e përshtatur sipas interesave të 1-shit, sipas interesave të Enver Hoxhës. Vazhdimisht ndryshohej sipas nevojave të çastit, deri në vdekjen e tij. Fakti që në shtab ishin 2 serbomalazezë që e kishin ndikimin vendimtar në vendimet politike, shumë gjëra kanë shkuar keq, kundër interesave shqiptare dhe pro interesave serbe. Ku është sot Jugosllavia, ku është Tito, ku është komunizmi, ku është Enveri? Vendime antihistorike për interesa të pavlera.
Ahhhh.... Ky është niveli që kemi si komb. Asnjëherë nuk ditëm të vlerësojmë heronjtë tanë. Një komb që shikon interesin personal prandaj dhe prodhojmë e mbajmë në këmbë diktatorë.
Gazeta jone e dashur "TemA" ben gabim te madh qe boton keto pacavure pa i verifikuar faktet.
Me vjèn keq per ndodhine,por pordhet mbas syfyrit nuk me pelqejne.
.1. Nuk eshte e vertete se "Mustafa Gjinishi është njeri prej autoriteteve kryesore të Luftës Dytë Botërore antifashiste në Shqipëri." Eshte njeri prej pelivaneve te L.II.B. ne Shqiperi. Se dyti, deshmite e motrave vecanerisht karakterizohen ne 90% te rrefimit nga subjektivizmi , vecanerisht e motres pa karakter te M. Gjinishit. 2.: Ju shkruani ne injorance te plote se babai i M. Gjinishit "ka qenë zogist". Adem Gjinishi ka qene patriot demokrat i madh, mik me koke i patriotit te madh Aqif pashe Elbasanit dhe armik i betuar i Shefqet bej Verlacit dhe dhe dhenderrit te tij ne ate kohe, Ahmet bej Zogollit. Keta e organizuan vrasjen e tij ne prag te zgjedhjeve per Asamblene Kushtetuese te dhjetorit 1923. 3. Kur eshte zhvendosur "Porto-Palermo në Durrës"?! 4. E motra thote se "Mustfai u arratis ne Jugosllavi... kthehet bashkë me Shyqyri Pezën, me të vëllanë e Myslym Pezës. Kur kthehet edhe Myslymi në Pezë, bëjnë një shtab atje, ku Mustafanë e caktuan edhe sekretar, edhe financier. U formua çeta e parë në Pezë nga Myslymi."?! Shyqri Peza eshte ktheyr nga mergimi ne Korfuz qysh ne vitin 1935. Kur u kthye Myslim Peza ne Peze, me 1939, Mustafa Gjinishi qendroi ne Serbi edhe 10 muaj me vone bashke me Abaz Kupin e Gani Kryeziun, te rekrutuar nga ofceri i sherbimit anglez O'Kllej Hill. Mustafa Gjinishi ka ardhur ne Peze ne shkurt te vitit 1942, kur Enver Hoxha e caktoi Komisar ne Ceten Patriotike te Myslim Pezes. 5. Ju thoni: "Në konferencën e Pezës, Enver Hoxha u caktua si Komandat.(?!) Injorance e motres se M. Gjinishit dhe e intervistuesit. 6. Ju shkruani marrezira, cudira te padegjuara ndonjehere:"(D. Mugosha dhe M. Popoviç) dhe Myslymi u bënë miq bashkë. Në mbledhje ishin edhe jugosllavët. Mustafai kërkonte Kosovën, kurse jugosllavi e urrente, kërkonte ta zhdukte Mustafanë. Nuk e di se kush e dha urdhrin, por kuptohet jugosllavi me Myslymin." (Turp per autorin e intervistes) 7. Paska thene motra:"Që të dy e urrenin Enver Hoxhën, edhe Mustafai, edhe Myslymi(?!) Marrezirat ne kete "interviste" jane pa fund dhe nuk ia vlen te merresh me te...
Ti referoju motra e, interessi i te cilave eshte te rehabilitojne Mustafa Gjinishin. Une I referohem ish misionarit Engleze parane Abaz Kupit me emri Julian Amery'. NE libri e tij te kujtimeve "bijt e shqipes" tregon se ne vitin 1940,ne muajin mars, Mustafa dhe Abaz kupi Kane qe e ne stamboll. Ketu Jane rekrutuar nga sherbim sekrete Engleze, personalisht nga Oklei Hill, me grade kolonel, dhe pasi Kane marre detyra Jane nisur per Shqiperi. Mustafa Gjinishin e derguan ne korce me detyren te futej ne grupin komunist te korce per tu infiltruar ne drejtimin e grupit dhe me pas ne PKSH qe do te krijohej. Ndersa Abaz kupi do te shkon te ne zone ku kish influence per te organizuar cete luftarake kunder Itali se, me synimin per tu vene ne krye te luftes. Pseudonimin agjenturor i Mustafa it ka qe e Tafari. Hyrjen ne Shqiperi, dy tentativi, sepse e para deshtoi per shkak te pushtimi jugosllav is e nga Gjermania, e bene nga Dibra e madh e. Aty Jane andare, Muharremi ne drejtimin te korce, Abazi ne drejtimin te Zallherrit. Pra, Mustafa Gjinishin ka bardhe si agent Engleze ne Shqiperi, NUK ka qendruar gjate ne jugosllav i, por ne Turqi.
Ne shtabin e pergjithshem nuk ka patur ASNJE serbo malazez. Po, miladini ka qe e keshilltarit i Enver Hoxhes si drejtuese i PKSh. Keshilltarit ushtarakeve parane shtabit te pergjithshem ka qe e general Azzi, Italian, qe dezertoi nga for cat pushtuese italiane si dhe keshilltarit angloamerikan. Ne gusht 1944 ka edhe keshilltarit Rus Ivano. Keni merakun e Dushan Mugoshes? Ka qe e keshilltarit politi parane aparatit politi te Br. Se pare sulmuese, me komandant Mehmet Shehu. Nepermjet dashnores se tij dhe agjentes se tij Fiqerete Sanxhaktari, futi ne kllape edhe Mehmet Shehu. Por Dushan nuk ka qe e parane shtabit te pergjithshem.